Koreja e Veriut ka publikuar fotografi të cilat janë marrë nga lëshimi i raketës më të fuqishme në pesë vitet e fundit, përcjell KultPlus.
Fotot e pazakonta të marra nga hapësira tregojnë pjesë të gadishullit Korean dhe zonave përreth.
Pheniani konfirmoi të hënën se kishte testuar një raketë balistike me rreze të ndërmjetme Hwasong-12 (IRBM).
Me fuqinë e tij të plotë, ai mund të udhëtojë mijëra milje, duke i vendosur zona si territori i SHBA-së Guam në distancë goditëse.
Testi i fundit ka ngritur sërish alarmin në komunitetin ndërkombëtar.
Pheniani ka kryer një numër rekord prej shtatë lëshime raketash vetëm gjatë muajit të kaluar – një stuhi intensive aktiviteti që është dënuar ashpër nga SHBA, Koreja e Jugut, Japonia dhe vende të tjera. /KultPlus.com
Mjeti i Toyotas që po përdoret nga autoritetet japoneze për të eksploruar, Lunar Cruiser i është afruar hapësirës.
Gjiganti i automobilave është në partneritet me JAXA, shërbimin japonez të eksplorimit të hapësirës, për të zhvilluar një automjet të aftë për pasagjerë që mund të mbështesë misionet e eksplorimit në planetë të tjerë.
Drejtuesit e Toyota në një deklaratë për mediat ka thënë se automjeti për të eksploruar sipërfaqen hënore do t’i “ndihmojë” njerëzit të jetojnë në Hënë deri në vitin 2040 dhe më pas të shkojnë në Mars.
Automjeti bazohet në idenë që njerëzit hanë, punojnë, flenë dhe komunikojnë me njerëz të tjerë në mënyrë të sigurtë në makina në tokë, dhe e njëjta gjë mund të bëhet në hapësirë.
Ndër të tjera automjeti përveç autonomisë së madhe, duhet të ketë aftësi të shkëlqyera drejtimi në terren shumë të pabarabartë siç është Hëna, për të qenë rezistent ndaj rrezatimit dhe temperaturave ekstreme që krijohen.
Ndërkohë parashikohet që automjeti të jetë 6 metra dhe lartësi 3.8 metra dhe do të mund të transportojë deri në katër persona./abcnews.al /KultPlus.com
Teleskopi hapësinor “James Webb” i NASA-s, i krijuar për t’i dhënë mundësi botës të shohë se si ishte universi kur u formuan galaktikat e para, u lëshua me raketë të shtunën herët nga bregu verilindor i Amerikës së Jugut, duke hapur një epokë të re për astronominë.
Teleskopi me rreze infra të kuqe prej 9 miliardë dollarësh, i përshkruar nga NASA si observatori më i specializuar i shkencave hapësinore i dekadës së ardhshme, u transportua me një raketë Ariane 5 që u nis drejt hapësirës rreth orës 7:20 të mëngjesit me kohën e Amerikës Veriore nga baza e nisjes së Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) në Guajanën Franceze.
Lëshimi në hapësirë në Ditën e Krishtlindjes, u transmetua drejtpërdrejt në internet nga NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.
“Nga një pyll tropikal deri në skajin e vetë kohës, teleskopi ‘James Webb’ fillon rrugëtimin drejt lindjes së universit,” tha një komentator i NASA-s.
Pas një udhëtimi hipersonik 27-minutësh në hapësirë, instrumenti 6,350 kilogramësh u lëshua nga raketa franceze në lartësinë rreth 1300 km mbi tokë.
Teleskopi Webb do të lundrojë nëpër hapësirë për dy javë dhe pritet të arrijë në destinacionin e tij në orbitën diellore 1 milion e 600 mijë kilometra, rreth katër herë më larg se hëna.
Për ta krahasuar, paraardhësi 30-vjeçar i Webb-it, teleskopi hapësinor Hubble, rrotullohet rreth Tokës nga 547 kilometra lartësi.
Webb është rreth 100 herë më i ndjeshëm se Hubble dhe pritet të transformojë të kuptuarin e shkencëtarëve për universin dhe vendin që ka toka në raport me të. tonë në të.
Teleskopi e merr emrin nga njeri që drejtoi NASA-n gjatë pjesës më të madhe të dekadës së zbulimeve të mëdha të saj në vitet 1960./ VOA /KultPlus.com