Publikohet “Midnight in Paris”, kënga më e re e Gjon’s Tears, paralajmëron albumin e tij “The Game” (VIDEO)

Gjon’s Tears, këngëtari shqiptar që është duke mahnitë shumë produksione botërore me zërin e tij, sapo ka publikuar këngën e tij më të re “Midnight in Paris”, këngë që është lansuar edhe me videoklip, shkruan KultPlus.

Kënga që është realizuar në Paris është këngë që i paraprinë albumit të Gjon’s Tears e që titullohet “The Game”. Bëhet e ditur se albumi i Gjon’s Tears do të publikohet në muajin prill.

Gjon’s Tears kishte përfaqësuar Zvicrën në Eurovizion, i cili me vota të jurisë profesionale ishte vlerësuar e vendin e parë.

KultPlus ju sjell videoklipin më të ri të Gjon’s Tears, sikurse që do të ju njoftojë edhe për publikimet e radhës nga ky këngëtar shpërthyes./ KultPlus.com

Gjon Muharremaj: Mësuesi më tha që s’do të arrija asgjë në jetë

Gjon Muharremaj, i njohur ndryshe me emrin e artit Gjon’s Tears, ishte përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision 2021, transmeton KultPlus.

Ai arriti të dilte i pari falë votave të jurive profesioniste, ndërsa në rezultatin përfundimtar, ku përfshihet edhe votimi i publikut u pozicionua i treti.

Këngëtari i talentuar në një rrëfimë më të hershëm ka treguar se nëse nuk do t’i hynte rrugës së muzikës, do dëshironte të bëhej mësues frëngjishte dhe kjo sipas tij, nuk do të ishte aspak një zgjedhje rastësore.

“Kishte një plan B që ishte arsimi. Unë doja që të bëhesha mësues i frëngjishtes, sepse më pëlqen shumë literatura franceze, ose dhe mësues muzike në shkollë, por jo në shkollë muzike. Unë kam patur një mësues shumë të keq dhe i kam thënë atëherë vetes që unë do bëhem mesues dhe do ju tregoj njerëzve që arsimi nuk është i prishur, por ka dhe njerëz të mirë. Ai ishte një mësues i pakuptueshëm. Një gabim të vogël bëja unë matematikë, se isha skandal, ma hidhte të gjithë punën poshtë. Ai më kishte thënë që nuk do isha i arrirë në jetën time, se isha shumë keq në matematikë dhe tani mund ta shikojë që më në fund ia dola edhe pa matematikën”, ka treguar Gjon’s Tears.

Ai ka shtuar se pas suksesit në Eurovizion ka patur shumë mesazhe urimi nga njerëz të ndyrshëm, madje dhe nga të afërt që më herët nuk ishin kujtuar për të./ KultPlus.com

Gjon’s Tears publikon videoklipin e këngës “Pure”, merr pjesë edhe vajza e Charlie Chaplin (VIDEO)

Gjon’s Tears, i njohur për publikun për zërin e tij të jashtëzakonshëm, së fundmi ka publikuar videoklipin e këngës “Pure”, shkruan KultPlus.

Gjatë këtij videoklipi shihet edhe vajza e Charlipe Chaplinit, Geraldine, me të cilën Gjoni ka një bisedë në gjuhën frënge gjatë fillimit të videoklipit.

Zërin magjik të Gjon’s Tears dhe këngën “Pure” mund ta dëgjoni më poshtë. /KultPlus.com

Ekskluzive: Geraldine Chaplin, vajza e Charlie Chaplin bashkëpunim me këngëtarin shqiptar Gjon’s Tears (VIDEO)

“Pure” është kënga me e re e këngëtarit të famshëm Gjon Muharremaj i njohur me emrin artistik “Gjon’s Tears”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë që tashmë është lansuar si audio, nesër do të lansohet edhe me videoklip por e veçanta e këtij videoklipi është edhe pjesëmarrja e Geraldine Chaplin, vajza e të famshmit Charlie Chaplin.

Geraldine Chaplin do të lexojë një pjesë të vargjeve të tekstit të Gjon’s Tears, por për më shumë do të kuptohet nesër me lansimin e kësaj kënge.

Gjon’s Tears kulmin e famës e arriti me përfaqësimin e Zvicrës në Eurovizion, ku arriti me vota të jurisë profesionale të renditet i pari në këtë garë evropiane./ KultPlus.com

Së shpejti videoklipi i këngës “Pure” nga Gjon’s Tears  (VIDEO)

Gjon’s Tears ka publikuar së fundi audion e këngës “Pure”, këngë që është pritur jashtëzakonisht mirë nga audienca, por artisti shqiptar është duke punuar edhe më tutje që këtë projekt ta sjell edhe në një format tjetër, shkruan KultPlus.

Tashmë Gjon’s Tears ka njoftuar ndjekësit e tij me sekuenca të prapaskenës së xhirimeve të videoklipit të këngës “Pure”, i cili ka njoftuar se së shpejti ky projekt muzikor do të prezantohet edhe me videoklip.

Gjon’s Tears tashmë ka krijuar edhe stilin e tij vizual i cili shihet me lotët e tij në fytyrë, e që tashmë të gjithë adhuruesit e tij e dinë që ata lot janë lotët e gëzimit të gjyshit të tij, i cili e ka përcjellë Gjon Muharremaj në të gjitha audicionet deri në shpërthimin e tij artistik./ KultPlus.com