Kryeministri Kurti takon ambasadorin e Francës, i flet për ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Bëhet e ditur se Kurti e Gueroti folën për zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtjen e tyre, ndërhryjet e Serbisë dhe rrugën përpara për formimin e institucioneve.

“Zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtja e tyre, ndërhyrjet e Serbisë dhe rruga përpara për formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve, ishin çështjet kryesore të diskutimit”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në njoftim thuhet se gjatë takimit u fol edhe për bashkëpunimin në mes ambasadës franceze dhe institucioneve të vendit por edhe për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Francës.