‘Sytë’, La Fazani, ‘Zwada’, Sahati & Oda Haliti me koncert në Teatrin Oda

“KREJT SUPER!”, titullohet koncerti i përbashkët mes artistëve: “SYTË”, La Fazani, “ZWADA”, Sahati dhe ODA Haliti, përcjell KultPlus.

“KREJT SUPER!” është iniciativë për të promovuar një sub-kulturë të skenës së pavarur të muzikës në Prishtinë. Sipas njoftimit, Prishtina gjithmonë ka qenë e pasurar me muzikë alternative, dhe ky koncert pritet të shfaq lulëzimin e ri të kësaj skene.

Më në fund, pas pandemisë, kjo konsiderohet të jetë mundësia për t’i mbështetur disa prej artistëve të cilët e kultivojnë këtë kulturë.

“Nuk jemi bash rock, as pop, as elektronikë apo hip-hop, por jemi krejt ka pak dhe KREJT SUPER!”, thuhet tutje në njoftim.

“KREJT SUPER!” do të mbahet me datë 25 qershor (e shtunë), në Teatrin ‘Oda’, duke filluar nga ora 19:00. Ndërsa, biletat me çmim 5€ shiten në Dit’ e Nat’.

Koncerti është mbështetur nga HAPU festival, Let’s CML, dhe Komuna e Prishtinës. / KultPlus.com

Grupi kosovar ‘Sytë’ sjell videoklipin e “Where Did the Love Go” (VIDEO)

Pasi debutuan në korrik të vitit 2018 në skenë, anëtarët e rok-grupit kosovar “Sytë”, po vazhdojnë me publikimin e projekteve muzikore, shkruan KultPlus.

Ky grup tashmë pak para disa minutave kanë lansuar videoklipin e këngës “Where Did the Love Go”. Kënga është e tëra në gjuhën angleze, e që njihet si veçantia e këtij grupi.

Ata janë të njohur për këngët: ‘Pink roses’, ‘Crying in the club’, ‘Nostalgia rocket’, ‘Feel it all’, ‘Tail Light’ e shumë të tjera. / KultPlus.com

Grupi kosovar ‘Sytë’ me koncert në Zagreb

Grupi kosovar ‘Sytë’ do të mbajë koncert në Kroaci.

Koncerti i titulluar ‘Indie Pop Concert’ nga ‘Sytë’, do të mbahet në Zagreb, të premten më 8 tetor në klubin e quajtur Močvara, përcjell KultPlus.

Grupi ‘Sytë’ debtoi në vitin 2018, ata janë të njohur për këngët ‘Pink roses’, ‘Crying in the club’, ‘Nostalgia rocket’, ‘Feel it all’, ‘Tail Light’ e shumë të tjera./KultPlus.com