Paul Mescal do të nderohet me çmim special nga revista “GQ”

Ylli irlandez, Paul Mescal, do të pranojë çmimin “Hugo Boss Breakthrough Actor Of The Year” në ceremoninë e ardhshme të ndarjes së shpërblimeve, “GQ Men Of The Year Awards”.

Aktori 24-vjeçar është përzgjedhur ta pranojë këtë trofe, për ta nderuar performancën e tij të jashtëzakonshme në serinë, “Normal People”, e cila i rrëmbeu zemrat e njerëzve me t’u lansuar gjatë periudhës së parë të karantinës, transmeton Koha.

Gjatë një interviste për revistën “GQ”, aktori e ka pranuar se e ka pasur të vështirë ta marrë vendimin rreth karrierës të cilën dëshiron ta ndjekë, sepse nuk ka dashur të përfundojë me një profesion nga i cili do të mërzitej shpejtë.

Aktori irlandez po ashtu ka treguar për një lëndim të madh të cilin e kishte pësuar, që ka bërë që ai të mos luante më futboll dhe kështu ka përfunduar duke e kthyer fokusin drejt aktrimit.

Paul Mescal së fundmi ka pasur rastin ta shikoj serinë “Normal People”, bashkë me kolegen e tij në film, Daisy Edgar-Jones. Kjo ishte hera e parë që dy protagonistët e kanë shikuar produktin final të punës së tyre në këtë seri.

Ceremonia “GQ Men Of The Year Awards 2020” e cila organizohet në bashkëpunim me kompaninë “Hugo Boss”, do të transmetohet në kanalin e revistës “GQ” në YouTube, të enjten më 26 nëntor.

George Clooney “Ikona e vitit 2020” për GQ

Karizmatik, joshës, elegant dhe talent kinematografik.

Është George Clooney, “Ikona e vitit”, sipas revistës GQ që i ka kushtuar ballinat e ardhshme me rastin e edicionit të 25-të, “Men of the Year”. Me syze dielli prej aviatori aktori që mbush 60-vjeç majin që vjen, i fotografuar nga Jason Nocito, konfirmohet ikonë e stilit klasik “cool kalifornian”.

“Clooney është e vetmja ‘gjë’ për të cilën jemi dakord në këtë moment, si komb, nuk dukemi shumë dakord për asgjë…”, shkruan Zach Baron në numrin e GQ, ku aktori jep një intervistë ekskluzive në të cilën flet për karrierën e tij të gjatë në Hollywood, por edhe për aksidentin e tij me motor dhe si arriti të shpëtojë.

Clooney flet në intervistë edhe për miqësinë e tij me Jon Biden, dhe për një rast kur i dhuroi disa miqve të tij 1 milion dollarë secilit në çantë. Ai gjithashtu tregon që është një bashkëshort krenar për gruan e tij, Amal Clloney, si dhe i lumtur për binjakët 3 vjeçar, Alexander dhe Elia/BW / KultPlus.com