Përkujtohet albanologu Gustav Meyer

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot albanologun Gustav Meyer në ditën e ndarjes nga jeta.

Gustav Meyer u lind më 25 nëntor të vitit 1850 në Gros – Stechlitz të Austrisë. U rrit në Opeln dhe gjatë viteve 1860-1867 vijoi gjimnazin prej nga filloi të shfaqte interesimin e tij për gjuhësinë.

Më 1867 nisi studimin për filologji klasike. Më 1871 promovoi dizertacionin e doktoraturës me temë: “De nominibus graecis copositus”. Më pas punoi si mësues gjimnazi në Ernestinun të Gota-s. Gjatë kësaj kohe u përkushtohet edhe më tej studimeve filologjike. Në vitin 1874 shpërngulet në Pragë, ku në vitin 1875 si docent privat ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Pragës. Më 5 prill 1881 emërohet profesor i jashtëm dhe më 24 maj profesor zyrtar për sanskritishte dhe gjuhësi krahasimtare në Universitetin e Gracit. Ai më së shumti i ka kushtuar vëmendje greqishtes së vjetër dhe shqipes, sidomos etimologjisë dhe etnografisë. Veprat e tij më të rëndësishme për gjuhën shqipe janë: Albanesische Studien I, (1882); Etimologische Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg 1891; Kurzgefasste albanesische Grammatik, Leipzig, 1888; Zum indogermanischen ë – Perfectum auf die albanesische Formenlehre, botuar në “Miscellanea di filologia e linguistica in memoriam di Napoleone Caix e Angelo Canello, Firenze, 1886; Die lateinischen Elemente im Albanesischen, botuar në: Gröbers Grundriss, I, I. Auflage (1888) etj.

Më 1897 për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore përfundoi punën e tij si ligjërues. Ndërroi jetë në vitin 1900./ KultPlus.com

Përkujtohet albanologu Gustav Meyer, provoi se shqipja i përket familjes indoevropiane

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot gjuhëtarin gjerman, studiuesin e gjuhëve indoevropiane Gustav Meyer, në 122 vjetorin e vdekjes.

Meyer, një nga albanologët më të rëndësishëm të kohës së tij, provoi se gjuha shqipe i përket familjes indoevropiane.

Në nder të kontributit të tij për albanologjinë, një shkollë në Tiranë mban emrin e tij.

Meyer lindi në Groß Strehlitz në provincën prusiane të Silezisë (sot Strzelce Opolskie në Poloni). Më 1867 u regjistrua në Universitetin e Breslau (sot Universiteti i Ërocłaë) për të studiuar filologji klasike, gjuhët indoevropiane, greqishten moderne dhe sanskritishten. Aty u ndikua nga filologët Martin Hertz dhe Adolf Friedrich Stenzler. Më 1871 u emërua ndihmësprofesor në Universitetin e Göttingen, dhe një vit më vonë profesor i gjuhëve të lashta po aty.

Më 1877 u emërua profesor i sanskritishtes dhe gjuhësisë së krahasuar tek Universiteti i Gracit, ku vijoi studimet në greqishten e lashtë, turqishten dhe shqipen dhe botoi studimin e tij “Kontribute mbi teorinë e fjalëformimit në greqisht dhe latinisht” (1872).

Atje u përqendrua rreth albanologjisë dhe botoi një sërë veprash, si: “Albanesische Studien, I” (1882); “Etymologisches Ëörterbuch der albanesischen Sprache”, (1891); “Kurzgefasste albanesische Grammatik”, (1888) etj.

Meyer çmohet si gjuhëtari që provoi se gjuha shqipe i përket familjes indoevropiane dhe njihet për korrespondencën e gjatë me Jeronim de Radën./atsh/ KultPlus.com

Gustav Meyer, gjermani që i kushtoi jetën Shqipërisë dhe gjuhës së saj

Më 28 gusht 1900 u nda nga jeta gjuhëtari gjerman, studiuesi i gjuhëve indoevropiane Gustav Meyer, një nga albanologët më të rëndësishëm të kohës së tij, i cili provoi se gjuha shqipe i përket familjes indoevropiane.

Në nder të kontributit të tij për albanologjinë, një shkollë në Tiranë mban emrin e tij.Lindi në Groß Strehlitz në provincën prusiane të Silezisë (sot Strzelce Opolskie në Poloni). Më 1867 u regjistrua në Universitetin e Breslau (sot Universiteti i Ërocłaë) për të studiuar filologji klasike, gjuhët indoevropiane, greqishten moderne dhe sanskritishten.

Aty u ndikua nga filologët Martin Hertz dhe Adolf Friedrich Stenzler. Më 1871 u emërua ndihmësprofesor në Universitetin e Göttingen, dhe një vit më vonë profesor i gjuhëve të lashta po aty.

Më 1877 u emërua profesor i sanskritishtes dhe gjuhësisë së krahasuar tek Universiteti i Gracit, ku vijoi studimet në greqishten e lashtë, turqishten dhe shqipen dhe botoi studimin e tij “Kontribute mbi teorinë e fjalëformimit në greqisht dhe latinisht” (1872).Atje u përqendrua rreth albanologjisë dhe botoi një sërë veprash, si: “Albanesische Studien, I” (1882); “Etymologisches Ëörterbuch der albanesischen Sprache”, (1891); “Kurzgefasste albanesische Grammatik”, (1888) etj.Meyer çmohet si gjuhëtari që provoi se gjuha shqipe i përket familjes indoevropiane dhe njihet për korrespondencën e gjatë me Jeronim de Radën. / KultPlus.com

Përkujtohet albanologu dhe filologu Gustav Meyer

Gustav Meyer ka lindur më 25 nëntor të vitit 1850 në Gros – Stechlitz të Austrisë. U rrit në Opeln dhe gjatë viteve 1860-1867 vijoi gjimnazin prej nga filloi të shfaqte interesimin e tij për gjuhësinë.

Më 1867 ka filluar studimin për filologji klasike. Më 1871 promovoi dizertacionin e doktoraturës me temë: “De nominibus graecis copositus”. Më pas punoi si mësues gjimnazi në Ernestinun të Gota-s. Gjatë kësaj kohe u përkushtohet edhe më tej studimeve filologjike. Në vitin 1874 shpërngulet në Pragë, ku në vitin 1875 si docent privat ka mbajtur ligjërata në Universitetin e Pragës.

Më 5 prill 1881 emërohet profesor i jashtëm dhe më 24 maj profesor zyrtar për sanskritishte dhe gjuhësi krahasimtare në Universitetin e Gracit. Ai më së shumti i ka kushtuar vëmendje greqishtes së vjetër dhe shqipes, sidomos etimologjisë dhe etnografisë.

Veprat e tij më të rëndësishme për gjuhën shqipe janë: Albanesische Studien I, (1882); Etimologische Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strassburg 1891; Kurzgefasste albanesische Grammatik, Leipzig, 1888; Zum indogermanischen – Perfectum auf die albanesische Formenlehre, botuar në “Miscellanea di filologia e linguistica in memoriam di Napoleone Caix e Angelo Canello, Firenze, 1886; Die lateinischen Elemente im Albanesischen, botuar në: Gröbers Grundriss, I, I. Auflage (1888) etj.

Më 1897 për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore e ka përfunduar punën e tij si ligjërues. Ndërroi jetë në vitin 1900./ atsh / KultPlus.com