Unë, motra, kunata, çikat e tezës, hallës…
Rreth 17 gra janë mbledhur nga një grup paramilitarësh në një qytet të Kosovës. Sipas dëshmitares janë mbledhur femrat më të bukura të lagjeve. Ishin dërguar në një shkollë në një fshat afër këtij qyteti. Aty, sipas dëshmisë, ka pasur dhjetëra gra që janë mbajtur më ditë të tëra. Kanë përjetuar dhunë seksuale, dhunë fizike dhe gjithçka tjetër.
Rrëfimi në veten e parë: Na futën me një shkollë, aty ishin kanë plot të shkreta
Viki
Jena kanë dhjetë anëtarë të familjes, baba, nana, pesë motra, tre vllazni. Unë ma e vogla prej familjes. Jetën e kena pas normale. Baba na ka kqyrë shumë… s’e di. O kanë shumë i pasun, na ka majtë mirë boll, na ka ble çka kena deshtë. Mu si sot m’kujtohet, e kom pas një bicikëll t’pembe, ndoshta i kom pas pesë-gjashtë vjet, ma ka bo dhuratë për ditëlindje. Ato s’e harroj kurrë. Kështu që, ka edhe gjana t’mira.
Çka o me randësi prej meje osht se jom kanë shumë e aftë deri n’shkollën e mesme.
E shkollën e mesme s’kom mujtë me e vazhdu ma anej. Fakulteti larg. Tani baba m’fejoi, m’martoi. S’e kom njoftë burrin. Masi jom feju, s’jom pa deri mas gjashtë mujve. U martumë. Ditën e parë, dytën, tretën mirë, masanej filloi xhelozia. O kanë xheloz shumë. Ka pi shumë. M’ka lindë fëmija i parë. I linda edhe dy fëmijë tjerë edhe filloi lufta. Nejshim n’shpi kur i kena ni kërsimat, bam-bam-bam-bam (imiton zhurmën e armëve). U t’merrumë, “Çka u bo?” se s’dishim çka po ndodhë. Edhe këta ranë, burri me fëmitë ranë për tokë. Unë s’disha çka po ndodhë. Menojsha dikush po merr nuse po s’kishin t’nalne, se vishin bajegi afër dritarës. Tri-katër ditë jena shku te nji kojshi. Ajo e kish si podrum edhe na murrë, krejt lagja qaty e shtine. N’tri-katër ditë, meta pa pelena. O dashtë me shku n’shpi me e marr noj çarshaf a diçka, s’e kisha larg. Po t’u i shku me trenerka, t’u mendu se jom mashkull edhe m’gjujtën. Por nafaka s’ëm rrokën. M’gjujshin prej kodrës. Gjujshin, si pajshin dikan që po lëvizë gjujshin. Edhe, unë shkova, i mora nja pesë-gjashtë çarshafa se fëmija e vogël.
S’ka pas kurrfarë lëvizje. Ata na thanë, “Shkoni ku t’muni se këtu vend s’ka për juve”, shkijet. Veç i mshojshin dyrve “Hajde, përjashta! Dilni jashtë!”. Tana, çdo fërkemqë ecke autobusi, hishin policia me kqyrë çka ka, tek ka, a ka naj ftyrë t’ngjofshme. Po na, tri-katër orë udhëtumë. Ish dalë nana me m’pritë. Dolën me na pritë tanë si me shku prej ku me ditë kuhit. Veç se jemi gjallë. S’bojshin as telefonat as kurrfarë lidhje s’ka pasë. Shkumë. U rahatumë, u qetësumë. I kanë hy motrës në shpi edhe ia kanë vra burrin, çikën edhe janë dalë knej kah na. Tani erdhën m’murrën edhe mu, i mushën kamionat, kush ish ma e mirë e zgjidhke. “Hypni!”, “Hajde!” “Ku po na çojnë?” S’e dishim ku po na çojnë, 17 veta na kanë marrë, krejt femra. Na kanë qitë n’kamion, s’dishim ku na çojnë. Kur shkumë, ish kanë si njifar shkollë e madhe… Edhe aty ishin kanë plot t’shkreta, t’mjera, qysh janë përgjakë ishin bo katastrofë. Hynëm mrena. Na shtyjshin me forcë. Kur hinëm mrena, e vetëm nji gru, “Ku jena?” Na kallxoj. “Oh e mjera une për ju”, kajke, vetke, “Edhe juve si neve ju paskan marrë”. Kush po hike n’duar t’tyne, s’po dilke qysh duhet. Dhamtë na i kanë nxjerrë me dana. Pse? Se refuzojshim me pasë punë me ta. Qe ku e kam t’preme këtu, këtu me thikë që m’kanë pre, n’kamë, n’organe gjenitale. Nëpër duar na kanë shymë cigare, na kanë pre me thika. Tri ditë e tri netë na kanë majtë qaty.
Na kanë dhanë raki me pi, na kanë rrehë, na kanë torturu, na kanë shpu barkun, organet gjenitale, përpara, përmas (psherëtinë). Mas tri dite, na kanë qitën n’kamion me na çu dikun, thojshin, “për Serbi po i çojna se p’i lypë Arkani”. Kur kena shku dikun kah mesi i rrugës, motra na i ka zgjidhë duart. E ka thy nji shishe aty, na i ka zgjidhë durtë, unë asaj, ajo mu, tu u munu me m’i zgjidhë duartë. E ja kena zgjidhë kunatës, ja kena zgjidhë nja pesë-gjashtë vetave, po do thojshin, “Po tutëm!”, do “s’po tutëm”. Kena kcy nja shtatë-tetë veta prej kamionit poshtë, e ish kanë ma larg atje nji njeri me kerr me kuaj. “E çka u bo bre motër!” na tha. E kena kcy na gjysa, gjysa a kanë kcy a s’kanë kcy, nuk e di. Qeto çka jena kanë, jena kanë tepër t’bukura që dojshin me ja çu Arkanit atje. “Ku po shkoni ju motra? çka jeni bo kështu?”. Motra i tha, “Jena grrithë nëpër therra tu ikë”. Tha, “Ku keni me shku”… Ai magjup ish kanë. Tha, “Hajde se une ju çoj”. Hypëm aty, na çoj, por diqysh na u mbulumë se, a e din kështu krejt ramë për toke se u tutshim mos po kthehet kamioni përmas.
Qysh shkumë te nana, kur shkumë, ja nisi vllavi, “Nuk e mbaj!”, “Nuk e boj!”, e “E kthej!” për nusen. Erdh edhe burri jem tha, “Prej sodit ma, s’je guaja jeme”. Nana tha, “Hajr i koftë. Çka kom me bo? S’kam çka boj”. “Shko!” Aty me nanën e me vllaun. Vllavi ma s’bojke za, mur vesh. “Nanë bre, qysh…” e knej-anej. Tha, “Kqyre djali jem, kqyri motrat e tua. Çka ju ka ndodhë motrave t’tuaja i ka ndodhë edhe grusë tande. Ku me i çu motrat? Grunë ku po don me e çu? A je tranu? Ku po don me i lanë fëmitë?” U nal, s’bojke za hiç por rrike si me rezerva me tetanë. Edhe nanën e kanë dhunu qat ditë që na kanë hy mrena, rend. Po neve që na murrën tani me veti, e e kanë rrehë se s’dojke me na lëshu. Rreh nanën, rreh, rreh. Mshoji thikë, ktu e ka shejë nana n’kamë, n’kuk, këtu e ka shejën n’kamë. Se ajo s’dojke me na lshu kurrqysh. Boll u kacafyt me ta por dikur e gjujtën për toke (psherëtinë). Tu u kthy n’shpi, kur u kthymë… nana si nanat, priti mirë boll… Tani erdhën kto tjerat vujtje, jo me dalë nëpër kolona. Me 10 prill, 9 prill o kanë kur kena dalë në kolonë. N’atë kolonë çka kena hjekë na, s’ka hjekë kurrkush. Boll u munumë m’u masku me pelena, me e zhytë ftyrën, po badihava. Badihava… Nja tri herë rrugës na kanë dhunu këta policët. Paramilitarë apo çka jonë kanë. Janë kanë krejt t’vizatumë, me ftyra t’vizatume. Nuk mujshe as me ditë kush janë as tek janë, as. Veç kështu do emra, me nofka a qysh janë thirrë ata nuk e di. Do emra që, a din kështu, t’shkurtë, shumë t’shkurtë jonë kanë. Njanit i thojshin Peshk, “Ribe”, njanit i thojshin Luan, njanit i thojshin Vuçjak, kishe Vuçjaku t’han. Oh kuku çka na ka bo Vuçjaku neve ja ktheftë Zoti Jarabi, La Ilahi Ilallah, me familje t’vet. Na kanë çky bre, shkurt e shqip na kanë çky. Tu na dhunu na kanë çky. Kuku na çka kena hjekë na. Na kanë dhunu edhe rrugës. Ata e dinë krejt bota. Sa dhunimi u bo. Pesë ditë kena ecë n’kamë me shku, tani m’u kthy, me fëmi të vogël, me dhunime, me gjakderdhje, me tanat t’zezat. Na bërtitshin, na piskatshin. Ata na rrehshin, qe besa “Pse po na kundërshtoni?” Edhe ishin kanë pasë hupë çikat krejt. Ishin shku ishin strehu te nana jeme. Kur na qitën prej atyshit, “Çka keni bre?” ”Mam çka t’ka ndodhë ty?” Thashë, “Kurrgjo!” Tha, “Jo, po na kena pa”. Prej at’herit e dinë po s’ma përmenin kurrë. Jonë pajtu edhe ato me këtë rast. Si t’vjen data e dhunimit unë s’muj me e përballu, prej traumave shkoj n’spital menjiherë… Mos e lashtë Zoti fëminë me nanë pa babë…
Krejt ishin lagje-lagje, e u tubunë te xhamia. Osht qai veni te xhamie, sa burri, sa gruaja, sa njeri i vramë. Masi jena kthy prej kolone, tani i kanë mbledhë burrat. I kanë mbledhë burrat e i kanë shti n’burg. Se thojshin se ka me u bo keq.
Na ka qitë dikush dy bukë, e dikush… Na kanë dhanë edhe ushtria e rregullt.
Ushtarët serbë, t’rregullt që jonë kanë. Ata që s’kanë dashtë me hi n’gjynah me gra edhe me fëmi. Na i kanë qitë tamël pluhën, na jepshin bukë, na jepshin do (psherëtinë)… u shtrydhke si kalladonti… Ushtria e rregullt që jon kanë. Këta që janë kanë me shatora me sene, tri herë na kanë nalë rrugës na kanë dhunu. Bijke shi shumë, vllavi e kish çikën n’dorë. Edhe i tha ushtari, “Nalu!” Atij ja boni nalu, neve jo. U nal, po u nal edhe motra me nusën e unë isha pak ma anej me nanën. E ka nxjerrë thikën edhe po don me e pre vllavin. Ai e kish pa pre këtë yllin, yllin ktu t’kapuçit, e ia kish pasë maru çikës t’vllavit me llastik mos me lagë shiu, se o kanë shi i madh at’herë. Po edhe Zoti ka kajtë për neve për çka kena hjekë (psherëtinë)… Flejshin fëmija udhës. Dikush duart n’xhepa. Une çikën e vogël s’mujsha me e lshu prej gjyksi. Duart n’xhepa, e veç kur shkojke njana anej e njana anej.
Kemi pas plagë që na i kanë bo me cigare e thika, këto, apet mujshe vet ka pak me i pastru e me i la, por ato mrena.
Masi o ra NATO-ja ja ka nisë me na mjeku një doktor shqiptar. Masi o hi NATO kështu mirë me bombardu.
Na dhanë ndihmën e parë, na ka kepë, na ka ndihmu me do masta me na shëru këtë zorrën e trashë. Edhe hapa na ka dhanë për trauma se na kallxumë çka na ka ndodh. Na i murrë emra e mbiemra, krejt. Por që vike çdo javë me kqyrë qysh jemi, se ai ka rreziku shumë se ka ardhë prej një qyteti tjetër. E m`i kqyrë viktimat e dhunës, veç ai e ka bo. Dikush tjetër s’e kish bo. Edhe motra u kanë shumë keq. Ka pasë trauma t’mëdhaja po që nuk dojke mu da prej burrit e çikës. M’tha doktori “A po shkon?”, “A po shkon, a po del jashtë!”, “Merri çikat edhe dil jashtë se po ta dha besën ki m’u shëru”. I morra çikat, ai ma gjeti krejt qysh me shku, tek me shku, m’çoi n’Belgjikë m`u shëru. E kom pas mbështetje një belge e martume për shqiptar.
Ajo m’ka këqyrë n’spital. Ajo o’ kanë përkthyese numër nja për mu, motër e kom n’atë dyje e n’këtë dyje. 28 ditë m’kanë majtë me infuzion n’dorë, kurrë pa ma hjekë. Kurrë, veç e ndërrojshin shishen… Edhe, masi jom dalë prej spitalit, pak e mora veten edhe tha, “Du me t’çu n’kamp me t’lajmëru”, si azil. Shkumë aty, u lajmërumë, po tha, “du me t’çu n’katin ma t’naltin se mos me pasë ti kontakt me t’tjerët edhe me ta pru ushqimin ty nalt, e veç kur don t`i vetë me ra poshtë”. Unë u pajtojsha me çkado që thojke ajo… Kha i kisha mendët te vllavi, burri i nusës, vllavi i dytë, e kishin pasë marrë policia, e tash nëpër gazeta u përfolke se ai ka dekë. Ai nuk kish pas dekë, po e kishin çue e e kishin majtë n’burg, rrehë, maltretu, dhunu. Edhe e kishin pasë çu n’Shqipni. S’disha qysh me kontaktu, me kërkan s’kisha kontakt se telefonat s’bojshin. Se nana ka pasë telefon gjithë, e gjithë ka pas telefon te na. E dikur provo, e provo, e provo, mas gjashtë muaj që u bo atje e thirri, “Nanë, a jeni gjallë, a jeni shnosh, a je mirë?” Tha, “Krejt mirë po vllau s`mutë tu dekë”, “Pse?” Tha, qeshtu-qeshtu “E kanë dhunu, i kanë bo 100 t’zeza.” E thash, “Vi qetash”. Kom mujtë me nejtë nja gjashtë-shtatë mujë. Aty e njoftova nji familje belge e m’thanë, “Qekjo që t’ka ndodhë, na po dojna me t’shpërbly, me të ndihmu…” jonë kanë shumë humanitarë. “Koke metë me tre fëmi, shpi s’paske, po dojmë me ta ble nji shpi veç ku po don ti. Ti zgjidh ku po don ”.
Unë me shku te nana, nejse atë qytet nuk e du kurrë ma. Pse mas dhunimit që m’ka ndodh, s’muna ma… edhe kur shkoj kështu te nana, m’çon toka peshë se kam shumë histori t’hidhne n’atë vend.
U ktheva.
Motrat, çikat e tezës, çika t’mixhës, çika t’hallës. Krejt jena kanë bashkë. Po gjithkush le t’folë për veti se nashta une s’kam t’drejtë me folë për t’tjerat. Unë kam t’drejtë me folë për motër, për kunatë edhe motër. Motra ka nga mas burrit. Ja kanë marrë burrin…, gjashtë motra e kanë pas qat vlla. Ka ngajtë mas burri se i ka pasë dy djemë. E kanë nxanë n’stacion t’policisë e e kanë dhunu secili për veti.
“Qysh nganë gruaja mas burri?” shkau. Se femna shqiptare gjithmonë o kanë n’sy për moral. Gjatë dhunimit na thojshin, “Ju shqiptarët lypni me ia u bo edhe ma zi se ruani nderin”, “E boni këta”, “Ia u bofsha nanën kështu”, “Kena me ia u bo, kena me ju kallë krejtve”, “Kena me ia u bo knena”. Veç sa fjalë fyese sa na i kanë thanë, ata se meritojnë as emrin serb me e përmend n’Kosovë. Se le mo që shkojnë n’deti e sene-vene. “Ku po shkon?” “Po shkoj te malazezi” “Po malazezi ta ka bo qat t’zezë bre?” Ma shumë ka pas malazezë se që ka pas shkije… S’di sa herë kom tentu me bo vetëvrasje masi jom kthy n’Kosovë. Po, se folshim na, jo filani, jo fëmija anej. I pajsha çikat, thojsha kujt me ia lanë këto. Kush i kqyrë këto?
Çka kanë faj kto? Babën s’e kanë, nanën s’e kanë, ku jesin? Taman i bojsha gati me litar me krejt, at’hëre ato m’tërhjekshin. Nja dy herë m’ka nxanë vajza e madhe t’u pi hapa pa kurrfarë kontrolle. Po ajo pat reagu shpejt.
Mas tri vjete që jom kthy n’Kosovë, osht ardhë burri. Edhe n’prezencë t’vajzave m’ka gjujtë n’krevet. M’ka dhunu, “A osht mirë me t’dhunu paramilitarët?”
Edhe ajo i bjen dhunë se tri vjet s’e kom pa. “A osht mirë me t’dhunu, a osht kënaqësi?”, “A o knej?”, “A o anej?”- bërtitke. Bërtit çikat, piskat. Bërtitshin me t’madhe, piskatshin, kajshin. Kajsha vetë. E kom thanë, “Shkoni!” demek thirrne dikan, me dorë. Kanë shku e kanë thirrë kojshinë e kanë hjekë prej trupit tem. Mirë që nuk kom pas metë shtatëzane se ma s’di. M’u ka bo traumë, shkova n’spital. Shkova n’spital tetë javë kom pasë nejtë. N’neurokirurgji. Edhe analizat kurr s’ëm dilshin mirë. Kurrë asnji analizë mirë s’ëm dilke. Kur m’rroke ajo far, uuuh, mise traumë anena, tani kjo knej… Mas dy muajve kur m’kanë bo analiza tha, “Ti gru je shatëzane” “Çka?” “Je shtatëzane” Thash, “Po du me abortu. Po du me abortu”. Shkova me abortu tha mjekja, “Nuk guxoj se je shumë pagjakësi. Je pa gjak.” Abortova.
Kisha pasë nji mesazh për gratë që le ta ngrehin zanin, le të nihet zani i tyne se pa folë vetë kërkush s’folë për ty. Pa e kallxu historinë tane, kurrë kërkush s’ka me e ditë çka t’ka ndodhë ty. Veç le t’na ndihmon shoqnia, mos me na përbuzë, mos me thanë “O valla qajo”, “O valla qekjo”, “Hajde se e dhunumja” hajde jo se kështu-ashtu, me na përkrahë me nji fjalë. Me na përkrahë shoqnia qysh o ma mirë.
Fuqizuar nga: Integra dhe forumZFD
Në bashkëpunim me: KRCT
Mbështetur nga: RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women. / KultPlus.com