Kori Siparantum kësaj radhe në Pejë vjen me koncertin e radhës duke sjellur në Kosovë Korin e suksesshëm Gospelchor am Münster nga Bazeli me dirigjentin e njohur Oliver Rudin, fitues i shumë shpërblimeve në festivale të ndryshme botërore përfshi dhe suksesin e tyre të fundit në World Choir Games (2021).
“Jemi të lumtur që këtë sezonë po e fillojmë me koncertin e parë në bashkëpunim me korin Gospelchor am Münster nga Bazeli. Programi do të jetë interesant dhe tejet atraktiv për audiencen. Pas suksesit që kishim në World Choir Games, tani po takohemi përsëri, kësaj radhe në një skenë të përbashkët. Tashmë jemi rikthyer me prova dhe energjinë pozitive që gjendet mes nesh, mezi po e presim koncertin e së hënës”, Memli Kelmendi, dirigjent i Korit Siparantum
Koncerti i Gospelchor am Münster (Zvicër) me dirigjent Oliver Rudin dhe Siparantum Choir (Kosovë) me dirigjent Memli Kelmendi, mbahet të hënën me 29 Gusht në ora 20:00 në Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë. Koncerti është mbështetur nga Komuna e Pejës dhe Kinema “Jusuf Gërvalla”. / KultPlus.com