Një strukturë bizantine, e cila ndoshta daton në shekullin e pestë, u zbulua nga arkeologët në sheshin e Hipodromit Romak, Sheshi i sotëm Sulltanahmet, në Kostandinopojë në zonën përballë Hagia Sophia.
Sipa uebsajtit të lajmeve Haber Türk, gjatë punimeve në ish-godinën e Drejtorisë së Kadastrës, fillimisht në një nga muret e bodrumit është gjetur një objekt, i cili tërhoqi vëmendjen e arkeologëve. Duke vazhduar me punimet e gërmimit, ata gradualisht gjetën një hapësirë 600 metra katrorë të gjerë dhe 6 metra e 80 centimetra të lartë.
Sipas veçorive arkitekturore të disa shtesave, supozohet se struktura origjinale e shekullit të pestë është shndërruar në një cisternë në shekullin e gjashtë ose të shtatë, ndërsa dyshemeja ka ende dëshmi të lashta.
Vihet re se, duke qenë se hipodromi i famshëm i Bizantit dhe akomodimi perandorak ndodheshin drejtpërdrejt përballë ndërtesës së përmendur të Drejtorisë së Tokave dhe pasi gjetjet e dyshemesë që u zbuluan janë në të njëjtin nivel me dyshemenë origjinale të hipodromit, e cila është katër metra e gjysmë poshtë hipodromit, ku është sheshi aktual i Sulltanahmetit, ka një ndërtim që lidhet drejtpërdrejt me hipodromën.
Vihet re se ish godina e Drejtorisë së Tokave do të kthehet në një “Muze të Hagia Sofisë” ku pritet të ekspozohen objekte që mbaheshin në magazina prej shekujsh dhe nuk kanë dalë kurrë në dritë.
Zbulimi i strukturës vlerësohet nga arkeologët turq, nën drejtimin e Ayse Erdogan, drejtoreshë e “Muzeut të Hagia Sophia”, si shumë i rëndësishëm, ndoshta i ngjashëm me gjetjet e periudhës bizantine që u zbuluan vite më parë në portin e Jenikapi./KultPlus.com