Thënie nga Johann Wolfgang von Goethe:
Njeriu i madh nuk bën gabime të vogla.
Njeriu gabon për sa të marrë frymë.
Bëhet budalla, i mençuri që diskuton me budallain.
Koha nuk na kthen më fëmijë, por na zbulon që ende jemi fëmijë.
Askush nuk i adresohet lirisë së shtypit përveç atij që ka ndër mend të abuzojë me të.
Gjykatësi që nuk di të dënojë me drejtësi bëhet i njëllojtë me keqbërësin.
Që të mund të shërohemi duhet t’i paguajmë shtrenjtë gabimet tona. Vetëm më pas mund të ndihemi me fat.
Njeriu që krenohet se nuk ndryshon kurrë mendim është një tutkun që beson se është i pamposhtur.
Kujdesu fort për shëndetin tënd. Shpirti yt e sheh botën përmes syve të tu; e nëse sytë e tu janë të mjegulluar, e gjithë bota të duket e mjegulluar.
Forca e një gjuhe nuk shprehet përmes zhdukjes së fjalëve të huaja, por përmes asimilimit të tyre.
Shqisat nuk gënjejnë, gënjen gjykimi.
Kush gabon vjegëzën e parë nuk korrigjohet duke u mbërthyer.
Njerëzit janë të gatuar në mënyrë të tillë që secili bën atë gjë ku një tjetër ka pasur sukses, pavarësisht nëse ai ka prirje apo jo.
Po të kishim një zemër të hapur për të shijuar të mirat që Zoti na dhuron çdo ditë, do të kishim edhe forcën e mjaftueshme për të përballuar të keqen kur vjen.
Vështirësitë më të mëdha gjenden aty ku ne nuk i kërkojmë.
Një jetë e shkapërderdhur është një vdekje e parakohshme.
Urtësia gjendet vetëm tek e vërteta.
Shoqëritë më të mira janë ato tek të cilat mbizotëron një respekt reciprok i hareshëm.
Vegjëlia nuk druan gjë më shumë se mençurinë, por do të duhej të druante budallallëkun po të kuptonte se sa i frikshëm është ai.
Emocioni është gjëja më e mirë e njerëzimit.
Mund të kuptohet nevoja e një ideje, pa ia gjetur mënyrën se si të shfrytëzohet më së miri.
Gëzimi më i pastër që mund të ndihet për një person të dashur është kur konstaton se ai lumturon edhe të tjerë.
Gjithsesi, vendimet duhet të merren. Edhe mosmarrja e vendimit është një vendim.
Njeriu fisnik tërheq njerëz fisnikë dhe di si t’i mbajë pranë ata.
Çdo libër është një kapital që rri i heshtur përbri nesh, por që prodhon interesa të pallogaritshëm.
Frikacaku kërcënon vetëm kur ndihet i sigurt.
Ka njerëz që nuk gabojnë kurrë ngaqë kurrë nuk parashtrojnë asgjë të arsyeshme.
Është më mirë të lejosh që të ndodhin padrejtësi sesa t’i ndalosh ato duke kryer padrejtësi.
Pasionet janë të meta ose virtyte vetëm nëse çohen në ekstreme.
A mos vallë duhej që pikërisht gjëja që përbën lumturinë e njeriut të ishte edhe burimi i shkatërrimit të tij?
Njerëzit i përngjajnë njëri-tjetrit: të gjithë argëtohen duke përgjuar mbi fatkeqësitë e fqinjit të vet.
Jeta është tejet e shkurtër për të pirë verë të keqe.
Aty ku interesi shpërfillet edhe kujtesa shpërfill.
Ligjvënësi mendon gjithnjë se është më i shquar e më i pushtetshëm nga ç’është në të vërtetë.
Jeta tokësore është fëmijëria e përjetësisë sonë.
Përjetësia është e pranishme kudo.
Vetëm nëse e konsiderojmë të mundur të pamundurën, mund të zbulojmë ndonjë gjë të re.
Për njeriun mediokër nuk ka ngushëllim më të madh se mendimi që gjeniu nuk është i pavdekshëm.
Një femër e një gotë verë përmbushin çdo dëshirë. Kush nuk pi e nuk puth është më keq se i vdekur.
Dashuria jote është për mua si yjet e mëngjesit e të mbrëmjes, perëndon pas diellit e para diellit rilind.
Roma është kryeqyteti i botës.
Edhe nëse i flakim tutje, nuk lirohemi dot nga gjërat që na përkasin.
Faktet e jetës sonë kanë vlera jo ngaqë janë të vërteta, por ngaqë kanë domethënie për ne.
Disa libra janë shkruar jo që të mësohet diçka duke i lexuar, por që të kuptohet se autori diçka e dinte.
Janë pikërisht gabimet që e bëjnë njeriun të pëlqyeshëm.
Vetëm njerëzit e dobët kanë frikë se mos kushtëzohen.
Gjëja që shpejt shkëlqen, shpejt zbehet; por gjërat e thjeshta e të sinqerta ruhen për ardhmërinë.
Dashuria dhe dëshira janë krahët e synimeve të mëdha.
Më mirë të bëjmë gjënë më të vogël në botë sesa të konsiderojmë një gjysmë ore të kohës sonë si hiçgjë.
Fjala e drejtpërdrejtë është e tmerrshme, kur për një çast shpreh se çfarë bluan zemra që me kohë.
Natyra nuk njeh pushim në progres e në zhvillim, dhe lëshon mallkimin e saj mbi çdo mosveprimtari.
Po të studioheshin të gjitha ligjet nuk do të mbetej më kohë për t’i shkelur.
Kush i përkushtohet vetmisë, shpejt gjendet i vetëm.
Talenti zhvillohet në qetësi, ndërsa karakteri zhvillohet në rrjedhën e rrëmbyeshme të jetës njerëzore.
Jemi të aftë të sakrifikojmë gjëra të mëdha, por jo gjëra të vogla.
Njeriu dëshiron shumë, ndërkohë që i nevojitet fare pak.
Të komunikojmë e të shkëmbejmë informacione është pjesë e natyrës sonë. Të kemi parasysh informacionet që na jepen është kulturë.
Duket sikur nuk e vëmë re kurrë që fati dhe merita janë të lidhura ngushtë.
Shkenca dhe arti i përkasin gjithë botës; përballë tyre kufijtë e kombeve zhbëhen.
Kush dëshiron të udhëheqë të tjerët, duhet të jetë i gatshëm të heqë dorë nga shumë gjëra.
Sa më shumë të ndihesh njeri, aq më shumë u afrohesh hyjnive.
Të gjitha mendimet e zgjuara janë menduar tashmë, mijëra herë, por në mënyrë që ne t’i përvetësojmë, duhet t’i rimendojmë ndershmërisht, derisa t’i kthejmë në mësime mbi përvojat tona.
Mjafton që të fillosh e mendja nis nxehjen. Bëj përpara, dhe puna do të kryhet.
Që një njeri të realizojë gjithçka që pritet prej tij, duhet që ai ta konsiderojë veten më të arritur nga ç’është.
Një përmbledhje anekdotash dhe aforizmash është pasuria më e madhe për një njeri, nëse të parat arrin t’i fusë brenda bisedave në vendet e duhura, e të dytat t’i kujtojë në çastet e duhura.
Toleranca është e vetmja ndërmjetëse e paqes për të gjitha forcat e të gjitha situatat.
Atij që nuk i duken dhunti të metat e personit të dashur, nuk dashuron.
Çdo sekondë ka një vlerë të pafundme, pasi është përfaqësues i një përjetësie të plotë.
Mos fajëso yjet për dështimin tënd, por puno me përkushtim.