8 gjuhët më të lashta të botës, që fliten ende sot

Sot në botë fliten më shumë se 7.000 gjuhë. Shteti i Papua Guinea e Re mban rekordin për shumicën e gjuhëve që fliten në një vend, me rreth 840 të tilla. Edhe në Shtetet e Bashkuara, një vend i njohur për shumë–gjuhësinë, fliten mbi 350 gjuhë.

Por ashtu si kafshët, edhe gjuhët mund të zhduken. Me shumë gjasa ju nuk do të takoni dikë që flet koptishten (një gjuhë e Egjiptit të Lashtë) në kafenenë e lagjes tuaj. Dhe megjithëse latinishtja përdoret ende,dhe madje flitet herë pas here, ajo nuk është më gjuha amtare e asnjë komuniteti. Megjithatë, disa gjuhë kanë arritur të mbijetojnë prej një kohe shumë të gjatë. Ja cilat janë disa nga gjuhët më të vjetra të njohura në botë, dhe ku mund t’i dëgjoni të fliten ato.

Hebraishtja

Hebraishtja është një shembull i një gjuhe që thuajse u zhduk, dhe pastaj u ringjall. Është një gjuhë të paktën 3.000 vjet e vjetër. Por për rreth 2 shekuj, njerëzit e vetëm që flisnin hebraisht, ishin studiuesit dhe udhëheqësit fetarë.

Kjo gjuhë u shua si një gjuhë e folur gjatë shekujve të parë të Epokës së Përbashkët, por u ringjall në shekullin XIX me ngritjen e Sionizmit. Sot, hebraishtja është gjuha zyrtare e Izraelit, dhe gjuha amtare e më shumë 5 milionë njerëzve atje, me 9 milionë folës në të gjithë botën.

Tamilishtja

Ndryshe nga hebraishtja, tamilishtja ka një rekord të pandërprerë prej të paktën 2.500 vjetësh si në letërsi, ashtu edhe në jetën e përditshme. Sot kjo gjuhë e lashtë flitet nga më shumë se 80 milion njerëz. Ajo përdoret kryesisht në Indi, Sri Lanka, Malajzi dhe Singapor. Megjithëse  popullata tamilisht-folëse ka edhe në Guajana, Ishujt Fixhi, Surinam, dhe Trinidad Tobago. Dekadat e fundit,emigrantët e kanë çuar këtë gjuhë në Australi, Evropë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Sanskritishtja

Sanskritishtja është quajtur “gjuha e perëndive”, jo vetëm sepse është gjuha e Vedas (shkrimet e shenjta të Hinduizmit), por për shkak të bukurisë dhe ndërlikimit të saj. Ajo lindi rreth vitit 2000 Para Erës Sonë, dhe për një kohë flitej gjerësisht në Azinë Qendrore, Jugore dhe Juglindore.

Mjerisht, kjo gjuhë ka vetëm rreth 2 milionë folës në Indi. Për shkak se sanskritishtja është rrënja e shumë gjuhëve indiane, të tilla si hinduishtja dhe bengalishtja, njohja e sanskritishtes mund të ndihmojë që të kuptohen edhe këto gjuhë.

Greqishtja

Gjuha greke daton rreth vitit 1300 Para Erës Sonë. Greqishtja e lashtë ka mbijetuar jo vetëm në gjuhën e folur në të gjithë Greqinë, ishujt grekë, Turqinë dhe Qipron e sotme, por edhe në gjuhët e tjera perëndimore. Sipas profesores së gjuhëve klasikëve Tamara M.Grin, 60 përqind e fjalëve angleze kanë rrënjë greke apo latine. Nëse i referoheni fjalorit të specializuar të shkencës, kjo shifër rritet në 90 për qind. Ndërsa latinishtja nuk është më gjuha amtare e askujt, ajo jeton në gjuhët moderne romane. Ndërkohë greqishtja flitet sot nga 12 milion njerëz.

Kinezishtja

Me më shumë se 1 miliard folës, kinezishtja është gjuha më e folur në botë, dhe një nga më të vjetrat në botë. Gërmat kineze janë gjetur në eshtrat e demave dhe zguallet e breshkave që datojnë që nga Dinastia Shang, dhe kjo do të thotë se kjo gjuhë është të paktën 3.000 vjeçare dhe ndoshta edhe më e vjetër.

Ekzistojnë shumë variacione të ndryshme të gjuhës kineze, megjithëse më i zakonshëm është varianti Mandarin. Këto ndryshime quhen rëndom “dialekte”, por ato tingëllojnë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe shpesh kategorizohen nga studiuesit si gjuhë të veçanta.

Arabishtja

Arabishtja e ka origjinën në Gadishullin Arabik në fillim të Epokës së Zakonshme, pastaj u përhap në Afrikë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme. Midis shekujve VIII-XII ishte gjuha kryesore e filozofisë dhe shkencës. Arabishtja, gjuha e Islamit dhe Kuranit, sot flitet nga 420 milionë njerëz, dhe është gjuha zyrtare e 24 vendeve.

Euskara (e njohur edhe si gjuha baske)

Origjina e Euskaras, gjuha më e vjetër evropiane, mbetet edhe sot një mister. Ajo nuk ka lidhje me asnjë familje gjuhësh të njohura, dhe është gjuha e vetme e mbetur e gjuhëve të folura në Evropën Jugperëndimore, para se romakët ta kolonizonin zonën, duke filluar nga shekulli II. Edhe pse ka pak statistika në dispozicion, të paktën 750.000 njerëz e flasin ende këtë gjuhë të lashtë në disa pjesë të Spanjës dhe Francës.

Nahuatl

Kjo gjuhë është një nga gjuhët autoktone më të zakonshme në Amerikën e Veriut. Është folur në Meksikën Qendrore që nga shekulli VII, dhe ishte dikur gjuha e Perandorisë Azteke. Sot, 1.5 deri në 2 milion njerëz flasin një formë të gjuhës Nahuatl. Por pavarësisht kësaj, kjo gjuhë është e rrezikuar të zhduket, pasi nuk po u mësohet më brezave të rinj. Shumë fjalë të zakonshme angleze – tomato, chocolate, avocado, chipotle and coyote- vijnë pikërisht nga kjo gjuhë. / bota.al /KultPlus.com

Dhjetë gjuhët më të vjetra në botë që fliten edhe sot

Gjuhët kanë qenë gjithmonë “fibra” e njerëzimit. Guri i themelit të shoqërisë njerëzore, dhe forca që i hapi rrugën qytetërimit. Pa të, shoqëritë nuk mund të zhvilloheshin siç janë zhvilluar. Ndaj gjuhët janë “testament” mbi nevojën e madhe të species tonë për të ecur përpara.

Sigurisht që ato janë një forcë fluide, evoluojnë gjithmonë, në vërësi të kohës dhe ndikimeve të jashtme. Edhe sot, gjuhët zhduken dhe rishfaqen, në forma të reja dhe të ndryshme. Por cilat janë gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot?

Gjuha baske

Gjuha Baske ose Euskara siç njihet nga folësit e saj, është vërtetë një gjuhë e mahnitshme dhe unike në Evropë. Ajo flitet sot në rajonin Bask në Spanjë nga rreth 750.000 folës amtarë dhe rreth 1.185.000 folës të tjerë, që nuk e kanë gjuhën e tyre të origjinës.

Rajoni Bask është shtëpia e popullit bask, një zonë që shtrihet midis kufirit mes Spanjës dhe Francës, e përqendruar rreth Gjirit të Biskajës. Gjuha baske nuk ka asnjë lidhje me gjuhët fqinje. Një teori interesante, e lidh baskishten me gjuhët e maleve të Kaukazit, siç janë gjuha çeçene dhe ajo gjeorgjiane, që janë gjithashtu unike.

Gjuhët kartveliane

Banorët autoktonë të rajonit të Maleve të Kaukazit Jugor, gjuhët kartveliane janë padyshim ndër më të vjetrat në botë, dhe që fliten ende. Këtu futen gjuha gjeorgjiane, svan, zan, mingrelian dhe laz. Izolimi gjeografik i fiseve që jetonin këtu, lejoi zhvillimin e pashqetësuar të shoqërive unike, që më vonë do të sundonin rajonin.

Gjuha gjeorgjiane, ka formën e saj më të hershme të shkruar që daton në vitin 430 Pas Krishtit. Por vetë gjuha, është sigurisht shumë më e vjetër. Kjo familje gjuhësore, nuk është e lidhur me asnjë tjetër në botë, dhe ka rreth 5.2 milionë folës në të gjithë botën.

Gjuha tamile

Gjuha tamile është një pjesë e gjuhëve dravidiane, dhe flitet nga komuniteti etnik Tamil, që banon në pjesën më jugore të nënkontinentit Indian. Ajo është gjithashtu një nga gjuhët më të vjetra në botë që fliten ende sot.

Në shtetin indian Nadu, gjuha tamile është gjuha zyrtare. Ajo nuk ka asnjë lidhje “gjenetike” me gjuhën dominuese hindu në Indi. Ajo flitet nga rreth 75 milionë tamile, të shpërndarë në të gjithë botën. Forma e saj më e hershme e shkruar, daton në vitin 300 Para Krishtit.

Gjuhët paleo-siberiane

Ato u përkasin fiseve të largëta të Siberisë dhe Lindjes së Largët në Rusi. Këtu përfshihen gjuhët ket, çukotko-kamçatkane, nivk dhe hukagir. Nga ana tjetër, ato përbëhen nga shumë forma dhe dialekte rajonale. Është e sigurtë, që këto gjuhë i paraprijnë gjuhëve që janë sot dominuese në Siberinë e sotme, si gjuhët ruse, tunguze dhe turke. Këto fise nomade, nuk zhvilluan kurrë një sistem të shkruar të gjuhëve të tyre.

Gjuha ainu

Është gjuha e komunitetit etnik Ainu në Japoninë Veriore, dhe që i papaprin popullit modern japonez, që u vendos në këto ishujt. Ainu është një gjuhë e izoluar, pa asnjë lidhje me japonishten. Ekzistojnë disa lidhje të vogla të saj me gjuhët paleo-siberiane. Njerëzit e komunitetit ainu dhe gjuha e tyre janë sot të rrezikuar, teksa shfaqin tipare të dallueshme gjenetike dhe kulturore në krahasim me japonezët.

Gjuha arabe

I përket grupit të gjuhëve semite, dhe është ndër më të vjetrat ende në përdorim. Disa mbishkrime në arabisht, datojnë që nga viti 125 Pas Krishtit. Është një shembull i shkëlqyer se

si një gjuha e një kombi të fuqishëm pushtues, mund të vendoset në një zonë të gjerë, dhe të mbijetojë për shekuj në formën e saj origjinale.

Gjuha aramaike

Kjo gjuhë mburret me afro 3.100 vjet histori të shkruar. Ajo ishte në fillim gjuha e fisit aramean, që u përhap në rajonet e Levantit, Sirisë dhe Mesopotamisë në Lindjen e Mesme, dhe që kishte krijuar një mbretëri që rreth vitit 1000 Para Krishtit. Edhe në kohërat antike, ajo u përdor si një gjuhë mbretërore në disa nga oborret më të vjetra të botës.

Gjuha kineze

Gjuha kineze është shumë e vjetër, dhe një ndër më uniket në botë. Ajo është shumë komplekse – si në të shkruar, ashtu edhe në të folur – dhe sistemi i saj i shkrimit mund të përbëhet deri në 100 mijë simbole të ndryshme. Forma më e hershme e shkruar e kinezçes, daton që nga viti 1250 Para Krishtit.

Gjuha perse

Persishtja, e njohur edhe si farsi, është një gjuhë shumë e vjetër indo-evropiane, që i përket nënndarjes indo-iraniane. Ajo flitet nga rreth 70 milionë njerëz në të gjithë botën. Është e gjurmuar në formë të shkruar që në shekullin VI Para Krishtit, por historia e saj është më e vjetër. Persishtja e vjetër, ishte gjuha e Perandorisë Akamenidiane, e cila ekzistoi gjatë viteve 550-330 Para Krishtit, dhe më vonë edhe në Perandorinë Sasaniane. Shkrimi më i vjetër daton nga sundimi i Darit I.

Gjuha gaelike irlandeze

Është dega irlandeze e gjuhëve goidelike, një pjesë e familjes keltike të gjuhëve indo-evropiane. Shkrimet më të hershme në këtë gjuhë në Irlandë, datojnë nga shekulli IV Pas Krishtit. Pas disa shekujsh shtypje brutale nga pushtuesit anglezë, kjo gjuhë po përjeton sot një ringjallje. /ancietnorigins/ KultPlus.com

Është dega irlandeze e gjuhëve goidelike, një pjesë e familjes keltike të gjuhëve indo-evropiane. Shkrimet më të hershme në këtë gjuhë në Irlandë, datojnë nga shekulli IV Pas Krishtit. Pas disa shekujsh shtypje brutale nga pushtuesit anglezë, kjo gjuhë po përjeton sot një ringjallje. /ancientorigins/ KultPlus.com