Haki Misini vazhdon të mbetet figura kryesore që solli një frymë të re në historinë e muzikës rok në Kosovë, shkruan KultPlus.
Haki Misini është vrarë nga forcat serbe gjatë vitit 1999, tri orë para se të nënshkruhej marrëveshja për ardhjen e forcave të NATO-së në Kosovë, duke e lënë një zbrazëti të madhe në familjen e tij dhe në artin kosovar.
Këngët e tij më të njohura janë: ‘Fuqia e dashurisë’, ‘Në syrin tënd pashë një lot’, ‘Dashuri e humbur’, ‘Moj e mira te pojata’ etj. Këngë këto që dëgjohen edhe sot e kësaj dite që kanë kaluar më shumë se 20 vite prej publikimit të tyre.
KultPlus ua risjell videon dhe tekstin e këngës ‘Idila verore’
Këngen do t’a shkruaj,
dashuri,
ec n’ket’ zemrës time t’i ke hy,
mos më harro t’lutem,
përsëri,
s’mund t’jetoj’ pa ty.
Syt’ e tu, gjithnji,
me japin drit’,
balli yt, për mu
çdo her’ sh’ndrit,
t’njofta sikur zjarr’,
që djelli mban,
buzët tua jan’.
T’lutem më kupto,
eja m’ledhato,
zemrën ti ma shëro,
s’ka forcë që na ndan,
gjersa jemi bashkë,
fort’, të dashuroj./KultPlus.com