65 vite nga ceremonia e parë për ndarjen e çmimeve Grammy

Sot 65 vite më parë, është mbajtur për herë të parë ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore Grammy Award, shkruan KultPlus.

Çmimet Grammy (të stilizuara si GRAMMY), ose thjesht të njohura si Grammy, janë çmime të paraqitura nga Akademia e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara për të njohur arritjet “të jashtëzakonshme” në industrinë e muzikës.

Grammy Award është një çmim muzike që nga viti 1957 jepet çdo vit në gjithsej 108 kategori për artistët më të dalluar, drejtues të prodhimit dhe teknikë akustik.

Këto konsiderohen si çmimet më prestigjioze dhe më të rëndësishme në industrinë e muzikës në mbarë botën. Ata u quajtën fillimisht Gramophone Awards, pasi trofeu përshkruan një gramafon të praruar. Grammy është i pari nga çmimet kryesore muzikore të tre rrjeteve të mëdha që mbahen çdo vit, dhe konsiderohen si një nga katër çmimet kryesore vjetore amerikane të argëtimit, së bashku me Çmimet e Akademisë (për filma), Çmimet Emmy (për televizionin) , dhe çmimet Tony (për teatër).

Ceremonia e parë e çmimeve Grammy u mbajt më 4 maj 1959, për të nderuar arritjet muzikore të interpretuesve për vitin 1958. /KultPlus.com

Joni Mitchell do të debutoj në performancën e çmimeve Grammy

Joni Mitchell do të bëjë debutimin e saj në performancën e çmimeve Grammy në shfaqjen e këtij viti më 4 shkurt.

Kantautorja, e njohur për hitet “Both Sides Now” dhe “Big Yellow Taxi”, është nominuar për albumin më të mirë folklorik, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka fituar më parë nëntë Grammy dhe ka marrë një çmim për arritje të jetës në 2002.

80-vjeçarja vetëm së fundmi iu rikthye performancës pasi pësoi një aneurizëm thuajse fatal të trurit në vitin 2015.

Në qershor, kantautorja luajti në shfaqjen e saj të parë kryesore në më shumë se 20 vjet pasi ajo ri-mësoi se si të ecë, të flasë dhe të luajë kitarë./KlanKosova/ KultPlus.com

Fituesit e Grammy vijnë në Mitrovicë, do të performojnë në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it

Të hënën, më 28 gusht, në Mitrovicë do të fillojë edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Jazz, në sheshin “Isa Boletini”, shkruan KultPlus.

“Mitrovica International Jazz Days”, në hapje të festivalit, do të mirëpresë Richard Bonan, nga SHBA, fitues i çmimit Grammy, një nga basistët, kompozitorët dhe instrumentistët më me arritje në botë.

Richard Bona do të shoqërohet nga “MIJD BIG BAND”, të drejtuar nga maestroni mitrovicas, Edon Ramadani.

Ndërsa në natën e dytë të festivalit të muzikës xhaz do të performojnë këngëtarja dhe muzikantët e skenës evropiane të xhazit dhe asaj botërore, GANNA dhe ansambli i saj.

Po kështu, në natën e dytë, të edicionit të parë të festivalit, këngëtarja Elina Duni do të jetë e pranishme në skenë për të performuar, e shoqëruar nga kitarën mjeshtërore të Rob Luft, së bashku me dy miq të tjerë.

Nata e mbylljes së këtij festivali, më 2 shtator, do të jetë me titullarët e festivaleve më të mëdha të xhazit, si dhe me fituesit e shumë çmimeve Grammy, Michael Legaue dhe Bill Lauraunce, ku do të prezantojnë edhe projektin e tyre të dyshes “Where you want ti ishe”. /Klan Kosova /KultPlus.com

64 vite më parë filloi ceremonia për ndarjen e çmimeve Grammy

Sot 64 vite më parë, është mbajtur për herë të parë ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore Grammy Award, shkruan KultPlus.

Çmimet Grammy (të stilizuara si GRAMMY), ose thjesht të njohura si Grammy, janë çmime të paraqitura nga Akademia e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara për të njohur arritjet “të jashtëzakonshme” në industrinë e muzikës.

Grammy Award është një çmim muzike që nga viti 1957 jepet çdo vit në gjithsej 108 kategori për artistët më të dalluar, drejtues të prodhimit dhe teknikë akustik.

Këto konsiderohen si çmimet më prestigjioze dhe më të rëndësishme në industrinë e muzikës në mbarë botën. Ata u quajtën fillimisht Gramophone Awards, pasi trofeu përshkruan një gramafon të praruar. Grammy është i pari nga çmimet kryesore muzikore të tre rrjeteve të mëdha që mbahen çdo vit, dhe konsiderohen si një nga katër çmimet kryesore vjetore amerikane të argëtimit, së bashku me Çmimet e Akademisë (për filma), Çmimet Emmy (për televizionin) , dhe çmimet Tony (për teatër).

Ceremonia e parë e çmimeve Grammy u mbajt më 4 maj 1959, për të nderuar arritjet muzikore të interpretuesve për vitin 1958. /KultPlus.com

64 vite nga ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve Grammy

Në datën 4 maj të vitit 1959, u mbajt ceremonia e parë e ndarjes së çmimeve Grammy në Beverly Hilton Hotel në Beverly Hills, Kaliforni. Çmime Grammy janë një nga çmimet më të rëndësishme në industrinë muzikore dhe ndahen çdo vit për të nderuar arritjet muzikore të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme.

Ceremonia e parë e çmimeve Grammy u zhvillua me 28 kategori të ndryshme, duke përfshirë kategori si Albumi i Vitit, Kënga e Vitit dhe Artisti i Ri më i Mirë. Dhe gjithashtu u nderuan artistë të tjerë për kontributet e tyre në fushën e muzikës.

Duke u nisur nga viti 1959, çmime Grammy kanë shënuar një histori të gjatë e të suksesshme, duke nderuar artistë të njohur dhe të rinj nga të gjitha zhanret muzikore. Kjo ceremoni është shndërruar në një ngjarje kryesore në industrinë muzikore dhe pritet me shumë kureshtje nga fansat e muzikës në të gjithë botën.

Ndërkohë që ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy është ndryshuar me kalimin e kohës, duke u rritur në madhësi dhe rëndësi, ndarja e këtyre çmimeve mbetet një shenjë e nderimit dhe krenarisë për artistët muzikorë të gjithë kohërave. / KultPlus.com

Sonte ceremonia e çmimeve Grammy, Adele dhe Beyonce në garë për çmimet kryesore

Sonte do të mbahet ceremonia e 65-të Vjetore e Çmimeve Grammy, e cila do të mbahet në Crypto.com Arena në Los Angeles.

Beyonce kryeson me nëntë nominime, e ndjekur nga reperi Kendrick Lamar me tetë nominime dhe diva e popit Adele dhe baladerja Brandi Carlile me nga shtatë nominime.

Beyonce dhe Adele, njëjtë si në ceremoninë  e vitit 2017, janë kokë më kokë në tri kategoritë kryesore; Albumi i Vitit, Rekordi i Vitit dhe Kënga e Vitit, njofton Klankosova.tv.

Disa nga nominimet janë si vijon:

Albumi i Vitit

“Voyage”, ABBA

“30,” Adele

“Un Verano Sin Ti,” Bad Bunny

“Renaissance,” Beyonce

“Good Morning Gorgeous (Deluxe),” Mary J. Blige

“In These Silent Days,” Brandi Carlile

“Music of the Spheres,” Coldplay

“Mr. Morale & the Big Steppers,” Kendrick Lamar

“Special,” Lizzo

“Harry’s House,” Harry Styles

Rekordi i Vitit

“Don’t Shut Me Down,” ABBA

“Easy on Me,” Adele

“Break My Soul,” Beyonce

“Good Morning Gorgeous,” Mary J. Blige

“You and Me on the Rock,” Brandi Carlile featuring Lucius

“Woman,” Doja Cat

“Bad Habit,” Steve Lacy

“The Heart Part 5,” Kendrick Lamar

“About Damn Time,” Lizzo

“As It Was,” Harry Styles

Kënga e Vitit

“abcdefu” — Sara Davis, Gayle & Dave Pittenger, (Gayle)

“About Damn Time” — Lizzo, Eric Frederic, Blake Slatkin & Theron Makiel Thomas, (Lizzo)

“All Too Well” (10 Minute Version) (The Short Film) — Liz Rose & Taylor Swift, (Taylor Swift)

“As It Was” — Tyler Johnson, Kid Harpoon & Harry Styles, (Harry Styles)

“Bad Habit” — Matthew Castellanos, Brittany Foushee, Diana Gordon, John Carroll Kirby & Steve Lacy, (Steve Lacy)

“Break My Soul” — Beyonce, S. Carter, Terius “The-Dream” Gesteelde-Diamant & Christopher A. Stewart, (Beyonce)

“Easy On Me” — Adele Adkins & Greg Kurstin, (Adele)

“God Did” — Tarik Azzouz, E. Blackmon, Khaled Khaled, F. LeBlanc, Shawn Carter, John Stephens, Dwayne Carter, William Roberts & Nicholas Warwar, (DJ Khaled Featuring Rick Ross, Lil Wayne, Jay-Z, John Legend & Fridayy)

“The Heart Part 5” — Jake Kosich, Johnny Kosich, Kendrick Lamar & Matt Schaeffer, (Kendrick Lamar)

“Just Like That” — Bonnie Raitt, (Bonnie Raitt)

Artisti/ja i ri më i mirë

Anitta

Omar Apollo

DOMi & JD Beck

Samara Joy

Latto

Maneskin

Muni Long

Tobe Nwigwe

Molly Tuttle

Wet Leg

Videoklipi më i mirë

“Easy on Me,” Adele

“Yet to Come,” BTS

“Woman,” Doja Cat

“The Heart Part 5,” Kendrick Lamar

“As It Was,” Harry Styles

“All Too Well (The Short Film),” Taylor Swift

Albumi Rap më i mirë

“God Did,” DJ Khaled

“I Never Liked You,” Future

“Come Home The Kids Miss You,” Jack Harlow

“Mr. Morale & the Big Steppers,” Kendrick Lamar

“It’s Almost Dry,” Pusha T

Albumi Rok më i mirë

“Dropout Boogie,” The Black Keys

“The Boy Named If,” Elvis Costello & The Imposters

“Crawler,” Idles

“Mainstream Sellout,” Machine Gun Kelly

“Patient Number 9,” Ozzy Osbourne

“Lucifer on the Sofa,” Spoon

Albumi më i mirë Pop

“Voyage,” ABBA

“30,” Adele

“Music of the Spheres,” Coldplay

“Special,” Lizzo

“Harry’s House,” Harry Styles

Best Dance / Electronica Album

“Renaissance,” Beyonce

“Fragments,” Bonobo

“Diplo,” Diplo

“The Last Goodbye,” Odesza

“Surrender,” Rufus du Sol

Artistët me më së shumti  nomonime

Beyonce – 9

Kendrick Lamar – 8

Adele – 7

Brandi Carlile – 7

Harry Styles – 6

Mary J. Blige – 6

DJ Khaled – 6

Future – 6 /KultPlus.com

Parashikimet e çmimeve “Grammy”: Kush do të fitojë, kush duhet të fitojë

Pas një viti në mungesë të një audience, ceremonia e 65-të e çmimeve “Grammy” do të rikthehet në normalitet të dielën në mbrëmje, në qendër të Los Anxhelosit.

Të nominuarit kryesorë përfshijnë Beyoncé me nëntë nominime, e ndjekur nga Kendrick Lamar me tetë nominime, Adele dhe Brandi Carlile me shtatë nominime. Ndër superyjet e tjerë për çmimet kryesore janë, Bad Bunny, Harry Styles, Lizzo dhe Taylor Swift.

Parashikimet për 10 kategoritë kryesore janë;

Albumi i vitit

ABBA, “Voyage”

Adele, “30”

Bad Bunny, “Un Verano Sin Ti”

Beyoncé, “Renaissance”

Mary J. Blige, “Good Morning Gorgeous”

Brandi Carlile, “In These Silent Days”

Coldplay, “Music of the Spheres”

Kendrick Lamar, “Mr. Morale & the Big Steppers”

Lizzo, “Special”

Harry Styles, “Harry’s House”

Duhet të fitojë: Beyoncé, “Renaissance”

Do të fitojë: Brandi Carlile, “In These Silent Days”

Hit-i i vitit

ABBA, “Don’t Shut Me Down”

Adele, “Easy on Me”

Beyoncé, “Break My Soul”

Mary J. Blige, “Good Morning Gorgeous”

Brandi Carlile feat. Lucius, “You and Me on the Rock”

Doja Cat, “Woman”

Steve Lacy, “Bad Habit”

Kendrick Lamar, “The Heart Part 5”

Lizzo, “About Damn Time”

Harry Styles, “As It Was”

Duhet të fitojë: Steve Lacy, “Bad Habit”

Do të fitojë: Lizzo, “About Damn Time”

Kënga e vitit

“abcdefu,” shkruar nga Sara Davis, Gayle dhe Dave Pittenger (kënduar nga Gayle)

“About Damn Time,” shkruar nga Melissa “Lizzo” Jefferson, Eric Frederic, Blake Slatkin dhe Theron Makiel Thomas (kënduar nga Lizzo)

“All Too Well (10 Minute Version),” shkruar nga Liz Rose and Taylor Swift (kënduar nga Taylor Swift)

“As It Was,” shkruar nga Tyler Johnson, Kid Harpoon and Harry Styles (kënduar nga Harry Styles)

“Bad Habit,” shkruar nga Matthew Castellanos, Brittany Fousheé, Diana Gordon, John Carroll Kirby dhe Steve Lacy (kënduar nga Steve Lacy)

“Break My Soul,” shkruar nga Beyoncé, S. Carter, Terius “The-Dream” Gesteelde-Diamant dhe Christopher A. Stewart (kënduar nga Beyoncé)

“Easy on Me,” shkruar nga Adele Adkins dhe Greg Kurstin (kënduar nga Adele)

“God Did,” shkruar nga Tarik Azzouz, E. Blackmon, Khaled Khaled, F. LeBlanc, Shawn Carter, John Stephens, Dwayne Carter, Williams Roberts dhe Nicholas Warwar (kënduar nga DJ Khaled featuring Rick Ross, Lil Wayne, Jay-Z, John Legend dhe Fridayy)

“The Heart Part 5,” shkruar nga Jake Kosich, Johnny Kosich, Kendrick Lamar dhe Matt Schaeffer (kënduar nga Kendrick Lamar)

“Just Like That,” shkruar nga Bonnie Raitt (kënduar nga Bonnie Raitt)

Duhet të fitojë: “All Too Well (Version 10 Minutësh)”

Do të fitojë: “Easy on Me”

Artisti më i mirë i ri

Anitta

Omar Apollo

Domi & JD Beck

Muni Long

Samara Joy

Latto

Maneskin

Tobe Nwigwe

Molly Tuttle

Wet Leg

Duhet të fitojë: Omar Apollo

Do të fitojë: Molly Tuttle

Kantautori i vitit

Amy Allen

Nija Charles

Tobias Jesso Jr.

The-Dream

Laura Veltz

Duhet të fitojë: The-Dream

Do të fitojë: The-Dream

Performanca më e mirë Pop-duo/në grup

ABBA, “Don’t Shut Me Down”

Camila Cabello feat. Ed Sheeran, “Bam Bam”

Coldplay dhe BTS, “My Universe”

Post Malone dhe Doja Cat, “I Like You (A Happier Song)”

Sam Smith dhe Kim Petras, “Unholy”

Duhet të fitojë: Sam Smith dhe Kim Petras, “Unholy”

Do të fitojë: Coldplay dhe BTS, “My Universe”

Albumi më i mirë Rap

DJ Khaled, “God Did”

Future, “I Never Liked You”

Jack Harlow, “Come Home the Kids Miss You”

Kendrick Lamar, “Mr. Morale & the Big Steppers”

Pusha T, “It’s Almost Dry”

Duhet të fitojë: Kendrick Lamar, “Mr. Morale & the Big Steppers”

Do të fitojë: Kendrick Lamar, “Mr. Morale & the Big Steppers”

Performanca më e mirë solo “Country”

Kelsea Ballerini, “Heartfirst”

Zach Bryan, “Something in the Orange”

Miranda Lambert, “In His Arms”

Maren Morris, “Circles Around This Town”

Willie Nelson, “Live Forever”

Duhet të fitojë: Zach Bryan, “Something in the Orange”

Do të fitojë: Willie Nelson, “Live Forever”

Albumi më i mirë Rock

The Black Keys, “Dropout Boogie”

Elvis Costello dhe The Imposters, “The Boy Named If”

Idles, “Crawler”

Machine Gun Kelly, “Mainstream Sellout”

Ozzy Osbourne, “Patient Number 9”

Spoon, “Lucifer on the Sofa”

Duhet të fitojë: Spoon, “Lucifer on the Sofa”

Do të fitojë: Ozzy Osbourne, “Patient Number 9”

Kënga më e mirë e shkruar për median vizive

“Be Alive,” from “King Richard,” shkruar nga Beyoncé dhe Darius Scott Dixson (kënduar nga Beyoncé)

“Carolina,” from “Where the Crawdads Sing,” shkruar nga Taylor Swift (kënduar nga Taylor Swift)

“Hold My Hand,” from “Top Gun: Maverick,” shkruar nga Bloodpop dhe Stefani Germanotta (kënduar nga Lady Gaga)

“Keep Rising (The Woman King),” nga “The Woman King,” shkruar nga Angelique Kidjo, Jeremy Lutito dhe Jessy Wilson (kënduar nga Jessy Wilson dhe Angelique Kidjo)

“Nobody Like U,” from “Turning Red,” shkruar nga Billie Eilish dhe Finneas O’Connell (kënduar nga 4*Town, Jordan Fisher, Finneas O’Connell, Josh Levi, Topher Ngo dhe Grayson Villanueva)

“We Don’t Talk About Bruno,” from “Encanto,” shkruar nga Lin-Manuel Miranda (kënduar nga Carolina Gaitán, Mauro Castillo, Adassa, Rhenzy Feliz, Diane Guerrero, Stephanie Beatriz dhe “Encanto”)

Duhet të fitojë: “We Don’t Talk About Bruno”

Do të fitojë: “We Don’t Talk About Bruno”  /atsh / KultPlus.com

Artistja më e nominuar për çmimet Grammy në histori

Të kesh konkurrent partnerin, shpeshherë mund të duket argëtuese. Të gjithë mund ta keni provuar si ndjesi në video-game apo situata të tjera të përditshme.

Në të njëjtën mënyrë po argëtohet edhe Beyonce me Jay-Z. Vetëm se ‘loja’ e tyre është më e madhe. Ata po konkurrojnë midis njëri-tjetrit se kush do të jetë artisti më i nominuar për çmimet Grammy në histori.

Ishte Jay-Z, por sot është Beyonce.

Ajo është nominuar për 87 çmime Grammy gjatë gjithë karrierës, duke tejkaluar rekordin e mbajtur më parë nga bashkëshorti i saj.

Gjithashtu ky triumf e bën atë artisten e parë grua që ka tejkaluar 80 nominime. / KultPlus.com

Momenti kur Bebe Rexha e kuptoi se është nominuar për çmimet “Grammy” (VIDEO)

Janë publikuar nominimet për mbrëmjen më të madhe muzikore të ndarjes së çmimeve, Grammy Awards 2023.

Beyonca është artistja më e nominuar për edicionin e 65-të të çmimeve vjetore, falë këngëve të suksesshme nga albumi i saj i fundit “Renaissance”, shkruan The New York Times.

E vetmja artiste shqiptare me renome botërore e nominuar për Grammy Awards 2023 është këngëtarja me origjinë nga Maqedonia, Bebe Rexha.

Ajo është në garë për të fituar mimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Ky është nominimi i tretë i saj për Grammy në karrierë, pas dy nominimeve paraprake që ka pasur në vitin 2019, e që fatkeqësisht nuk kishte fituar asnjërin prej tyre.

Kur Bebe Rexha e kuptoi se është nominuar për çmimet “Grammy”, reagimi i saj ishte epik, të cilin e ka postuar edhe në “Instagram”. /KultPlus.com

Dua Lipa dhe lulëzimi i saj ndër vite në çmimet ‘Grammy’

Nga një refugjate në Londër, Dua Lipa ka arritur që ndër vite të krijojë një identitet të saj edhe realisht të arrijë majat e botës, shkruan KultPlus.

Paraqitjet e saj të fundit në publik dhe koncertet e organizuara kanë mundësuar që Lipa të zgjerojë muzikën e saj edhe më shumë.

Së fundmi, 26 vjeçarja ka bërë një prezantim special në çmimet ‘Grammy’ së bashku me këngëtaren tjetër Megan Thee Stallion, derisa ajo është vlerësuar për veshjen e mrekullueshme.

Ndërkohë, KultPlus iu sjellë edhe veshjet e saj ndër vite duke filluar nga vitit 2017 deri në 2021.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme me një prezantim special, Dua Lipa dhe Megan Stallion bëjnë paraqitje glamuroze në ‘Grammys’. /KultPlus.com

Nata e rekordeve, lista e plotë e fituesve të çmimeve ’Grammy’

Një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e muzikës ”Grammys” ka ndarë çmimet vjetore, shkruan KultPlus.

Në natën kur edhe u thyen rekorde të ndryshme, çmimet Grammy u karakterizuan nga paraqitje të ndryshme speciale dhe çmime të shumta.

Kjo është lista e plotë e fituesve sivjet në “Grammy Awards”:

INCIZIMI MUZIKOR I VITIT
“I Still Have Faith In You,” ABBA
“Freedom,” Jon Batiste
“I Get A Kick Out Of You,” Tony Bennett & Lady Gaga
“Peaches,” Justin Bieber Featuring Daniel Caesar & Giveon
“Right On Time,” Brandi Carlile
“Kiss Me More,” Doja Cat Featuring SZA
“Happier Than Ever,” Billie Eilish
“Montero” (Call Me By Your Name), Lil Nas X
“drivers license,” Olivia Rodrigo
“Leave The Door Open,” Silk Sonic 

KËNGA E VITIT
“Bad Habits,” Ed Sheeran
“A Beautiful Noise,” Alicia Keys Featuring Brandi Carlile
“drivers license,” Olivia Rodrigo
“Fight For You,” H.E.R.
“Happier Than Ever,” Billie Eilish
“Kiss Me More,” Doja Cat Featuring SZA
“Leave The Door Open,” Silk Sonic 
“Montero (Call Me By Your Name),” Lil Nas X
“Peaches,” Justin Bieber Featuring Daniel Caesar & Giveon
“Right On Time,” Brandi Carlile

ALBUMI I VITIT
“We Are,” Jon Batiste 
“Love For Sale,” Tony Bennett & Lady Gaga
“Justice (Triple Chucks Deluxe),” Justin Bieber
“Planet Her (Deluxe),” Doja Cat
“Happier Than Ever,” Billie Eilish
“Back Of My Mind,” H.E.R.
“Montero,” Lil Nas X
“Sour,” Olivia Rodrigo
“Evermore,” Taylor Swift
“Donda,” Kanye West

ARTISTI I RI MË I MIRË
Arooj Aftab
Jimmie Allen
Baby Keem
FINNEAS
Glass Animals
Japanese Breakfast
The Kid Laroi
Arlo Parks
Olivia Rodrigo 
Saweetie

PERFOROMANCA MË E MIRË SOLO E ZHANRIT POP
“Anyone,” Justin Bieber
“Right on Time,” Brandi Carlile
“Happier Than Ever,” Billie Eilish
“Positions,” Ariana Grande
“Drivers License,” Olivia Rodrigo

PERFOROMANCA MË E MIRË DUO/GRUP E ZHANRIT POP
“I Get a Kick Out of You,” Tony Bennett & Lady Gaga
“Lonely,” Justin Bieber & benny blanco
“Butter,” BTS
“Higher Power,” Coldplay
“Kiss Me More,” Doja Cat feat. SZA 

ALBUMI MË I MIRË TRADICIONAL I ZHANRIT POP
“Love for Sale,” Tony Bennett & Lady Gaga 
“‘Til We Meet Again (Live),” Norah Jones
“A Tori Kelly Christmas,” Tori Kelly
“Ledisi Sings Nina,” Ledisi
“That’s Life,” Willie Nelson
A Holly Dolly Christmas, Dolly Parton

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT POP
“Justice (Triple Chucks Deluxe),” Justin Bieber
“Planet Her (Deluxe),” Doja Cat
“Happier Than Ever”, Billie Eilish
“Positions,” Ariana Grande
“Sour,” Olivia Rodrigo 

KËNGA MË E MIRË RITMIKE
“Hero,” Afrojack & David Guetta
“Loom,” Ólafur Arnalds Featuring Bonobo
“Before,” James Blake
“Heartbreak,” Bonobo & Totally Enormous Extinct Dinosaurs
“You Can Do It,” Caribou
“Alive,” Rüfüs Du Sol
“The Business,” Tiësto

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT RAP
“The Off-Season,” J. Cole
“Certified Lover Boy,” Drake
“King’s Disease 2,” Nas
“Call Me If You Get Lost,” Tyler, the Creator 
“Donda,” Kanye West

PERFORMANCA MË E MIRË E ZHANRIT RAP
“Family Ties,” Baby Keem, Kendrick Lamar
“Up,” Cardi B
“My Life,” J. Cole, 21 Savage & Morray
“Thot S***” Megan Thee Stallion

KËNGA MË E MIRË E ZHANRIT RAP
“Bath Salts,” DMX, Jay-Z, Nas
“Best Friend,” Saweetie, Doja Cat
“Family Ties,” Baby Keem, Kendrick Lamar
“Jail,” Kanye West, Jay-Z 
“My Life,” J. Cole, 21 Savage & Morray

ALBUMI MË I MIRË LATIN
“Vertigo,” Pablo Alborán
“Mis Amores,” Paula Arenas – Mis Amores
“Hecho A La Antigua,” Ricardo Arjona
“Mis Manos,” Camilo
“Mendó,” Alex Cuba 
“Revelación,” Selena Gomez

ALBUMI MË I MIRË URBAN
“Afrodisíaco,” Rauw Alejandro
“El Último Tour Del Mundo,” Bad Bunny 
“Jose,” J Balvin
“KG0516,” KAROL G
“Sin Miedo (Del Amor Y Otros Demonios) 8,” Kali Uchis

PERFORMANCA MË E MIRË AMERIKANE
“Cry,” Jon Batiste 
“Love and Regret,” Billy Strings
“I Wish I Knew How It Would Feel to be Free,” The Blind Boys of Alabama and Bela Fleck
“Same Devil,” Brandy Clark Featuring Brandi Carlile
“Nightflyer,” Allison Russell

BPERFORMANCA MË E MIRË E ZHANRIT R&B
“Lost You,” Snoh Aalegra
“Peaches,” Justin Bieber Featuring Daniel Caesar & Giveon
“Damage,” H.E.R.
“Leave The Door Open,” Silk Sonic
“Pick Up Your Feelings,” Jazmine Sullivan

KËNGA MË E MIRË E ZHANRIT R&B
“Damage,” H.E.R.
“Good Days,” SZA
“Heartbreak Anniversary,” Giveon
“Leave The Door Open,” Silk Sonic 
“Pick Up Your Feelings,” Jazmine Sullivan

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT R7B
“Temporary Highs In The Violet Skies,” Snoh Aalegra
We Are,” Jon Batiste
“Gold-Diggers Sound,” Leon Bridges
“Back Of My Mind,” H.E.R.
“Heaux Tales,” Jazmine Sullivan 

PERFOROMANCA MË E MIRË SOLO E ZHANRIT COUNTRY
“Forever After All,” Luke Combs
“Remember Her Name,” Mickey Guyton
“All I Do Is Drive,” Jason Isbell
“camera roll,” Kacey Musgraves
“You Should Probably Leave,” Chris Stapleton

PERFOROMANCA MË E MIRË DUO/GRUP E ZHANRIT COUNTRY
“If I Didn’t Love You,” Jason Aldean & Carrie Underwood
“Younger Me,” Brothers Osborne 
“Glad You Exist,” Dan + Shay
“Chasing After You,” Ryan Hurd & Maren Morris
“Drunk (And I Don’t Wanna Go Home),” Elle King & Miranda Lambert

KËNGA MË E MIRË E ZHANRIT COUNTRY
“Better Than We Found It,” Maren Morris
“camera roll,” Kacey Musgraves
“Cold,” Chris Stapleton
“Country Again,” Thomas Rhett
“Fancy Like,” Walker Hayes
“Remember Her Name,” Mickey Guyton

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT COUNTRY
“Skeletons,” Brothers Osborne
“Remember Her Name,” Mickey Guyton
“The Marfa Tapes,” Miranda Lambert, Jon Randall & Jack Ingram
“The Ballad Of Dood & Juanita,” Sturgill Simpson
“Starting Over,” Chris Stapleton 

PERFORMANCA MË E MIRË E ZHANRIT ROCK
“Shot in the Dark,” AC/DC
“Know You Better (Live from Capitol Studio A),” Black Pumas
“Nothing Compares 2 U,” Chris Cornell
“OHMS,” Deftones
“Making a Fire,” Foo Fighters

KËNGA MË E MIRË E ZHANRIT ROCK
“All My Favorite Songs,” Weezer
“The Bandit,” Kings of Leon
“Distance,” Mammoth WVH
“Find My Way,” Paul McCartney
“Waiting on a War,” Foo Fighters

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
“Power Up”, AC/DC
“Capitol Cuts- Live From Studio A,” Black Pumas
“No One Sings Like You Anymore, Vol. 1,” Chris Cornell
“Medicine at Midnight,” Foo Fighters 
“McCartney III,” Paul McCartney./KultPlus.com

Zelensky në ceremoninë e çmimeve Grammy: Kam një ëndërr për qytetarët e Ukrainës

Në ceremoninë e çmimeve ‘Grammy’, pati një paraqitje speciale edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky me një dedikim emocional për viktimat e pushtimit rus në vendin që ai udhëheq, shkruan KultPlus.

Paraqitja speciale e Zelensky për këtë ceremoni u bë përmes një video që ishte inçizuar më herët, ku ai vlerësoi lart edhe rolin e muzikës.

“Lufta nuk na lë të zgjedhim se kush do të mbijetojë dhe kush do të qëndrojë në heshtje të përjetshme”, vazhdoi ai. “Muzikantët tanë veshin veshje të blinduara në vend të smokingëve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale, madje edhe atyre që nuk i dëgjojnë. Por muzika do të depërtojë gjithsesi”, ka thënë ai.

Zelenskiy lavdëroi bashkatdhetarët e tij duke thënë: “Ne mbrojmë lirinë tonë. Të jetojmë. Të dashurojmë. Të tingëllojmë. Në tokën tonë, ne po luftojmë Rusinë që sjell heshtjen e tmerrshme me bombat e saj. Heshtja e vdekur. Mbushni heshtjen me muzikën tuaj! Mbushni atë sot për të treguar historinë tonë”.

Ai iu kërkoi shikuesve të “Grammy Awards” që të mbështesin publikisht Ukrainën: “Unë kam një ëndërr që ata të jetojnë”, tha ai për popullin ukrainas. “Dhe të lirë. Të lirë si ju në skenën e Grammyt”.

Një paraqitje speciale pati edhe Dua Lipa së bashku me këngëtaren Megan Thee Stallion. /KultPlus.com

Faktet që karakterizojnë çmimet ‘Grammy’ të këtij viti

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, do të përformojë në ndarjen e çmimeve ‘GRAMMY 2022’, si njëra prej fituesve të mëhershme, shkruan KultPlus.

Lista e larmishme e prezantuesve në GRAMMY 2022 përfshin të nominuarat aktuale për GRAMMY, Megan Thee Stallion, Joni Mitchell dhe Questlove; Fituesit e GRAMMY-t Lenny Kravitz, Dua Lipa, Ludacris, Billy Porter, Bonnie Raitt dhe Keith Urban; dhe shumë të tjera

Disa fakte që e karakterizojnë këtë event këtë vit:

Një këngë e vitit 1934 është në listën e rekordit të vitit.

Do të kujtohen Stephen Sondheim dhe Taylor Hawkins.

Drake ende po bojkoton shfaqjen.

Kanye West i është kërkuar të mos performojë.

Adele nuk ka marrë një ftesë.

Billie Eilish mund të bëjë historinë e Grammy-t./KultPlus.com

Së bashku me shumë yje, Dua Lipa do të performojë në çmimet ‘Grammy’

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, do të përformojë në ndarjen e çmimeve ‘GRAMMY 2022’, si njëra prej fituesve të mëhershme, shkruan KultPlus.

Lista e larmishme e prezantuesve në GRAMMY 2022 përfshin të nominuarat aktuale për GRAMMY, Megan Thee Stallion, Joni Mitchell dhe Questlove; Fituesit e GRAMMY-t Lenny Kravitz, Dua Lipa, Ludacris, Billy Porter, Bonnie Raitt dhe Keith Urban; dhe shumë të tjera

Çmimet ‘GRAMMY’ do të ndahen më 3 prill, ku edhe transmetimi do të bëhet LIVE në Internet.

Më 2018 Dua kishte fituar dy çmimet e para ”Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance. /KultPlus.com

“Grammy” mbahet për herë të parë sivjet në Las Vegas

Grammy-t mund t’i mungojnë sivjet yjet si Drake, The Weeknd dhe Kanye West si interpretues, por nata më e madhe në muzikë mund të shkëlqejë ende pasi ajo do të zhvillohet në Las Vegas.

Ceremonia këtë vit është zhvendosur në Las Vegas për herë të parë ndonjëherë me disa artistë që pritet të ofrojnë natë epike duke përfshirë: Billie Eilish, Olivia Rodrigo dhe Jon Batiste. Çmimet u zhvendosën nga Los Angeles për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 dhe variantit Omicron në janar.

Vitin e kaluar, Grammy pati një atmosferë të festivalit muzikor, me pjesë të shfaqjes të mbajtura jashtë, në një mjedis me performanca të regjistruara paraprakisht.

Në ceremoninë e këtij viti pritet të ketë disa interpretues, duke përfshirë Rodrigo, Eilish, Lil Nas X, Jack Harloë, Brandi Carlile, Batiste, Silk Sonic, H.E.R., Chris Stapleton, Leslie Odom Jr. dhe Brothers Osborne.

Sa i përket çmimeve, risi këtë vit është se tri kategoritë kryesore janë zgjeruar me nga 10 kandidatë të nominuar. Bëhet fjalë për kategorinë: Ingjizimi i Vitit, Albumi i Vitit dhe Kënga e Vitit.

Kategoritë në rritje do ta bëjnë konkurrencën më të fortë, por mund ta bëjnë zgjedhjen e një fituesi shumë më të vështirë. / KultPlus.com

Këta janë artistët që do të performojnë në ‘Grammy 2022’

Një numër artistësh kanë konfirmuar se do të performojnë në këtë ceremoni, të njëjtit janë po ashtu të nominuar në disa kategori kryesore.

Brothers Osborne, BTS, Brandi Carlile, Billie Eilish, Lil Nas X, Jack Harlow dhe Olivia Rodrigues janë emrat që do të performojnë këtë vit.

Ky edicion do të transmetohet drejtpërdrejtë nga zona MG Grand Garden Arena në Los Vegas dhe nikoqir i mbrëmjes është Trevor Noah.

3 prill është data kur do të mbahet edicioni i 64-të i çmimeve Grammy.

Kjo ngjarje e madhe ishte planifikuar paraprakisht të mbahej në janar të këtij viti, përkatësisht më datë 31, por për shkak të rritjes së rasteve me virusin Omicron, ngjarja ishte shtyrë për një datë tjetër.

Me vendim të organizatorëve u vendos të mbahej më 3 prill. / KultPlus.com

Lady Gaga nis turneun botëror “Chromatica Ball”

Lady Gaga do të nisë turneun e saj botëror “Chromatica Ball” në qytetin perëndimor gjerman të Duseldorf më 17 korrik, njoftuan sot organizatorët e “Live Nation”.

Janë planifikuar koncerte në 14 stadiume në mbarë botën. Koncerti i hapjes në Dusseldorf do të pasohet me shfaqje në Stokholm, Paris, Londër, Toronto, Nju Jork, Çikago, San Francisko dhe Los Anxhelos, ndër të tjera.

Duseldorfi do të jetë i vetmi qytet në Gjermani që do të jetë pjesë e turit, duke lënë pas kryeqytetin e Berlinit dhe qytete të tjera të mëdha si Mynihu dhe Hamburgu.

Gaga, 12 herë fituese e çmimit “Grammy” ka shitur 36 milionë kopje dhe videot e saj kanë arritur 60 miliardë klikime në mbarë botën. Ajo ka mbi 55 milionë ndjekës në Facebook dhe 51 milionë në Instagram.

Në maj 2020, Lady Gaga publikoi albumin e saj të fundit dhe të gjashtë “Chromatica”. / KultPlus.com

Vdes artisti fitues i çmimit Grammy dhe Pulitzer, George Crumb

George Crumb, kompozitori pjellor i avantgardës, vdiq dje në shtëpinë e tij. ‘Bridge Records’, e cila publikoi shumë regjistrime nga Crumb gjatë karrierës së tij, duke përfshirë bashkëpunimin e Marcantonio Barone të vitit 2021 ‘Metamorphoses, Books I & II’, konfirmoi lajmin, duke vënë në dukje se gruaja dhe djemtë e tij ishin me Crumb kur ai vdiq. Ai ishte 92 vjeç, transmeton KultPlus.

Artisti fitues i çmimit Grammy dhe Pulitzer eksploroi kryqëzimin e natyrës dhe zërit gjatë karrierës së tij gjashtë dekadash.

Crumb, i cili kaloi 30 vjet duke dhënë mësim në Universitetin e Pensilvanisë, fitoi një çmim “Pulitzer” për muzikën për veprën e tij “Echoes of Time” dhe “River” në 1967 dhe një çmim “Grammy” për kompozimin më të mirë klasik bashkëkohor për pjesën e tij “Star-Child” në vitin 2011.

Lindur në një familje muzikore në Virxhinia, puna e Crumb eksploroi kryqëzimin e natyrës dhe zërit, veçanërisht kur bëhej fjalë për timbrin. Një nga pjesët e tij më të famshme, “Vox Balaenae (Zëri i balenës),” përfshinte thirrje balene.

Crumb fitoi diplomën e tij master në Universitetin e Illinois në 1953 dhe doktoraturën nga Universiteti i Miçiganit në 1959. Më vonë gjatë jetës, ai foli për gjetjen e mjedisit akademik mbytës në mënyrë krijuese.

“Problemi ishte se të gjithë u detyruan në këtë mënyrë akademike të të shkruarit që doli nga modernizmi evropian. Mua thjesht më dukej një mënyrë shumë efikase për të prodhuar shumë shënime të gabuara”, tha ai në 2009.

“Ajo u bë një teknikë e gjithanshme që shkatërroi personalitetin krijues të shumë njerëzve.”

Ndër kompozimet më të famshme të Crumb ishin partiturat e tij grafike, të cilat u vizatuan me dorë në fletë të mëdha dhe morën formën e formave dhe spiraleve të përpunuara.

“Unë nuk kam asnjë aftësi artistike jashtë kaligrafisë muzikore”, tha ai në një intervistë të vitit 2016.

“Unë thjesht mendoj se muzika duhet të duket ashtu siç tingëllon.”

Ai bazoi disa nga kompozimet e tij dhe projekte të tjera në shkrimin e poetit spanjoll Federico Garcia Lorca, duke përfshirë ciklin e tij të këngëve të vitit 1970 “Zërat e lashtë të fëmijëve”. Në një intervistë të vitit 1992 në Festivalin George Crumb në Boulder, kompozitori pranoi se nuk ishte kurrë i sigurt se si do të pranoheshin ato pjesë specifike.

“Një herë shumë vite më parë pata një letër nga vëllai i Lorkës, i cili thoshte se i pëlqenin cilësimet e mia të poezisë së Lorkës”, tha ai.

Një kompozitor i zënë gjatë viteve 1960 dhe 1970, Crumb u bë më pak pjellor në dy dekadat pasuese, por ai u kthye me një seri ‘Librash Këngësh Amerikane’ duke filluar në vitet 2000. Regjistrimet e muzikës së tij janë publikuar në serinë e Bridge Records ‘Complete George Crumb Edition’.

Pavarësisht natyrës avangarde, puna e Crumb ishte me ndikim tek një numër artistësh si Jonny Greenwood i Radiohead dhe David Bowie. Në vitin 2003, Bowie renditi LP-në e Crumb të vitit 1972 ‘Black Angels’, të kompozuar gjatë ditëve të zymta të Luftës së Vietnamit, si një nga albumet e tij të preferuar të të gjitha kohërave.

“E dëgjova këtë pjesë për herë të parë në kohën më të errët të të 70-tave të mia, dhe më trembi”, tha Bowie për “Black Angels” në një artikull për Vanity Fair.

“Është ende e vështirë për mua ta dëgjoj këtë pjesë pa një ndjenjë parashikimi. Vërtet, ndonjëherë, tingëllon si vepër e vetë djallit.” / KultPlus.com

George Crumb, March 1974 (Keith Beaty/Toronto Star via Getty Images)




Vdes Marilyn Bergman, shkrimtarja e shumëfishtë Oscar, Emmy, tekstshkruesja fituese e Grammy ishte 93 vjeç

Marilyn Bergman, fituese e shumë çmimeve Oscar, Emmy, Grammy dhe e njohur më shumë për tekstet e këngëve të saj, ka vdekur në moshën 93-vjeçare, përcjell KultPlus.

Ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Los Angeles në orën 1:15 të së shtunës në mëngjes me bashkëshortin Alan Bergman dhe vajzën Julie Bergman pranë saj. Shkaku i vdekjes ishte dështimi i frymëmarrjes (jo i lidhur me COVID).

Bergman ishte një tekstshkrues i shumëçmuar me tre çmime Oscar, katër çmime Emmy, tre çmime Grammy, dy çmime Golden Globe dhe një Cable Ace Award, ndër të tjera.

Marilyn ishte një diplomë muzikore në Shkollën e Lartë të Muzikës dhe Artit të Nju Jorkut dhe vazhdoi të studionte Psikologji dhe Anglisht në NYU. Pas kolegjit, ajo u transferua në Los Anxhelos dhe mori fillin muzikor nga jeta e saj e mëparshme. Në vitin 1956, ajo takoi Alanin dhe filloi një partneritet historik në jetë dhe punë.

Bergman ka lënë pas burrin e saj, Alan Bergman, vajzën dhe dhëndrrin Julie Bergman dhe iLan Azoulai. /KultPlus.com

Marilyn Bergman: Oscar-winning lyricist dies at 93 - BBC News

Shtyhet ceremonia e çmimeve Grammy për të dytin vit radhazi

Përhapja e madhe e variantit të ri COVID-19, Omicron, ka ndikuar në shtyrjen e ceremonisë së ndarjeve të çmimeve “Grammy”, që është paraparë të mbahet më 31 janar të këtij viti, përcjell KultPlus.

Edicioni i 64-të i “Grammy” nuk ka shkuar siç është planifikuar për shkak të pandemisë.

Dy edicionet e fundit të këtyre çmimeve janë përcjellur me raste të njëjta, ku vitin e kaluar që ishte paraparë të mbahej po në të njëjtën datë, 31 janar 2021 – më 5 janar u bë e ditur se nuk do të mbahej në datën e caktuar dhe u shtye për 14 mars, pasi në Los Angeles kishte probleme të mëdha me virusin.

Nominimet “Grammy” janë bërë të ditura më 23 nëntor të vitit 2021.

Jon Batiste prinë më 11 nominime, duke vazhduar më pas me Doja Cat, H.E.R., dhe Justin Bieber. / KultPlus.com

Drake tërhiqet nga nominimet “Grammy”

Çmimet “Grammy” kanë qenë vazhdimisht në qendër të kritikave vitet e fundit me artistët që nominojnë për çmime. Shumë këngëtarë e kanë bojkotuar herë pas here ceremoninë, me The Weeknd që nuk mori pjesë pasi albumi i tij “After Hours” nuk u nominua në asnjë kategori.

Këtë vit është kolegu i tij kanadez, Drake ai që ka tërhequr në mënyrë sensacionale dy nominimet e tij për çmimet e ardhshme Grammy 2022, siç raportohet ngaVariety.

Drake, 35 vjeç, ishte në garë për albumin më të mirë Rap me “Certified Lover Boy” dhe Performancën më të Mirë Rap për këngën e tij “Way 2 Sexy”.

Kur u kontaktuan nga The Post, përfaqësuesit e Drake refuzuan të komentonin. Sidoqoftë, një person i brendshëm pranë kampit të tij konfirmoi për The Post se ishte një vendim që e mori vetë Drake – dhe Grammy e nderoi kërkesën e tij.

Reperi i “Hotline Bling” ka fituar më parë vetëm katër çmime Grammy, duke përfshirë për albumin më të mirë rep dhe këngën më të mirë rep. Kjo është ende shumë më pak se bashkëmoshatarët e tij, duke pasur parasysh se Jay-Z ka fituar 23 Grammy deri më sot.

Grammy-t konsiderohen si çmimet më prestigjioze në industrinë e muzikës dhe votohen nga anëtarët e Akademisë së Regjistrimit, një organizatë elitare e përbërë nga interpretues, producentë dhe inxhinierë audio.

Drake ishte një nga pesë artistët në secilën prej kategorive në të cilat ai u nominua. Variety raporton se ai nuk do të zëvendësohet në asnjërën kategori dhe katër artistët e mbetur tani do të luftojnë për secilin prej çmimeve./KultPlus.com

Bebe Rexha për TMZ: Ka shumë lojë në prapaskenë kur bëhet fjalë për çmime

Bebe Rexha mund të mos ketë marrë çmime Grammy, por ajo nuk ka nevojë për asnjë trofe për të konfirmuar gjënë më të rëndësishme, që njerëzit e duan muzikën e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka tre këngë me mbi 1 miliardë klikime secila, përfshirë hitin me G-Eazy, “Me, Myself & I”.

Por në një intervistë për TMZ, ajo ka vënë në dukje se nuk i duhet një çmim kur njerëzit dëgjojnë muzikën e saj.

Teksa u pyet se përse mendonte që klikimet tek këngët e saj nuk përkthehen në çmime, këngëtarja u shpreh se “ka shumë lojë në prapaskenë kur bëhet fjalë për vlerësime, përfshirë politikën dhe paratë.” / KultPlus.com

Publikohet lista e plotë e emrave për çmimet e Grammy Awards

Gjatë ditës së martë u bën të ditur emrat e nominuar për çmimet Grammy Awards 2021.

Këtë vit shënohet edicioni i 64-të i Grammy, i cili mbahet më 31 janar të vitit 2022 dhe kryesuesi i listës është Jon Batiste, më pas Justin Bieber, Doja Cat, Billie Eilish, Olivia Rodrigo etj.

Ndërkaq, edhe grupi ABBA arriti të nominohej në këtë edicion.

Sa i përket artisteve shqiptare, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max, asnjëra nga to nuk arriti të nominohej për një çmim Grammy.

REGJISTRIMI MUZIKOR I VITIT
ABBA – I Still Have Faith in You
Jon Batiste – Freedom
Tony Bennett, Lady Gaga – I Get a Kick Out of You
Justin Bieber, Daniel Cesar, Giveon – Peaches
Brandi Carlile – Right on Time
Doja Cat, SZA – Kiss Me More
Billie Eilish – Happier Than Ever
Lil Nas X – Montero (Call Me by Your Name)
Olivia Rodrigo – Drivers License
Silk Sonic – Leave the Door Open

ALBUMI I VITIT
We Are – Jon Batiste
Tony Bennett and Lady Gaga – Love for Sale
Justin Bieber – Justice (Triple Chucks Deluxe)
Doja Cat – Planet Her (Deluxe)
Billie Eilish – Happier Than Ever
H.E.R. – Back of My Mind
Lil Nas X – Montero
Olivia Rodrigo – Sour
Taylor Swift – Evermore
Kanye West – Donda

KËNGA E VITIT
Ed Sheeran – Bad Habits
Alicia Keys, Brandi Carlile – A Beautiful Noise
Olivia Rodrigo – Drivers License
H.E.R. – Fight for You
Billie Eilish – Happier Than Ever
Doja Cat, SZA – Kiss Me More
Silk Sonic – Leave the Door Open
Lil Nas X – Montero (Call Me by Your Name)
Justin Bieber, Daniel Cesar, Giveon – Peaches
Brandi Carlile – Right on Time
ARTISTI I RI MË I MIRË
Arooj Aftab
Jimmie Allen
Baby Keem
Finneas
Glass Animals
Japanese Breakfast
The Kid Laroi
Arlo Parks
Olivia Rodrigo
Saweetie

PERFORMANCA MË E MIRË SOLO E ZHANRIT POP
Justin Bieber – Anyone
Brandi Carlile – Right on Time
Billie Eilish – Happier Than Ever
Ariana Grande – Positions
Olivia Rodrigo – Drivers License

PERFORMANCA MË E MIRË DUO/GRUP E ZHANRIT POP
Tony Bennett, Lady Gaga – I Get a Kick Out of You
Justin Bieber, Benny Blanco – Lonely
BTS – Butter
Coldplay – Higher Power
Doja Cat, SZA – Kiss Me More

ALBUMI MË I MIRË TRADICIONAL
Tony Bennett, Lady Gaga – Love for Sale
Norah Jones – ’Til We Meet Again (Live)
Tori Kelly – A Tori Kelly Christmas
Ledisi – Ledisi Sings Nina
Willie Nelson – That’s Life
Dolly Parton – A Holly Dolly Christmas

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT POP
Justin Bieber – Justice (Triple Chucks Deluxe)
Doja Cat – Planet Her (Deluxe)
Billie Eilish – Happier Than Ever
Ariana Grande – Positions
Olivia Rodrigo – Sour

REGJISTRIMI MË I MIRË MUZIKOR I ZHANRIT DANCE/ELECTRONIC
Afrojack & David Guetta – Hero
Ólafur Arnalds, Bonobo – Loom
James Blake – Before
Bonobo, Totally Enormous Extinct Dinosaurs – Heartbreak
Caribou – You Can Do It
Rüfüs du Sol – Alive
Tiësto – the Business

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT DANCE/ELECTRONIC
Black Coffee – Subconsciously
Illenium – Fallen Embers
Major Lazer – Music Is The Weapon (Reloaded)
Marshmello – Shockwave
Sylvan Esso – Free Love
Ten City – Judgement

ALBUMI MË I MIRË KONTEMPORAN
Randy Brecker, Eric Marienthal – Double Dealin’
Rachel Eckroth – The Garden
Taylor Eigsti – Tree Falls
Steve Gadd Band – At Blue Note Tokyo
Mark Lettieri – Deep: The Baritone Sessions, Vol. 2

PERFORMANCA MË E MIRË E ZHANRIT ROCK
AC/DC – Shot in the Dark
Black Pumas – Know You Better (Live From Capitol Studio A)
Chris Cornell – Nothing Compares 2 U
Deftones – Ohms
Foo Fighters – Making a Fire

KËNGA MË E MIRË E ZHANRIT ROCK
Weezer – All My Favorite Songs
Kings of Leon – The Bandit
Mammoth WVH – Distance
Paul McCartney – Find My Way
Foo Fighters – Waiting on a War

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT ROCK
AC/DC – Power Up
Black Pumas – Capitol Cuts – Live From Studio A
Chris Cornell – No One Sings Like You Anymore Vol. 1
Foo Fighters – Medicine at Midnight
Paul McCartney – McCartney III

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT ALTERNATIVE
Fleet Foxes – Shore
Halsey – If I Can’t Have Love, I Want Power
Japanese Breakfast – Jubilee
Arlo Parks – Collapsed in Sunbeams
St. Vincent – Daddy’s Home

PERFORMANCA MË E MIRË R&B
Snoh Aalegra – Lost You
Justin Bieber, Daniel Cesar, Giveon – Peaches
H.E.R. – Damage
Silk Sonic – Leave the Door Open
Jazmine Sullivan – Pick Up Your Feelings

PERFORMANCA MË E MIRË R&B
H.E.R. – Damage
SZA – Good Days
Giveon – Heartbreak Anniversary
Silk Sonic – Leave the Door Open
Jazmine Sullivan – Pick Up Your Feelings

ALBUMI MË I MIRË R&B
Snoh Aalegra – Temporary Highs in the Violet Skies
Jon Batiste – We Are
Leon Bridges – Gold-Diggers Sound
H.E.R. – Back of My Mind
Jazmine Sullivan – Heaux Tales

PERFORMANCA MË E MIRË E ZHANRIT RAP
Baby Keem, Kendrick Lamar – Family Ties
Cardi B – Up
J. Cole, 21 Savage & Morray – My Life
Drake, Future, Young Thug – Way Too Sexy
Megan Thee Stallion – Thot Shit

KËNGA MË E MIRË E ZHANRIT RAP
DMX, Jay-Z, Nas – Bath Salts
Saweetie, Doja Cat – best Friend
Baby Keem, Kendrick Lamar – Family Ties
Kanye West, Jay-Z – Jail
J. Cole, 21 Savage & Morray – My Life

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT RAP
J. Cole – The Off-Season
Drake – Certified Lover Boy
Nas – King’s Disease II
Tyler, the Creator – Call Me If You Get Lost
Kanye West – Donda

PERFORMANCA MË E MIRË SOLO E ZHANRIT COUNTRY
Luke Combs – Forever After All
Mickey Guyton – Remember Her Name
Jason Isbell – All I Do Is Drive
Kacey Musgraves – Camera Roll
Chris Stapleton – You Should Probably Leave

PERFORMANCA MË E MIRË DUO/GRUP E ZHANRIT COUNTRY
Jason Aldean, Carrie Underwood – If I Didn’t Love You
Brothers Osborne – Younger Me
Dan + Shay – Glad You Exist
Ryan Hurd, Maren Morris – Chasing After You
Elle King, Miranda Lambert – Drunk (And I Don’t Wanna Go Home)

KËNGA MË E MIRË E ZHANRIT COUNTRY
Maren Morris – Better Than We Found It
Kacey Musgraves – Camera Roll
Chris Stapleton – Cold
Thomas Rhett – Country Again
Walker Hayes – Fancy Like
Mickey Guyton – Remember Her Name

ALBUMI MË I MIRË I ZHANRIT COUNTRY
Brothers Osborne – Skeletons
Mickey Guyton – Remember Her Name
Miranda Lambert, Jon Randall, Jack Ingram – The Marfa Tapes
Sturgill Simpson – The Ballad of Dood & Juanita
Chris Stapleton – Starting Over

KLIPI MË I MIRË I VITIT
AC/DC – Shot in the Dark
Jon Batiste – Freedom
Tony Bennet, Lady Gaga – I Get a Kick Out of You
Justin Bieber, Daniel Cesar – Peaches
Billie Eilish – Happier Than Ever
Lil Nas X – Montero (Call Me by Your Name)

KOLONA ZANORE MË E MIRË E VITIT
Bo Burnham – Inside
David Byrne – David Byrne’s American Utopia
Billie Eilish – Happier Than Ever (A Love Letter to Los Angeles)
Jimi Hendrix – Music, Money, Madness…Jimi Hendrix in Maui
Various Artists – Summer of Soul 

Eric Clapton, dashuria e të cilit jeton në telat e kitarës së tij (VIDEO)

“Muzika më shëroi mua”, pati thënë Eric Clapton, duke mos e realizuar faktin se është pikërisht muzika e tij ajo që shëroi shumë dëgjues të tij. Dashuria e tij për muzikën jeton në telat e kitarës së tij, e tekstet e këngëve janë art në vete, shkruan KultPlus.

Eric Clapton, kitaristi i njohur anglez është një nga kitaristët më të njohur dhe më të dashur për publikun. Këngët e tij priten shumë mirë nga dëgjuesit të cilët i qëndrojnë besnik muzikës së tij ndër vite.

Muzika e tij ofron një vend të komfortit që gjithmonë të bënë të ndihesh si në ‘shtëpi’.

Clapton u rendit i dyti në listën e ‘Rolling Stone’ për “100 Kitaristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave” dhe i katërti në “50 Kitaristët më të mirë të të gjitha kohërave” të ‘Gibson’. Ai gjithashtu zuri vendin e pestë në listën e revistës ‘Time’ të “10 Lojtarëve më të Mirë të Kitarës Elektrike” në vitin 2009.

“Sa herë që merrni kitarën tuaj për të luajtur, luani sikur të jetë hera e fundit”, sugjeron Clapton, i cili i qëndron prapa fjalës së tij, gjithmonë duke i dhuruar publikut performancat më të mira.

Clapton ka fituar 18 ‘Grammy Awards’, e po ashtu edhe ‘Brit Award’ për ‘Kontribut të Shquar në Muzikë’.

Në karrierën e tij solo, Clapton ka shitur më shumë se 280 milionë disqe në të gjithë botën, duke e bërë atë një nga muzikantët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Para disa ditëve, Eric Clapton, solli një version të ri të këngës së tij ‘After midnight’ – The lady in the balcony’, dhe sot KultPlus ju sjell atë më poshtë:

Disa nga këngët e tjera të njohura nga Eric Clapton janë:

“Blue Eyes Blue”

“Layla”

“Wonderful Tonight’’

“Badge”

“Old love”, e shumë të tjera që ende i dhurojnë publikut të njëjtat emocione si kur u dëgjuan për herë të parë. / KultPlus.com