Architech Festival do të prezantojë sot një diskutim publik me fokus se sa janë ‘publike’ hapësirat publike në Ulpianë. Diskutimi do të mbahet në hapësirën e KultPlus Caffe Gallery, në ora 17:30, shkruan KultPlus.
Ky panel diskutimin i organizuar nga OJQ YARL (Youth are the real Leaders) do të zhvillohet mbi temën “Sa janë ‘publike’ hapësirat publike në Ulpianë?”
Ky diskutim publik do të zhvillohet me pjesëmarrjen e të rinjëve, banorëve dhe komunës mbi temën se si të bëjmë Ulpianën mjedis më gjithëpërfshirës, i pastër, i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm.
Diskutimi publik është një nga aktivitetet përmbyllëse të Architech Festival Edicioni III që synon të mbështesë të rinjtë në qeverisjen e mirë lidhur me planifikimin hapësinor dhe (ri)dizajnimin urban, i mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës.
Në pjesën e parë të këtij paneli diskutimi do të kenë një fjalë rasti Kosovare Sadiku, Drejtoreshë Ekzekutive, OJQ “YARL”, Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës” dhe Besarta Halimi, Zyrtare e Programit, Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Në pjesën e dytë të këtij diskutim publik ndër të tjera do të prezentohet/publikohet raporti hulumtues dhe të dhënat e dala nga ky raport për lagjen e Ulpianës, nga pjesëmarrësit para qytetarëve dhe komunës.
Në anën tjetër do të flitet për realizimin e dy nga projektet brenda ketij viti dhe për projektet më afatëgjatë për 1 deri në 5 vitet e ardhshme për lagjen Ulpiana.
Pjesa e fundit do të jetë e hapur edhe për publikun dhe mediat të cilët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje direke këtyre tre akterëve relavant.
Ky panel diskutimi mbahet sot, ditë e hënë, më datë 31 Tetor, duke filluar nga ora 17:30, në Kult Plus Gallery, lagjja Ulpiana (te Soliterat) Prishtinë.
Folësit:
17:30 – 17:40 | Fjalimet hyrëse Kosovare Sadiku, Drejtoreshë Ekzekutive, OJQ “YARL” Përparim Rama, Kryetar i Komunës së Prishtinës Besarta Halimi, Zyrtare e Programit, Misioni i OSBE-së në Kosovë |
17:50 – 18:10 | Prezantimi i pjesëmarrësve, hulumtimi dhe projekti i propozuar |
18:10 – 18:40 | Diskutim i hapur me banorët e lagjes “Ulpiana” Moderuar nga: Kosovare Sadiku, Drejtoreshë Ekzekutive, OJQ “YARL” |
18:40 – 19:00 | Fjalimet përfundimtare dhe shpërndarja e certifikatave |
19:00 | Koktej rasti |