Titulli i parë i kampionit të bundesligës, për skuadrën Bayer Leverkusen, pas 120 vite të ekzistimit, është bërë lajm që kalon caqet e futbollit dhe të Gjermanisë. Dhe, ky titull, pos trajnerit të madh Xabi Alonso, më së shumti i detyrohet, kujt tjetër por Granit Xhakës.
Kjo, edhe për faktin se, të paktën në 60 vitet e kaluara, kjo skuadër e madhe, asnjëherë nuk kishte arritur të merrte titullin e kampionit dhe, për pasojë mbante vazhdimisht etiketën si “vize” (të dytit), transmeton albinfo.ch.
Duke komentuar suksesin e madh të skuadrës gjermane, gazeta Blick në komentin e shkruar nga redaktori i saj i futbollit, porosit gjermanët që në titull: Ndërtojani Xhakës një përmendore (shtatore)!. Duke bërë këtë “sugjerim”, gazetari i referohet një deklarate, të dhënë gjysmë me humor nga Xhaka, në shkurt, para gazetarëve zviceranë. Ai kishte thënë kështu: “Ndoshta do të ketë një shtatore timen, në verë”.
Dhe tani, pak muaj më vonë, por më herët se që kishte premtuar, gazetari shkruan: “Nga e diela, Bayer Leverkuseni nuk është më “vize”. Kjo i takon të kaluarës. Dhe kjo, krahas me trajnerin, Alonson, ka të bëjë në radhë të parë me Granit Xhakën. Edhe pa shiritin e kapitenit, ai është dora e zgjatur e trajnerit, “shefi mental” dhe zgjidhësi i problemeve në terren, lideri i një skuadre të formësuar me shumë talent.
Rrallë ka pasur një lojtar i vetëm një ndikim të tillë tek një skuadër kampione e bundesligës siç e ka Granit Xhaka. Prandaj, ai do ta meritonte një shtatore./KultPlus.com
Granit Xhaka është shprehur i lumtur që u zgjodh futbollisti më i mirë në Zvicër, për herë të tretë radhazi.
Xhaka, pas ceremonisë ka dhënë një intervistë për mediat zvicerane, duke përmendur formën e mirë te Bayer Leverkuseni dhe realizimin e ëndrrës që të luajë së bashku me vëllain Taulantin te Baseli, përcjell Klankosova.tv.
“Krenari dhe kënaqësi. Është shpërblimi për punën e vështirë të përditshme. Si futbollist ke edhe ditë të zeza. Nëse, si unë në Londër, ju shajnë mbi 60,000 njerëz në stadium”, ka thënë Xhaka.
“Sapo hyra në dhomën e zhveshjes ditën e parë, ndjeva: Ky është një ekip i mirë, një shpirt i mirë ekipor. Ne gjithashtu kemi një trajner fantastik në Xabi Alonso”.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka folur edhe në lidhje se si ka reaguar familja e tij pas kthimit në Gjermani.
“Edhe pse gruaja ime është nga Dyseldorfi, ajo ishte kundër që ne të largoheshim nga Londra. Sigurisht, kjo i bëri gjërat edhe më të vështira. Gjithsesi, nuk është e lehtë të largohesh nga ky qytet i madh pas shtatë vitesh. Leverkusen më ofroi një kontratë afatgjatë. Dhe nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë siç kanë shkuar, padyshim që ishte vendimi i duhur”, thotë Xhaka.
Xhaka ka treguar edhe çka ka mësuar nga përvoja në Angli te skuadra e Arsenalit.
“Në Angli kam mësuar shumë përsa i përket mentalitetit. Unë jam 31 vjeç tani, jo më i riu. Por unë jam si vera e kuqe – gjithmonë më mirë”.
A do të thotë kjo se tifozët në Basel mund të shpresojnë për një rikthim në fund të karrierës së tyre?
“Kur të mbarojë kontrata ime me Leverkusenin, do të jem gati 36 vjeç. Le të shohim nëse kam akoma dëshirë të luaj futboll. Por të luaj sërish bashkë me Taulantin me fanellën e Baselit është një ëndërr. Dhe deri më tani pothuajse të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar”.
Ai në fund u pyet nëse do të zgjidhte titullin e kampionit në Gjermani apo Kampionatin Evropian.
“Eh, pyetje e vështirë! Le ta themi kështu: Nëse do të kisha një nga titujt me siguri, do të firmosja menjëherë”, përfundoi Xhaka. /KultPlus.com
Granit Xhaka ka hyrë në histori të Kombëtares së Zvicrës.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka thyer rekordin dhe ka hyrë në histori si lojtari me më së shumti paraqitje me fanellën zvicerane.
Xhaka me paraqitjen e tij të mbrëmshme ndaj Izraelit, ka bërë plot 119 paraqitje zyrtare për Zvicrën.
Kapiteni i helvetikeve është pjesë e Kombëtares A që nga viti 2011, ku deri më tani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë edhe 7 asistime.
Xhaka me Zvicrën ka luajtur në tre Kampionate Botërore (2014, 2018 dhe 2022), ndërsa dy herë ka marrë pjesë në Kampionate Evropiane (2016 dhe 2020). / KultPlus.com
Përfaqësuesja e Zvicrës ka publikuar listën me 24 futbollistë të ftuar për ndeshjet e muajit shtator.
Helvetikët do t’i zhvillojnë dy ndeshje në muajin shtator, fillimisht ndaj Kosovës më 9 dhe tre ditë më vonë presin Andorrën.
Për këto dy takime trajneri Murat Yakin ka ftuar 24 futbollistë, ku ka edhe emra të rinj në listë.
Por katër futbollistë shqiptarë me fanellën e Zvicrës do të luajnë në Prishtinë kundër Kosovës.
Aty janë si gjithmonë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka si dhe Ardon Jashari. Ftesë ka marrë edhe mesfushori Uran Bislimi i cili kishte luajtur edhe për Kosovën A, por në fund vendosi mos ta hapte më telefonin duke zgjedhur Zvicrën.
Zvicra i prin Grupit I me 10 pikë pas katër ndeshjeve, derisa Dardanët kanë vetëm tre pikë.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet më 9 shtator me fillim nga ora 20:45 në stadimin ‘Fadil Vokrri’.
Xhaka telefonon Artetën dhe i konfirmon se ka vendosur të largohet nga Arsenali.
Sot u bë e ditur nga “LondonWorld” që Granit Xhaka ka vendosur të largohet nga skuadra e Arsenalit në fund të këtij sezoni. Mesfushori me prejardhje kosovare ka vendosur që ta mbyllë kapitullin e tij me Arsenalin dhe të largohet nga “Topçinjtë” këtë verë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka shkruar për Xhakën, ku edhe e ka treguar destinacionin e mundshëm të radhës për mesfushorin 30-vjeçar. Xhaka pritet të rikthehet në Bundesliga, ku Bayer Leverkuseni është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e yllit të Arsenalit.
Thuhet se Bayer Leverkuseni mund ta mbyllë një marrëveshje për afro 15 milionë euro me Arsenalin. Në anën tjetër, kushtet personale mes Xhakës dhe Bayer Leverkusenit janë shumë afër për t’u arritur.
Xhaka ka pranuar një marrëveshje katërvjeçare, e cila do ta mbajë atë te Leverkuseni deri në qershor të vitit 2027, nëse gjithçka shkon sipas planit. Marrëveshja nuk do të nënshkruhet dhe kompletohet para fundit të këtij sezoni, pasi Xhaka dëshiron të jetë 100% i fokusuar te Arsenali. / KultPlus.com
/
Granit Xhaka, set to leave Arsenal at the end of the season. No negotiations over new deal and plan to part ways in June. 🚨⚪️🔴 #AFC
Bayer Leverkusen are in advanced talks to sign him — €15m fee.
Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka është ndalur të flas për herë të parë për udhëtimin e tij në Novi Sad të Serbisë, atje ku u ndesh me Bjellorusinë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.
Ai ka thënë se nuk ishte vendim i lehtë për të shkuar atje, por dëshira e madhe për ta ndihmuar Zvicrën bëri që ta marr një vendim të tillë pas konsultimit me trajnerin Murat Yakin.
“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me Murat Yakin para ndeshjes për të shkuar apo jo. Ishte gjithmonë e qartë për mua se doja të vija dhe të luaja futboll. Nuk ishte një vendim i lehtë për të gjithë të përfshirët në këtë situatë. Por, më vjen mirë që u kthyem me tre pikë”, ka thënë Xhaka i cili shënoi një gol shumë të bukur ndaj tyre.
Xhaka pritet të luajë ndeshjen e tij të 112-të ndërkombëtare me Zvicrën sonte kundër Izraelit./ h.ll/abcnews.al
Sukseset e Kosovës në sport kanë rezultuar që kjo e fundi të ngritet në piedestalet më të larta të botës dhe emri i Kosovës e himni i saj të jehoi edhe në vendet të cilat nuk e kanë njohur vendin më të ri në Evropë, shkruan KultPlus.
Për të shkruar rreth sukseseve të Kosovës në xhudo, ju duhet të bëni kërkime më të mëdha, kjo për faktin se sukseset në këtë sport për Kosovën janë shumë më të mëdha sesa në shumë sporte të tjera.
Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Flaka Loxha, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka, shijuan suksese të jashtëzakonshme këtë vit, duke dëshmuar edhe një herë tjetër fuqinë që sporti ka si një ambasador nëpër shtete të ndryshme. Të prirë nga trajnerët Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, xhudistët nga Kosova patën shumë suksese këtë vit.
Distria Krasniqi
Duke filluar nga Grand Prix në Portugali më 28 janar, ku zuri vendin e parë, Distria Krasniqi, shijoi suksese të shumta këtë vit. Fitoi medalje të argjendtë në Grand Slam të Parisit, ndërsa ishte e para në Grand Slamin “Tbilisi”, “XIX Mediterranean Games 2022” dhe “Jerusalem Masters 2022”.
Loriana Kuka & Laura Fazliu
Që të dyja ishin në formën e tyre më të mirë të karrierës. Kuka e cila shijoi suksese në “Sarajeva European Open 2022”, duke fituar vendin e parë dhe “XIX Mediterranean Games 2022”, duke u stolisur edhe një herë tjetër me medaljen e artë. Ndërkaq, Fazliu në kategorinë (-63 kg.) fitoi në përballje me Flavia Favorini për të fituar vendin e parë dhe gjithashtu pati suksese të mëdha edhe në “”XIX Mediterranean Games 2022”.
Granit Xhaka
Granit Xhaka qeshi i fundit në përballjen me Serbinë në Kupën e Botës të mbajtur në Katar këtë vit. Kapiteni i Arsenalit ishte në qendër të një përleshjeje masive mes dy grupeve të lojtarëve pas një përplasjeje me mbrojtësin serb, Nikola Milenkoviç. Milenkoviç po tentonte të mbronte topin për një goditje goli kur u përplas me Xhakën dhe shtyu mesfushorin. Xhaka nuk u ndal dhe dyshja u përball me lojtarët nga të dyja palët duke u përfshirë në një përleshje që gradualisht u kthye në mes të parkut. Të dy lojtarët morën karton të verdhë për problemet e tyre, me Xhakën që duhej të tërhiqej nga skena nga shokët e skuadrës ndërsa tensionet vazhduan të përshkallëzoheshin. Xhaka u kurorëzua si më i miri i ndeshjes, në fitoren 3-2 të Zvicrës ndaj Serbisë. Ai u vlerësua shumë për gjestin e madh që bëri në këtë takim, duke veshur maicën me emrin “Jashari” përpara gjithë stadiumit.
Xherdan Shaqiri
Paraqitjet briliante të Shaqirit në Kupën e Botës, nuk kanë munguar asnjëherë. Në këtë rast, Shaqa ndan një rekord të madh së bashku me dyshen e jashtëzakonshme, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, duke qenë lojtarët e vetëm që kanë shënuar në tre botëroret e fundit. Për shqiptarët ishte gëzim edhe më i madh, për arsye se Shaqiri shënoi në portën e Serbisë, në fitoren 3-2 në Kupën e Botës.
FC Ballkani
Përpos që fituan për herë të parë në historinë e klubit të tyre, trofeun e Superligës së Kosovës, ekipi nga Suhareka shkroi histori edhe për diçka tjetër. Kosova për herë të parë po përfaqësohej në arenën ndërkombëtare nga një klub i Superligës së Kosovës dhe ishte pikërisht Ballkani që e bëri këtë gjë. Ballkani arriti që të fitojë një ndeshje, të barazojë një tjetër dhe të humb katër herë në mungesë të fatit dhe përgatitjeve të duhura për takimet evropiane. Me katër pikë të grumbulluara, historia e shkruar nga Ballkani do të jetë e pranishme çdo herë.
Kosova
Më 24 mars të këtij viti, Kombëtarja e Kosovës shënoi një fitore të madhe në takimin miqësor ndaj Burkina Faso, duke fituar me rezultat 5-0. Viti për Kosovën filloi mbarë. Më pas, në një tjetër takim miqësor, Kosova barazoi 1-1 me kombëtaren e Zvicrës, për të fituar më pas në kuadër të Nations League me rezultat 2-0 ndaj Qipros. Forma e mirë e Kosovës nuk ishte e tillë edhe në takimin me Greqinë, kur humbi 1-0 si mysafire më 5 qershor të vitit 2022. Edhe pse shënoi fitore në takimin me Irlandën e Veriut, 3-2, Kosova humbi edhe një herë tjetër nga Greqia, 2-0, dhe më pas edhe Irlanda e Veriut u hakmarr me rezultat 2-1 për të përfunduar ëndrrën e Kosovës në Nations League. Takimin e fundit në Nations League, Kosova e fitoi 5-1 në takim me Qipron. Ndërkaq, dy takimet e fundit, ai ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe përfunduan me barazim. 2-2 ndaj Armenisë dhe nga një gol shënuan secila kombëtare, Kosova e Ishujt Faroe më 19 nëntor.
Donjeta Sadiku
Boksierja Donjeta Sadiku mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Budva, një sukses historik. Ajo gjithashtu siguroi medaljen botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që u mbajt në Stamboll të Turqisë.
Getta Beqa
Getta Beqa fitoi dy medalje ari në Kampionatin Mesdhetar IFBB, Maltë duke siguruar një sukses të madh në arenën ndërkombëtare. /KultPlus.com
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë edhe një herë tjetër në Serbi, shkruan KultPlus.
Çdo herë kur janë përballur Serbia dhe Zvicra, tensionet kanë qenë gjithnjë të pranishme, e së bashku me ta edhe “shqiponjat”.
Dyshja shqiptare do të luajnë në Serbi ndeshjet e parë në vitin 2023 me Zvicrën, edhe pse kundërshtari do të jetë tjetër e jo Serbia.
Zvicra nis kampanjën kualifikuese për Euro 2024 në sfidën ndaj Bjellorusisë dhe kjo Kombëtare nuk do t’i zhvilloj ndeshjet si vendas për faktin se në kryeqytetin bjellorus Minsk situata është e paqëndrueshme mes luftës Rusi-Ukrainë.
Bjellorusia do t’i zhvilloj të gjitha ndeshjet jashtë shtëpisë të saj, derisa ndeshja e parë e tyre do të zhvillohet në Novi Sad të Serbisë. /KultPlus.com
Serbia doli nga Kupa e Botës me një humbje dramatike 3-2 kundër Zvicrës, teksa Granit Xhaka qeshi i fundit me Brazilin që po kalonte në fazën eliminatore, shkruan Mirror.co.uk, transmeton KultPlus.
Serbia u tërbua pasi nuk iu dha një penallti në humbjen e tyre në Kupën e Botës kundër Zvicrës – pasi Granit Xhaka u përfshi në një përplasje të vonë.
Kapiteni i Arsenalit ishte në qendër të një përleshjeje masive mes dy grupeve të lojtarëve pas një përplasjeje me mbrojtësin serb, Nikola Milenkoviç. Milenkoviç po tentonte të mbronte topin për një goditje goli kur u përplas me Xhakën dhe shtyu mesfushorin.
Xhaka nuk u ndal dhe dyshja u përball me lojtarët nga të dyja palët duke u përfshirë në një përleshje që gradualisht u kthye në mes të parkut. Të dy lojtarët morën karton të verdhë për problemet e tyre, me Xhakën që duhej të tërhiqej nga skena nga shokët e skuadrës ndërsa tensionet vazhduan të përshkallëzoheshin./ KulPlus.com
Zvicra ka eliminuar Serbinë nga Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan KultPlus.
“Helvetikët” shënuan fitore 3-2 dhe me këtë rast kanë kaluar në fazën tjetër.
Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler shënuan për Zvicrën.
Ndërkaq, si lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur lojtari tjetër me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, i cili është duke kaluar një stinor fantastik. /KultPlus.com
Zvicra e ka zhvilluar sonte ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për Kampionatin Botëror, dhe kësisoj arriti që të kualifikohet në mesin e 16 kombëtareve më të mira në botë, shkruan KultPlus.
Me një epërsi 3:2, Zvicra ka fituar në ndeshjen me Serbinë.
Me këtë rast ka reaguar kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës. / KultPlus.com
Zvicra e ka zhvilluar sonte ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për Kampionatin Botëror, dhe kësisoj arriti që të kualifikohet në mesin e 16 kombëtareve më të mira në botë, shkruan KultPlus.
Me një epërsi 3:2, Zvicra ka fituar në ndeshjen me Serbinë.
Me këtë rast ka reaguar Presidentja Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ajo në mbishkrim ka shkruar: Bravo shqipe 👐🏻👐🏻 / KultPlus.com
Granit Xhaka është në listën e të nominuarve si sportisti më i mirë i vitit në Zvicër, shkruan KultPlus.
Futbollisti nga Kosova po shijon kulminacionin e karrierës së tij, me paraqijet briliante po udhëheq mesfushën e Arsenalit.
Xhaka, i cili pësoi një goditje të vogël në ndeshjen e tij të fundit, do të jetë i gatshëm për të përfaqësuar Zvicrën në Kampionatin Botëror, i cili do të fillojë më 20 nëntor.
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës.
Në mesin e 26 futbollistëve të ftuar i shohim edhe emrat e tre shqiptarëve: të zakonshmit Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, ndërsa s’kishte vend për Andi Zeqirin, shkruan gazeta experess.
Helvetikët gjenden në grupin G të Botërorit së bashku me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.
Xhaka me shokë do ta nisin eksperiencën në “Katar 2022” me ndeshjen ndaj Kamerunit, më 24 nëntor, kurse duelin special me Serbinë do ta zhvillojnë më 2 dhjetor, e paraprakisht me Brazilin, më 28 nëntor./ KultPlus.com
“Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me gjeste, pavarësisht lojës”, tha drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami.
Zvicra dhe Serbia sërish do të ndeshen. Kësaj radhe në grupet e Kupës së Botës që zhvillohet në Katar.
Serbia dhe Zvicra do të takohen më 2 dhjetor në Doha, në xhiron e fundit të Grupit G, por siç raportohet lojtarët me origjinë shqiptare nuk do të lejohen të përsërisin më atë që bënë në Botërorin 2018, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami.
“Kupa e Botës nuk ka të bëjë vetëm me lojën me Serbinë, edhe nëse e dimë se sa e veçantë është kjo lojë, duke marrë parasysh atë që ndodhi në vitin 2018. Ne nuk duam të bëjmë të njëjtat gabime, ne jemi këtu për të luajtur futboll dhe asgjë tjetër. Ne nuk duam të dërgojmë asnjë mesazh politik apo fetar. Ne duam të përfaqësojmë vlerat tona. Njëra prej tyre është: respekti. Ne tregojmë respekt për të tjerët. Për mua do të ishte gabim nëse do të provokonim dikë me gjeste, pavarësisht lojës”, deklaroi Tami.
“Nuk duhet të ketë fjalë, gjeste apo sjellje në përgjithësi që të nxisin reagime të tjera. Kur brohorasim, tregojmë gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme. Por ne nuk duhet të jemi provokues”, është shprehur ai.
Në Kupën e Botës së vitit 2018 Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan duke bërë shqiponjën dykrenare, në ndeshjen kundër Serbisë për çka edhe u ndëshkuan./ KultPlus.com
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka arritur që të realizojë golin e tij të parë këtë sezon me klubin e Arsenalit, shkruan KultPlus.
Këtë gjë, Xhaka e bëri atëherë kur klubi kishte më së shumti nevojë, duke fituar kështu me rezultat 3-1 ndaj Manchester United, e cila ishte rivale direkte në garën për top 4-she.
Goli i Xhakas mund që t’i sigurojë ‘Gunners’ kualifikimin në Ligën e Kampionëve, prandaj edhe është më i veçantë se herave të tjera.
Gjuajtja e fuqishme nga reprezentuesi zviceran ishte e papritshme për De Gea.
“Shumë i lumtur për tre pikët dhe së dyti shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin me një gol. Nuk kam shënuar prej kohësh dhe është mirë ta bëja para tifozëve. Por më shumë e rëndësishme ishin tre pikët”.
“Ne filluam mirë, por ishte një ndeshje 50-50 në pjesën e dytë. United po ushtronte presion dhe bëri shumë më mirë, por ne morëm tre pikët. Penalltia e humbur na ndihmoi”.
“Nuk është hera e parë që shënojmë dhe pësojmë menjëherë, e bëmë dy herë kundër Chelseat. Kështu që ne duhet të jemi më të zgjuar dhe të kemi një mentalitet të fortë për pesë minutat pasi shënojmë”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes.
Arsenali është në pozitën e 4-të në tabelë dhe është në rrugë të mirë për të siguruar plasman në garën më të madhe evropiane. /KultPlus.com
Pas përfundimit të Euro 2020, UEFA ka publikuar më të mirët e Euro 2020, ose më saktë edhe formacioni top 11. Mes formacionit, nuk mungon një shqiptar. Është Granit Xhaka, një lider i padiskutueshëm për Zvicrën e tij, që me lojën fantastike ndaj Francës eliminoi kampionët e botës. Shqiptari edhe njëherë tjetër la shenjë.
Lojtari më i mirë u përzgjodh Gigio Donnarumma, tani portieri i PSG dhe jo më i Milanit, transmeton KultPlus.
Cristiano Ronaldo (Portugali) doli golashënuesi më i mirë i turneut me 5 gola, teksa Steven Zuber (Zvicër) dhuroi 4 asiste, si askush tjetër. Portën kundërshtare nuk e goditi askush më shumë se Patrick Schick (Çeki), i cili realizoi 9 goditje në kuadrat.
Rahem Sterling (Angli) realizoi 20 driblime, ndërsa Marco Verratti (Itali) numëroi 14 pasime kyçe dhe të rëndësishme. 690 pasime për Aymeric Laporte (Spanjë), ndërsa Giovanni Di Lorenzo (Itali) numëron 19 ndërhyrje të sakta.
Jorginho është italiani tjetër mes më të mirëve. Mesfushori i Chelsea ia doli t’i marrë topit kundërshtarëve në 25 raste. Në fund portierët. Jordan Pickford (Angli) e mbajti në 5 ndeshje portën e paprekur, ndërsa Yann Sommer (Zvicër) kreu 21 pritje vendimtare. / KultPlus.com
Mund të themi lirisht që suksesi i shtetit zviceran në dy prej ngjarjeve më të mëdha botërore, atë të Eurovision dhe Euro 2020, erdhi pikërisht nga kontributi i djemve shqiptarë në këto fusha, shkruan KultPlus.
Gjon Tear’s, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri padyshim që janë bwrw edhe emrat më të përfolur në Zvicër, kjo falë suksesit që ata i siguruan këtij shteti. I pari në Festivalin e Këngës “Eurovision” dhe dy të fundit në lojën që u zhvillua mbrëmë e që Zvicrës i siguroi vendin në çerekfinale të Kompionatit Evropian për herë të parë duke e mposhtur ekipin favorit për ta fituar Euro 2020, Francën.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dy djemtë kosovarë që mbrëmë dëshmuan për profesionalizmin e tyre në fushë e madje UEFA e shpërbleu Granit Xhakën me çmimin lojtari i ndeshjes.
Kjo ishte ndeshja e dytë në të cilën kontributi i kosovarëve në ekipin zviceran ishte vendimtar për përparimin e tij në Euro 2020.
Teksa flasim për suksesin e djemve kosovarë mbrëmë, kthehemi vetëm një muaj prapa dhe kujtojmë suksesin e jashtëzakonshëm të Gjon Muharremit në Eurovision.
Me emrin artistik Gjon’s Tears, ky ishte shqiptari tjetër i cili përfaqësoi Zvicrën me këngën “Tout l’Univers” në Eurovision e kështu arriti të ja siguroj shtetit zviceran vendin e tetë në këtë garë të madhe të këngës.
Madje, Gjon’s Tears ishte në vendin e parë me 267 pikë mirëpo në fund votat e audiencës e shtynë Italinë në krye, por kjo nuk ka ndikuar asgjë tek artisti pasi për të të jesh fitues nuk do të thotë të jesh më i miri, por më i njohuri.
Gjoni me paraqitjen e tij, siguroi një nga rezultatet më të mira për Zvicrën në Eurovision.
Sukseset e tyre kanë bërë që t’i dojë edhe bota e shqiptarët janë më krenarë se asnjëherë për këto sukses të jashtëzakonshme të djemve përbrenda vetëm një muaji. / KultPlus.com
Granit Xhaka mbeti pa fjalë derisa e lartësoi shpirtin luftarak të Zvicrës, duke e quajtur të mahnitshëm ekipin helvetik pas fitores kundër Francës në penallti dhe kalimit në çerekfinale të Kampionatit Evropian për herë të parë të hënën.
Ekipi zviceran u rikthye nga humnera pasi po humbiste me epërsi prej dy golave dhe e barazoi rezultatin në 3:3 në çastet e fundit të takimit të 1/8 së finales në Bukuresht, për ta mposhtur 5:4 në penallti kampionen e Botës, Francën.
Zvicra e kishte humbur mundësinë për ta krijuar një epërsi prej 2:0 në fillim të pjesës së dytë, pasi Ricardo Rodriguez e humbi penalltinë dhe Xhaka, i cili u shpall lojtari i ndeshjes, u mahnit nga qëndresa e bashkëlojtarëve të tij për ta barazuar rezultatin dhe për ta çuar ndeshjen në penallti.
Yann Sommer e mbrojti penalltinë e Kylian Mbappes dhe ia siguroi Zvicrës triumfin 5:4 në penallti.
Duke folur pas ndeshjes, Xhaka tha: “Më vjen keq që duhet ta them këtë, por ky ekip është f*cking i mahnitshëm, njeri! Ne kishim mundësi ta çonim në 2:0 rezultatin dhe t’i jepnim fund ndeshjes, por humbja e penalltisë na i preu këmbët paksa”.
Ai shtoi: “Por pas rezultatit 3:1, të rikthehemi në këtë mënyrë kundër Francës, të tregojmë karakter kaq të madh.. ky ekip është f*cking i mahnitshëm, njeri!”
Zvicra do të përballet me Spanjën në çerekfinale të premten, e cila është e parë në historinë e ekipit helvetik në Euro.
Por fatkeqësisht, Xhaka do të jetë në gjendje t’i ndihmojë Zvicrës në atë ndeshje, për shkak se do të mungojë si pasojë e pezullimit me kartonë të verdhë.
Në një reagon në Facebook më vone, ylli i Arsenalit shkroi: “Kur beson, mund të arrish!”. / Gazeta Express / KultPlus.com
Lojtarët e Premierligës, përfshirë treshen shqiptare Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, e kanë marrë një nismë të përbashkët duke e hapur një fond për grumbullimin e të hollave për t’i ndihmuar Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe ta luftojë koronavirusin.
Iniciativa – e quajtur #Lojtarëtsëbashku – është marrë me qëllim për t’i ndihmuar mjekët dhe infermierët në vijën e frontit kundër pandemisë koronavirus në vend, transmeton Gazeta Express.
Sekretari i NHS-së, Matt Hancock, e ka mirëpritur ngrohtësisht këtë iniciativë zemërmadhe.
Anësori i Liverpoolit Xherdan Shaqiri dhe dyshja e Arsenalit Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi ishin në mesin e më shumë se 150 yjeve të Premierligës që e kanë shpërndarë në rrjetet sociale deklaratën e përbashkët të mërkurën mbrëma.
“Gjatë javës së fundit, ne si një grup i lojtarëve të Premierligës, kemi biseduar së bashku shumë herë me synim për ta krijuar një fond i cili mund të përdorët për të shpërndarë para aty ku ka nevojë më së shumti në këtë krizë të Covid-19; për t’i ndihmuar ata që po luftojnë në vijën e frontit të NHS-së”, thuhet në deklaratën e futbollistëve.
Më shumë se 7.000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Britani të Madhe. /Gazeta Express/ KultPlus.com
Granit Xhaka vendosi që para shumë vitesh të vishte fanellën e Zvicrës dhe jo të Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka lidhje të fortë me vendin tonë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar pas tërmetit të fortë që tronditi Shqipërinë.
Në një postim në “Instagram”, Xhaka ka bërë apel për ndihmë. Ai shton se është rritur me dashuri për Shqipërinë dhe se prindërit e tij kanë bërë burg për këtë vend.
“Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tonë në Shqipëri të prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashurinë për vendin amë. Ndaj bëj thirrje, që në këtë ditë kaq të vështirë për popullin shqiptar të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi. Gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq”, shkruan Xhaka. / KultPlus.com
Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, më në fund ka realizuar ëndrrën e tij që të takojë aktorin e njohur indian, Shah Rukh Khan.
Vetë Xhaka kishte postuar kohë më parë fotografi me SRK-në në formë dylli, ndërsa ishte aktori që kishte shprehur dëshirën për takim edhe në jetën reale.
Tani futbollisti shqiptar është takuar në Londër me indianin.
“Preferoj të shoh performancën e SRK-së dhe shpresoj se ai e shijoi performancën e Arsenalit mbrëmë (në ndeshjen ndaj Newcastlet). Ishte nder për mua të takoj më në fund një prej aktorëve të mi të preferuar. Këtë herë në të vërtetë”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
Për fotografinë më të mirë nga gazetaria sportive është shpërblyer Laurent Gillieron, i cili ka përjetësuar Granit Xhakën duke bërë shqiponjën.
Është bërë dje ndarja e çmimeve “Swiss Press Photo Award 2019”, për fotografitë më të mira gazetareske të realizuara gjatë vitit 2018. Një juri e formuar nga fondacioni Reinhardt von Graffenried ka bërë nominimin e fotografive pretenduese për çmim, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch
Në kategorinë e fotografive nga aktualiteti, çmimin e ka fituar Stefan Bohrer me fotografinë nga një shpërthim i madh i zjarrit në portin e lumit Rajna në Bazel. “Kjo fotografi është edhe një citat vizuel për një klasik të fotografisë gazetareske”, ka thënë anëtari i jurisë, Koni Nordmann. Ai e ka vënë këtë fotografi në lidhje me atë të fotografit Thomas Hopeker, i cili ka fotografuar një grup të rinjsh që po kënaqeshin derisa në prapavijë po digjeshin kullat binjake (në Nju Jork, 11. 09. 2001).
Për fotografinë më të mirë nga gazetaria sportive është shpërblyer Laurent Gillieron, përcjell albinfo.ch. Ai ka bërë fotografinë e famshme në të cilën Granit Xhaka pas shënimit të golit kundër Serbisë në Botërorin 2018 në Rusi “e bën shqiponjën” dhe nxjerr gjuhën jashtë.
Kjo fotografi është bërë e njohur shumë shpejt në gjithë botën ndërsa veprimi që pasqyron ajo, në Zvicër i ka shkaktuar kokëçarje të madhe Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe gjithë komunitetit shqiptar të këtushëm.
Të kujtojmë se fjala “Dopperladler” (Shqiponja dykrenëshe) që i referohet gjestit të bërë nga Xhaka, Shaqiri dhe bashkëlojtari i tyre, Lichtsteiner, vitin e kaluar ishte zgjedhur edhe si “Fjala e vitit 2018” në Zvicër.
Sot është Dita Botërore të Sindromit Down dhe kjo datë e shënuar po shënohet me aktivitete të ndryshme.
Edhe Granit Xhaka i është bashkuar kësaj dite të shënuar duke publikuar një video mjaft të veçantë dhe domethënëse.
Futbollisti shqiptar ka treguar se ka miqësi me një djalosh, i cili është i prekur nga ky sindromë dhe është tifoz i Arsenalit.
“Granit Xhaka dhe Julian kanë pasur një lidhje të veçantë me vite të tëra”, shkruan klubi londinez në kanalin zyrtar në YouTube.
Xhaka e kishte ftuar mikun në një udhëtim special në qendrën stërvitore dhe më pas luajti në Emirates pas triumfit ndaj Southamptonit.
Ndryshe, Granitin do ta shohim gjatë ditës së hënë në ndeshjen kualifikuese që Zvicra e zhvillon kundër Danimarkës, e cila sot do të ballafaqohet me Kosovën në Prishtinë./Telegrafi/KultPlus.com