Grammy-t mund t’i mungojnë sivjet yjet si Drake, The Weeknd dhe Kanye West si interpretues, por nata më e madhe në muzikë mund të shkëlqejë ende pasi ajo do të zhvillohet në Las Vegas.
Ceremonia këtë vit është zhvendosur në Las Vegas për herë të parë ndonjëherë me disa artistë që pritet të ofrojnë natë epike duke përfshirë: Billie Eilish, Olivia Rodrigo dhe Jon Batiste. Çmimet u zhvendosën nga Los Angeles për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 dhe variantit Omicron në janar.
Vitin e kaluar, Grammy pati një atmosferë të festivalit muzikor, me pjesë të shfaqjes të mbajtura jashtë, në një mjedis me performanca të regjistruara paraprakisht.
Në ceremoninë e këtij viti pritet të ketë disa interpretues, duke përfshirë Rodrigo, Eilish, Lil Nas X, Jack Harloë, Brandi Carlile, Batiste, Silk Sonic, H.E.R., Chris Stapleton, Leslie Odom Jr. dhe Brothers Osborne.
Sa i përket çmimeve, risi këtë vit është se tri kategoritë kryesore janë zgjeruar me nga 10 kandidatë të nominuar. Bëhet fjalë për kategorinë: Ingjizimi i Vitit, Albumi i Vitit dhe Kënga e Vitit.
Kategoritë në rritje do ta bëjnë konkurrencën më të fortë, por mund ta bëjnë zgjedhjen e një fituesi shumë më të vështirë. / KultPlus.com