Grazia Deledda është shkrimtare italiane. Ajo ka lindur më 27 shtator 1871 Nuoro, Sardinija, Itali – 15 gusht 1936 Romë, Itali). Fituese e Çmimit Nobel për Letërsi, për vitin 1926.
Lindi në një familje të pasur. Gjatë shkollës fillore, kishte mësues privat, e më vonë mësoi për letërsinë, e cila ju bë, edhe profesion i jetës.
Romanin Nell’azzurro e botoi në vvitin 1890, i cili është edhe vepra e parë e saj.
Në vitin 1900, martohetme funkcionarin, Palmiro Madesani, i cili ishte, Ministër i Luftës, kur edhe shpërngulet në Romë, kur pas botimit edhe të disa veprave zgjoi interesim edhe te kritika.
Në vitin 1903, boton romanin „Elijas Protolu“, me të cilin vërtëtohet si shkrimtare.
Veprat e saj i vlerësuan lartë Luixhi Kapuanah dhe Gjovani Verga, dhe disa shkrimtarë të rij, si Enriko Tovez, Pjetro Pankraci dhe Renato Sera.
Opusti i saj letrar fillon me dashurinë, dhëmbjen dhe vdekjen, në të cilat edhe bazohet dhe i vëren gabimet, por pa i ikur edhe fatalizmave.
Vepra e saj, më vonë, kishte ndikim te shkrimtarët Gjovani Verga dhe nganjëher te dekadentizmat e Gabrijela Danuncisë./KultPlus.com