Gjon’s Tears publikon albumin ‘Game’

Këngëtari shqiptar, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e tij artistik ‘Gjon’s Tears’, ka publikuar sot albumin e tij ‘Game’, përcjell KultPlus.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tears ka njoftuar se ky album vjen pas shumë orësh pune e ndjesive të ndryshme emocionale.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e Gjon Muharremaj:

‘Game’ është publikuar

Ky album është plotësimi i shumë orësh të shkruarit, regjistrimit, ndjesisë, të qeshurit dhe të qarit… Çfarë eksperience! Unë kam qenë i bekuar që jam në gjendje të punoj me qenie që i admiroj, kështu që një falënderim i madh për të gjithë këta njerëz!

Një falenderim i madh për të gjithë ju që më keni mbështetur që nga fillimi! Të dua dhe më thuaj çfarë mendon për këtë album!

Cila është kënga juaj e preferuar

Më tregoni gjithçka në komente./ KultPlus.com

Gjon’s Tears performon këngën ‘Tout l’univers’ në festivalin ‘Art on Ice’ në Zvicër

Këngtari shqiptar, Gjon Muharremaj, vazhdon suksesin e tij në arenën ndërkombëtare. Ai së fundi ka performuar në garën më të madhe të patinazhit në Zvicër ‘Art on Ice’, shkruan KultPlus.

Ai performoi këngën ‘Tout L’univers’, këngën me të cilën ai edhe prezantoi Zvicrën në Eurovisionin e vitit 2021.

E performanca Gjon’s Tears u bë edhe më magjepsëse me performancën e patinazhistëve në skenë./KultPlus.com

Gjon’s Tears dhe këngëtarja franceze Zazie performojnë live këngën ‘The Scientist’ të Coldplay (VIDEO)

Mbrëmë, këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj ishte i pranishëm në televizionin francez TV FR2, shkruan KultPlus.

Muharremaj apo siç njihet me emrin e tij artistik ‘Gjon’s Tears’ performoi këngën ‘The Scientis’ të Coldplay bashkë me këngëtaren e njohur franceze Zazie.

Ndërkaq, pak ditë më parë ai publikoi këngën e tij të re ‘Pure’.

Klikoni KËTU për të parë performancën e mbrëmshme./ KultPlus.com

Gjon’s Tears më 28 tetor publikon këngën e tij më të re (VIDEO)

Këngëtari shqiptar, Gjon’s Tears i cili përfaqësoi Zvicrën në edicionin e sivjetëm të Eurovision-it, duke i dhuruar shtetit zviceran vendin e tretë, së fundmi ka bërë të ditur se një këngë e tij është shumë afër publikimit, shkruan KultPlus.

Ai nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se është shumë i emocionuar për të ndarë këngën me publikun më 28 tetor. Ndërsa, me këtë rast ai ka shpërndarë edhe një sekuencë të saj në rrjetin soical “TikTok”.

Më poshtë gjeni sekuencën e shpërndarë. / KultPlus.com

Gjon’s Tears nesër me koncert në Suharekë: Sa herë vij këtu, akoma më shumë më pëlqen

Gjon Muharremaj, i njohur ndryshe me emrin artistik ‘Gjon’s Tears’, ishte përfaqësuesi i Zvicrës në “Eurovision 2021”,  duke arritur të dilte i pari falë votave të jurive profesioniste, ndërsa në rezultatin përfundimtar, ku përfshihet edhe votimi i publikut u pozicionua i treti, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, së fundmi, këngëtari i talentuar do të mbajë një koncert në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë. Këtë e ka bërë të ditur  kryetari i Komunës së Therandës (Suharekës), Bali Muharremaj.

Nëpërmjet një videoje, kryetari Muharremaj ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen gjithsej dy koncerteve që i dedikohen diasporës dhe jo vetëm (2 dhe 3 gusht). E në koncertin e dytë që do mbahet më 3 gusht, i ftuar është këngëtari Muharremaj.

Këngëtari Muharremaj është shprehur tejet i lumtur që është rikthyer përsëri në Suharekë, e që sipas tij, sa herë që vjen këtu, vendi po e tërheq akoma edhe më shumë

“Do të kënaqemi shumë tek sheshi në Suharekë. Më vjen shumë qejf dhe kënaqësi të madhe që po më bie të këndoj përsëri në Suharekë, që është vendi që më pëlqen dhe sa herë që po shkoj, akoma më shumë po më pëlqen”, ka thënë ai.

Gjon’s Tears do të performojë në Suharekë më 3 gusht. / KultPlus.com

Arilena Ara dhe Gjon’s Tears publikojnë videoklipin e këngës ‘Dance me’” (VIDEO)

Këngëtarët shqiptarë që po vendosin vendin e tyre në majat më të larta të botës, Arilena Ara dhe Gjon’s Tears, kanë vazhduar bashkëpunimin e tyre duke sjellë videoklipin e këngës “Dance me”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë është edhe pjesë e albumit të Arilenës, “Pop Art”, i cili u publikua në nëntor të këtij viti dhe shënoi suksese të bujshme.

Producent i këngës është Florent Boshnjaku, i cili u kujdes edhe për miksimin dhe masterizimin, ndërsa tekstin e ka shkruar Arilena Ara, Gjon’s Tears, Wendy dhe Florent Boshnjaku.

Kompania e produksionit “Imagine Films” kishte detyrë që të përkujdesej për anën vizuele të këngës. /KultPlus.com

Rona Nishliu dhe Gjon’s Tears sjellin këngën ‘Mallëngjjimi’

Rona Nishliu dhe Gjon Muharremaj kanë publikuar këngën ‘Mallëngjimi’, përcjell KultPlus.

Dyshja kanë sjellur një version të ri të këngës së interpretuar nga Muharrem Qena.

Rona Nishliu dhe Gjon’s Tears janë dy këngëtarët shqiptar që shënuan suksesin më të madh në Eurovision./KultPlus.com

Arilena Ara dhe Gjon Tears kanë gati dhuratën për krishtlindje

Dy këngëtarët shqiptarë shumë të suksesshëm, Arilena Ara dhe Gjon’s Tears kanë përgatitur një dhuratë për Krishtlindje për të gjithë mbështetësit e tyre, shkruan KultPlus.

Arilena ka njoftuar përmes një postimi në “Instagram” se kanë gati videoklipin e këngës “Dance Me”, kënga e cila është pjesë e albumit “Pop Art” të Arilenës që u publikua në nëntor.

“Dhurata jonë e Krishtlindjeve për ju vjen nesër me 25 Dhjetor në orën 19:00!  Videoja zyrtare e ‘DANCE ME’ x Gjon’s Tears”, ka shkruar Arilena Ara në Instagram. /KultPlus.com

‘Dance me’, vjen së shpejti bashkëpunimi mes Arilena Arës dhe Gjon’s Tears

Arilena Ara dhe Gjon’s Tears së shpejti do të publikojnë këngën ‘Dance me’.

Është Ara ajo që ka paralajmëruar që ky bashkëpunim do të vijë së shpejti.

‘Mezi po pres për këtë’ ka shkruar Arilena në një postim në Facebook teksa ka bashkëngjitur një fotografi me artistin Muharremaj, përcjell KultPlus.

Kujtojmë që të dy këngëtarët po i shijojnë sukseset e tyre si në tregun kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar./KultPlus.com

Arilena Ara sjell festivalin e saj të parë në Shqipëri

U bë kohë e gjatë që kur kemi marrë pjesë në një festival për herë të fundit po pritja ka përfunduar.

Në datën 19 nëntor, në orën 19:00, sheshi “Skënderbej” do të presë mijëra persona për të festuar “ngjyrat” e albumit të ri të Arilena Arës.

Ashtu siç ka treguar edhe artistja ndërkombëtare në rrjetet e saj sociale, “Pop Art Festival” do të presë në skenë edhe këngëtarë të njohur si Gjon’s Tears dhe Noizy.

Ky festival është i pari i llojit të tij për promovimin e një albumi muzikor dhe është koncerti i parë recital para mijëra vetëve në Tiranë për Arilenën.

Kujtojmë se vitin e kaluar Arilena mbajti një koncert akustik në sheshin “Nënë Tereza”, por pa praninë e publikut në kuadër të masave parandaluese të COVID-19. Albumi “Pop Art”, me 12 këngë përfshirë këtu edhe “Thirr Policinë”, “Ke me mungu”, “Aligator” dhe “Murderer”, shënon një tjetër stad të karrierës së Arilenës, dhe vendos një standard të ri për industrinë e muzikës shqiptare.

Vite pas fitores së X Factor Albania, pak vite pas bujës që pati kënga “Nëntori” dhe shumë pak kohë pas fitores së Festivalit të 58-të të Këngës, Arilena duket gati më shumë se kurrë për sukseset e radhës.

Se çfarë surprizash do të ketë “Pop Art Festival” mbetet për t’u zbuluar në 19 nëntor, në sheshin Skënderbej! / KultPlus.com

Shqiptari Gjon’s Tears fiton çmimin ‘Best Swiss Act’ në “MTV Awards” (VIDEO)

Njëra ndër ngjarjet më të mëdha muzikore, MTV Europe Music Awards, është duke u mbajtur në Budapest të Hungarisë, me ç’rast “MTV EMA” ka ndarë çmimet për artistët më të mirë të vitit në secilin shtet përkatës evropian, ku këngëtari shqiptar Gjon’s Tears ka fituar çmimin ‘Best Swiss Act’, shkruan KultPlus.

Për shtetin e Zvicrës ishin të nominuar dy artistë shqiptarë: Loredana Zefi dhe Gjon Muharremaj.

Njëra ndër prezantueset në MTV është edhe këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, në këtë mbrëmje ku bëhet ndarja e një numri të madh të çmimesh me emra të njohur të skenës evropiane dhe atyre botërore.

Ndërkohë, kujtojmë se artistja tjetër nga Kosova me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është e nominuar për njërën kategori të çmimeve në këtë mbrëmje ceremoniale.

“Artisti/ja më i/e mirë i/e zhanrit pop”, është kategoria në të cilën Lipa është e nominuar, me emra të njohur nga e gjithë bota siç janë: BTS, Doja Cat, Ed Sheeran, Justin Bieber etj.

Muzika nuk ka kufi dhe këtë e kanë dëshmuar më së miri artistët shqiptarë. Gjithnjë e më shumë artistë nga Kosova dhe Shqipëria po shtohen në tregun muzikor ndërkombëtar. / KultPlus.com

‘MTV EMA’ publikon listën e të nominuarve, mes tyre edhe Gjon’s Tears dhe Loredana

Versioni evropian i MTV VMA, do të mbahet më 14 nëntor në Budapest Sports Arena, në Hungari.

Lista e plotë e nominimeve është bërë publike dhe atë e kryeson Justin Bieber me 8 nominime. Ai ndiqet nga Doja Cat dhe Lil Nas X me nga 6 nominime secili; dhe Ed Sheeran, Olivia Rodrigo dhe The Kid Laroi me nga 5 secili, transmeton KultPlus

Lady Gaga, e cila fitoi çmimin e vitit të kaluar për artisten më të mirë, është nominuar sërish në atë kategori, së bashku me Doja Cat (e cila vjet ishte fituesja e çmimit artistja e re më e mirë), Ed Sheeran, Justin Bieber, Lil Nas X dhe The Weeknd.

Por mes të nominuarve janë edhe dy artistë shumë të njohur shqiptarë, si Loredana dhe Gjon’s Tears, i cili vitin e kaluar përfaqësoi Zvicrën në Eurovizion. Loredana dhe Gjon janë të nominuar në kategorinë Best Swiss Act, çmim që vitin e shkuar e fitoi pikërisht Loredana.

Më poshtë, lista e plotë e të nominuarve për MTV EMA 2021:

Best artist
Doja Cat
Ed Sheeran
Justin Bieber
Lady Gaga
Lil Nas X
The Weeknd

Best song
Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”
Ed Sheeran – “Bad Habits”
Justin Bieber – “Peaches” ft. Daniel Caesar, Giveon
Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)”
Olivia Rodrigo – “Drivers License”
The Kid LAROI, Justin Bieber – “Stay”

Best video
Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”
Ed Sheeran – “Bad Habits”
Justin Bieber – “Peaches” ft. Daniel Caesar, Giveon
Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)”
Normani ft. Cardi B – “Wild Side”
Taylor Swift – “willow”

Best collaboration
Black Eyed Peas, Shakira – “Girl Like Me”
Silk Sonic (Bruno Mars, Anderson .Paak) – “Leave the Door Open”
Doja Cat ft. SZA – “Kiss Me More”
Lil Nas X, Jack Harlow – “Industry Baby”
The Kid LAROI, Justin Bieber – “Stay”
The Weeknd & Ariana Grande – “Save Your Tears” (remix)

Best group
BTS
Imagine Dragons
Jonas Brothers
Little Mix
Måneskin
Silk Sonic

Best new
Giveon
Griff
Olivia Rodrigo
Rauw Alejandro
Saweetie
The Kid Laroi

Best pop
BTS
Doja Cat
Dua Lipa
Ed Sheeran
Justin Bieber
Olivia Rodrigo

Best electronic
Calvin Harris
David Guetta
Joel Corry
Marshmello
Skrillex
Swedish House Mafia

Best rock
Coldplay
Foo Fighters
Imagine Dragons
Kings Of Leon
Måneskin
The Killers

Best alternative
Halsey
Lorde
Machine Gun Kelly
Twenty One Pilots
Willow
Yungblud

Best Latin
Bad Bunny
J. Balvin
Maluma
Rauw Alejandro
Rosalía
Shakira

Best Hip-hop
Cardi B
DJ Khaled
Drake
Kanye West
Megan Thee Stallion
Nicki Minaj


Best K-pop
BTS
LISA
Monsta X
NCT 127
ROSÉ
Twice

Best push
24KGoldn
Fousheé
girl in red
Griff
JC Stewart
JXDN
Latto
Madison Beer
Olivia Rodrigo
Remi Wolf
SAINt JHN
The Kid Laroi

Biggest fans
Ariana Grande
Blackpink
BTS
Justin Bieber
Lady Gaga
Taylor Swift

Video for good
Billie Eilish – “Your Power”
Demi Lovato – “Dancing With the Devil”
girl in red – “Serotonin”
H.E.R. – “Fight For You”
Harry Styles – “Treat People With Kindness”
Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)” / KultPlus.com

Gjon’s Tears në koncertin e mbrëmjes artistike ‘Ta zbardhi ftyrën’: Në Prishtinë e ndjej një veçanti që nuk e ndjej në asnjë tjetër vend

Era Berisha

Edicionin e tij të katërt, projekti “Ta zbardhi ftyrën” që mbahet nën organizimin e gazetës online për art dhe kulturë ‘KultPlus’, mbrëmë e shënoi me një interpretim nga artisti kosovar Gjon Muharremaj, i njohur si ‘Gjon’s Tears’, i cili ekskluzivisht solli për publikun një repertor me gjithsej katër këngë, tre nga të cilat nuk janë kënduar asnjëherë më parë në Prishtinë. Këto këngë të mbushura me një mrekulli melodish e tingujsh u rrëfyen nën flakërimin e notave të larta të zërit buçues të artistit që së bashku me interpretimin e tij në piano, krijuan ndjesi të larmishme tek të pranishmit duke shkrirë kështu artin muzikor në një trazirë të vrullshme artistike që nuk po e njihte shfrenimin në asnjë çast të vetëm, shkruan KultPlus.

Ajo se çka dallohej në hyrje të Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare të Kosovës, ishin fytyrat e shumta e të rinjve të cilët prisnin me padurimin e tyre të ëmbël, daljen në skenë të artistit të njohur Gjon’s Tears. Ndërsa, hyrja në këtë sallë për dikë që po vinte për herë të parë do ti dukej krejtësisht një ambient që posedon një hapësirë të gjerë, karrige të shumta e të vendosura në secilin kënd, për të mbushur kështu sallën në një numër të madh të artistëve të njohur shqiptar dhe jo vetëm. E kjo hapësirë ndërlidhej në një mënyrë të veçantë me inkuadrimin e reflektorëve me ngjyrë të kaltër dhe perdet ngjyrë bardhë, që njëkohësisht portretizonin dy nga ngjyrat e logo-s së KultPlus.

Dritat e ngrohta të vendosura në dy kënde të sallës së bashku me dritën natyrale e cila binte pingul nga qielli mbi kokat e secilit, ishin elementet që mbrëmë ndërruan komplet vendet e tyre me njëra-tjetrën. Teksa ora po shënonte 19:00, tashmë drita natyrale ishte zhdukur për të lënë hapësirë që errësira të kaplonte qiellin e të vëzhgonte sallën përbrenda, e dritat e ngrohta fuqishëm gjallëruan funksionin e tyre në të dy anët për të ngritur akoma më lart etjen për të parë artistin në skenë, me ç’rast vezullimi në sytë e çdo kujt vetëm sa vinte e shtohej.

Hapjen e edicioni të katërt të mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”e nisi drejtoresha e gazetës KultPlus, Ardianë Pajaziti.

“Gjon, faleminderit që kë ardhur e që ke qenë kaq bashkëpunues për të qenë i pranishëm para audiencës së Prishtinës e që do të kenë rastin ta dëgjojnë rrëfimin tënd qysh nga fëmijëria e deri tek suksesi i madh në Evrovizion por edhe jemi duke pritur me padurim performancën tënde live”, thotë Pajaziti.

Sipas saj, ‘Ta zbardhi ftyrën’ ka ardhur si ide se si njerëzit si fëmijë marrin komente nga prindërit kur ata merrnin një notë të mirë në shkolla fillore duke u shprehur me fjalët: na zbardhe ftyrën.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berishaështë shprehur falënderues ndaj ekipit të KultPlus për punën e tyre të jashtëzakonshme.

“Gjon mirësevjen në Prishtinë dhe faleminderit shumë që na ke bërë krenarë. Faleminderit shumë ekipit të KultPlus për një punë të jashtëzakonshme që e bëjnë duke e mbuluar fushën e artit dhe kulturës dhe duke na dhënë informacione të sakta se si duhet ti qasemi artit e kulturës”, ka thënë Berisha.

Në fund, ata u shprehen falënderues ndaj të pranishmëve duke i uruar atyre një natë të këndshme.

Pas këtyre fjalimeve, në sallë mbizotëruan duartrokitjet e zjarrta të publikut artdashës, kur Gjon’s Tears hodhi hapat e tij drejt skenës për të nisur këtë mbrëmje me një rrëfim rreth jetës së tij artistike e shpalosjes së shumë momenteve të veçanta qysh nga fëmijëria e tij e deri më sot.

“Unë e fillova muzikën kur isha 8 vjeç dhe arriti momenti që të gjithë në klasën time të kishin nga një hobi, dhe e mbaj mend që njëra kishte pasion zhytjen në det dhe thosha vetmevete se unë skam asnjë pasion dhe më duhet ta gjej një. I thoja nënës pse asnjëherë nuk po performoja në piano apo diçka të tillë, e ajo ma ktheu se unë asnjëherë nuk e kam kërkuar një gjë të tillë. Aty nisi edhe provat e mia të para drejt këtij rrugëtimi artistik”, thotë Muharremaj.

Sipas tij, fillimisht ishin karate dhe patinazhi artistik, dy sporte të cilat ai i nisi por që ishin shumë herët në mëngjes dhe u përmbysën këto opsione menjëherë, por që me pianon ndodhi diçka ku ai e ndjeu veten të lidhur në një mënyrë shumë të çuditshme.

“Ajo se çka më ka lënë përshtypje ishte mënyra se si njerëzit e shihnin muzikën klasike dhe se si ata e shikonin Mozartin, Beethovenin e Bachin, si me qenë një ‘Zot’. E mua më pëlqeu ky admirim i tyre e andaj doja shumë që ta kuptoja këtë admirim të tyre, prandaj fillova provat në piano jazz. Një ditë, gjyshi im rastësi që të dëgjonte këngën e Elvis Presleyit, të titulluar ‘can’t help falling in love’, dhe më pyeti mua që të këndoja për të këtë këngë të preferuar të tij dhe unë atëherë nuk kisha kënduar asnjëherë më parë”, shpalos Muharremaj.

Momentin kur gjyshi i tij filloi të qante pasi dëgjoi Gjonin duke kënduar, konsiderohet një cast ku Gjoni e ka ndjerë veten si një super hero. Ndërsa, vendosja e gjyshit në atë pozitë ishte momenti kur ai vendosi që të vazhdonte të bënte këtë gjë, pra të vazhdonte me muzikë.

Pastaj, intervista e Gjonit herë pas here shoqërohej me video-prezantime ku shfaqej rrugëtimi i tij, duke filluar nga performanca e tij e parë në ‘Albanian’s Got Talent’ e deri tek ajo e fundit në ‘Evrovizion’.

Teksa ai fliste për rrugëtimin e tij, tregon edhe për një moment të veçantë ku ai zgjodhi emrin e tij artistik ‘Gjon’s Tears’ e që bazohej në dy arsyeje. Njëra ishte se ai bën muzikë për ti emocionuar njerëzit dhe qëllimi i tij është që ata ti bëj të qeshin e të qajnë dhe jo vetëm e këtu gjithçka nisi me lotin e gjyshit të tij andaj lotët e tij i mban në emër. Ndërsa, arsyeja e dytë është se emri i tij shqip tingëllon edhe anglisht dhe qysh si i vogël ëndrra  e tij ishte të zhvillonte një karrierë ndërkombëtare.

Në mesin e rrëfimit të tij ai tregon edhe një moment të cilin ai e përjetoi dje në mëngjes ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha atij se: është një gjë tek shija se a do të të pëlqejnë njerëzit apo jo, por është një gjë tjetër kur ke mundësinë për të çuditur, atëherë është një ndjenjë krejtësisht ndryshe dhe që do të të mbetet në kujtesën tonë përgjithmonë sepse ke arrirë të jesh ndryshe nga të tjerët e të jesh unik. Prandaj, këtë kritikë të mirë Gjoni po provon ta mbështes gjithmonë.

I pyetur nga moderatorja Fëllënza Çitaku, për momentin fitues të votave të jurisë në Evrovizion, Gjoni është shprehur se e vetmja gjë që posedon ai është zëri dhe me atë zë ai ka arritur të përjetoj një eksperiencë shumë të veçantë.

“Unë gjithmonë kam provuar që kënga të dalë sa më mirë dhe kam punuar shumë sepse e vetmja gjë që kam është puna sepse nuk kam ndonjë muskul që të shfaqi, kështu që vetëm zërin e kam. Prandaj, ishte një eksperiencë shumë e veçantë”, thotë Muharremaj.

Krejt në fund të intervistës Gjoni shpalosi edhe momentin kur ai morri ftesën e gazetës KultPlus, nga drejtoresha e gazetës Ardianë Pajaziti, dhe se si e priti ai këtë ftesë.

“Unë e prita me shumë kënaqësi sepse një herë unë nuk e kam parë fare email-in dhe mesazhin e saj, por babai im e pa atë dhe më tha se ka ardhur një mesazh nga Kosova dhe trajtoje atë. Pas Evrovizionit ishte një ‘tërmet’ i madh sepse kënga kishte arritur vendin e parë në tabelat në Suedi, Norvegji, Holandë e Spanjë, dhe unë direkt shkova në këto vende por sa më shpejt erdha në Shqipëri dhe Kosovë. Prandaj, momenti kur na ka kontaktuar Ardiana ishte mëse i duhur dhe për mua është kënaqësi e madhe sepse unë nuk kam pasur shumë oferta në Kosovë e Shqipëri por edhe unë nuk i kam pranuar shumë ato sepse dua ti kem ekskluzivisht këngët e mia si p.sh sonte këtu para juve”, shpalos Muharremaj.

Tutje në ekran u shfaqën edhe videoklipet e tij. Pas intervistës së shkurtër ku Gjoni shpalosi rrugëtimin e tij artistik në muzikë e kënaqësinë që ishte në mesin e shumë artistëve dhe që njëkohësisht u përcoll herë me buzëqeshje e me të qeshura të mëdha e herë me një përqendrim serioz të fokusit nga ana e publikut, ishte radha që ai të performonte gjithsej katër këngë nga repertori i tij duke pushtuar kështu qytetin e Prishtinës për herë të parë e njëkohësisht për të lënë gjurmët e tij në kujtesën kosovare.

Në skenë me një hijeshi të pakrahasueshme, Gjon Muharremaj nisi koncertin me këngën ‘Repondez moi’. I shoqëruar me pianon përballë tij si një trup i dytë i vendosur në skenë, interpretimi i tij theu heshtjen e publikut kur meloditë e para të pianos ranë papritmas mbi atmosferë e përnjëherë kapluan në emocione publikun që po përhumbeshin brenda kësaj kënge që ndonëse në gjuhën frënge, zëri i tij po futej thellë brenda çdo njeriu të pranishëm e po vallëzonte së bashku me fluturat e krijuara në stomakun tonë.

Luhatjet e vogla të kokës, veshja e tij e veçantë, flokët e rregulluara mbi kokë, ritmi i tij në çelësat bardh e zi, shtypja e petaleve me këmbë, sytë e tij të mbyllura teksa vazhdonte performimin dhe shprehjet e fytyrës të tij që tregonin se kënga dhe ai ishin shndërruar në një melodi të vetme, atë hyjnoren, veçse po dëshmonin se mbrëmë të pranishmit përjetuan një shpërthim tingujsh që me butësinë, ëmbëlsinë dhe notat jashtëzakonisht të larta të këtij artisti, plasariti para nesh emocione dhe ndjenja që zgjonin rrëqethet e trupit të cilat frymonin në çdo cep të sallës.

Më pas, këngët e radhës si: ‘Babi’, ‘Tout l’Universe’ dhe ‘Moj e bukura More’, u performuan aq bukur aq sa edhe po ti mbledhësh të gjitha fjalët shqipe së bashku në një frymë, nuk do të mund të arrihej të përshkruhej kjo natë që ishte e mbushur përplot me elegancë artistike të cilën Gjoni arriti ta krijoj me veçantinë e tij duke mahnitur kështu publikun e duke i rrëmbyer ata në karusel ndjenjash nga ato më të bukurat e nga ato të cilat lënë një shteg kujtimesh që nuk do të harrohen kurrë për arsye se tashmë ato janë të strukur në pafundësinë e emocioneve tona duke thyer kështu limitin e ekzistencës së dashurisë brenda nesh.

Gjon Muharremaj, një emër ky që do duhej të na rikujtonte përsëri se dashuria, pasioni, sinqeriteti, sikleti, dëshira, ëndrra, butësia, brishtësia e ndjeshmëria, janë ndjenja këto të cilat nëse një artist si ai nuk frymon në çdo sekondë me pikërisht ato emocione, atëherë ai artist nuk ka arritur të përjetoj magjinë e të qënurit i tillë.

1 orë e gjysmë tashmë kishin kaluar, e interpretimi i tij që ende jehonte në shpirtërat e çdo njeriu, tashmë gjeti fundin për tu shpërblyer me çmimin tradicional të mbrëmjes artistike ‘Ta zbardhi ftyrën’, e që u dhurua pikërisht nga artistja Erza Muqolli, e cila ishte fytyra paraprake e ‘Ta zbardhi ftyrën’.

Pastaj, në skenë për t’iu bashkangjitur drejtoreshës Ardianë Pajaziti, u ftua edhe i gjithë ekipi i KultPlus: Jeta Zymberi, Liridona Spahiu, Xhemile Hysenaj, Era Berisha dhe Flonja Hoxhaj, për të realizuar një fotografi që do mbetej gjatë në kujtesën e tyre.

Pas këtij koncerti, të pranishmit patën rastin të shijojnë këtë mbrëmje tutje me një koktell në KultPlus Caffe Gallery, ku Gjon Muharremaj ka nënshkruar autografet për të pranishmit e realizuar një numër të pafund fotosh me çdo kë që shprehte dëshirë për të biseduar me të.

Për të treguar më shumë rreth natës së mbrëmshme dhe performancës unike të tij, për KultPlus foli artisti Gjon Muharremaj.

“Unë ndjehem shumë krenarë që e kam pasur këtë mundësi për tu prezantuar te KultPlus e sidomos në Prishtinë dhe dua të falënderoj KultPlus që më ka dhënë këtë çmim të kësaj mbrëmjeje artistike. Ishte një kënaqësi e madhe edhe të takoja kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, andaj edhe ishte një ditë pak e ‘çmendur’ por ndihem shumë mirë sonte sepse morra një energji shumë pozitive dhe biseda me moderatoren ishte tejet interesante, ndërsa bashkëbisedimi me publikun ishte po ashtu tepër e mirë”, thotë Muharremaj për KultPlus.

Sipas tij, ajo që e bëri atë të kënaqej më së shumti ishte reagimi i njerëzve kur i shikonte, e qëllimi i tij për ti emocionuar njerëzit dhe për të parë vezullimin e tyre në sy, për të konsiderohet krenaria më e madhe.

“Besoj se mënyra e duhur për të shpërndarë kulturën është që ajo të tregohet me njerëzit e kulturës dhe me këtë mundësinë për të regjistruar me kamerë live që e keni bërë ju, kjo për mua ishte shumë e bukur dhe KultPlus është bërë gjuhën e duhur”, tregon Muharremaj.

Për Muharremajn, performimi në Prishtinë ishte shumë e veçantë sepse ai ka një publik që e njeh nga afër e së bashku me Shqipërinë, janë dy vendet që janë shumë ndryshe nga vendet e tjera për arsye se ai e ndjen një veçanti që nuk e ndjen në asnjë tjetër vend.

Ndërsa, kompozitori Florent Boshnjaku, për KultPlus tregoi se kjo natë për të ishte shumë e mrekullueshme.

“Ka qenë një natë e mrekullueshme dhe falënderoj KultPlus që e ka mundësuar një natë të tillë. Në anën tjetër jam ndjerë keq që shumë njerëz ndoshta nuk kanë mundur të jenë prezent. Përveç performancës së mrekullueshme të Gjonit të cilën na dhuroi në fund, pjesa e tregimit të tij i historisë muzikore dhe mënyrën se si ai e ka qasjen në pop muzikë e jo në muzikë klasike, është diçka që me të vërtetë na mungon që njerëzit këtu me kuptu që arti nuk është biznes por është diçka e domosdoshme për gjeneratat e reja”, thotë Boshnjaku për KultPlus.

Sipas tij, mënyra se si Gjoni e shpjegoi emrin artistik të tij, i ka lënë përshtypje tej mase e që ishte një ndërlidhje e jashtëzakonshme e muzikës me emocionin dhe pastaj edhe performanca e fundit e tij që dëshmon se Gjoni është një vazhdimësi e shumë artistëve shqiptar që na përfaqësojnë e po na zbardhin fytyrën.

“Një mbrëmje si kjo, jo që janë të domosdoshme por nuk bën pa to fare. Vetë fakti që KultPlus e mundëson një mbrëmje të tillë artistike, një tregim të tillë me dëgju publiku të një artisti, është e jashtëzakonshme dhe e domosdoshme. Këtu shfrytëzoj rastin për të falënderuar KultPlus për këtë mundësi që edhe neve që jemi në muzikë por edhe publikut të gjerë, me ia dhuru një tregim e një mbrëmje të tillë muzikore”, përfundon Boshnjaku për KultPlus.

Po ashtu, drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti për KultPlus tregoi përshtypjet e saj rreth përfundimit të edicionit të katërt të mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”.

“Është hera e katërt që po mbahet kjo mbrëmje dhe e kemi dëshmuar se titulli i kësaj mbrëmjeje artistike nuk është një rastësi sepse njerëzit që i kemi sjell përgjatë këtyre katër viteve, po ngërthehen shumë mirë në atë se çfarë kemi menduar me projektin. ‘Ta zbardhi fytyrën’. vazhdimisht po shkon duke e formuar atë mozaikun për të cilën edhe e kemi themeluar”, thotë Pajaziti.

Sipas saj, ajo është shumë me fat për mënyrën se si Gjon’s Tears e ka vlerësuar KultPlus duke ndarë ekskluzivitetin e këngëve të tij të fundit që përmes KultPlus pikërisht për herë të parë në Prishtinë janë performuar para një audience.

Kujtojmë që në edicionet paraprake në “Ta zbardhi ftyrën” mysafirë ishin artistët e njohur si: Sislej Xhafa, Imer Kutllovci, Flaka Goranci dhe Erza Muqolli, të cilët edhe kanë një karrierë të pasur në botën ndërkombëtare.

Projekti “Ta zbardhi ftyrën” i organizuar nga gazeta online për kulturë dhe art KultPlus, në partneritet me Komunën e Prishtinës, Ambasadën e Zvicrës, Universitetin e Prishtinës, Stone Castle, Hotel Opera, Birra Beg, Fluidi, Grand Decor dhe Uji Dea. / KultPlus.com

Kryeministri Kurti pret në takim këngëtarin Gjon’s Tears

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim këngëtarin shqiptar me famë botërore, Gjon Muharremaj dhe drejtoreshën e KultPlus, Ardianë Pajazitin.

Ky takim është bërë pak orë para koncertit që këngëtari shqiptar do të mbajë në Prishtinë.

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e tij artistik ‘Gjon’s Tears’ do të performojë sonte në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, në kuadër të mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën” që mbahet nën organizimin e gazetës online për art dhe kulturë “KultPlus”, shkruan KultPlus.

“Thjesht unë dua që njerëzit ta ndjejnë muzikën time në të gjitha mënyrat e mundshme”, ka thënë Muharremaj në takimin me kryeministrin.  

Gjon’s Tears përfaqësoi Zvicrën në Eurovizion mëngën ‘Tout L’Univers’, duke marrë vendin e parë nga votat e jurisë profesioniste dhe vendin e tretë me votat e publikut.

Kryeministri Kurti e ka përgëzuar këngëtarin shqiptar për këtë arritje.

“Arritja më e madhe e një artisti është kur arti i tij step pa joshje shikuesin ose dëgjuesin. Ti Gjon e ke arritur këtë në ‘Eurovision”, – tha Kurti në këtë takim.

Ndërkaq, mbrëmja artistike ku do të ketë edhe bashkëbisedim me Gjon Muharremaj, por edhe performancë do të mbahet sonte prej orës 19:00, ku të pranishmit do të kenë rastin ta përcjellin nga afër këtë ngjarje që mbahet  në kuadër të projektit “Ta zbardhi ftyrën”./KultPlus.com

Gjon’s Tears performon sonte në Prishtinë, koncerti do të mbahet në Bibliotekën Universitare të Kosovës

Edicioni i katërt i mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën” që mbahet nën organizimin e gazetës online për art dhe kulturë “KultPlus”, do të shënohet sonte, duke sjellë artistin kosovar Gjon Muharremaj, i njohur si “Gjon’s Tears”, shkruan KultPlus.

Ardianë Pajaziti, drejtoresha e KultPlus ka shpjeguar se kjo mbrëmje artistike do të mbahet sonte, më 23 gusht, në Bibliotekën Universitare të Kosovës.

“Për shkak të rrethanave pandemike, jemi detyruar që kjo mbrëmje të bëhet me masa kufizuese, ku të pranishëm mund të jenë vetëm ata që kanë ftesa”, ka thënë Pajaziti, e cila është shprehur të jetë e kënaqur që KultPlus po sjell  Gjon’s Tears në Prishtinë, i cili në Evrovizion, me vota të jurisë profesionale doli të jetë i pari, por votat e publikut atë e renditën të tretin.

Mbrëmja artistike ku do të ketë edhe bashkëbisedim me Gjon Muharremaj, por edhe performancë do të mbahet prej orës 19:00, ku të pranishmit do të kenë rastin ta përcjellin nga afër këtë mbrëmje artistike në kuadër të projektit “Ta zbardhi ftyrën”.

Kujtojmë që në edicionet paraprake në “Ta zbardhi ftyrën” mysafirë ishin artistët e njohur si: Sislej Xhafa, Imer Kutllovci, Flaka Goranci dhe Erza Muqolli, të cilët edhe kanë një karrierë të pasur në botën ndërkombëtare. /KultPlus.com

Gjon’s Tears bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare

Dy këngëtarët shqiptarë, Gjon’s Tears dhe Arilena Ara, së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim muzikor, shkruan KultPlus.

Lajmi u bë i ditur nga këngëtarja shqiptare, Ara, përmes një postimi në llogarinë e saj në Insta Story. Ndërkaq, akoma nuk është bërë e ditur se kur saktësisht do të publikohet projekti i paralajmëruar

Gjon’s Tears, ndër të tjera, është akoma duke e shijuar suksesin e tij pas Eurovisionit. / KultPlus.com

Gjon’s Tears interpreton këngën e Dua Lipës (VIDEO)

Gjon’s Tears, shqiptari i cili i dhuroi Zvicrës vendin e tretë në edicionin e sivjetëm të Eurovisionit, ka publikuar një performancë të këngës së njohur të Dua Lipës, shkruan KultPlus.

Bëhet fjalë për këngën ”Fever”, këngë kjo e cila si shumica e këngëve të këngëtares shqiptare, u pëlqye jashtëzakonisht shumë.

E kënduar nga Gjon’s Tears, kjo këngë duket si një rikrijim, duke tingëlluar aq ëmbël e aq fuqishëm nga zëri i tij tejet i veçantë.

Më poshtë gjeni videon e plotë të publikuar nga ai, në rrjetin social Instagram. / KultPlus.com

Pas suksesit në ‘Eurovision’, Gjon’s Tears rikthehet me një koncert në Shqipëri

Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, ku arriti të marrë vendin e tretë.

Vetëm pak ditë pas përfundimit të festivalit eruopian ai udhëtoi drejt Tiranës.

Gjatë intervistës Gjoni tregoi se tashmë karriera e tij do të vazhdojë në Paris dhe se do të përgatisë disa albume të reja.

Ai tha se nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij dhe se spektaklet shqiptare janë ato që i kanë dhënë më shumë famë.

Së fundmi, artisti shqiptar ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”, ku është pyetur nëse do të mbajë koncert në Shqipëri dhe përgjigjja e tij ishte pozitive ku ndau dhe disa detaje. Ai rrëfyeu se data e mbajtjes së eventit do të jetë më 31 korrik.

“Yep, the @zafestival, 31.07 2021”, i është përgjigjur ai. / KultPlus.com

Gjon Muharremaj: Mësuesi më tha që s’do të arrija asgjë në jetë

Gjon Muharremaj, i njohur ndryshe me emrin e artit Gjon’s Tears, ishte përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision 2021, transmeton KultPlus.

Ai arriti të dilte i pari falë votave të jurive profesioniste, ndërsa në rezultatin përfundimtar, ku përfshihet edhe votimi i publikut u pozicionua i treti.

Gjon ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC në një rrëfim shumë interesant, ku nuk kanë munguar edhe performancat e tij.

Këngëtari i talentuar ka treguar se nëse nuk do t’i hynte rrugës së muzikës, do dëshironte të bëhej mësues frëngjishte dhe kjo sipas tij, nuk do të ishte aspak një zgjedhje rastësore.

“Kishte një plan B që ishte arsimi. Unë doja që të bëhesha mësues i frëngjishtes, sepse më pëlqen shumë literatura franceze, ose dhe mësues muzike në shkollë, por jo në shkollë muzike. Unë kam patur një mësues shumë të keq dhe i kam thënë atëherë vetes që unë do bëhem mesues dhe do ju tregoj njerëzve që arsimi nuk është i prishur, por ka dhe njerëz të mirë. Ai ishte një mësues i pakuptueshëm. Një gabim të vogël bëja unë matematikë, se isha skandal, ma hidhte të gjithë punën poshtë. Ai më kishte thënë që nuk do isha i arrirë në jetën time, se isha shumë keq në matematikë dhe tani mund ta shikojë që më në fund ia dola edhe pa matematikën”, ka treguar Gjon’s Tears.

Ai ka shtuar se pas suksesit në Eurovizion ka patur shumë mesazhe urimi nga njerëz të ndyrshëm, madje dhe nga të afërt që më herët nuk ishin kujtuar për të./ KultPlus.com

Aurela Gaçe telefonon live në TV Gjon’s Tears. Ja çfarë i thotë (VIDEO)

Gjon’s Tears këtë të hënë ishte në një intervistë ekskluzive për programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi.

Ai tregoi gjithë emocionin që përjetoi në backstage, por edhe në skenën e Eurovision. Një moment tjetër dhe shumë i veçantë ishte takimi me shumë artistë që përfaqësonin vende të ndryshme. Gjoni tha se me Anxhelën ishte miqësuar aq shumë dhe se kishin suportuar njëri tjetrin.

Në këtë moment, gjatë programit ai emocionohet për fjalët qe Anxhela i ka dedikuar atij në një videomesazh. Anxhela nënvizoi se është shumë e lumtur për këngën e tij që u vlerësua maksimalisht në Eurovizion sepse ai e meritonte.

Ndërkohë Gjoni u shpreh se “Në momentet që kishim nevojë për energji ajo ishte aty. Është artiste shumë e mirë dhe me zemër të madhe. Duhet me i rujt keta njerez”.

Ai mbeti pa fjalë nga telefonata e këngëtares së madhe Aurela Gaçe. Ajo i tha se mbështetjen e ka bërë sepse ashtu e ndjeu, teksa më vonë mësoi se ishte më origjinë nga Vlora, nga fshati shumë afër vendlindjes së saj.

Në këtë moment, gjatë programit ai emocionohet për fjalët qe Anxhela i ka dedikuar atij në një videomesazh. Anxhela nënvizoi se është shumë e lumtur për këngën e tij që u vlerësua maksimalisht në Eurovizion sepse ai e meritonte.

Ndërkohë Gjoni u shpreh se “Në momentet që kishim nevojë për energji ajo ishte aty. Është artiste shumë e mirë dhe me zemër të madhe. Duhet me i rujt keta njerez”.

Ai mbeti pa fjalë nga telefonata e këngëtares së madhe Aurela Gaçe. Ajo i tha se mbështetjen e ka bërë sepse ashtu e ndjeu, teksa më vonë mësoi se ishte më origjinë nga Vlora, nga fshati shumë afër vendlindjes së saj./ ABCNews/ KultPlus.com

Gjon’s Tears në Shqipëri: Nuk e kam fshehur kurrë origjinën time

Gjon Muharremaj apo i njohur me emrin artistik si Gjon’s Tears ditën e premte ka mbërritur në Shqipëri.

Pas suksesit të madh që korri në “Eurovision 2021”, ku ai përfaqësoi Zvicrën me “Tout l’Universe” dhe fitoi vendin e tretë, karriera e tij do të vijojë në Paris në përgatitjen e tre albumeve.

Në një intervistë dhënë për Top Channel, ai ndihet se ka përfaqësuar të dy kombësitë, transmeton KultPlus.

I njëjti theksoi se do shkojë në Francë e më pas në Spanjë për të punuar për projektet e tij.

“Njerëzit janë të interesuar për muzikën time. Me Eurovisionin kam pasur mundësinë që t’i prek njerëzit muzikalisht. Eurovision më ka hapur shumë dyer. Do shkoj në Francë dhe më pas në Spanjë për muzikë. Ishte shumë bukur të merrja pjesë në Eurovision”, tha Gjon.

Gjoni deklaron se nuk e ka mohuar kurrë origjinën e tij dhe se spektaklet shqiptare janë ato që i kanë dhënë më shumë famë.

“Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë ‘Albanians Got Talent” dhe ‘The Voice Kids” kur këndova këngën time ‘Babi’. Dua t’i them të gjithë atyre që kanë plane në muzikë që të punojnë sa më shumë, të kenë besim tek vetja”, u shpreh Muharremaj.

Theksojmë se Gjon’s Tears përfaqësoi këtë vit për të dytën herë Zvicrën në “Eurovision”, kësaj radhe i treti në finale me gjithsej 432 pikë. / KultPlus.com

Gjon’s Tears në ‘Kënga Magjike’: Jam shumë krenar që jam sonte këtu, jeni shumë të talentuar

Është duke u mbajtur sonte nata finale e edicionit të 22-të të festivalit më të madh shqiptar ‘Kënga Magjike’, shkruan KultPlus.

Prezentë në këtë natë janë edhe pjesëmarrësit e sivjetëm të Eurovisionit, Gjon’s Tears që përfaqësoi Zvicrën dhe Anxhela Peristeri që përfaqësoi Shqipërinë.

Ishte Ardit Gjebrea ai që u afrua afër të dy finalistëve të Eurovisionit për ti falënderuar për pjesëmarrjen e tyre në natën e sotme.

Peristeri tha se është shume e lumtur që pranë vetes ka edhe Gjonin i cili në një mënyrë përfaqësoi denjësisht Shqipërinë.

“Falënderim shumë jam shumë e lumtur që është Gjoni këtu se edhe ai përfaqësoi shumë denjësisht Shqipërinë”, tha ajo.

Ndërkaq Gjon Muharremaj u shpreh se është shumë krenar që i është ofruar mundësia të përcjellë festivalin ‘Kënga Magjike’.

“Jam shumë krenar që jam këtu për ta shikuar festivalin dhe keni shumë talent në Shqipëri, kështu që kjo nuk është një gjë e re kur shikoni Anxhelën edhe Aurelën dhe jam shumë i gëzuar që jam këtu. Dhe faleminderit vazhdoni të jeni të talentuar”, tha ndër të tjera ai./ KultPlus.com

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears së bashku në audiencën e Këngës Magjike

Tashmë po zhvillohet festivali më i madh shqiptar, “Kënga Magjike 2021”, shkruan KultPlus.

Të pranishëm janë edhe dy pjesëmarrësit shqiptarë në Eurovision, Gjon’s Tears që ka përfaqësuar Zvicrën dhe Anxhela Peristeri që ka përfaqësuar Shqipërinë.

Në disa video të postuara në Instaram Story Gjon Muharremaj shihet së bashku me Anxhelën dhe Aurela Gaçen teksa pëcjellën këngët konkurruese në këtë festival./ KultPlus.com

Finalja e Këngës Magjike sjell Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristerin

Në natën finale të Këngës Magjike do të jenë prezent dy shqiptarët që morën pjesë në Eurovisionin e sivjetëm, Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri, shkruan KultPlus.

Kjo është bërë nëpërmjet një postimi në Facebook nga faqja zyrtare e Eurovisionit në Shqipëri.

Dy artistë nga Eurovision-i i sivjetshëm do të jenë prezentë në finalen e Këngës Magjike. Ata janë Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears.

Posted by Eurovision Albania on Saturday, May 29, 2021

Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Në finalen e sotme do të konkurrojnë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj./ KultPlus.com