‘Gjon Leka njëzet vjeç djalë’, është kënga që këndon Dervish Shaqa në këtë incizim të rrallë, shkruan KultPlus.
Rapsodi i njohur i gjithë shqiptarisë Dervish Shaqa, vazhdon të mbetet një nga emrat më të mëdhenj të folklorit shqiptar.
Kjo këngë që po sjellim sot është e rrallë në internet dhe Dervish Shaqa, i këndon një djaloshi trim nga jugu i Shqipërisë.
Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa gjenden në arkivin e Radio Tiranës.
Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës. / KultPlus.com