Xhudistja kosovare Loriana Kuka sot ka arritur në çerekfinale të Grand Slamit në Baku të Azerbajxhanit.
Ajo në xhiron e parë zuri në mbajtje 20 sekonda për Ippon, rusen Anastasiia Nuzhnenkova, në xhiron e dytë mposhti me thyerje për Ippon garuesen nga Guinea, Marie Branser.
Në çerekfinale Kuka takohet me garuesen gjermane Anna Monta Olek.
Nesër do të fillojë Grand Slam në “Baku”, ku Kosova do të përfaqësohet me dy garuese, shkruan KultPlus.
Kampionia olimpike, Nora Gjakova dhe xhudistja tjetër, Loriana Kuka, do të jenë pikërisht ato që do të përfaqësojnë Kosovën në garën prestigjioze të Azerbajxhanit.
Gjakova, së fundmi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slam të Abu Dhabit, prandaj shihet edhe si favorite në kategorinë -57 kilogramë për të fituar medaljen e artë.
Ndërkaq, Kuka do të garojë në kategorinë -78 kilogramë.
E medalje do të synojë edhe Loriana në kategorinë deri në 78 kilogramë.
Gjakova do të garojë të premten, kurse Loriana të dielën. /KultPlus.com