“Hana e re” shfaqi premierën në “Winterthur Film Festival” në Zvicër

Filmi “Hana e Re” me regji dhe skenar nga Jehona Berisha pati premierën ndërkombëtare të jashtëzakonshme në “Winterthur Film Festival” në Zvicër.

Premiera u prit me vlerësim të lartë nga publiku dhe kritikët në festivalin e filmit “Winterthur Film Festival”.

Gjatë shfaqjes së premierës ishin të pranishëm përveç regjisores Jehona Berisha edhe producenti i filmit Jetmir Zenelaj si dhe aktoret kryesore Rozafë Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili dhe Çëndresë Jashari. / KultPlus.com

Filmi “Hana e Re” me premierë botërore në Winterthur Film Festival

Filmi i metrazhit të shkurtë “Hana e Re” i Subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do të ketë premierën ndërkombëtare në edicionin e 27-të të Winterthur Film Festival, Zvicër.

Filmi është në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Best International.

“Hana e Re” trajton rrëfimin e katër shoqeve, të cilat në një udhëtim të menduar për qejf, zbulojnë të vërteta për njëra-tjetrën.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike Kanape, me skenar dhe regji të Jehona Berisha dhe producent Jetmir Zenelaj.

Në rolet kryesore janë: Rozafa Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili, Qëndresa Jashari.

Edicioni i 27-të i Winterthur Film Festival do të mbahet mes datave 7 deri 12 Nëntor 2023.

Filmi do të shfaqet më datë 10 nëntor, e premte, nga ora 17:30. / KultPlus.com

Filmi “Hana e Re” dhe “Prishtinë 2002” me premierë kombëtare në Doku Fest

Dy projekte të subvencionuara nga Qendra Kinematografike e Kosovës do të kenë premierën Kombëtare në edicionin e 22 të Doku Fest, përcjell KultPlus.

Filmi “Hana e Re” dhe filmi “Prishtinë 2002” do të kenë premierën kombëtare në edicionin e 22 të Doku Fest.

Filmi “Hana e re” është në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Nacional.

Filmi trajton rrëfimin e katër shoqeve, të cilat në një udhëtim të menduar për qejf, zbulojnë të vërteta për njëra tjetrën.

Ky film është prodhim i shtëpisë filmike Kanape, me skenar dhe regji të Jehona Berisha dhe producent Jetmir Zenelaj.

Në rolet kryesore janë: Rozafa Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili, Qëndresa Jashari.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Prishtinë 2002”, me regji të Trëndelina Halilit dhe producent Ermal Gërdovci është gjithashtu në garë për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë Nacional.

Filmi rrëfen historinë e një adoleshenteje, e cila priret të transformojë vetveten, për t’i bërë përshtypje shoqes së saj të ngushtë. Në rolet kryesore janë: Hana Limani dhe Rrezarta Haziraj.

Edicioni i 22-të i Doku Fest do të mbahet me 4-12 gusht, 2023. / KultPlus.com

“Hana e re” nga Tagore vjen për herë të parë në gjuhën shqipe

“Pupëza” ka sjellë për herë të parë në gjuhën shqipe librin ‘Hana e re’ nga shkrimtari i madh Rabindranath Tagore, përcjell KultPlus.

Kjo vepër, vjen në botim krejt të veçantë, secili libër një punë dore teknikash të ndryshme, si në libërlidhje, ashtu dhe në ballinë e ilustrime tejet të veçanta, këto të fundit të krijuara nga fëmijët enkas për këtë botim.

Me një çiltërsi të skajshme, libri shpalos tregimet magjike pothuajse ninulla që mëkojnë shpirtin njerëzor.

Libri përmban edhe fjalimin e famshëm të Tagores të quajtur ‘Shkolla ime’, që tingëllon aq aktual e ndriçues për ditët tona.

Për nder të ‘Muajit të Rumit’, shpërndarja e librave fillon me 17 dhjetor.

Libri është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

Rabindranat Tagore, ishte poet, dramaturg dhe filozof indian. Ka shkruar më shumë se 1000 poema, 24 drama, tetë romane, dhe më shumë se 2000 poezi, një numër të madhe eseshë dhe proza të tjera. Poezia e tij çmohet për zgjim emocionesh, esetë për mendime të mëdha, a romanet për vetëdijesim të shoqërisë. Qëllimi i tij kryesor ka qenë lidhja e lindjes me perëndimin. Ai poezinë e vetë, e përktheu në gjuhën angleze.

Fitoi Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 1913. / KultPlus.com