Grupi ‘BTS’ thyen rekorde të shikueshmërisë me koncertin e fundit live

Transmetimi i drejtpërdrejtë i koncertit të parë në skenë i grupit “BTS” në Korenë e Jugut, që nga viti 2019, për vetëm një ditë i fitoi 6.8 milionë dollarë nga shfaqja nëpër 797 kinema të Amerikës Veriore.

Në nivel global, koncerti me titull “BTS Permission to Dance on Stage: Seoul”, i fitoi 32.6 milionë dollarë nga shitja e biletave.

Shou i cili u transmetua nëpër kinema, u ndoq nga më shumë se 2.4 milionë fansa anembanë botës, dhe si rezultat arriti të pozicionohet në vendin e dytë të arkave filmike, pas filmit “The Batman”. Ngjarja e cila u zhvillua live, u transmetua në gjithsej 9.711 kinema në 75 shtete të ndryshme.

Ndërsa performanca e grupit të njohur të muzikës K-Pop e cila u mbajt në stadiumin olimpik të Seoulit, u ndoq nga 45 mijë njerëz./ KultPlus.com

BTS shiti gati 3 milionë kopje fizike të këngës ‘Butter’ më 2021

K-pop grupi, BTS, ka shitur gati tre milionë kopje fizike të këngës së tyre “Butter” më 2021, duke u bërë kështu më e shitura në Korenë e Jugut.

Sot Gaon Music Chart – ekuivalenti koreano-jugor i listave të Billboard – publikoi tabelën e albumeve të fundvitit për vitin 2021, duke detajuar publikimet fizike më të shitura për atë vit. BTS zuri vendin e parë me “Butter”, i cili shiti gati tre milionë kopje vetëm në Korenë e Jugut, shkruan nme. 

Ndërsa, kënga e yllit korean IU, “Celebrity” ka dalë si më e popullarizuara në Korenë e Jugut, me mbi 888 milionë. / KultPlus.com

“Fake Love”, kënga e pestë e ‘BTS’ që arrin 1 miliard shikime në Youtube (VIDEO)

Superyjet e muzikës k-pop, ‘BTS’ kanë festuar një tjetër arritje të karrierës së tyre. Së fundmi, një nga këngët e tyre ka marrë miliarda shikime në kanalin ‘Youtube’.

“Fake Love” është videoja e pestë e tyre që shënon këtë moment historik për karrierën e grupit. Gjithsej 1 miliard shikime në Youtube ka arritur kënga.

Grupi BTS pati vënë rekord me këngën “Dynamite” më 2020, që ishte kënga e parë në anglisht. Ajo pati 101.1 milionë shikime për 24 orë. Ndërsa, me këngën “Butter” që u publikua më 21 maj, ata thyen rekordin e tyre për shikueshmërinë më të lartë në 24 orë në Youtube duke arritur në 113 milionë shikime 24 orët e para të publikimit.

Kënga “Butter” vuri rekordin e të gjitha kohërave për premierën më të madhe të video-muzikës në Youtube me mbi 3.9 milionë shikues njëkohësisht. / KultPlus.com