“Kthimi i babait” i autorit Adil Olluri përkthehet në gjuhën serbe (FOTO)

“Kthimi i babait”, tregim i shkrimtarit Adil Olluri, është përkthyer në gjuhën serbe, shkruan KultPlus.

Ky tregim poashtu edhe është botuar në organin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Tregimit “Kikinda short”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë autori Olluri, i cili përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se për të si autor ky takim me lexuesin serb është tejet i rëndësishëm.

“Për mua si autor, ky takim me lexuesin serb është tejet i tejet i rëndësishëm, për shkak të rrëfimit, temës dhe mesazhit që ka ky tregim”, ka shkruar ndër të tjera Olluri.

Tregimin “Kthimi i babait” e përktheu Gjorgje Bozhoviq./ KultPlus.com