Konstantinos Pangalis, shpjegon se cilët janë grekët e sotëm. Ai ngre pyetjen cilët ishin Helenët dhe Shqiptarët?
Profesori shpjegon se historia e sotme greke nuk ka lidhje me të vërtetën. Ai thotë që shqiptarët janë ilirë, madje shkon pak më tej, teksa ngulmon që Helenët e dikurshëm me gjasë janë shqiptarët e sotëm dhe jo grekët e sotëm!
Këto deklarata të tij janë pritur shumë keq në ambjentin politik ekstremist athinas, por duket se kjo profesorin nuk e ka shqetësuar shumë. 27.al/ KultPlus.com
“Jam arvanit dhe flas arvanitika”, kjo ishte fjalia e përsëritur me krenari nga çdo banor i Salaminës, si dëshmi për historianin grek, Tasos Karantis. Janë dy studime të botuara në revistën greke, “Rrezet e grekëve” për historinë e arvanitasve në Greqi.
Në këto studime evidentohet se në shumicën e krahinave të Greqisë, duke përfshirë edhe Athinën, gjuha mbizotëruese ishte ajo e arvanitasve, ose siç e quanin ata, arbërisht.
Në një faqe të kësaj reviste, artikulli në fjalë paraqet atë
çka sot vetë grekët e mohojnë ose mundohen ta baltosin. Të dhënat vijnë nga
vepra e Dhimitriu Bizantiut, shkruar në vitin 1836. Ja se ç’shkruan ai
konkretisht: “Vizitorët vinin re me habi se banorët e fshatrave përreth Atikës,
por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit të shtetit të sapoformuar,
flisnin një gjuhë që Arvanitët e moshuar e quanin: ‘arbërisht’, ku ishte e
njohur gjerësisht si arvanitëshe”.
Në vijim artikullshkruesi krahason fshatrat grekë dhe ato
arvanitas/arbëreshe, ku sipas tij, nuk ekzistonte asnjë dallim. Madje deri në
shekullin XX gjuha që mbizotëronte në këto fshatra dhe brenda në Athinë ishte
arbërishtja.
Ndërkohë sillet dhe studimi i një historiani me emrin Tasos Karantis për arvanitët e Salaminës, kur me krenari banorët e saj thoshin se: “Eimai arbanitis kai milao arbanitika (Jam arvanit dhe flas arvanitika)”. Këta vendas thoshin se gjuha është e “tatërve (etërve) tanë”, pasi kjo gjuhë është e pasur me ndjenjë në shprehje, duke u quajtur me një mënyrë edhe më poetike – Gjuha e zogjve, gjuha e dallëndysheve!/KultPlus.com
“Excelsior” ka botuar, të premten e 6 shkurtit 1914, në faqen n°7, intervistën e Ismail Qemalit me gazetarin francez të Excelsior, në Nice të Francës, rreth marrëdhënieve Greqi – Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Cilat do të jenë raportet e Shqipërisë dhe Greqisë? Ismail
Qemali na tregon se ata mund dhe duhet të jenë të shkëlqyeshëm.
Nice, 5 shkurt (Shkresë e veçantë e Excelsiorit). — Sapo mbërriti në Birindisi, Ismail Qemali, i cili kishte dorëzuar vullnetarisht, thotë ai, drejtimin e qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, u bë pre e intervistave. Por një çështje kryesore kishte mbetur ende në hije. Cilat do të jenë marrëdhëniet e shtetit të ardhshëm me Greqinë, dhe tensioni i tanishëm a do të ketë pasoja të mëtejshme ?
Kjo është pyetja që i bëra Ismail Qemalit. Bashkëbiseduesi
im ishte shumë afirmativ. Ai beson se këto raporte, jo vetëm mund, por edhe duhet
të jenë të shkëlqyera. E gjitha kjo, thotë ai, është në interes po aq të
Greqisë sa dhe të Shqipërisë.
Ish-kreu i qeverisë shqiptare është kategorik : sipas
mendimit të tij, nuk ka shkaqe serioze pakënaqësie. Sigurisht, ka pasur disa
përplasje interesi, dhe kjo ndodh për shkak se ka gjithmonë, në të gjitha
kufijtë, depërtim të një race në tjetrën. Por, në fund të fundit, ky
depërtim bëhet më pak shqetësues kur të dyja racat kanë afinitete të mëdha
midis tyre.
I kujtoj bashkëbiseduesit tim se gjatë lëvizjeve të ndryshme
që ndodhën në territoret kontestuese, helenizuesit i drejtoheshin konsullatës
franceze, ndërsa shqiptarët përfaqësuesve italianë dhe austro-hungarezë, dhe i
kërkova rezultatin përfundimtar të këtyre manovrave. Por ai është tepër i zgjuar
për t’u përgjigjur në mënyrë kategorike një pyetjeje të tillë:
“Sigurisht, Shqipëria ka qenë mirënjohëse ndaj fuqive që e
kanë mbështetur atë, por nuk ka ndërmend të mbajë anën e dikujt. Ajo
shpreson të marrë mbështetjen e Francës, interesi i të cilës, për më tepër, i
korrespondon interesit të saj, sepse vetëm një situatë e qetë do ta lejojë
vendin tim të zhvillohet. Por nuk mund të ketë pazare jashtë kursimit francez.”
Me këto fjalë u ndava me Ismail Qemalin; ai dëshiroi të më
kujtonte mbresat e mira që i kishte lënë vizita e bashkëpunëtorit tonë Andre
Jager-Schmidt në Vlorë.
Greqia, një vend që njihet për numrin e lartë të turistëve, ka vendosur një ligj kundër vizitorëve obezë.
Shumë prej turistëve që vizitojnë ishujt e bukur, si Santorini, pëlqejnë të bëjnë xhiro dhe foto me gomerë.
Përdorimi i kafshëve për tërheqje të tilla turistike ka hasur kundërshtime të shumta nga mbrojtësit e kafshëve, sidomos për rastet e turistëve obezë të cilët i stërmundojnë kafshët për një foto.
Në fakt, është regjistruar një numër i lartë gomerësh me dëmtime në shtyllën kurrizore dhe që kanë përfunduar të paralizuar.
Për këtë arsye, turistët mbi 100 kg e kanë të ndaluar të hipin mbi gomerë. Kjo është menduar si pesha maksimale që mund të mbajë një gomar./ KultPlus.com
Aktivitetet shkencore të mbajtura në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, vazhdon të ngjallë interes jo vetëm nga publiku por edhe nga studiues të shquar të huaj dhe shqiptarë që prezantojnë për herë të parë studimet e tyre shkencore, mbi vlerat e paçmueshme që figura e heroit ka tejçuar në shekuj në letërsinë por jo vetëm.
Ndërsa për disa kjo figurë mbetet frymëzuese dhe simbol i lirisë dhe luftës ideale, për të tjerë Skënderbeu mbetet hero jotipik për shkak të karakterit dhe simbolikës që ai mbart përtej kufijve.
Pas ligjëratës së mbajtur sot në nder të figurës së Skenderbeut, albanologu Titos Jochalas tha në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se ndjehet i nderuar që është ftuar zyrtarisht nga kryeministri i vendit, për të folur mbi veprën e tij albanologjike ”Skënderbeu në historiografinë dhe letërsinë greke moderne”.
”Skënderbeu është një figurë e madhe jo vetëm për Shqipërinë por dhe për Europën. Kam konstatuar se shtatorja sot e Skënderbeut ka ende shpatën e tij të diplomacisë ndoshta për të bërë beteja të tjera fitimtare për Shqipërinë dhe popullin e tij shqiptar”, – u shpreh Jochalas.
Ai tha se ”figura e Skënderbeut është simbol uniteti midis grekëve dhe shqiptarëve pikërisht e epiriotëve. Grekët e kanë vënë Skënderbeun si një figurë që bashkoi grekët gjatë revolucionit kombëtar dhe si një figurë me fitoret kundër turqve, ka mbetur një simbol unik. Për këtë gjë heroi kombëtar ka emocionuar grekët dhe janë shumë libra që janë shkruar deri sot të cilat janë një thesar i unitetit ballkanik”.
Në fund albanologu Jochalas u shpreh për simbolin tonë se,”shqiptarët kanë figurën dykrenare ku një kokë duhet të shohë në Europë, ndërsa koka tjetër duhet të shoh brenda vetvetes që shqiptarët të mos humbasin traditat, gjuhën, pra vlerat që kanë sot shqiptarët”.
Konferenca Albanologjike është e ndarë në tre sesione. Sesioni i parë nisi në maj dhe përfundon më 26 qershor. Sesioni i dytë gjatë muajve shtator dhe tetor. Të dy këto sesione i janë dedikuar ligjëratave të gjata të studiuesve të ndryshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Dhe sesioni i fundit, ai i tretë, në nëntor ku do të publikohen dhe konkluzionet, teksa të gjitha studimet dhe punimet do të publikohen në një moment të dytë gjatë vitit 2019./ KultPlus.com
Këngëtarja Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, u rendit në vendin e dytë.
Me një këngë ritmike dhe performancë të shkëlqyer, Eleni ishte shumë pranë fitores. Shqipëria i dha 10 pikë Qipros, ndërsa 12 pikët maksimale i dha për Italinë, që përfaqësohej nga këngëtari shqiptar Ermal Meta.
Dhe pikërisht për këtë fakt, mediat greke duket se janë të pakënaqura. Shtypi grek, në unison kritikon Shqipërinë që nuk i dha 12 pikë të plota Eleni Foureiras, që mund të kishin ndikuar në fitoren e saj. Pavarësisht se ato 2 pikë më shumë, nuk do ta ngjisnin në vendin e parë.
“Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, shkruan e përditshmja greke “Protothema”.
Në të njëjtën linjë janë edhe mediat e tjera të vendit fqinj. Eleni Foureria, këngëtarja me origjinë shqiptare, jeton prej vitesh në Greqi ku ka zhvilluar karrierën e saj. Kësaj radhe ajo përfaqësoi Qipron duke zënë vendin e dytë.
Ndërkohë, Shqipëria i dha pikë të plota Italisë së Ermal Metës që u rendit në vendin e pestë, kurse nga ana tjetër vet Italia i dha 0 pikë Shqipërisë që përfaqësohej nga Eugent Bushpepa, i cili zuri vendin e 11-të./Gazeta Express/