Hardi, një djalë i ri nga Afrika e ka gjetur veten mjaft mirë në Horën e Arbëreshëve.
Ai është një djalë që i pëlqen i gjithë komuniteti arbëresh, pasi jo vetëm mund të flasë arbërisht, por merr pjesë në mënyrë aktive në ngjarje kulturore duke treguar shumë interes për komunitetin.
“Ky është një shembull i shkëlqyeshëm i integrimit që tregon se si Arbëreshët janë shumë mikpritës. Hardi është nga një vend i bukur nga Afrika dhe është një nder për ne që ai është bërë një anëtar i plotë i komunitetit tonë”, shprehet autori i fotos Mario Caliva. / KultPlus.com