Gjon’s Tears: Eurovisioni, emocionues dhe i bukur, por s’do ta provoja më

Këngëtari shqiptar, Gjon’s Tears i cili përfaqësoi Zvicrën në edicionin e sivjetëm të Eurovision-it, duke i dhuruar shtetit zviceran vendin e tretë, sot ishte i ftuar në programin e mëngjesit ”Wake Up” në Top Chanel, ku shpalosi më shumë rreth ndjesisë pas këtij festivali të madh, shkruan KultPlus.

Gjon’s Tears theksoi se ka pranuar urime të shumëta nga fytyra publike e njerëz të ndryshëm, për të cilat tregoi se është ndjerë mjaft mirë. Ai poashtu potencoi se ka qenë shumë i ri kur për herë të parë ka përcjellur festivalin e Eurovisionit dhe duke bërë që edhe ai të ëndërroj të jetë pjesë e këtij festivali.

Ai, poashtu ka theksuar se me performancën në Eurovision, ka arritur të përmbushë një ëndërr të madhe e të kahmotshme të tij.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë të këngëtarit. / KultPlus.com

Reagon Gjon Muharremaj: Ja përse bëra shqiponjën

Bërja e shqiponjës dykrenare nga Gjon Muharremaj, pas marrjes së vlerësimit maksimal nga Shqipëria për këngën e tij në Eurovizion, kishte shkaktuar reagime negative nga Serbia.

Sipas mediave të atjeshme, ky gjest ishte provokim i qartë që, madje, duhej të çonte në diskualifikim të këngëtarit shqiptar që përfaqësonte Zvicrën.

“Unë nuk e kuptoj shqetësimin”, është shprehur Gjon’s Tears në emisionin televiziv “Glanz & Gloria”.

“Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simboli i Shqipërisë”.

Dhe këngëtari  ka vazhduar tutje: “Ata gjithmonë kanë qëndruar pas meje. (…) Gjithmonë kanë qenë krenarë për mua. Unë jam shumë i lumtur për këtë dhe kjo ishte mënyra ime e falënderimit”.

Babai i Gjonit është nga Kosova ndërsa nëna e tij nga Shqipëria, dhe kjo ka bërë që ai të gëzojë simpati të madhe në shtetet përkatëse.

Në vlerësimin e jurisë, Gjon`s Tears ka marrë vlerësimin maksimal nga tetë vende pjesëmarrëse me “dymbëdhjetë pikë”. Ndërkaq vetëm një herë këtë vlerësim ja ka dhënë edhe publiku. Dhe, ka qenë publiku nga Shqipëria që ka bërë këtë./ KultPlus.com

Mediat serbe “tërbohen” pas shqiponjës dykrenare që bëri Gjon Muharremaj

Me këngën “Tout l’Univers”, Gjon Tears nga Zvicra perëndimore zuri vendin e tretë në Konkursin e 65-të të Këngës Eurovision në Roterdam.

Nga mbrëmë 22-vjeçari me rrënjë nga Shqipëria dhe Kosova është brohoritur nga fansat e tij në rrjetet sociale dhe i janë bërë komplimente si “i talentuar”, “i shkëlqyeshëm” etj, shkruan 20minuten.ch. Po kështu edhe mediat shqiptare të Kosovës e të Shqipërisë nuk kursejnë komplimentet dhe mburrjen me të.

Ndërkohë, mediat serbe janë të tërbuara. Arsyeja: Kur Gjon`s Tears mori dymbëdhjetë pikë nga Shqipëria, ai falënderoi duke bërë me duar shqiponjën dykrenare, transmeton albinfo.ch. Ishte “një provokim”, sipas mediave serbe.

Madje për to ky ishte “një skandal” në ESC. Me këtë gjest ai tërhoqi mbi vete zemërimin e serbëve, shkruan portali kroat i lajmeve “24sata”.

Një stuhi sharjesh ka shpërthyer edhe në Twitter. Fjalitë si “ai nuk duhet ta kishte bërë atë” dhe “ai duhej diskualifikuar për shkak të kësaj” janë ndër komentet më të buta të bëra nga komuniteti serb. Përdorues të shumtë të twitterit kanë ofenduar 22-vjeçarin në mënyrën më të keqe të mundshme, pa u marrë fare me performancën e tij muzikore.

Të kujtojmë: Gjon`s Tears kishte marrë vlerësimin maksimal prej 12 pikësh nga juritë e 8 shteteve pjesëmarrëse dhe kishte merituar kështu vendin e parë, sipas vlerësimit të jurive profesionale, shkruan albinfo.ch. Por, sa i përket pikëve të publikut, ai ka fituar “dymbëdhjetëshen” vetëm nga Zvicra, gjë që e ka ulur atë në vendin e tretë./ KultPlus.com

Gjon’s Tears për KultPlus: Kur këndoj në gjuhën shqipe jam më i sinqertë

KultPlus ju risjell një intervistë të realizuar kohë më parë me Gjon’s Tears.

Emri Gjon Muharremaj ka filluar që të bëhet i njohur në vendet frankofolëse. Shqiptari, prindërit e të cilit janë nga Kosova, përmes zërit të tij ka rrëmbyer zemrat edhe të këngëtarëve të njohur francezë si: Julien Clerc, Jenifer Bartoli, Mika dhe Soprano, shkruan KultPlus.

Përmes interpretimit të këngës “Christine” të këngëtarit të njohur francez “Christine and The Queens”, Gjoni dëshmoi se tashmë interpretimi i tij ka kaluar në një fazë tjetër. Derisa luante në piano dhe këndonte atij i është dashur një minutë për të fituar votën e anëtarëve të jurisë në “The Voice” të Francës të cilët kishin mbetur të shtangur. Mika, fituesi i një çmimi Brit Awards dhe nominues për Grammy është ai i cili shfaqet si më i befasuari nga interpretimi i Gjonit të cilit i mbetet akoma shumë punë për të bërë në këtë garë.

“Kur e pash që juria ishte e mahnitur nga interpretimi im isha shumë i gëzuar dhe i lumtur. Sigurisht isha më i lumtur që të gjithë u kthyen dhe unë kisha mundësi që të zgjedh vet se me cilën nga anëtarët e jurisë do të punoj. Tani pas audicionit të fshehur do të marrë pjesë në raundin tjetër që është ‘KO’ dhe nga 18 që jemi përzgjedhur juria do i zgjedh vetëm gjashtë dhe pas kësaj është hapi tjetër i njohur si “Battle”, tregoi Gjon Muharremaj për KultPlus.

I rritur në një familje shqiptare e cila ka emigruar nga Kosova, këshilla që shpesh ka marrë nga prindërit e tij është që të mos e harrojë gjuhën shqipe. “Mos e harro gjuhën pasi që është shumë e rëndësishme për ty, kjo është gjuha e familjes tënde dhe ti duhet që ta dish”, tregon Gjoni për KultPlus derisa me kujdes zgjedh fjalët për të shprehur ato që dëshiron t’i thotë. Madje shpesh herë kërkon sinonime të fjalëve kur mendon se nuk ka zgjedhur fjalën e duhur.

Ndërsa shqiptarët Gjonin mund ta kujtojnë nga pjesëmarrja e tij në Albanian’s Got Talent, një eksperiencë kjo e bukur për këngëtarin e cila ishte njëkohësisht edhe përballja e tij e parë me televizionin. Mirëpo krejtësisht ndryshe nga ajo që ka tani pasi që tashmë nuk është një fëmijë dhe synimet e tij janë akoma më të larta.

“Pjesëmarrja në Albanin’s Got Talent ishte shumë e rëndësishme për mua që ta dinin njerëzit se kush isha dhe nga vija unë dhe familja ime. Të kuptoja se a do të ju pëlqeja apo jo në mënyrë që të vazhdoja. Mirëpo ata më kanë dhënë shumë dashuri dhe shumë fuqi madje edhe për tu bërë pjesë e “The Voice” sot.  “The Voice” është një eksperiencë fenomenale dhe që me jep shumë dhe mësoj shumë nga kjo. Për mua ishte një nevojë që të ju tregoja njerëzve që flasin frëngjisht, vendeve frankofone që dua të vazhdoj me muzikë”, ka theksuar ai.

Komente pozitive Gjoni është duke pranuar edhe nga ndjekësit e tij të cilët janë kryesisht nga Zvicra, Franca si dhe Kosova e Shqipëria. Këto komente e bëjnë atë që të fitoj më shumë vetëbesim dhe të bëhet më i guximshëm për të vazhduar këtë aventurë të re të cilën e ka filluar.

“Si një këngëtar që fillon karrierën ajo çka kërkoj nga “The Voice” është që të më shohin njerëzit dhe të gjejë një produksion si dhe ti prek njerëzit, të lë gjurmë tek ata që të më mbajnë në mend. Por fillimisht është shumë e rëndësishme që të vazhdoj me muzikën dhe të gjej njerëz të cilët besojnë në mua dhe që do të më përkrahin në këtë rrugëtimin tim”, tha ai për KultPlus.

E rëndësishme për Gjonin është origjinaliteti, diçka që çdo herë i dallon artistët e vërtetë nga të tjerët. “Unë nuk përpiqem që të jem dikush tjetër. Për mua gjëja me e rëndësishme është që të jem i sinqertë me publikun dhe me vetveten”, theksoi ai edhe pse një gjë e tillë shpesh herë mund të jetë shumë e vështirë dhe sfiduese. Por Gjoni është një nga personat të cilët i kanë në qejf sfidat, një gjë të tillë e ka bërë edhe vite më parë kur realizoi këngën “Babi”, refrenin e të cilës e ka shkruar në gjuhën shqipe.

“Edhe pse është një histori e krijuar dhe jo historia ime kisha nevojë që ta shkruaja shqip sepse për mua gjuha shqipe ka një dimension që është më e sinqertë. Kur shkruaj frëngjisht është një si barrierë. Nuk mundem të jem i sinqertë dhe është e vështirë të ju jap fjalëve franceze seriozitet. Kur i shikoj tekstet e mia në frëngjisht mendoj se nuk janë shumë serioze dhe kam përshtypjen se dalin qesharake. Kështu që është e vështirë që të shkruaj frëngjisht por edhe të shkruarit në shqip ishte një sfidë për mua pasi që unë nuk e flas mirë gjuhën shqipe. Mirëpo ishte e rëndësishme që ta shkruaja ashtu siç e dija edhe pse me gabime në mënyrë që të jem i sinqertë”, tha ai për KutlPlus duke treguar se edhe në të ardhmen ka mundësi që të kompozojë diçka në gjuhën shqipe, kuptohet në momentin që ai do e ndjenë një gjë të tillë./ KultPlus.com

Gjon’s Tears: Në Shqipëri më thanë se nuk ka vend për mua në RTSH

Zvicra sivjet u përfaqësua nga një shqiptar në festivalin e madh evropian, “Eurovision Song Contest 2021”. Por, Gjon Muharremajt në të kaluarën i kishin thënë se nuk ka vend për të në këtë Festival.

Muharremaj, ka treguar se ishte kontaktuar nga organizatorët e Festivalit në RTSH vitin e kaluar për të marrë pjesë dhe e kishte pritur me padurim pjesëmarrjen, por vetëm disa ditë pas ftesës, Alketa Vejsiu e kishte kontaktuar për t’i thënë se s’ka vend për ty pasi lista prej 20 artistëve ishte mbushur.

Këto i ka treguar vet Gjoni në një bashkëbisedim Live me fansat e tij në Instagram duke shprehur edhe zhgënjimin e tij, transmeton KultPlus.

Me Gjonin, Zvicra zuri vendin e 3-të në “Eurovision Song Contest 2021”, teksa Shqipëria, u përfaqësua nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë. / KultPlus.com

Italia fiton Eurovisionin, Gjon Muharremaj renditet i treti

Natën e sotme u mbajt finalja e Eurovision-it në Rotterdam të Holandës, shkruan KultPlus.

Përgjatë kësaj nate kënduan dy shqiptarët Anxhela Peristeri që përfaqësoi Shqipërinë me këngën ‘Karma’ dhe Gjon’s Tears që përfaqësoi Zvicrën me këngën ‘Tout l’Univers’, që ofruan spektakël dhe emocione të shumta me performancat e tyre.

Tashmë ka përfunduar edhe votimi nga ana e jurisë dhe publikut ku vendin e parë e ka zënë Italia me 524 pikë, Franca me 499 pikë kurse në vendin tretë e Zvicra që këtë vit u përfaqësua nga shqiptari Gjon’s Tears.

Kurse Anxhela Peristeri është radhitur në vendin e 21-të me gjithsej 57 pikë të fituara.

Më poshtë gjeni listën e plotë:

  1. Italia me 524 pikë
  2. Franca me 499 pikë
  3. Zvicra me 432 pikë
  4. Islanda me 378 pikë
  5. Ukraina me 364 pikë
  6. Finlanda me 301 pikë
  7. Malta me 255 pikë
  8. Lituania me 220 pikë
  9. Rusia me 204 pikë
  10. Greqia me 170 pikë
  11. Bullgaria me 170 pikë
  12. Portugalia me 153 pikë
  13. Moldavia me 115 pikë
  14. Suedia me 109 pikë
  15. Serbia me 102 pikë
  16. Qipro me 94 pikë
  17. Israeli me 93 pikë
  18. Norvegjia me 75 pikë
  19. Belgjika me 74 pikë
  20. Azerbejxhani me 65 pikë
  21. Shqipëria me 57 pikë
  22. San Marino me 50 pikë
  23. Holanda me 11 pikë
  24. Spanja me 6 pikë
  25. Gjermania me 3 pikë
  26. Mbretëria e Bashkuar me 0 pikë/ KultPlus.com

Gjon Muharremi kishte interpretuar para Armend Rexhepagiqit, kishte shpërthyer në lot (VIDEO)

Gjon Muharremaj i njohur sot me emrin artistik Gjon’s Tears, kur ishte 12 vjeçar kishte marrë pjesë në ‘Albanian’s Got Talent’ në Shqipëri ku krahas publikut ai kishe mahnitur edhe jurinë me performancën e tij, shkruan KultPlus.

Ai kishte kënduar në mënyrë të mahnitshme këngën ‘Je t’aime’ dhe kishte marrë komente të mira nga anëtarët e jurisë ku dhe kishte kaluar në fazën tjetër.

Një ndër komentet i cili thekson elemente më karakteristike të Gjon Muharremaj të cilat karakterizojnë edhe sot talantin e tij, ishte edhe ai i Armend Rexhepagiqit që në atë kohë ishte anëtar i jurisë.

Nëse ndonjëherë më është dukur për ndonjë interpretim se i kam dëgjuar engjujt, kjo ishte sonte. Dhe pastaj ai shpërthim fantastik thuajse të gjitha koret e botës këndojnë. Jam aq i impresionuar edhe i mahnitur sa që vetëm dua të them diçka Gjoni që ndoshta ti je ende i vogël dhe nuk do e kuptosh por do e kuptojnë ata që e shikojnë spektaklin tonë pranë televizorëve të tyre dhe mbajnë votën në duart e tyre. Njeriu është i përbërë nga mishi dhe gjaku, janë këto materiale që dëmtohen shumë lehtë, por më së lehti dëmtohet ai shpirti i njomë artistik dhe romantik. Unë dëshiroj që në këtë botë të vrazhdë të shekullit njëzet e një askush të mos dëmtoj asnjë milimetër tëndin, mos të të thyej kurrë dhe ti të vazhdosh me krenari aty për ku je nisur”, ishin fjalët që i kishte thënë Rexhepagiqi në atë kohë Gjonit.

Ndërkaq sonte Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears po përfaqëson Zvicrën në Eurovision./ KultPlus.com

Pas Peristerit edhe shqiptari Gjon’s Tears dhuron spektakël në finalen e Eurovision-it (VIDEO)

Natën e sotme u mbajt finalja e Eurovision-it, ku performuan dy shqiptar që përfaqësuan Shqipërinë dhe Zvicrën, shkruan KultPlus.

Krahas Anxhela Peristerit që përfaqëson Shqipërinë me këngën ‘Karma’ dhe dhuroi një performancë të jashtëzakonshme, ishte edhe shqiptari tjetër Gjon’s Tears i cili përfaqësoi Zvicrën me këngën “Tout l’Univers” i cili përcolli përplot emocione tek publiku.

Që të dy arritën që edhe në finalen e Eurovisionit të mahnitin publikun dhe të marrin duartrokitje të shumta.

Gjon’s Tears mban kodin “11” për të gjithë ata që duan të votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Zvicrën).

Më poshtë KultPlus sjell performancën e Gjon’s Tears. / KultPlus.com

Komuna e Gjon Tears, Broc, do të organizojë një festë për “heroin” e saj

Komuna Broc e Kantonit të Freiburgut do të organizojë një aheng këtë verë për heroin e saj, pjesëmarrësin në Eurovision, Gjon Tears që vjen nga ky lokalitet.

“Nuk do të ketë festë spontane dhe të menjëhershme të shtunën,” ka thënë kryebashkiaku i komunës Broc, Claude Cretton të premten për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

“Ne jemi duke pritur që masat mbrojtëse të koronës të zbuten në mënyrë që të mund të kemi sa më shumë njerëz me vete”, transmeton albinfo.ch.

Sipas kryetarit të bashkisë, data do të varet shumë edhe nga fakti sa do të jetë i lirë këngëtari, i cili aktualisht është shumë i zënë. Gjon Tears, i cili në të vërtetë quhet Gjon Muharremaj, është me origjinë shqiptare-kosovare dhe jeton në Broc në rajonin Gruyère të Friburgut.

Të enjten në mbrëmje në Roterdam ai u kualifikua në finalen e konkursit të 65-të të këngës Eurovision me “Tout l’Univers”, pëercjell albinfo.ch. Është hera e dytë radhazi që një zviceran ka arritur fazën e fundit të konkursit, pas Luca Hänni nga Berna në vitin 2019.

22-vjeçari Gjon Tears madje një nga favoritët më serioz për titullin./albinfo/KultPlus.com

Publikohet renditja e shteteve të natës finale të Eurovision 2021, Shqipëria e dyta

Sonte, siç tashmë është bërë e ditur, mbahet nata finale e Eurovision-t. Gjithsej 26 artistë do të ngjiten në skenën e madhe të këtij festivali, i cili këtë vit zë vend në ”Ahoy Arena” në Rotterdam të Holandës, përcjell KultPlus.

Në këtë natë, si finalistë do të performojnë edhe dy shqiptarë, Anxhela Peristeri e cila përfaqëson Shqipërinë dhe Gjon’s Tears i cili përfaqëson Zvicrën.

Të dy këngëtarët me origjinë shqiptare kënduan në natën e dytë gjysmëfinale të enjten, ku falë interpretimit fantastik, arritën që ta kualifikojnë secili shtetin e tyre reprezentues në finale.

Tani, Eurovision ka publikuar listën e plotë të 26 shteteve përkatëse me numrin rendor të paraqitjes, që njëherësh paraqet edhe numrin me të cilin ata do të votohen nga publiku.

Anxhela Peristeri do të interpretojë këngën e saj “Karma” e dyta në renditje, dhe mban kodin “02” për të gjithë ata që duan të votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Shqipërinë).

Ndërkohë, Gjon Muharremaj i cili konkurron me këngën “Tout l’Univers” do të ngjitet në skenë i njëmbëdhjeti, dhe si rrjedhojë mban kodin “11” për të ata që duan ta votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Zvicrën). / KultPlus.com

Dy shqiptarë në finalen e Eurovision 2021, Peristeri përfaqëson Shqipërinë e Gjoni, Zvicrën

Gjon’s Tears dhe Anxhela Peristeri dhanë performancë të jashtëzakonshme sonte në natën e dytë të gjysëm finales në Eurovision. Performanca këto që u përcollën me duartrokitje të shumëta, shkruan KultPlus.

Sonte, të dy këta artist me votat që morrën nga publiku dhe juritë profesionale, shkruan drejt finales së këtij edicioni të Eurovision-it.

Më poshtë, KultPlus ju sjell edhe njëherë këto dy performanca të cilat sonte u pëlqyen tej mase nga publiku. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=M_5mo8st8Mc&feature=emb_title&ab_channel=EurovisionSongContest https://www.youtube.com/watch?v=_9KXznajJvY&ab_channel=EurovisionSongContestEurovisionSongContestVerified

Pas Anxhela Peristerit, edhe Gjon’s Tears në finale të Eurovision-it (VIDEO)

Natën e sontme u mbajtë nata e dytë e gjysëm finales të Eurovision-it, shkruan KultPlus.

Me gjithsej 17-të këngë që u performuan sonte nga shtete të ndryshme, ndër ta ishin edhe Anxhela Peristeri që përfaqësoi Shqipërinë dhe Gjon’s Tears, shqiptari që përfaqësoi Zvicrën. Të dy këta sonte mahnitën publikun e këtij festivali.

Pas Anxhela Peristerit, ishte edhe Gjon’s Tears ai që u nominua për finalen e këtij edicioni.

Më poshtë KultPlus sjell performancën e Gjon’s Tears. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=M_5mo8st8Mc&ab_channel=EurovisionSongContest

Pas Anxhela Peristerit, Gjon’s Tears mahnitë me performancë në Eurovision (VIDEO)

Pas Anxhela Peristerit, edhe një shqiptar tjetër rrëmbeu zemrat e publikut të Eurovision-it. Bëhet fjalë për Gjon’s Tears i cili përfaqëson Zvicrën, shkruan KultPlus.

Ai performoi live i 16-me radhë, e që njëherësh 16 është kodi përmes së cilit të gjithë shikuesit mund ta votojnë atë.

Të drejtë vote kanë shqiptarët nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme, përfshirë edhe gjashtë shtetet në fuqi që futen automatikisht në finale si: Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Holanda (si fituese e Eurovisionit të kaluar).

Votimi hapet në fund të performancave të secilit shtet dhe zgjat vetëm 15 minuta. Kalkulimi në fund të mbrëmjes do të bëhet me 50 për qind nga votat e publikut dhe 50 për qind nga votat e jurisë profesionale të secilit shtet. / KultPlus.com