Këngëtari shqiptar Skender Beck ka publikuar këngën e tij më të fundit me titull “Gone”. Shqiptari Skender Beck gjithashtu ka gati albumin e tij “Stars Aligned”, i cili është lançuar në iTunes. Nëpërmjet një postimi në Facebook falenderon të gjithë bashkëpunëtorët e tij, “Jam shumë i lumtur që videoklipi i ri u publikua”, shkruan këngëtari Skender Beck.
Skender Beck përveçse këngëtarë është edhe një aktor me përvojë. Aktualisht jeton në Los Angelos, por dashuria e Beck për muzikën u kultivua në Kosovë. Që në fëmijëri është marr me muzikë dhe aktrim në Kosovë, duke njohur famën që në fëmijëri. U rrit duke dëgjuar muzikë rock dhe nisi të performonte muzikë me disa grupe muzikore. Skender Beck studioi teatër dhe ka marrë dy çmime nga Teatri Kombëtarë i Kosovës për aktrimin e tij.
Në vitin 1997, Beck migroi në New York City për të vazhduar shkollimin në Institutin e Teatrit Lee Strasberg, dhe që prej asaj kohe ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara.
Këngët në album janë një kulm i karrierës së shqiptarit Beck, pas shumë viteve që këto këngë i kishte në mendje ai vendosi t’i bëj bashkë në një album.
Për disa nga këngët në album, Beck ka punuar me Marc DeSisto, nominuar nga Grammy, eksperiencat e të cilit përfshijnë punë me gjigandët klasikë të rokut si Pink Floyd dhe U2.
Përvojat e jetës, puna e madhe dhe përkushtimi i Beck janë faktorët kryesorë që krijuan albumin e shqiptarit Beck./ KultPlus.com