Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se është rinovuar objekti i ish-konsullatës austro-hungareze në Prizren.
Në një postim në Facebook ai ka thënë se ky aset është në mbrojtje të përhershme.
“Ndërtesa që i takon shek. XIX-të, për nga forma, proporcionet dhe trajtimi artistik paraqet një nga shembujt karakteristik të arkitekturës tradicionale të ndërtesave publike në qytetin e Prizrenit të kësaj periudhe. Punë. Përditë”, ka thënë Çeku./KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Hajrulla Çeku dhe homologu i tij nga Bullgaria, Nayden Todorov, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Ministrat nënshkruan marrëveshjen për bashkëprodhim në kinematografi.
Ndërkaq Todorovdi e quajti këtë hap të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet të dy shteteve./KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur se është shumë i lumtur, pasi Grevist Bytyqi po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Paraolimpike në Paris, ku shteti ynë po merr pjesë për herë të parë.
“Kosova për herë të parë pjesë e Lojërave Paralimpike. Në Paris vendin tonë po e përfaqëson paraatleti Grevist Bytyqi, i cili do të garojë në atletikë”, ka shkruar Çeku.
Ai u shpreh se Grevisti po merr pjesë në një prej ngjarjeve më të mëdha të sportit global për persona me aftësi të kufizuara dhe se po bëhet inspitim për sportistët tjerë të vendit./KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim shahistin më të suksesshëm të Kosovës, Nderim Saraçi.
Bashkë kanë diskutuar për sukseset e tij në shah, për planet që ka dhe po ashtu punën që po bën Ministria e Sportit në zhvillimin e këtij sporti.
Ministri Çeku e njoftoi për planet që të ndërtohen disa shtëpi të shahut në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa duke i uruar shumë suksese në garat e radhës e siguroj që do të kenë gjithmonë mbeshtetjen e Ministrisë së Sportit.
Nderim Saraçi është tetë herë kampion i Kosovës në shah, nën kampion mesdhetar, fitues i shumë garave kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Evropian e Botërorë të Shahut, ndërsa bartë titullin e mjeshtrit ndërkombëtar të shahut./KultPlus.com
Ministri Çeku sot takoi kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Bashkë diskutuan për projektet insfrastrukturore në fushën e kulturës, rinisë, sportit dhe trashëgimisë kulturore.
Ministri e njoftoi me punët që janë bërë në asete të trashëgimisë kulturore deri tani në këtë zonë. Përfundimi i punëve në kullën e Hamdi Halil Osmanaj në Trubohovc, në kullën e Halil Ali Mavrajt në Staradoran, po ashtu në kullën në Orobërdë.
Diskutuan gjithashtu për palestrën e edukatës fizike të gjimnazit “Hysni Zajmi” në Vrellë. U dakorduan të që të prioritizojnë intervenimet dhe të shihet mundësia e buxhetimit të MKRS që punët që janë zvarritur të përfundojnë.
Palestra e qytetit është një tjetër projekt që ka nevojë për renovim. U dakorduan që Komuna të dorëzojë projektin dhe pasi të analizohet detajisht, MKRS të japë propozim për mundësitë e buxhetit që mund të ndahen për këtë projekt.
Ministri Çeku u propozoi disa projekte potenciale.
Restaurimin dhe funksionalizimin e Burgut të Gurakocit. Të themelohet një grup i përbashkët, Komunë, MKRS, QRTK Pejë dhe të fillojë puna në mënyrë që kësaj hapësire t’i jepet funksion dhe të përdoret nga komuniteti.
Po ashtu u diskutua për krijimin e një Akademie të futbollit në bashkëpunim me një donator gjerman. Komuna u zotuan të ndahet lokacioni dhe ky projekt të filloj.
Në takim u fol gjithashtu që muzeu etnologjik të bartet nga vendi ku është në një lokacion të ri. Nga MKRS u kërkua të sigurohen inventari dhe të punohet në një koncept kuratorial të ekspozitës.
Ministri Çeku e njoftoi kryetarin Ferati për dy programet shtetërore që pritet të fillojnë nga viti i ardhshëm në të gjitha komunat e Kosovës, që janë programi i artit në shkolla dhe sportit në shkolla, ndërsa mori përgjigje pozitive për të punuar së bashku në zbatim. / KultPlus.com