Fragment nga romani ‘Sikur të isha djalë’ i Haki Stërmillit

Hodha nji sy në faqen e parë dhe lexova: Më shkrepi ta shkruej jetën time. Ky mendim më leu tue i pa fotografitë e ndryshme që të përfytyrojnë xha Simonin qysh në kohën e fëmijnisë. Përse të mos e shkruej?

Jeta ime për të tjerët, ndoshta nuk, nuk e vlen asnji dysh, por për mue ka rëndësi, se asht imja, se mund të përshkohet nëpër faza të ndryshme interesante dhe dikur, tue i këndue në këto fletë gëzimet ose hidhërimet e mia, do të kënaqem ose do të pezmatohem. Sikurse pëson ndryshime trupi i njeriut tue u lakue nëpër rrathët e moshës, pa dyshim, ashtu ndodh edhe me jetën.

Mbasandej kapërceva disa faqe e këndova: Mbasandej kush mund të pretendojë se nuk ka në mes të meshkujve djem e burra të bukur? Mos kujton ndokush se nuk ka bukuri mashkullore? Sikur të mundesh me folë femna me atë liri gjuhe që kanë meshkujt, kushedi se sa poezi do të vargëzonte për me e përshkue bukurinë e shokut të vet jo gjini.

Kush mundet me më sigurue se nuk ka me mija femna që tue kundrue mbas kafazit të dritares ose nëpërmjet të perces së hollë, nuk shprazin nga goja mija e mija tubëza vjeshash për ata që u kalojnë pranë, pa ditë se kanë plagosë randë disa zemra të strukura brenda do krijesave të dënueme me burgim të përjetshëm?

Oh, sa e sa sy vajzash, nga plasat e dyerve ose nga birat e kafazeve, ndjekin e përcjellin kalimtarë të rinj me rrafje të forta të zemrave që s’kanë liri e të drejtë shfrimi e dashunimi, megjithëqe natyra edhe ato, sikurse meshkujt dhe ndoshta më shumë se ata, i ka pajtue me ndjesitë e dashunisë. Pak ma andej, mbasi shfletova disa fletë, ndesha në këtë pjesë interesante: S’di se cfarë lidhje mund të mbetet në mes të dy bashkëshortëve kur futet ndërmjet tyne mënia në trajtë shamjeje e rrafjeje?

Grueja që poshtnohet me shamje të randa dhe rrifet, o duhet të jetë lopë që ti meritojë, ose të ketë interes apo frikë nga burri që nuk e këput atë lihej që i ka bashkue dikur formalisht e jo shpirtnisht, sepse jeta e përbashkët, në rasa e në kushte të tilla, bahet e padurueshme. Për ta shmangë cdo mosmarrveshje, për të pasë harmoni të vazhdueshme dhe për të ba nji familje të lumtun , ata që do të martohen përpara se ta bashkojnë fatin e jetës lypet të jenë njoftë, t’i kenë pajtue karakteret dhe ta kenë dashunue njeni-tjetrin. Përndryshe, s’bajnë tjetër vecse krijojnë nji ferr për me e torturue veten dhe për t’i përcëllue në flakët e tij edhe fëmijët që do t’u lejnë. / KultPlus.com

129 vite më parë lindi Haki Stërmilli, autori i romanit ‘Sikur t’isha djalë’

Sot bëhen 129 vite nga lindja e shkrimtarit Haki Stërmilli, shkruan KultPlus.

Haki Stermilli ka lindur në Dibër më 17 maj të vitit 1895. Ai ishte shkrimtar, gazetar, kryetar i shërbimit sekret shqiptar në vitet 1923-’24 me dekret të Ahmet Zogu, partizan në Luftën e Dytë Botërore, anëtar i KANÇ-it, përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Popullor dhe drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Në shkrimet e tij ai trajtoi tema me të drejtat e shqiptarëve të ngelur jashtë kufijve të shtetit shqiptar, republikanizmit dhe të drejtave të femrave.

Stërmilli ishte autor i tre romaneve, mbi 30 tregimeve të shkurtëra, pesë pjesëve teatrale, dy ditareve dhe disa dyzina artikuj publicistikë. Vepra e tij më e njohur është Sikur t’isha djalë të cilin e shkroi 1936.

Veprat tjera të tij ishin Dibranja e mjerueshme (1923), Dashuni e besnikri (1923), Agimi i lumnueshëm (1924), Burgu (1935), Sikur t’isha djalë (1936), Fyelli i Dibrës përmbledhje që u botua në serinë “Visaret e Kombit” (1944), Trashëgimtarët tanë (1950) ndërsa pas vdekjes u botuan ditari  “Shtigjet e lirisë” (1966) dhe “Kalorësi e Skënderbeut” (1968).

Romani Sikur të isha djalë është ndoshta i vetmi roman “më i shitur” me ribotimet periodike nëpër vite. Romani është një apoteozë e fuqishme artistike për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të femrës në veçanti.

Ai zgjoi kërshëri dhe luajti një rol të pazëvëndësueshëm në masën e lexuesve në të gjitha trevat shqiptare. Në vitet ’30, në vitet ’50 dhe deri në dhjetëvjeçarin e parë të shek. 21, romani ka njohur mbi 12 ribotime: në Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke shënuar një rekord të paarritshëm në historinë e letrave shqiptare. Romani “vë gishtin” në një lëmi të ndjeshme në jetën shoqërore shqiptare – tragjizmin e jetës së femrës.

Ai vdiç në Tiranë më 17 janar 1953/KultPlus.com

Haki Stërmilli, ylli që nuk humb shkëlqimin e vet

Sot bëhen 70 vjet nga vdekja e shktimtarit, patriotit dhe intelektualit, Haki Stërmilli, shkruan KultPlus.

Është nga ato personalitete të rëndësishme të letrave shqipe dhe veprimtarisë patriotike dhe dijetuese. Shkrimtari, gazetari, dramaturgu, atdhetari, janë ato shtresime ku ai dha më të mirën e tij, atë të një ylli që me kalimin e viteve e shton shkëlqimin e vet

Sepse sa më shumë që rrëmon në jetën dhe veprimtarinë e tij të shpaloset një realitet befasues, një e shkuar që koha ka guxuar ta nënshtrojë me harresë dhe errësirë. Asnjëherë nuk jemi të vonuar për t’iu rikthyer ridimensionimit të kësaj figure, opusit të këtij vepruese dhe krijuesi, me të cilin nuk na lidh vetëm një roman, por jo më pak e vlerësuar dhe e çmuar është krejt kolana e tij letrare dhe bedenat e larta të atdhetarit dhe patriotit, politikanit dhe ideatorit revolucionar.

Nuk ka dyshim se Haki Stërmilli zë një vend të vlerësuar në historinë e letërsisë shqipe, për kontributin e çmuara që ai ka dhënë në fushën e prozës, dramaturgjisë, letërsisë dokumentare etj. Por ajo që ngre vlerën e personalitetit të tij dhe duket se qëllimisht është mënjanuar është dhe veprimtaria dhe kontributi në lëvizjet politike dhe revolucionare për një Shqipëri të lirë e të pavarur. Ai është pjesëmarrës në ngjarje të rëndësishme të historisë së re shqiptare dhe kjo gjen shprehje në gjithë atë çfarë përbën angazhimin e tij letrar dhe politik. Të paktë janë ato personalitete që kanë zënë vend në kujtesën e brezave, të cilët të kenë një jetë kaq të stuhishme sa Haki Stërmilli.

Jeta e Haki Stërmillit kalon nëpër disa etapa vendimtare të historisë sonë, që nga fundi i Rilindjes, shpallja e Pavarësisë, Lufta e Parë Botërore, vitet 20 të rimëkëmbjes së shtetit shqiptar, mërgimi politik, koha e monarkisë, pjesëmarrja aktive në Luftën Nacionalçlirimtare e deri në çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë dhe kontributi i tij në ngritjen e shtetit popullor dhe hapat e para të letërsisë së re.

Haki Stërmilli mbetet një figurë, personifikim i përsosur i patriotit dhe demokratit, e shkrimtarit dhe intelektualit popullor, i mbrojtësit të lirive dhe të drejtave të njeriut, grave në veçanti, ku romani “Sikur t’isha djalë” është një emblemë e kësaj aspiratë në traditën tonë letrare.

Haki Stërmilli u lind në Shehër të Dibrës më 17 maj 1895. Atje ai mori mësimet e para. Arsimin e mesëm e nisi në Manastir por nuk mundi ta përfundojë për shkak të Luftës Ballkanike. Mbasi qyteti i Dibrës mbeti jashtë kufijve e shtyu Haki Stërmillin për t’u vendos në Shqipëri ku edhe angazhohet për tu bërë pjesë e administratës shqiptare të asaj kohe. Në vitet 1915-1918 punon si sekretar krahinor në Mat dhe Peshkopi, pastaj si sekretar i parë i nënprefekturës së Matit. Vlen për t’u shënuar dhe puna e tij si mësues personal i motrave Zogolli, të cilat ndikojnë te një lidhje dhe konsideratë e Ahmet Zogut, me të cilin e lidh edhe suksesi dhe divergjencat. Është kjo afri dhe kjo ndarje që në vetvete përbën një etapë shumë të larmishme të jetës dhe marrëdhënieve të tij si politikan dhe patriot.

Në vitet 1920-1924 u përfshi në lëvizjen demokratike, më 2 shkurt 1922 Ahmet Zogu i propozoi Kryeministrisë emrin e Haki Stërmillit për Sekretar të Shifrës ekuivalenti i sotëm i një posti ky në ministrinë e Ekonomisë. Këshilli i Naltë nuk e dekretoi Stërmillin, por pas një viti, Ahmet Zogu, tani ministër, e dekretoi më 16 janar 1923 si sekretar i Sekretarisë Sekrete. Propozimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave më 20 janar dhe 31 janar do të dekretohej nga Këshilli i Naltë. Si kryetar i Sekretarisë Sekrete, Haki Stërmilli qëndroi deri më 16 prill 1924, e u largua përfundimisht pas largimit të Zogut dhe emërimit të Shefqet bej Vërlacit kryeministër dhe Ministër i Brendshëm.

Pas Lëvizjes së qershorit, Haki Stërmilli merr pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të shoqërisë “Bashkimi”, ku u zgjodh sekretar i shoqatës dhe ku u rivendos Llazar Fundo kryetar.

Me rikthimin e Ahmet Zogut dhe Triumfin e Legalitetit mërgon drejt Italisë, Francës, Austrisë, Gjermanisë, Polonisë dhe Lituanisë. Për një vit qëndroi në Bashkimin Sovjetik ku u takua edhe me Ali Kelmendin, bashkëpunoi edhe me KONARE-n. Më 1927 gjendet në Jugosllavi, ku qëndron në Manastir. Këtu më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara, dëbohet nga shteti jugosllav. I dorëzohet autoriteteve shqiptare në Bilisht, e vendosin në Korçë dhe pak ditë më pas në Tiranë ku e shoqërojnë në burg. Aty e takon miku dhe pasardhësi i tij në atë institucion që tashmë quhej Zyra Sekrete, Abedin Hoxha. Më 6 gusht 1929 dënohet me 5 vjet burg se kishte guxuar të propagandonte botërisht kundër regjimit dhe personit të Mbretit. Më 28 nëntor 1933 në sajë të një telegrami që i kishte dërguar NMT Zogu I për amnisti, falet dhe lirohet. Pas lirimit hapi një dyqan në rrugën Mbretnore, mbasi kishte bërë të mundur të punësohej te një firmë e huaj që shiste në Shqipëri llampat elektrike të firmës OSRAM. Shkruan më 6 prill 1939 “Ti leve o yll” për princin Leka.

Në biografinë e tij shënohej se më 31 korrik 1943 ishte hedhur në ilegalitet, kur kishte qenë në Tiranë. Më vonë do të zgjidhej në organet paralele të pushtetit komunist, duke filluar nga mbledhja e Labinotit në shtator 1943 e deri në anëtar i dalur nga kongresi komunist i Përmetit. Përfaqëson lëvizjen komuniste në mbledhjen e Mukjes. Për këtë shkak u zgjodh më 2 dhjetor 1945 dhe më 28 maj 1950 deputet. Pas 1945 ishte kryetar i Frontit Demokratik dhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv për Qarkun e Peshkopisë. / KultPlus.com

Haki Stërmilli, ylli që nuk humb shkëlqimin e vet

Sot bëhen 69 vjet nga vdekja e shktimtarit, patriotit dhe intelektualit, Haki Stërmilli, shkruan KultPlus.

Është nga ato personalitete të rëndësishme të letrave shqipe dhe veprimtarisë patriotike dhe dijetuese. Shkrimtari, gazetari, dramaturgu, atdhetari, janë ato shtresime ku ai dha më të mirën e tij, atë të një ylli që me kalimin e viteve e shton shkëlqimin e vet

Sepse sa më shumë që rrëmon në jetën dhe veprimtarinë e tij të shpaloset një realitet befasues, një e shkuar që koha ka guxuar ta nënshtrojë me harresë dhe errësirë. Asnjëherë nuk jemi të vonuar për t’iu rikthyer ridimensionimit të kësaj figure, opusit të këtij vepruese dhe krijuesi, me të cilin nuk na lidh vetëm një roman, por jo më pak e vlerësuar dhe e çmuar është krejt kolana e tij letrare dhe bedenat e larta të atdhetarit dhe patriotit, politikanit dhe ideatorit revolucionar.

Nuk ka dyshim se Haki Stërmilli zë një vend të vlerësuar në historinë e letërsisë shqipe, për kontributin e çmuara që ai ka dhënë në fushën e prozës, dramaturgjisë, letërsisë dokumentare etj. Por ajo që ngre vlerën e personalitetit të tij dhe duket se qëllimisht është mënjanuar është dhe veprimtaria dhe kontributi në lëvizjet politike dhe revolucionare për një Shqipëri të lirë e të pavarur. Ai është pjesëmarrës në ngjarje të rëndësishme të historisë së re shqiptare dhe kjo gjen shprehje në gjithë atë çfarë përbën angazhimin e tij letrar dhe politik. Të paktë janë ato personalitete që kanë zënë vend në kujtesën e brezave, të cilët të kenë një jetë kaq të stuhishme sa Haki Stërmilli.

Jeta e Haki Stërmillit kalon nëpër disa etapa vendimtare të historisë sonë, që nga fundi i Rilindjes, shpallja e Pavarësisë, Lufta e Parë Botërore, vitet 20 të rimëkëmbjes së shtetit shqiptar, mërgimi politik, koha e monarkisë, pjesëmarrja aktive në Luftën Nacionalçlirimtare e deri në çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë dhe kontributi i tij në ngritjen e shtetit popullor dhe hapat e para të letërsisë së re.

Haki Stërmilli mbetet një figurë, personifikim i përsosur i patriotit dhe demokratit, e shkrimtarit dhe intelektualit popullor, i mbrojtësit të lirive dhe të drejtave të njeriut, grave në veçanti, ku romani “Sikur t’isha djalë” është një emblemë e kësaj aspiratë në traditën tonë letrare.

Haki Stërmilli u lind në Shehër të Dibrës më 17 maj 1895. Atje ai mori mësimet e para. Arsimin e mesëm e nisi në Manastir por nuk mundi ta përfundojë për shkak të Luftës Ballkanike. Mbasi qyteti i Dibrës mbeti jashtë kufijve e shtyu Haki Stërmillin për t’u vendos në Shqipëri ku edhe angazhohet për tu bërë pjesë e administratës shqiptare të asaj kohe. Në vitet 1915-1918 punon si sekretar krahinor në Mat dhe Peshkopi, pastaj si sekretar i parë i nënprefekturës së Matit. Vlen për t’u shënuar dhe puna e tij si mësues personal i motrave Zogolli, të cilat ndikojnë te një lidhje dhe konsideratë e Ahmet Zogut, me të cilin e lidh edhe suksesi dhe divergjencat. Është kjo afri dhe kjo ndarje që në vetvete përbën një etapë shumë të larmishme të jetës dhe marrëdhënieve të tij si politikan dhe patriot.

Në vitet 1920-1924 u përfshi në lëvizjen demokratike, më 2 shkurt 1922 Ahmet Zogu i propozoi Kryeministrisë emrin e Haki Stërmillit për Sekretar të Shifrës ekuivalenti i sotëm i një posti ky në ministrinë e Ekonomisë. Këshilli i Naltë nuk e dekretoi Stërmillin, por pas një viti, Ahmet Zogu, tani ministër, e dekretoi më 16 janar 1923 si sekretar i Sekretarisë Sekrete. Propozimi do të miratohej nga Këshilli i Ministrave më 20 janar dhe 31 janar do të dekretohej nga Këshilli i Naltë. Si kryetar i Sekretarisë Sekrete, Haki Stërmilli qëndroi deri më 16 prill 1924, e u largua përfundimisht pas largimit të Zogut dhe emërimit të Shefqet bej Vërlacit kryeministër dhe Ministër i Brendshëm.

Pas Lëvizjes së qershorit, Haki Stërmilli merr pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të shoqërisë “Bashkimi”, ku u zgjodh sekretar i shoqatës dhe ku u rivendos Llazar Fundo kryetar.

Me rikthimin e Ahmet Zogut dhe Triumfin e Legalitetit mërgon drejt Italisë, Francës, Austrisë, Gjermanisë, Polonisë dhe Lituanisë. Për një vit qëndroi në Bashkimin Sovjetik ku u takua edhe me Ali Kelmendin, bashkëpunoi edhe me KONARE-n. Më 1927 gjendet në Jugosllavi, ku qëndron në Manastir. Këtu më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara, dëbohet nga shteti jugosllav. I dorëzohet autoriteteve shqiptare në Bilisht, e vendosin në Korçë dhe pak ditë më pas në Tiranë ku e shoqërojnë në burg. Aty e takon miku dhe pasardhësi i tij në atë institucion që tashmë quhej Zyra Sekrete, Abedin Hoxha. Më 6 gusht 1929 dënohet me 5 vjet burg se kishte guxuar të propagandonte botërisht kundër regjimit dhe personit të Mbretit. Më 28 nëntor 1933 në sajë të një telegrami që i kishte dërguar NMT Zogu I për amnisti, falet dhe lirohet. Pas lirimit hapi një dyqan në rrugën Mbretnore, mbasi kishte bërë të mundur të punësohej te një firmë e huaj që shiste në Shqipëri llampat elektrike të firmës OSRAM. Shkruan më 6 prill 1939 “Ti leve o yll” për princin Leka.

Në biografinë e tij shënohej se më 31 korrik 1943 ishte hedhur në ilegalitet, kur kishte qenë në Tiranë. Më vonë do të zgjidhej në organet paralele të pushtetit komunist, duke filluar nga mbledhja e Labinotit në shtator 1943 e deri në anëtar i dalur nga kongresi komunist i Përmetit. Përfaqëson lëvizjen komuniste në mbledhjen e Mukjes. Për këtë shkak u zgjodh më 2 dhjetor 1945 dhe më 28 maj 1950 deputet. Pas 1945 ishte kryetar i Frontit Demokratik dhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv për Qarkun e Peshkopisë. /KultPlus.com

‘Sikur të isha djalë, do t’u mëshoja me grusht turijve atyne që duen t’a përdorin femnën si kafshë e si mjet dëfrimi’

Haki Stërmilli ishte shkrimtar, gazetar e kryetar i Shërbimit Sekret Shqiptar me dekret të Ahmet Zogit, ai poashtu ka qenë edhe partizan në Luftën e Dytë Botërore si dhe përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Popullor, shkruan KultPlus.

Vepra ‘Sikur t`isha djalë’ nga Haki Stërmilli mbetet ndër librat më të mirë shqiptarë, një vepër kjo që paraqiti një realitet të gruas shqiptare në shoqëri, e që edhe sot e kësaj dite mbetet ndër veprat më të njohura të letërsisë shqipe.

*

– Sikur t’ishje djalë?! – bani e habitun.
– Po.
– Cdo të bajshe?
– Do t’i shpallsha luftë botës fanatike dhe do të vazhdojsha derisa të ngadhnojsha ase të mbarojsha. Po të kisha qenë djalë, do t’u mshojsha me grusht turijve gjithë atyne që kërkojnë të kenë privilegje dhe që duen t’a përdorin femnën herë si kafshë dhe herë si…..mjet dëfrimi. Por nuk jam. Dhe Perëndia, sikundër duket, nuk e ka mendjen me ba mbrekulli.

*

“Lumturia qenka si manushaqet që bijnë në mes të ferrave, ku për të bërë një buqetë lypset t’i mbledhësh një nga një dhe duke u gërricur e përgjakur duarsh. Vetëm disa orë e disa çaste mund të jetë i kënaqur njeriu në këtë jetë.Vetëm këto orë e këto çaste, të bashkuara, përbëjnë lumturinë e njeriut në këtë jetë. Ata që e kujtojnë ndryshe lumturinë gabohen…”

*

“Oh, se ç’qenka dashunia! Ajo ta ambëlsueka jetën, por të robnueka e s’të lënka me rrëshqitë nga prehni I saj.”

*

“Kur ia shtrëngova dorën, si herën e parë ashtu edhe tashti, më ngjajti sikur u preka nga nji fuqi elektrike që ta përshkon krejt shtatin me forcë dhe të ban të dridhesh. Pa dyshim, ishte forca e dashunisë ajo që ma rrëqethi trupin me nji të prekun të dorës.
Oh, sa fort e dashunoj! Më duket se po shkallis prej ngucjeve të pareshtuna që më bën zemra. Oh, sa I ambël e I dashtun që asht! Oh, sikur të më dashunonte e të bahej imi!”

*

“Ah, femna shqiptare myslimane! Ajo përgjithësisht asht e vorfen shpirtnisht, e pazhvillueme mendërisht dhe e dobët fizikisht, pse nuk I asht dhanë mundësia që ta argëtojë shpirtin, që ta ushqejë mendjen dhe t’I gëzojë dhuntitë e natyrës për t’u ba e fortë dhe e dobishme për shoqninë ku ban pjesë. Ajo ska kurrgja që të jetë e kënaqun dhe krenare; vjen e shkon pa lanë gjurmë në këtë jetë. Ajo, edhe po të dojë, s’mundet dhe s’ka se si t’I kushtohet së mirës, së bukurës e së virtytshmes, pse përnjimend asht si nji robneshë pa kurrfarë të drejte.”

*

“Oh, sa shpejt gabohemi e gënjehemi ne femnat! Nji sikim I thekshëm mjafton me na dërrmue dhe nji nënqeshje e ambël mjafton me na robnue. vetëm se s’guxojmë me I shfaqë ndjesitë e adhurimit, kemi turp të shpallim se e dashunojmë atë që na e plagos zemrën me nji vëshrim të mpakët ose me nji nënqeshje të kandshme. Zemrat tona janë më delikate se qelqet. Nji gur I vogël, I hudhun nga dora e një të pamëshirshmi, I then dhe I ban thërrime, për t’u shkelë mandej nga Kamba e tij. Zemrat tona magnetizohen me dy fjalë, shitohen me dy pika lot.”

*

“Ka disa njerëz që s’u vete fare qeshja. Kur qeshin, u shtrembnohen turnjtë, u rrudhen faqet, u qajnë sytë dhe shëmtohen aq shumë, sa s’të kanda t’I shofësh. Por atij I kishte hije si qeshja, ashtu edhe nënqeshja. Kur fliste, me buzë në gaz, ta merrte mendjen. Shkurt, nji ndjesi e panjohun prej meje deri në atë çast,ma mbushi shpirtin me… diçka.” / KultPlus.com