Ekspozita ‘Ky është një titull i fuqishëm’ sjellë veprat e artisteve Mjellma Goranci & Shqipe Kamberi si reflektim mbi fuqinë e artit kundër dhunës gjinore

Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka njoftuar për hapjen e ekspozitës në kuadër të fushatës ‘16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, “Ky është një titull i fuqishëm”, shkruan KultPlus.

Ekspozita paraqet veprat e artisteve të njohura Mjellma Goranci Firzi dhe Shqipe Kamberi, së bashku me një performancë nga Agnesë Nokshiqi dhe kori Zanat.

Kjo ngjarje është kuruar nga Vullnet Jakupi dhe do të organizohet në ambientet madhështore të Hamamit të Madh të Prishtinës.

“Kjo ekspozitë sjellë një reflektim të thellë mbi fuqinë transformuese të artit në luftën kundër dhunës gjinore.

Ambienti Historik i Hamamit përforcon mesazhin e fuqishëm që arti mund të jetë një forcë e ndryshimit, duke ndihmuar  në ndërprerjen e cikleve të dhunës dhe promovimin e respektit ndërmjet gjinive”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Kulturës.

Ngjarja mbahet më 4 dhjetor, në ora19:00. /KultPlus.com

Mezosopranoja Flaka Goranci me koncertin “La Femme” në Vjenë

Mezosopranoja Flaka Goranci ka njoftuar se së shpejti në Vjenë do të mbaj koncertin e titulluar “La Femme”, shkruan KultPlus.

Ky koncert vjen si bashkëpunim me dirigjenten ukrainase Aleksandra Korobka dhe orkestrën e grave “World Chamber Orchestra” do të sjellin histori dhe muzikë të veçantë nga kompozitore femra nga e gjithë bota, që vijnë si mesazh dhe thirrje për paqe në botë.

Lajmin e ka bërë të ditur mezosopranoja Goranci në facebook./ KultPlus.com

Luljeta Goranci, karikaturistja e vetme nga Kosova me ekspozitë në Pogradec

Artistë të karikaturës dhe letërsisë humoristike nga e gjithë bota janë bërë bashkë në Pogradec në konkusin Niko Nikolla. Mes tyre ishte edhe është karikaturistja e vetme grua në Kosovë, e cila është prezantuar për herë të parë me një ekspozitë në Shqipëri.

Luljeta Goranci është karikaturistja e vetme grua në Kosovë. Për herë të parë ajo prezantoi 30 punime për artdashësin shqiptar në një ekspozitë të çelur në Pogradec.

“Ka 50 vite që merrem në karikaturë, si në politikë dhe jetën e përditshme gjej elementë që me u kariku. Përmes karikaturës përcjell dhe mesazhe dhe më vjen keq që nuk organizohen  më shumë ekspozita të karikaturës, karikatura është ajka e artit sepse ke dhe art dhe mesazhe.” Politika dhe jeta e përditshme janë dy subjektet kryesore të artistëve të karrikaturës, pjesëmarrës konkursi mbarëkombëtar të letërsisë satirike-humoristike Niko Nikolla.

Vajza e karikaturistit të njohur, shprehet se ky konkurs ka bërë bashkë edhe këtë vit artistë nga gjithë bota.

Konkursi ndërkombëtar në nder të karikaturistit Niko Nikolla do të mbyllet me mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve në Tushemisht, ku do të ketë edhe një ekspozitë të librave humoristike./OraNews/KultPlus.com