Në kuadër të festës tradicionale të rrushit, Hardh Fest, sot në sallën e kuvendit të Komunës së Rahovecit u mbajt “Hardh Talk” – tryeza shkencore për kultivimin e hardhisë, ku mes tjerash u fol për traditën e lashtë, të tashmen dhe të ardhmen e kësaj kulture bujqësore strategjike.
Ideuar dhe prezantuar nga Prof. ass. Dr. Hamëz Rama, tema u prit me interes nga të pranishmit.
Ndër të tjera ai potencoi nevojën e ndërmarrjes së disa hapave, siç janë ligj i veçantë për trashëgiminë e kultivimit të hardhisë, mbështetje institucionale, ngritje profesionale e kuadrit të ri, hulumtime shkencore – dokumentare, pjesëmarrje në panaire e tregje ndërkombëtare të prodhuesve e përpunuesve të rrushit, përfshirja e palëve të interesit në proces, edukim dhe trajnim të prodhuesve të rrushit, nxitja e turizmit të verës dhe stimulimi institucional i këtij sektori./KultPlus.com
Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë vit shënohet edicioni jubilar i Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest” në Rahovec.
Bëhet e ditur se kjo ngjarje kulturore ka sjellë turistë e emra të njohur nga skena muzikore, ndërsa qëllimi kryesor mbetet promovimi dhe përkrahja e prodhuesve vendor të rrushit.
“Këtë vit, festa fillon më 6 shtator dhe që do të zgjasë deri më 8 shtator, n`Konak të Rahovecit (te Shtëpia e Verës). Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës nis me fillim nga ora 12:00 me adresimet zyrtare”, thuhet në kumtesën për media.
Tutje bëhet e ditur se edhe këtë vit “Hardh Fest” vjen me shumë risi, aktivitete e muzikë në çdo mbrëmje, por më e veçanta do të jetë pjesëmarrja dhe performanca e një prej grupeve më të njohura në botë, Gipsy Kings, që për herë të parë vijnë në Kosovë.
Një surprizë për publikun është edhe performanca e ish-udhëheqësit të grupit Guns N’ Roses, Bumblefoot.
Sakaq gjatë tri ditëve të festivalit, karakteristikë dhe pjesa më e bukur mbetet festa e vjeljes së rrushit./KultPlus.com
Tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për organizimin e edicionit të 24-të të Hardh Fest që mbahet në Rahovec, dhe ky edicion ka prurje të mëdha përgjatë 6, 7 dhe 8 shtator, shkruan KultPlus.
Evente kulturore, gara të ndryshme, program për fëmijë, pjekje të rakisë rreth kazanit, ekspozita, debate, orë poetike e shumë ngjarje të tjera kulturore do ta karakterizojnë këtë edicion të Hardh Fest.
Ndërkohë është bërë e ditur edhe lista e këngëtarëve që do të jenë pjesë e koncerteve për tri mbrëmje, të cilat janë: Bumblefoot, George Gakis, Grupi 403 e Arsi Bako & Band do të prezantohen më 6 shtator, më 7 shtator do të prezantohet grupi i mirënjohur Gipsy Kings e Shkumbin Ismaili, sikurse edhe DJ Enndzi, kurse më 8 shtator do të performojnë: Dren Abazi, NRG Band, Fisnikët dhe Nita Latifi./ KultPlus.com
Sot mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të 22-të të festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”.
Sipas njoftimit, ceremonia është paraparë të nis nga ora 12:00.
Është bërë e ditur se aty merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. / KultPlus.com
Hardh Fest po bëhet gati për edicionin e radhës dhe pak e nga pak po zbulojnë risitë e këtij viti.
Kësaj radhe Hardh Fest po zgjeron territor duke dashur që magjinë e këtij festivali ta shijojnë pothuaje të gjitha qytetet e Kosovës.
“N’Rahovec e kem’ Konakun, por sivjet krejt Kosova do ta ketë rastin të shijojë një cope magjie të festivalit me origjinal, Hardh Fest”, thuhet në njoftim.
Kjo lëvizje e radhës nga Hardh Fest do të jetë një Truck Concert në qendrat kryesore të Kosovës, me performancë LIVE nëpër qytet, që do ta promovojë festivalin që do të mbahet në Rahovec më 1, 2 dhe 3 shtator.
Promo Hardh Fest Tour do të mbahet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërsa për datat, bendin dhe detajet tjera do ju njoftojmë së shpejti. / KultPlus.com
Me një numër prej mbi 100.000 vizitorëve për tre ditë e tre net sa ka zgjatur festivali, Hardh Fest sivjet shënon edicionin më të suksesshëm, me programin e pasur vreshtar, verëtar e të trashëgimisë kulturore dhe artistike që ishte përgatitur për vitin 2022.
Pjesëmarrja e vizitorëve në Hardh Fest sivjet ishte dukshëm më e lartë se gjatë viteve të kaluara, si me pjesëmarrje në aktivitetet e shumta unike dhe rekreative ditore të festivalit, po ashtu edhe në koncertet e tri netëve që sollën emra të njohur të skenës ndërkombëtare dhe vendore.
Vlen të përmendet edhe numri i rritur i pjesëmarrësve nga shtete e rajonit dhe Evropa në edicionin e këtij viti. Turistë të huaj iu bashkëngjitën në disa raste aktiviteteve të ditës dhe u bënë pjesë e dhjetëra mijëra vizitorëve që morën pjesë në koncerte.
Pjesë e këtij suksesi janë të gjithë ata që kontribuuan, morën pjesë në aktivitetet ditore, që vizituan panairin e prodhimeve të verës, rakisë e rrushit në lokacionin e festivalit dhe ata që iu kënaqën tingujve të Pop & Rok me artistë të nivelit botëror si Kip Winger.
Organizatorët janë të kënaqur me të gjithë rrjedhën e ngjarjeve për tre ditët e kaluara dhe falënderojnë secilin vizitor e pjesëmarrës në aktivitete si dhe institucionet, përkatësisht Komunën e Rahovecit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, partnerin StoneCastle, sponsorin gjeneral Banka per Biznes dhe të gjithë sponsorët e tjerë për mbështetjen e madhe në realizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore për vendin.
Hardh Fest është një festival autentik që shkas organizimi merr festën e vjeljes së rrushit, duke promovuar kulturën e vreshtarisë dhe në përgjithësi bujqësinë lokale të Rahovecit, përmes artit dhe trashëgimisë kulturore.
Nga tani ka nisur puna për një tjetër edicion në 2023. / KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku së fundmi ka vizituar festivalin ‘Hardh Fest’ me ç’rast ka takuar shumë qytetarë dhe ka shijuar rrushin e verën cilësore që iu është ofruar nga prodhuesit vendorë, përcjell KultPlus.
“Të tilla festivale po i japin gjallëri gjithë vendit”, ka shkruar ai.
Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:
Një e diel shtatori, ideale për të kaluar ditën në vreshtat e Rahovecit. Periudha e vjeljes së rrushit të shijshëm të kësaj zone.
Sot bashkë me kryeministrin Kurti ishim në ditën e fundit të festivalit Hardh Fest. Takuam shumë qytetarë dhe shijuam rrushin e verën cilësore që na ofruan shumë prodhues vendorë.
Hardh Fest edhe këtë vit ofroi program fantastik. Aktivitete për fëmijë, vizita në asete të trashëgimisë kulturore për turistë, program të pasur kulturor e artistik e promovim të kulturës së rrushit, duke tërhequr kështu çdo vit e më tepër vizitorë.
Të tilla festivale po i japin gjallëri gjithë vendit. / KultPlus.com
Festivali i Rrushit “Hardh Fest” është hapur sot, përcjell KultPlus.
Rrushi, vera, rakia e në përgjithësi gastronomia janë kultura që e kanë bërë të njohur Rahovecin në Kosovë e përtej saj
Në Hardh Fest tashmë është hapur panairi në mbështetje të prodhuesve vendorë të rrushit dhe produkteve të tij.
Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit po mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit-Hardh Fest, që do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).
E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator. / KultPlus.com
Festivali i Rrushit “Hardh Fest” është hapur sot, përcjell KultPlus.
Aktiviteti i parë “Hardh Talk” është shënuar me dizajnerin dhe anëtarin e këshillit organizativ të festivalit, Agi Haxhimurati.
“Hardh Fest nisi me Hardh Talk me folës dizajnerin e njohur, Agi Haxhimurati mbi temën “Brendimi një vendi me potencial turistik dhe trashëgimi kulturore”, thuhet në njoftimin e festivalit.
Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit po mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit-Hardh Fest, që do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).
E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator. / KultPlus.com
Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit-Hardh Fest, që do të nis sot dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).
Festivali nis nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.
E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator./ KultPlus.com
Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit-Hardh Fest, që do të nis nesër dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).
Festivali nis nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.
E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator./ KultPlus.com
“Hardh Fest 2022” fton të gjitha vajzat të interesuara nga komuna e Rahovecit dhe qytetet tjera të Kosovës për të aplikuar për “Mbretëreshën e Rrushit 2022”, shkruan KultPlus.
Ata kanë njoftuar për këtë në rrjete sociale, ku u tha se të interesuarat duhet të paraqiten tek Arbnora Sokoli.
“Nën përkujdesjen e profesoreshës Arbnora Sokoli, pjesëmarrëset në konkurs do të fillojnë pregatitjet koreografike dhe të defilimit”, shkruhet në postimin e tyre.
“Hardh Fest” do të mbahet në datat 2, 3 dhe 4 shtator, derisa është konfirmuar një numër i konsiderueshëm i performuesëve. /KultPlus.com
Festivali i rrushit “Hardh Fest” është drejt përgatitjeve të fundit për të sjellë edicionin e sivjetmë i cili mbahet në qytetin e vreshtave, Rahovec.
Festivali i cili do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në natën e parë do të nis me një performancë të këngëtarit të njohur Alban Skenderaj.
“Ca kokrra rrushi”, është slogani i edicionit të 21-të të festivalit që pritet të mbledhë mbi 100 mijë vizitorë në festën e vjeljes së rrushit.
Sot është zbuluar edhe një tjetër emër që od të jetë pjesë e festivalit. Bëhet fjalë për yllin e këtij edicioni që do të jetë legjenda e rock-ut, Kip Winger.
“Të shtunën me 3 shtator, këngëtari, muzicienti dhe kompozitori amerikan, Kip Winger ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, do të performojë në Rahovec, në Hardh Fest 2022!
Kip it high!”, thuhet në njoftim.
Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partneri Festivalit Stone Castle vineyards and Winery dhe Sponsor Gjeneral BPB! / KultPlus.com
Festivali i rrushit “Hardh Fest” është drejt përgatitjeve të fundit për të sjellë edicionin e sivjetmë i cili mbahet në qytetin e vreshtave, Rahovec.
Festivali i cili do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në natën e parë do të nis me një performancë të këngëtarit të njohur Alban Skenderaj.
Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët e festivalit përmes një njoftimi për media.
“1-2, 1-2, test, test a kemi rrymë? Rikthehemi aty ku e lam’ vitin e kaluar – ALBAN SKENDERAJ në HARDH FEST! Me 2 shtator (E Premte) në skenën e Konakut do të performojë një nga këngëtarët më të kërkuar nga publiku i festivalit, i shumëpritur nga të gjithë Alban Skendera”, thuhet në njoftimin. / KultPlus.com
Hardh Fest 2022 i dedikohet poetit të madh Xhevdet Bajraj i cili vdiq më 22 qershor të këtij viti.
Inspiruar nga vargjet e poezisë “Ca kokrra rrushi te Rahovecit”, është edhe slogani i edicionit të sivjetshëm, i cili mbahet me 2, 3 dhe 4 Shtator në Rahovec, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi, me përkrahjen tradicionale të MKRS, MBPZHR, Komuna Rahovec.
Me “Ca kokrra rrushi…”, organizatorët ju mirëpresim n’Rahovec më 2, 3 dhe 4 Shtator! / KultPlus.com
Është shtyrë festivali ‘Hardh Fest’ i cili ishte paraparë të mbahej në datat 3-7 shtator.
Përmes një postimi në Facebook “Hardh Fest” njofton se festivali është shtyrë për një datë më të përshtatshme pas masave anti-Covid të miratuara nga Qeveria e Kosovës, përcjell KultPlus.
Postimi i plotë:
“Njoftim Hardh Fest 2021 duke i respektuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.08.2021 mbi masat e reja anti-COVID19, dhe duke e patur prioritet shëndetin publik vendos që edicionin e sivjetshëm të festivalit ta shtyej për një datë më të përshtatshme.
Vaksinohuni dhe shihemi shumë shpejt”./KultPlus.com
Festivali i rrushit “Hardh Fest”, ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për edicionin online të këtij viti, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, organizatorët kanë njoftuar se pas njoftimi të marrë nga Policia e Kosovës se nuk lejohen tubimet publike është vendosur që të anulohet mbajtja e festivalit për këtë vit.
Tutje në postim ata kanë falënderuar të gjithë përkrahësit e festivalit./ KultPlus.com
Festivali “Hardh Fest” këtë edicion, të 6-tin, vjen me “ONLINE EDITION’, më datat 4-5 dhe 6 shtator, kjo si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
E ky edicion i Hardh Fest do të mbahet nën sloganin “Shnosh si kokrra”.
Slogani u mendua t’i përshtatej periudhës në të cilën po jetojmë. Në situatën e zymtë të pandemisë duhej një slogan i hareshëm dhe ideja lindi prej pyetjes që është bërë më shpesh kohëve të fundit, “Si je?” – me përgjigjet ‘shnosh e mirë’, ‘mirë vallai’ etj., dhe sidomos në vendlindjen e Hardh Festit, në Rahovec kjo pyetje shumicën e herave pritet me një përgjigje shumë krenare, ‘Shnosh si kokrra e rrushit’.
Andaj edhe lindi slogani “Shnosh si kokrra”, duke dashur të përcjellim një mesazh mbështetës anembanë!
Aktualisht po punohet në organizimin e aktiviteteve të cilat mund të mbahen edhe në formë Online me të cilat mund të shënojmë edicionin e 6-të të Hardh Festit në mënyrë simbolike.
Festivali, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 70 mijë vizitorë nga mbarë bota. / KultPlus.com
Me moton “Një got’ për mot” edhe zyrtarisht sot është bërë hapja e festës së rrushit “HardhFest 2019”, festë kjo e cila promovon vlerat kulturore të vendit tonë.
Me
aktivitete të shumta, për tre ditë me radhë, 16, 17 dhe 18 të këtij muaji,
“Konaku” i Rahovecit do ofroj aktivitete të shumta për vizitorët e saj.
Presidenti i
Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se vreshtarët e Rahovecit po ndihmojnë
në zhvillimin e vendit. Thaçi po ashtu u shpreh se vera e Rahovecit
tashmë gjendet kudo në botë.
“Sot është
një ditë e veçantë jo vetëm për Rahovecin, është një ditë e veçantë për Kosovën
edhe më gjerë sepse vera e Rahovecit sot gjendet kudo në botë, Kosovë, në rajon,
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë, prandaj sot jemi të gjithë kështu
së bashku për tu uruar e përgëzuar ‘HardhFest’, një festë kjo e rëndësishme për
të uruar të gjitha të mirat juve për punën tuaj që nuk kurseni asgjë me djersën
tuaj ta zhvilloni vendin dhe ta rindërtonin dhe të keni sukses”, u shpreh
Thaçi.
Kryeministri
në dorëheqje, Ramush Haradinaj theksoi se institucionet e Kosovës duhet të
vazhdojnë me politika fiskale, e lirimet tatimore pasi vetëm në këtë
mënyrë Kosova do të shënojë rezultate të prekshme si rasti i Rahovecit. Ai tha
se në Rahovec gjendet një model i njerëzve që me punën e tyre kanë krijuar
vlera, prandaj tha se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë t’i përkrahin
ata.
“Është me
rëndësi të mbesim të fokusuar tek politika fiskale, lirimet tatimore, tek
përkrahje e fermerëve, e vreshtarëve e pemëtarëve për shkak se nëse mbesim në
këtë fokusim atëherë vetvetiu do të kemi më shumë rezultate. E vërteta është se
deri tani ka rezultate dhe ja këto janë rezultatet që i shohim në Rahovec, dhe
këto na inkurajojnë që të vazhdojmë me këto politika fiskale, me lehtësime
tatimore me përkrahje të prodhuesve, por edhe të prodhimit vendor është tepër
me rëndësi. Na vyen me shku më përpara edhe me gjyqësor kredibil për shkak se
duhet me fitu oferta më e mirë, kualiteti më i mirë, cilësia më e mirë e jo të dominojnë
instrumentet tjera, duhet të jemi të sinqertë ndaj vetës, pra duhet t’i
eliminojmë ato dukuri, ato veprimtari, ato mangësi që i kemi në shoqëri, të
gjitha edhe korrupsionin”, ka deklaruar Haradinaj.
I pranishëm
në hapjen e festës së rrushit “HardhFest”, ishte edhe presidenti i Shqipërisë,
Ilir Meta i cili deklaroi se vera e Rahovecit po zë vend çdo ditë e më shumë
edhe në tregun shqiptar.
“Populli i
Rahovecit meriton një mirënjohje të veçantë për shkak se vera e Rahovecit është
bërë mjaftë e famshme në tregjet ndërkombëtare dhe jam shumë i gëzuar që edhe
në Shqipëri gjithnjë e më shumë po ecën dhe po zë hapësirën e merituar dhe
sigurisht që kjo është një kënaqësi që edhe unë do doja të ndaja me të gjithë
ju sot së bashku dhe shpresoj që edhe shkëmbimet midis Shqipërisë dhe Kosovës
të rriten edhe më tej në të gjitha aspektet e në radhë të parë për sa i takon
prodhimeve të bujqësisë, për sa i takon zhvillimit të agro -turizmit mund të
mësojmë shumë nga njëri tjetri sidomos në këto fusha Shqipëria edhe më shumë
nga Kosova, pasi na duhet të bëjmë shumë më tepër për të vënë në lëvizje të
gjitha ato potenciale të jashtëzakonshme që kanë vendet tona”, tha
presidenti i Shqipërisë.
E,
kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi deklaroi se festa e rrushit
i bashkon të gjitha palët e interesit që të jenë më aktiv në jetën
shoqërore dhe kulturore për promovim të vlerave të shtetit të Kosovës. Latifi
tha se “HardhFest” është ndër festivalet më të njohura në Kosovë që
qytetin e Rahovecit e vendos në hartën e destinacioneve turistike.
“Festa e
vjeljes së rrushit e njohur si tashmë si ‘HardhFest’ ,me të drejtë është festë
për të gjithë ne, festë e merituar për të gjithë bujqit e vyeshëm dhe punëtor
të komunës së Rahovecit. Ky organizimi nga viti 2001 dhe ndër vite ka
identifikuar rajonin tonë vreshtar dhe tani duke e shndërruar në festë
nacionale të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por jo vetëm të këtij vendi.
Aktivitetet që do të organizohen gjatë këtyre tri ditëve janë të shumta dhe që
ofrojnë kohë kualitative për qytetarët e Kosovës dhe turistët nga vendet e
shumta, të rajonit dhe botës. Kjo festë ofron për fermerët, vreshtarët,
artistët, rininë, njerëzit e këtyre zonave dhe të gjitha palët e interesit që
të bëhen më aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore në promovimin e vlerave
tona”, tha Latifi.
Drejtoresha
e Kooperativës Bujqësore ”Krusha”, Fahrije Hoti si nikoqire për këtë vit
në “HardhFest” tha se askush më mirë se kjo festë e verë nuk mund t’i
prezantojë vlerat e vendit tonë.
“Kam nderin
që në këtë vit të jemi nikoqire e festivalit “HardhFest” që marrin pjesë
ndërkombëtar, vlerat e vendit tonë askush më së miri se ‘HardhFest’, nuk mund
t’i prezantoj andaj unë uroj organizatorët për organizimin dhe punën e tyre të
palodhshme të gjithë qytetarëve”, tha ajo.
Në
ceremoninë e hapjes së festës së verës “HardhFest” u shpallën edhe vreshtarët
më të mirë dhe ata janë: Enver Haxhimustafa, Samir Hoxha, Bilall Dërguti, Eqref
Rama, Fitim Hamza, dhe Ramadan Hajda.
Përveç hapjes zyrtare të festës së rrushit sot janë organizuar edhe një sërë aktivitetesh tjera siç janë hapja e Panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë, demonstrimi i pjekjes së rakisë rreth kazanit, hapja e Hardh Campi, zgjedhja e Mbretëreshës së Rrushit, dhe muzikë të interpretuar nga “Legends” & Hardh Eks, Pop/Rock & DJ Koncert n’Konak. / rtv21 / KultPlus.com
Këtë vit, me sloganin “Një got’ për mot”, mbahet edicioni i 18 i “festës së vjeljes së rrushit – HardhFest”, që do të nisë sot më 16 gusht dhe do të zgjasë deri më datën 18 gusht n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës), shkruan KultPlus.
Ashtu si edhe ne edicionet e kaluara, edhe këtë vit do të ketë performim nga grupe dhe artistë nga jashtë vendit.
Veçanti e këtij edicioni të Hardh Fest 2019 është që do të ndahen për veshtarët dhe verëtarët më cilësor do të jenë kupat që janë përzgjedhur për t’i shpërblyer ata.
Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, është manifestim në komunën e Rahovecit dhe nga më të veçantat në Kosovë, ku përmes këtij manifestimi tradicional, synohet që të promovohen vlerat e rajoneve vreshtare të Kosovës dhe produktet e tyre.
Objektivi i organizimit të “Hardh Festit”, është ruajtja e traditave dhe zakoneve të lidhura me vreshtarinë, verën dhe etnologjinë, promovimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve në gjithë zinxhirin e prodhues, si dhe mundësia për të grumbulluar të ardhura shtesë për banorët e zonave të vreshtave të luginës së Rahovecit. /KultPlus.com
Këtë të diel, më 14 korrik, duke filluar nga ora 18:00, në Shtëpinë e Verës, do të mbahet PRE Hardh Fest Party.
Siç bëhet me dije në një komunikatë për media, aty do të zbulohet slogani dhe programi i Hardh Fest 2019, e më pas do të mbahet Ora Poetike dhe muzikë “live”.
Në Orën Poetike do të interpretohen poezitë e autorit Xhevdet Bajraj nga librat “Kur qajnë hardhitë” dhe “Vitet që nuk e sollën pranverën”, ndërsa Florent Abrashi & Funky Guru, do të përkujdeset për atmosferën me muzikë LIVE. Warm up, DJ Fisnik Kuqi.
Ndryshe, Xhevdet Bajraj është poet i njohur ndërkombëtar i lindur në Kosovë, që jeton dhe vepron në Meksikë. Hardh Fest sivjet mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht.
Me sloganin “Me Pamje Kah Vneshta”, këtë vit mbahet edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis nesër dhe do të zgjasë deri më datën 9 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).
Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës fillon nga ora 11:30, me prerjen zyrtare të kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.
Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Sipas organizatorëve, e veçanta e këtij edicioni është ardhja e legjendës së muzikës rock, Kee Marcello, ish anëtar i grupit Europe, i cili me bendin e tij, do të performojë gjatë koncertit të Hardh Fest 2018./KultPlus.com
Hardh Fest është një nga festivalet kosovare që ka bërë bujë edhe jashtë kufijve duke sjellë në Kosovë artistë të njohur botërorë.
Legjenda botërore e muzikës rock, Kee Marcello, ish-anëtar i grupit Europe ka postuar në faqen e tij zyrtare performancën dhe turneun e tij në Rahovec, Kosovë – më datën 8 shtator.
Kee Marcello së bashku me bendin e tij, arrin në Kosovë më 6 shtator.
Këtë vit më 7 shtator në Hardh Fest do të performojë grupi Troja, Rahoveci All Star, grupi nga Suedia Madman`s Choice, deejay nga Holanda, NOUEVABEATS, dj Fisnik Kuqi dhe Dj NWE.
Ndërsa, më datën 8 shtator do të përformojnë Dj MAARVEL, grupi Magnituda, Dj Gruda nga Shqipëria, Dj Pelge nga Belgjika, rockeri shumë i njohur Eugent Bushpepa, si dhe Main Artisti i Hardh Festit, Kee Marcello. E më 9 shtator në skenën e madhe të Hardh Festit do të promovohen edhe artistë të ri të Kosovës, si Ardi Gashi, Elit Hoti dhe deejay të shumtë.
Hardh Fest këtë vit mbahet më datë 7, 8 dhe 9 shtator n`Konak të Rahovecit, i organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi dhe partnerin e Festivalit, Stone Castle./KultPlus.com
Me moton “Me pamje kah Vneshta”, do të fillojë edicioni i 17-të i festivalit të vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Komunën e Rahovecit.
Festivali ka për qëllim promovimin e rajonit vjeshtar në këtë Komunë. “Hardh Fest” ka për qëllim të ruajë traditat dhe zakonet e vreshtarisë, verës, si dhe mundësinë për promovimin e turizmit të kësaj Komune.
Në një konferencë për media drejtori artistik i këtij festivali, Gardalin Shtavica, ka thënë se origjinaliteti që ka “Hardh Fest” është muzika rock.“Hardh Festi njihet për muzik të mirë posacerisht muzika rock dhe është një prej origjinaliteteve që ka “Hardh Festi”.
DJ-të që do të përformojnë janë DJ Marvil nga Rahoveci, DJ Melo, DJ Fisnik Kuqi, DJ Gruda dhe kryesor është DJ Nouveaubeast. Hapja e festivalit bëhet nga grupi “Rahoveci oldstar”.Ai poashtu tha se grupi “Troja” do të jetë pjesmarrës në këtë festival.
“Emri më i përfolur i këtij viti është Eugen Bushpepaj dhe ekskluzivisht për herë të parë vjen në një festival madhështorë siç është “Hardh Festi. Befasia e këtij festivali, që për here të parë vjen në Kosovë, është “Kee Marcello””, tha Shtavica. Dea Luma, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun, ka thënë së të gjitha përgatitjet për festival kanë përfunduar. Luma tregoi për aktivitetet që do të zhvillohen për gjatë tri ditëve të festivalit dhe po ashtu tha se në këtë edicion presin që të ketë më shumë vizitorë, sesa në edicionin e kaluar që ishin mbi 50 mijë.
“Vitin e kaluar Hardh Fest ka pasur 50 mijë vizitorë, ndërsa këtë vit presim edhe më shumë. Hardh festi është komplet origjinal ku ka rrushin dhe verën e saj që e bënë me dallu nga festivalet tjera”, theksoi Luma.Ylber Bajraktari, përfaqësues nga “Stone Castle”, tha se kompania do të përkrahë vazhdimisht këtë festival e sidomos në infrastrukturë.
“Kompania “Stone Castle” është përkrahës kryesorë dhe promtor i këtij festivali dhe si çdo here do të përkrahë në insfrastrukturë me te gjitha që i nevojiten këtij festivali duke filluar nga kampingu, parkingu dhe çdo gjë nga infrastruktura”, tha Bajraktari.
Nora Boshnjaku, përfaqësuese nga Komuna e Rahovecit, tha se po mundohen që të japin kontributin e tyre për këtë festival.“Me vendim të kryetarit, është fromuar një këshill organizativ i “Hardh Festit” dhe po mundohemi të japim kontributin tonë maksimalisht, shkruan EO.
Janë përmbi 20 përfaqësues për vjeljen e rrushit” deklaroi ajo.Festivali do të fillojë me datën 7 shtator dhe do të zgjasë tri ditë. Organizatorët ftuan të gjithë që të jenë pjesë e këtij edicioni./ KultPlus.com