Arrestohet aktivistja e mjedisit, Greta Thunberg

Greta Thunberg, aktivistja suedeze e mjedisit, e fokusuar në rreziqet e shkaktuara nga ngrohja globale, është arrestuar nga policia, pasi kishte bllokuar trafikun për 5 ditë së bashku me aktivistë të tjerë të klimës nga organizata “Halla Tillbaka Framtiden”.

“Sot, për të tretën ditë radhazi, organizata ka bllokuar cisternat në portin e Malmö. Kriza klimatike është çështje jete a vdekjeje për shumë njerëz. Ne zgjedhim të ndalojmë fizikisht infrastrukturën e karburanteve fosile. Ne po rimarrim të ardhmen”, shkroi Thunberg në llogarinë e saj në Twitter, të shtunën.

Aktivistja 20-vjeçare, javën e kaluar, deklaroi se është tërhequr nga protestat në shkollë, për faktin e thjeshtë se është diplomuar tashmë.

“Jam diplomuar sot, që do të thotë se nuk mund të bëj më grevë në shkollë për motin. Kjo është greva e fundit e shkollës për mua”, shkruante Thunberg në rrjetin social. Në një tjetër publikim, ajo ka sqaruar se do të vazhdojë protestat në vende të tjera.

“Lufta sapo ka filluar”, shtoi e reja.

Kujtojmë se kjo vajzë nga Stokholmi u bë e njohur botërisht për demonstratat e saj që nga shtatori i vitit 2018, kur ishte vetëm 15 vjeç, kur i bëri thirrje qeverisë suedeze që të veprojë menjëherë për ndryshimin e klimës.

Disa vite më vonë, Greta Thunberg u njoh në mbarë botën pasi filloi një grevë shkolle përpara Parlamentit suedez në Stokholm, duke kërkuar që qeveria të reduktonte emetimet e karbonit bazuar në dispozitat e Marrëveshjes së Parisit. Këmbëngulja e demonstratës së tyre filloi të tërhiqte vëmendjen e mediave dhe ambientalistëve nga vende të tjera të botës.

Aktualisht, aktivistja është kthyer në një simbol të luftës kundër ndryshimeve klimatike, e cila ka gjeneruar mijëra ndjekës, por edhe kritikues në të gjitha anët e botës. Ndër më kritikët ndaj të resë është ish-presidenti Donald Trump, i cili është përpjekur ta tallte në disa raste./ a2cnn / KultPlus.com

Arrestohet në Gjermani aktivistja e famshme, Greta Thunberg

Janë përhapur me shpejtësi në internet pamjet e momentit kur aktivistja e njohur suedeze e klimës, Greta Thunberg, merret me forcë nga policia gjermane në Lützerath, ku mijëra vetë ishin mbledhur për të protestuar kundër shkatërrimit të këtij fshati dhe për ndalimin e nxjerrjes qymyrit në zonë.

20-vjeçarja ishte ulur buzë një muri me pamje nga miniera, duke shkaktuar shqetësimin e efektivëve të cilët e urdhëruan të largohej për sigurinë e saj.

Ajo nuk pranoi dhe policët e morën nga krahët dhe e tërhoqën zvarrë për një distancë të shkurtër. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy policët e marrin Gretën, që nuk pranon të largohet.

Thunberg e akuzoi Gjermaninë, se “është një nga mëkataret më të mëdha të klimës në botë” dhe bëri thirrje për vazhdimin e rezistencës.

Që të premten ajo kishte bërë apel në Lützerath kundër prishjes së fshatit dhe nxjerrjes së qymyrit nga koncerni energjitik, RWE.

“Nëse qeveritë dhe koncernet shkatërrojnë mjedisin, (…) njerëzit do të mbrohen”, ka thënë aktivistja.

Protesta e aktivistëve të klimës filloi paqësisht, por më vonë sipas të dhënave të policisë, u hodhën mjete piroteknike. Më pas pati përplasje dhe disa aktivistë arritën të thyenin kordonin policor dhe të hynin në zonën ku nxirret qymyri, Garzweiler II.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, kishte bërë të ditur para disa ditësh se qymyri në Lützerath nevojitet për sigurinë energjitike në këto kohë krize./Top Channel/ KultPlus.com

Dokumentari “Unë jam Greta” do të shfaqet të shtunën në Prishtinë

Të shtunën, më 25 qershor 2022, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, UNDP dhe DokuFest do të jenë në amfiteatrin Zahir Pajaziti (përballë Kino Armatës) për shfaqjen në ambient të hapur të dokumentarit “Unë jam Greta”.

Filmi do të shfaqet në Kinemanë Solare të DokuFestit dhe do të fillojë në orën 20:15.

“Bashkohuni me ne ndërsa frymëzohemi nga udhëtimi global i aktivistes për çështje klimatike Greta Thunberg. Shfaqja e filmit është pjesë e projektit Climate Promise të financuar nga Qeveria Japoneze dhe është e hapur për publikun”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Thunberg dhe aktivizmi në kopertinën e Vogue

Fotografitë: Vogue

Aktivistja e klimës Greta Thunberg është zbuluar si ylli i kopertinës së numrit debutues të Vogue Skandinavia.

“Për këtë numër debutues, jam jashtëzakonisht krenare që shfaq Greta Thunberg në kopertinë”, tha kryeredaktorja e revistës, Martina Bonnier, në letrën e redaktorit.

“Jo vetëm që ajo është një figurë e vetme skandinave dhe forcë ndryshimi, ajo gjithashtu mishëron dashurinë për natyrën, ndjekjen e qëndrueshmërisë dhe paturpësinë e paepur që është në thelbin e vizionit tonë”, shtoi ajo.

Vogue

Thunberg për herë të parë tërhoqi vëmendje globale më 2018, kur ajo braktisi shkollën në moshën 15 vjeçare, për të protestuar jashtë Parlamentit Suedez, duke kërkuar që qeveria të ulë emetimet e saj të karbonit.

Ajo shpejt katalizoi një lëvizje të grevave të të rinjve, dhe tani, në moshën 18 vjeçare, Thunberg është një nga aktivistet më të mëdha të mjedisit në botë.

Ajo është nominuar për çmimin Nobel për Paqe tre vjet me radhë.

Në një profil shoqërues në Vogue Scandinavia, Thunberg vuri në pah rolin e modës së shpejtë, prodhimin masiv të veshjeve të lira përmes shfrytëzimit të punës dhe cilësisë së dobët në përkeqësimin e krizës klimatike.

“Nëse jeni duke blerë modë të shpejtë, atëherë po kontribuoni në atë industri dhe po i inkurajoni ata të zgjerohen dhe të vazhdojnë procesin e tyre të dëmshëm”, tha ajo për Vogue.

Vogue

“Sigurisht që e kuptoj që për disa njerëz moda është një pjesë e madhe e mënyrës sesi ata duan të shprehin veten dhe identitetin e tyre”, shtoi Thunberg.

Në vitin 2018, 2.31 miliardë ton emetime të gazrave serrë erdhën nga industria e modës, duke përbërë 4% të totalit global.

Revista inauguruese e Vogue Scandinavia, e cila fokusohet në një temë qendrore të natyrës, përkon me publikimin e një raporti të ri të IPCC-së mbi ndryshimin e klimës, të cilin Kombet e Bashkuara (OKB) e quajtën një “kod të kuq për njerëzimin”.

Zëri i një gjenerate

Mesazhi i fushatës së parë të Thunberg, “Greva shkollore për klimën”, u shpërnda në të gjithë globin në vitin 2018, duke frymëzuar dhjetëra mijëra të rinj të tjerë që të organizojnë thirrjet e tyre për veprim.

Vitin pasues, ajo shkoi në New York City për të marrë pjesë në Samitin e OKB-së për Veprimin ndaj Klimës. Aty, ajo kritikoi vazhdimisht “lojtarët” e fuqisë globale për nxitjen e vetëkënaqësisë në vend të urgjencës.

Vogue

“Unë dua që ju të veproni si në një krizë. Unë dua që ju të veproni sikur shtëpia jonë po digjet. Sepse është duke u djegur”, tha Thunberg në Forumin Ekonomik Botëror më 2019.

Por, qasja e drejtpërdrejtë e Thunberg për të trajtuar ngrohjen globale nuk është mirëpritur nga të gjithë.

Në intervistën për Vogue, ajo iu drejtua kritikëve të saj, më së shumti ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili në vitin 2019 shkroi në Twitter se Thunberg kishte një problem të menaxhimit të zemërimit.

“Duhet ta shihni nga një perspektivë më e madhe”, tha ajo për Vogue.

“Pse ata po shkruajnë gjëra të tilla? Sepse ata mendojnë se ne jemi shumë të zhurmshëm dhe duan të na bëjnë të heshtim, qoftë duke na trembur, frikësuar apo përhapur dyshime … Pra, kjo është, në një farë mënyre, një shenjë shumë pozitive që ne kemi ndikim”, tha aktivistja.

Ajo gjithashtu reflektoi mbi ndikimin përçarës që kriza klimatike ka pasur në vitet e saj më formuese.

“Gjëja ideale do të ishte thjesht të kthehesh në shkollë dhe të përfundosh arsimin dhe të mos shqetësohesh për klimën”, tha ajo në intervistë.

“Por për sa kohë që ka nevojë për aktivistë, unë do të jem një aktiviste”, përfundoi Thunberg./CNN/KultPlus.com

Greta Thunberg dhuron 100 mijë euro për vaksinat në vendet më të varfra të botës

Aktivistja adoleshente në mbrojtje të klimës, Greta Thunberg, duke denoncuar “tragjedinë” e pabarazisë së vaksinave, ka vendosur të dhurojë 100 mijë euro për programin Covax.

Thunberg i ka kërkuar Fondacionit që mban emrin e saj të kryejë transferimin e parave që do të mbështesin blerjen e vaksinave për popullatat më të rrezikuara dhe punonjësit shëndetësorë për disa nga vendet më të varfra të botës.

“Rreth një në katër njerëz në vendet me të ardhura të larta kanë marrë tashmë vaksinën. Vetëm një në 500 njerëz e kanë marrë atë në vendet e varfra,” shkroi Greta në Twitter.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të përballuar tragjedinë që është pabarazia në shpërndarjen e vaksinave. Ne kemi mjetet në dispozicion për të korrigjuar ç’ekuilibrin e madh që ekziston në botë sot, në luftën kundër Covid-19. Ashtu si me krizën klimatike, së pari duhet të ndihmojmë më shumë ata që nuk kanë mundësi. Duke e konsideruar Covax rrugën më të mirë për të siguruar barazinë e vërtetë në shpërndarjen e vaksinave dhe rrugëdaljen nga pandemia”, ka përfunduar ajo. / KultPlus.com

Greta Thunberg i dhuron 100 mijë euro OBSH-së për shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra

Aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg denoncoi “tragjedinë” e pabarazisë së vaksinave dhe dhuroi 100 mijë euro nga fondacioni i saj në programin COVAX për qasje globale në dozat e vaksinave kundër Covid-19. Donacioni do të mbështesë blerjen e vaksinave për popullatat më të rrezikuara dhe punëtorët shëndetësorë në disa nga vendet më të varfra në botë.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të trajtuar tragjedinë që është pabarazia e vaksinave”, tha Thunberg.

“Ne kemi mjetet në dispozicion për të korrigjuar çekuilibrin e madh që ekziston sot në botë në luftën kundër Covid-19. Ashtu si me krizë klimatike, së pari duhet të ndihmojmë më të prekshmit. COVAX, ofron rrugën më të mirë për të siguruar ndarjen e drejtë të vaksinave dhe një rrugëdalje nga pandemia”, theksoi ajo./ KultPlus.com

Universiteti britanik, statujë në nder të Greta Thunberg

Nuk mund të mohet se Greta Thunberg ka bërë një rrugëtim të gjatë, drejt objektivave të saj. Vajza dikur adoleshente që me një pankartë të vogël manifestonte e vetme përballë ministrive duke braktisur shkollën, në mënyrë që institucionet të përkrahnin politikat mjedisore, duket sikur i përket një epoke tjetër.

Në fakt, bëhet fjalë për vitin 2018, ku nga e panjohur suedezja u bë simbol i qasjes ekologjiste të rinisë, duke arritur të bëhet edhe personazhi i vitit për revistën prestigjioze  “Time”.

Por tani Thunberg ka rritur një tjetër etapë, vërtet ngazëlluese dhe ndoshta e paprecedent për një vajze aq të re.

Një universitet britanik, ai i Winchester, ka porositur një statujë prej bronzi të aktivistes, që u ekspozua në ambientet e jashtme e institucionit arsimor, aty ku mendohet që do të mbetet si një nga monumentet e përhershme të atij universiteti.

Drejtuesit e Winchester University mendojnë se statuja përfaqëson një mesazh për të gjithë studentët, dhe një shembull për aktivizmin në moshat e reja.

“Greta është një e re që është përballur me vështirësi të ndryshme në jetë, dhe tashmë është një lidere botërore të aktivizmit mjedisor”, deklaroi zëvendës dekani Joe Carter për të justifikuar zgjedhjen.

Statuja, e realizuar nga skulptorja Christine Charlesworth, i ka kushtuar rreth 30 mijë euro universitetit, por fundja edhe një reklamë në gjithë mediat ndërkombëtare. /a2/ KultPlus.com

Navalny, OBSH dhe Thunberg midis të nominuarve për Çmimin Nobel për Paqe

Disidenti rus Alexei Navalny, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe aktivistja Greta Thunberg janë midis atyre të nominuar për çmimin Nobel të Paqes të këtij viti, të gjithë të mbështetur nga ligjvënësit norvegjezë që kanë një histori të zgjedhjes së fituesit.

Nominimet, të cilat mbyllen të dielën, nuk nënkuptojnë një miratim nga komiteti Nobel. Ligjvënësit norvegjezë kanë nominuar laureatin përfundimtar çdo vit që nga viti 2014, me përjashtim të vitit 2019, tha Henrik Urdal, Drejtor i Institutit të Kërkimit të Paqes Oslo.

“Modeli i viteve të fundit është mjaft mahnitës.”

Komiteti Norvegjez i Nobelit, i cili vendos se kush e fiton çmimin, nuk komenton për nominimet, por nominuesit mund të zgjedhin të zbulojnë zgjedhjet e tyre. Sipas një sondazhi të Reuters për ligjvënësit norvegjezë, të nominuarit përfshijnë Thunberg, Navalny, OBSH-në dhe programin e tij COVAX për të siguruar qasje të drejtë në vaksinat COVID-19 për vendet e varfra. Thunberg u emërua si një nga “zëdhënësit kryesorë në luftën kundër krizës së klimës”, me grupin e fushatës që ajo bashkë-themeloi, Fridays for Future.

Navalny, i emëruar nga akademikë rusë, u nominua për “përpjekjet e tij për një demokratizim paqësor të Rusisë” nga ish-ministri norvegjez Ola Elvestuen. Beteja kundër COVID-19 është në qendër, duke përfshirë një nominim për aleancën e vaksinave GAVI. Emra të tjerë janë aktivistët Bjellorusë Sviatlana Tsikhanouskaya, Maria Kolesnikova dhe Veronika Tsepkalo për “luftën e tyre për një zgjedhje të drejtë dhe frymëzim për rezistencë paqësore”, tha një emërues, Geir Sigbjoern Toskedal.

Të nominuarit e tjerë përfshijnë ish Presidentin e SHBA-së Donald Trump, NATO-n dhe agjencinë e refugjatëve të KB-së (UNHCR).

Laureati i vitit 2021 do të shpallet në tetor. /reuters/ KultPlus.com

Thunberg ironizon me Trump-in: Duket si një plak shumë i lumtur që pret një të ardhme të ndritur

Aktivistja e njohur, Greta Thunberg ka ironizuar momentin e largimit të Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Aktivistja kundër ndryshimit të klimës nuk ka hezituar që për herë të fundit ta gacmojë presidentin amerikan para se të udhëtonte drejt Floridas.

Përmes llogarisë së Twitter, Greta ndau një pamje të 74-vjeçarit duke hipur në helikopterin presidencial “Marine One” në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.

“Duket si një plak shumë i lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme. Sa bukur për tu parë!”, ka shkruar 18-vjeçarja.

Ironia dhe tallja mes Gretës dhe Trumpit ka qenë gjithmonë e pranishme  që pas deklaratës së famshme të vajzës para një viti.

Në nëntor të vitit 2020, adoleshentja i tha presidentit të atëhershëm në detyrë të ‘qetësohej’ pasi ai i cilësoi zgjedhjet presidenciale si ‘mashtrim’ dhe se rivali i tij, Joe Biden nuk kishte fituar në mënyrë të drejtë.

Gjatë një konference për shtyp para një viti, republikanit i kishte thënë aktivistes se duhej të punonte me ‘zemërimin’ e saj.

Trump gjithmonë i ishte referuar suedezes si fëmijë dhe adoleshente që duhet të mësojë më shumë në shkollë gjithmonë duke e nënvizuar. / KultPlus.com

Greta Thunberg në pullat postare suedeze

Aktivistja adoleshente për Klimën, Greta Thunberg është zgjedhur të shfaqet në një pullë postare suedeze, që do të dalë në shitje të enjten.

Tetëmbëdhjetëvjeçarja paraqitet më këmbë mbi një shkëmb, e veshur me një mushama të verdhë dhe dallëndyshet që fluturonin mbi të.

Ilustrimi është realizuar nga Henning Trollback.

“Pulla është pjesë e një serie të titulluar “Natyrë e Vlefshme”, që përqendrohet te mjedisi dhe qëllimet mjedisore të vendosura nga parlamenti suedez”, tha kompania e shërbimeve postare PostNord.

“Projektimet duhet të pasqyrojnë kohën tonë, ku çështja mjedisore është theksuar për vite të tëra me rradhë përmes zërit të fortë të Greta Thunberg”, tha Stina Olofsdotter i “PostNord Stamps” në një deklaratë.

Pullat e tjera të serisë paraqesin habitate të ndryshme, që parlamenti i ka caktuar si të rëndësishme për t’i mbrojtur, përfshirë malet dhe florën malore, pyjet, një peizazh bujqësor, një grup veçanërisht të larmishëm kënetash, si edhe një specie të kërcënuar të bretkosës./atsh/ KultPlus.com

Greta Thunberg pasi mbushi 18 vjeç: Do tregoj sekretet e errëta

Aktivistja Greta Thunberg ka mbushur 18 vjeç, dhe teksa falenderoi ndjekësit për urimet, ndau me ta edhe një mesazh ironik.

“Faleminderit shumë për të gjitha urimet në ditëlindjen time të 18! Sonte do më gjeni poshtë klubit të zonës, duke treguar të gjitha sekretet e errëta që fshihen pas teorive konspirative të klimës dhe grevës së shkollës dhe njerëzit e ligj që s’më kontrollojnë dot më tani. Më në fund jam e lirë!”, shkroi Greta.

Postimi është një përgjigje ironike ndaj të gjithë atyre që mendonin se Greta ishte vetëm një fëmijë, që përdorej nga njerëz më të rritur e më të pushtetshëm se ajo.

Greta Thunberg, aktiviste dhe ish-kandidate për çmimin Nobel për Paqe, u shpall një nga vajzat/gratë që la gjurmë në dekadën që lamë pas, duke u renditur në vendin e 100 në listën e Grave më të Fuqishme sipas Forbes. / KultPlus.com

Reagon Greta Thunberg: Qetësohu, Donald, qetësohu

Greta Thunberg, aktivistja e klimës duket se nuk e ka harruar thumbimin që i kishte bërë 11 muaj më parë presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, 17-vjeçarja ka zgjedhur të “hakmerret” ndaj Trump  duke përdorur frazën që presidenti amerikan kishte përdorur.

Në vitin 2019, kur Greta Thunberg u emërua personi i Revistës Time, presidenti i SHBA ishte tallur me të.

Donald Trump kishte kritikuar vendimin e Revistës Time për emërimin e aktivistes adoleshente të klimës si personin e vitit dhe kishte shkruar: “Kaq qesharake. Greta duhet të punojë për problemin e saj të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të modës së vjetër me një mik! Qetësohu Greta, qetësohu!”.

Aktivistja e mjedisit, këtë fjalë i përdori si një formë “hakmarrjeje” ndaj Trump, pikërisht kur ai hodhi akuzat për manipulim të zgjedhjeve.

“Kaq qesharak. Donald duhet të punojë për problemin e tij të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë të modës së vjetër me një mik! Qetësohu, Donald, Qetësohu!”,  shkroi Greta Thunberg në një postim në Twitter.

Vihet re se  nga postimi i Thunberg ka tejkaluar numrin e pëlqimeve të postimit të Donald Trump. / KultPlus.com

Publikohet traileri i parë për filmin dokumentar kushtuar Greta Thunberg

Është publikuar traileri i parë për dokumetarin e vlerësuar për aktivisten Greta Thunberg.

“I Am Greta” është vëzhgim ‘pas skenave’ të aktivisten adoleshente, e cila në vitin 2018 arriti që nga një protestë e saj në shkollë, të nxit një lëvizje globale për ndryshimet klimatike.

Filmi ishte pjesë e Venice Film Festival, ndërsa në kinematë e Anglisë dhe Irlandës do të shfaqet në mes të tetorit.

Fimi është bërë nga regjisori Nathan Grossman dhe Cecilia Nessen që ka bërë dokumetarin “Bergman: A Year in the Life” dhe Frederik Heinig autor i “Midsommar”, një prej filmave më të vlerësuar të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, Greta paralajmëroi kthimin e saj në shkollë, pasi kishte marrë një vit pushim për të udhëtuar në botë me aktivizmin e saj. Përpjekjet e saj kanë parë shumë ndryshime.

Ajo ka fituar Right Livelihood Award që konsiderohet si Nobel alternativ./ KultPlus.com

Greta Thunberg do t’i dhurojë 100,000 euro për luftimin e koronavirusit në Amazonë

Aktivistja e njohur nga Suedia, Greta Thunberg, njoftoi përmes rrjetit Twitter se do t’i dhurojë 100,000 euro për luftimin e koronavirusit në Amazonën e Brazilit.

Ky njoftim erdhi pasi figura e famshme u shpërblye me Çmimin Gulbenkian për Humanizëm, i cili ka vlerë monetare prej një milionë eurosh.

Donacioni që do të merret nga shuma e këtij çmimi do të dhurohet për organizatën “SOS Amazona”, që është pjesë e “Fridays of Future Brazil”, organizatë që po ofron ndihmë në luftën kundër koronavirusit në territoret e njerëzve indogjenë.

Thunberg gjithashtu njoftoi përmes një deklarate se 100,000 euro të tjera do t’ia dhurojë Fondacionit “Stop Ecocide” për të ofruar ndihmë që krimi ndaj mjedisit të bëhet krim ndërkombëtar.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, vajza me famë botërore tha se do t’i japë si donacion të gjitha të hollat e çmimit të madh, por nuk dha hollësi për përfituesit e tjerë. / KultPlus.com

ENVI Committee – Exchange of views with Swedish environment activist Greta Thunberg

Greta Thunberg krahason reagimin ndaj Covid-19 me përgjigjen ndaj ndryshimeve klimaterike

Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka thënë që pandemia tregon se bota mund të veprojë me “forcën e nevojshme” kur dëshiron, ndërsa krahason reagimin ndaj Covid-19 me përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimaterike.

Duke folur në Sveriges një stacion Radio në Suedi, Thunberg tha se nga këndvështrimi i klimës nuk kishte asgjë pozitive në lidhje me pandeminë pasi ndryshimet e bëra në jetën e përditshme kishin “jashtëzakonisht pak ngjashmëri” me veprimet e kërkuara për t’u marrë me ndryshimin e klimës. “Tragjedia e koronës natyrisht nuk ka asnjë efekt pozitiv afatgjatë në klimë përveç një gjëje, fituam njohuritë se si duhet të perceptosh dhe trajtosh një emergjencë. Sepse gjatë krizës së koronës ne befas vepruam me forcën e nevojshme, “tha Thunberg. “Takimet urgjente të ndërkombëtarve zhvillohen çdo ditë, skemat e ndihmave astronomike financiare paraqiten në mënyrë magjike nga askund.

“Ngjarjet e anuluara dhe kufizimet e ashpra i bëjnë njerëzit të ndryshojnë sjelljen e tyre dhe qasjen brenda natës,” shtoi ajo. “Media është tërësisht në tranzicion, i vë në lëvizje gjërat duke raportuar ekskluzivisht raporte mbi Covid-19 dhe duke mbajtur konferenca shtypi të përditshëm dhe azhornime live 24/7. “Të gjitha pjesët e shoqërisë bëhen së bashku dhe politikanët i lënë mënjanë pikëpamjet e tyre të ndryshme dhe bashkëpunojnë për të mirën më të madhe.”

Thunberg tha se njerëzit me pozita të pushtetit politikë, biznes dhe financë kishin thënë se “ata do të bëjnë gjithçka që duhet”, gjatë pandemisë pasi “nuk mund të vendosësh një çmim për një jetë njerëzore.” “Këto fjalë dhe ky trajtim i një krize hap një dimension krejt të ri, sepse ju shihni çdo vit të paktën 7 milion njerëz që vdesin nga sëmundjet që lidhen me ndotjen e ajrit sipas OBSH,” tha ajo.  “Ata me sa duket janë njerëz, jetës të së cilëve ne mund t’i vendsim një çmim. Meqenëse ata vdiqën nga shkaqet e gabuara dhe në pjesët e gabuara të botës. ”

Thunberg frymëzoi protestat në të gjithë botën për klimën vitin e kaluar pasi organizoi marshime javore jashtë Parlamentit Suedez çdo të premte nga Gushti 2018. CNN/bota.al /KultPlus.com

Greta Thunberg edhe këtë vit nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, e cila nisi e vetme një protestë është nominuar për të dytin vit me radhë për Çmimin Nobel për Paqe, shkruan KultPlus.

Greta Thunberg e cila tashmë është adoloshentja më e famshme në botë, u nominua nga dy politikanë në Suedi, për punën e saj rreth ngritjes të vetdijes për krizën klimatike në botë.

Politikanët Jens Holm dhe Hakan Svenneling nga Partia e Majtë, thanë se vajza 17-vjeçare ka punuar shumë për t’i bërë politikanët që t’i hapin sytë para krizës klimatike.

Ata shtuan se aktivistja Thunberg dhe puna e saj në zvogëlimin e gazrave dhe respektimin e Marrëveshjes së Parisit është edhe vepër e bërjes së paqes, shkruan “Daily Mail”, transmeton KultPlus.

Thunberg-u ishte nominuar për këtë çmim edhe vitin e kaluar, por nuk kishte arritur ta fitonte çmimin përballë kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.

Nxënësja suedeze i ka inkurajuar të rinjtë dhe fëmijët në mbarë botën që ta braktisin përkohësisht mësimin dhe të protestojnë për të kërkuar më shumë masa kundër ndryshimeve klimatike. Kjo lëvizje tashmë është përhapur në disa kontinente në tërë botën./ KultPlus.com

Revista ‘Time’ zgjedh Greta Thunberg ‘Person të Vitit’

Revista e famshme amerikane, Time, ka vendosur që aktivisten e re nga Suedia, Greta Thunberg, ta zgjedhë si “Personin e Vitit 2019”.

“Ajo i simbolizon agoninë, frustrimin, dëshpërimin, zemërimin dhe, deri diku, shpresën e shumë të rinjve, të cilët ende nuk do ta kenë arritur moshën për të pasur të drejtë vote kur e ardhmja e tyre të jetë shkatërruar”, shkruan kjo revistë.

Momenti i saj vjen në kohën kur realiteti urgjent shkencor përplaset me paqartësitë politike globale. Secilin vit, ne hedhim më shumë karbon në atmosferë, planeti ynë i afrohet pikës pa kthim, kur jeta në tokë do të ndërrojë një herë e përgjithmonë.

Shkencërisht, planeti nuk mund ta përballojë një hap tjetër prapa. Politikisht, kjo mund të jetë mundësia jonë më e mirë për ta bërë ndryshimin e madh para se të jetë shumë vonë.

Greta ndoshta është 1.5 metra e gjatë dhe mund të duket edhe më e vogël kur e vesh xhaketën e madhe kundër shiut. Fundi i nëntorit nuk është koha më e mirë për ta kaluar Oqeanin Atlantik. Uji është i trazuar, erërat janë të forta dhe ajo e ka një barkë të vogël.

Megjithatë, Greta, në mënyrën e saj të qetë, ishte e patrembur. Ajo i kaloi shumicën e pasditeve të gjata brenda kabinës.

Ajo u është qasur problemeve të botës me peshën e një personi të rritur, por ende është fëmijë. Asaj i pëlqejnë kuajt dhe i mungojnë dy qentë që i ka lënë në Suedi, Moses dhe Roxy.

Në gusht të vitit 2018, ajo filloi të dilte para kuvendit suedez për të protestuar. Në ditën e parë ishte e vetme. Në ditën e dytë iu bashkua një person i panjohur. “Ky ishte një hap i madh, nga një në dy”, thotë ajo.

Në shtator të këtij viti, protestat për mbrojtjen e klimës u përhapën përtej kufijve të vendit të saj. Në Nju Jork protestuan 250 mijë persona, në Londër 100 mijë, ndërsa në tërë Gjermaninë rreth 1.4 milion, shkruan “Time”, transmeton Gazeta Express. / KultPlus.com

Greta Thunberg refuzon çmimin për mjedisin

Greta Thunberg e ka refuzuar një çmim për mjedisin dhe paratë që vinin me të sepse  “lëvizja klimatike nuk ka nevojë për më shumë çmime”.

Ajo tha se çmimi ishte një “nder i madh” dhe falënderoi Këshillin Nordik, i cili tha se respektonte vendimin e saj.

Por, ajo tha se politikanët dhe njerëzit në pushtet duhet të dëgjojnë shkencën aktuale, më të mirë në dispozicion.

Thunberg ishte e preferuara e këtij viti për të fituar Çmimin Nobel për Paqen, por çmimi i shkoi Abiy Ahmedit të Etiopisë.

Në një postim në Instagram duke shpjeguar vendimin e saj për të refuzuat çmimin dhe 46,000 euro, Thunberg tha se “vendet nordike kanë një reputacion të madh në të gjithë botën kur bëhet fjalë për çështjet e klimës dhe mjedisit, por se konsumimi i energjisë tregon një histori krejt tjetër”. /KultPlus.com

16-year-old Swedish Climate activist Greta Thunberg speaks at the 2019 United Nations Climate Action Summit at U.N. headquarters in New York City, New York, U.S., September 23, 2019. REUTERS/Carlo Allegri – HP1EF9N1AIFX9

Fjalimet e aktivistes Greta Thunberg vijnë të përmbledhura në një libër

 “No one is too small to make difference”, titullohet libri i aktivistes së njohur suedeze, 16 vjeçarës Greta Thunberg, shkruan KultPlus.

Ky libër është një përmbledhje e fjalimeve të kësaj vajze, e cila është duke  inspiruar mijëra njerëz në tërë botën.

Thunberg mban fjali dhe aksione për ndryshimin klimatik. Ajo e nisi e vetme një protestë në muajin gusht në Suedi dhe është themeluese e lëvizjes “Youth Strike for Climate”.

Ajo gjithashtu është nominuar për çmimin Nobel për Paqe, vetëm një ditë para aksionit më të madh global për ndryshimet klimatike. / KultPlus.com

Greta Thunberg: Të qenit ndryshe është një superfuqi

Greta Thunberg, së fundi është nominuar për Çmimin Nobel te Paqes, ajo e nisi e vetme një protestë në muajin gusht në Suedi Greta Thunberg, themeluese e lëvizjes “Youth Strike for Climate”

Greta Thunberg, ju është drejtuar atyre që e urrejnë apo e konsiderojnë ndryshe, përmes një statusi në llogarinë e saj në twitter, duke ju thënë:

”Kur ata që të rrejnë për pamjen dhe për faktin se ju jeni ndryshe, kjo do të thotë se ata nuk kanë ku të shkojnë. Dhe atëherë e dini që po fitoni!

Unë kam Aspergers dhe kjo do të thotë se ndonjëherë jam pak më ndryshe se të tjerët. Dhe – duke pasur parasysh rrethanat – të qenit ndryshe është një superfuqi.”/KultPlus.com