Gratë në Afganistan po ngrenë zërin gjithnjë e më shumë kundër pabarazive që i presin me qeverisjen nga talibanët. Dhjetra protestuese u mblodhën në Kabul për të kërkuar më shumë të drejta, duke nisur nga ajo e punës, shkollimit dhe veshjes.
Duke treguar një guxim të madh, gratë manifestuan përballë disa militantëve që mbanin armë në duar. Ato mbanin në duar pankarta të printuar dhe brohoritën thirrje të tilla si “Motoja jonë është liria” dhe “gratë afgane janë të bashkuara”, transmeton KultPlus.
“Ne gratë afgane kemi punuar fort, studiuar dhe specializuar në edukim për 20 vite, por sot ne jemi hequr nga kabineti qeveritar. Ne kërkojmë të drejtat tona njerëzore.”, shprehet Fatema Etemadi.
“Demonstratat tona po zhvillohet pasi pa prezencën e grave asnjë shoqëri nuk do të ketë prosperitet. Eleminimi I grave do të thotë eleminim I qënieve njerëzore. Nëse gratë nuk janë prezente në një vend, shoqëri, apo qeveri, ai shtet apo kabinet nuk do të jetë I suksesshëm.”, shton një tjetër.
Talibanët vendosën në zbatim një formë radikale të sheriatit, në veçanti duke kufizuar të drejtat e grave, gjatë qeverisjes nga1996 deri në vitin 2001. Por këtë herë, grupi që kontrollon Afganistanin, kërkon të jetë më I hapur përballë botës duke premtuar respektimin e të drejtave të njeriut.
Megjithatë, kanë nisur me këmbën e gabuar pasi u kanë bërë thirrje grave që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos shkojnë në punë pasi militantët e tyre nuk janë mësuar t’i respektojnë. Shpeshherë, talibanët kanë shprehur dhe qëndrimin e tyre kundër shkollimit të vajzave. / KultPlus.com