Familja Trump po përgatitet për festën e Halloween, të dielën e ardhshme në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, ku midis kungujve dhe zbukurimeve të vjeshtës do të hapen edhe portat për fantazmat, zanat dhe super heronjve.
Të ftuar do të jenë punonjësit e vijës së parë, anëtarët e familjes si dhe ushtarë e studentë, të shoqëruar nga prindërit e tyre.

Sidoqoftë, kësaj here janë planifikuar masa anti-Covid-19 të detyrueshme si maska, distancim shoqëror, mjete pastruese për duar, doreza dhe një qasje pa prekje për shpërndarësit e produkteteve. / KultPlus.com
