Dy gra që intepretohen nga Luiza Xhuvani dhe Arta Dobroshi vihen përballë zgjedhjes për të ardhmen ndërsa dhuna ka tronditur familjen e tyre. Filmi më i ri shqiptar në kinema, “Emili” trajton rolin e sfidat e gruas dhe nënës në shoqëri.
Në spital, në burg, në kufi. Kamera i ndjek personazhet në disa situata në filmin “Emili” të regjisores së re Ajola Daja, e cila ka pasur një qasje të veçantë në të gjithë kontributet ne kinema, rolin e gruas në shoqëri dhe sfidat. Filmi bën bashkë Luiza Xhuvanin dhe Arta Dobroshin.
“Sigurisht nuk e mendoja që do t’i bëja bashkë, por mendoj se një armë e fortë ka qenë skenari. Unë nuk shkruaj për gjëra që nuk më trondisin, apo që nuk i ndjej, dhe kur një gjë më trondit jam e gatshëm të derdh gjithë emocionin dhe besoj se kjo ka funksionuar”, thotë Daja.
Një bashkëshort i dhunshëm dhe nevoja për t’i ikur kësaj dhune, udhëkryqi i nënës dhe pasojat me të cilat përballen familjet në kompleksitetin e një situate sa sociale kur zgjidhet duken të vështira.
“Personazhet e filmit nuk vijnë të paragjykuar, ne do të kuptojmë që në jetë njeriu i ka të gjitha ngjyrat. Nuk do merremi me dhunën, por me pasojat e dhunës dhe do të shohim përballjen e këtyre dy grave pasi dhuna ka kaluar, çfarë do të bëjnë me jetët e tyre”, tha Daja.
Filmi I mbështetur nga Qendra Kombëtare do të jetë në kinema deri në 14 nëntor, për të shfaqur në ekranin e madh, Emilinë dhe jetën që jetohet e tronditet përeth saj./balkançweb/ KultPlus.com