Gjykata Themelore në Gjakovë gjatë ditës së sotme për herë të dytë ka marrë vendim ndaj të akuzuarit Pjetër Ndrecaj. Trupi gjykues e ka dënuar atë me 24 vjet e 6 muaj burgim.
Ndërkaq në mars të vitit 2019 Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë duke e dënuar Pjetër Ndrecaj me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Vendimi i marrë sot nga Gjykata Themelore në Gjakovë ka nxitur debat dhe ka ngjallur pakënaqësi në mesin e shumë njerëzve. Ndër ta është edhe aktivistja Mirishe Syla e cila nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se Ndrecaj arsyetohet nga një sistem që dhunën ndaj grave e sheh si normë dhe e mirëmban të tillë.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e saj të plotë:
Ky vrases e ka vra bashkeshorten Valbonen dhe vajzen nente vjece Klaren – perpos qe ka ushtru dhune ndaj tyne per kohe t’gjate para vrasjes. Tash ky kriminel arsyetohet nga nji sistem qe dhunen e burrave, e sidomos dhunen ndaj grave, e sheh si normen dhe e miremban si te tille.
E na qe mundemi me bo dicka, e qesim ktu ne Facebook zemerimin tone edhe m’duket hala shpresojme qe nashta ndikon dikun.
Shtetit duhet me iu hakmarre ndryshe./ KultPlus.com