Prodhimi i serialit ‘Harry Potter’ të HBO do të fillojë në Warner Bros Studios në Leavesden, në veriperëndim të Londrës, në verën e vitit 2025.
Seriali i ‘Harry Potter’ do të ketë një kast krejtësisht të ri, por do të mbetet autentik me librat origjinalë, duke i afruar aventurat magjike me një audiencë të re.
Leavesden ndodhet në Watford, në veri të Londrës, dhe filmi hit ‘Barbie’ 2023 është xhiruar në studiot atje.
Warner Bros është kompania e prodhimit që qëndron pas filmave origjinalë, me protagonistë Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint.
Seriali i ri, i bazuar në librat e JK Rowling, do të jetë një “përshtatje besnike e librave ikonë”.
Seriali do të shfaqë një kast të ri, do të jetë plot me detaje fantastike, personazhe të dashur dhe vende dramatike që fansat e Harry Potter i kanë dashur për më shumë se 25 vjet.
Kasti i personazheve të preferuar, duke përfshirë Harry Potter, Ron Weasley dhe Hermione Granger – të luajtur nga Radcliffe, Grint dhe Watson – do të shpallet në një datë të mëvonshme./KultPlus.com
Një botim i rrallë, i parë i librit të “Harry Potter” është shitur për 36,000 paund.
Christine McCulloch bleu kopjen e “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” për djalin e saj Adam në vitet 1990.
Ajo tha se pagoi rreth 10 paund për kopjen e tij nga një librari në Stratford-upon-Avon në vitin 1997 dhe nuk e kishte idenë se i njëjti libër do të vlente mijëra paund, 30 vjet më vonë.
Botimi i parë i librit u shit në ankandin “Rare Book Auctions” në Lichfield, Staffordshire – dhe blerësi pagoi 45,000 paund në total.
Sipas organizatorëve të ankandit, libri është një nga vetëm 500 kopjet e botuara në botimin e parë të librit “Harry Potter”në vitin 1997.
Ai ishte vlerësuar me një çmim midis 30,000 dhe 50,000 paund.
Adam McCulloch, nga Tansley, Derbyshire, tha se kopja ishte lënë në një dollap nën shkallët e ish-shtëpisë së familjes së tij, në Chesterfield./tema/KultPlus.com
Shkrimtarja britanike, Joanne Rowling e njohur me super veprën e saj të ‘Harry Potter’ feston sot 59 vjetorin e lindjes, shkruan KultPlus.
As sfidat më të rënda jetësore, që prej ndarjes së prindërve të saj, përballja me sëmundjen e rëndë e deri tek ndarja nga bashkëshorti, nuk e rrëmbyen suksesin e saj. Përkundrazi, pjesa personale nuk luajti fare rol në profesionin e saj.
Si një fëmijë i vogël, ajo kishte thurur në kokën e saj ëndrra të mëdha, përkushtimi i të cilave shndërroi ‘të pamundurën në realitet’ me ndërtimin e suksesit, por edhe me kalimin e përmasave të saj.
Me vetëm 6 vjeç, shkroi librin e parë të titulluar ‘Lepuri’. Ndërkaq, 5 vite më vonë, me të mbushur 11 vjeç, ajo shkroi romanin e saj të parë- rreth shtatë diamante të mallkuar dhe njerëzit që i zotëronin ato.
Karrierën e nisur në fëmijëri, e vulosi në pjekuri, me veprën gjigante të saj ‘Harry Potter’’, libër i cili numëroi shifra marramendëse, me shitjen e mbi 400 milionë kopje të librit.
Rowling, studimet i përfundoi në Universitetin Exeter, në programin për frëngjisht dhe klasikë, karakteristika këto, të cilat i hynë në punë edhe në ndërtimin e librit të magjishëm ‘Harry Potter’.
Rowling e konceptoi idenë e Harry Potter në vitin 1990, ndërsa ishte ulur në një tren të vonuar nga Mançesteri në Londrën King’s Cross. Ndërkaq, përgjatë pesë viteve të tjera, ajo nisi të hartonte shtatë librat e serisë.
Edhe pse libri i Harry Potter konsiderohet një markë globale, historia e autores J.K Rowling përmban në vete dhimbje, rezistencë e në fund edhe triumf.
Historia e shkrimtares britanike, Rowling është një histori inspirimi, një motiv për të mos u dorëzuar kurrë dhe një shtysë për të besuar se asnjëherë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat.
Kujtojmë që Rowling përpos tipit të librave si ‘Harry Potter’ merret edhe me shkrimin e romaneve për të rriturit, siç janë edhe ato me tematikë kriminale, me emrin e stilolapsit Robert Galbraith. / KultPlus.com
Një botim i parë i një libri Harry Potter, i blerë nga një bibliotekë për vetëm disa cent, është shitur në ankand për 10,500 £, ose më shumë se 12,000 euro.
Pjesa e parë e serisë, “Harry Potter dhe Guri Filozofal”, është një nga 500 veprat që doli në ankand pas vdekjes së koleksionistit nga qyteti anglez Staffordshire në fillim të këtij viti.
Sipas drejtuesit të ankandit Richard Winterton, çmimin më të lartë për librin e ka ofruar një blerës online nga Los Anxhelosi, raporton BBC.
“Ne jemi plotësisht të kënaqur me rezultatin”, tha ai.
Kjo kopje e Harry Potter and the Philosopher’s Stone, botuar në 1997, është një nga 300 kopjet e dërguara në biblioteka dhe është blerë nga Biblioteka Wolverhampton nga një burrë që jetonte në Barntëood.
Libri ka ende identifikimin e bibliotekës, afishen me shkronjën “J”, vulën e tërheqjes dhe çmimin e shitjes “30 pens”, ose rreth gjysmë euro.
Pronari i librit vdiq papritur në moshën 55-vjeçare dhe ai u gjet nga ekipi i shtëpisë së ankandeve të Richard Winterton./abcnews.al/KultPlus.com
Autorja e Harry Potter, JK Rowling ka folur para pak kohësh për abuzimin që pësoi nga duart e ish-bashkëshortit të saj, duke thënë se ai u përpoq t’ia merrte dorëshkrimet e pabotuar të librit të parë të serisë Harry Potter. Por ëndrrat nuk lindin për të vdekur, por për të vënë sprovë dhe kjo grua mitike e letërsisë luftoi dhe fitoi.
Duke folur në “Gjykimet e Shtrigave”, një seri podkastesh, nëna Harry Potter, JK Rowling, ka përshkruar marrëdhënien e saj me Jorge Arantes, si të dhunshme dhe kontrolluese, duke thënë se asaj i’u desh ti fshihte faqet e veprës, në grupe të vogla dorëshkrimesh për t’i fotokopjuar, në rast se ai do ti digjte ato.
“Në këtë pikë ai kërkonte gjithnjë çantën time, sa herë që kthehem në shtëpi nga puna. Unë nuk kam një çelës për derën hyrëse, sepse ai duhej të kishte kontrollo total, kështu që gjithnjë jam e mbikqyrur” u shpreh ajo në podkast.
Rowling përshkroi se jetonte në “një gjendje të tmerrshme tensioni” me ish-bashkëshortin, i cili kërkonte t’i vriste ëndrrën që në hapat e parë. “Dhe megjithatë dorëshkrimi vazhdoi të rritej. Unë do të vazhdoj të shkruaj. Në fakt, ai e dinte se çfarë do të thoshte ai dorëshkrim për mua, sepse në një moment e mori dorëshkrimin dhe e fshehu dhe ky ishte pengu i tij.”
Duke u bërë gjithnjë e më e vendosur për t’u larguar drejt lirisë, ajo do të “merrte fshehurazi disa faqe të dorëshkrimit në punë çdo ditë – vetëm disa faqe, që ai të mos kuptonte se asgjë nuk mungonte – dhe do ti fotokopjonte atë”.
Ajo shtoi: “Dhe gradualisht në një dollap në dhomën e stafit, pak nga pak, dorëshkrimi i fotokopjuar u rrit, u rrit dhe u rrit, sepse dyshoja se, nëse nuk do të mund të dilja me gjithçka, ai do ta digjte ose do ta merrte atë, duke mbajtur si peng.
“Ai dorëshkrim do të thoshte ende shumë për mua. Kjo ishte gjëja që unë në fakt i dhashë përparësi kursimit. E vetmja gjë që kam pasur prioritet përtej kësaj, padyshim, ishte vajza ime, por në atë moment ajo është ende brenda meje, kështu që ajo është aq e sigurt sa mund të jetë në atë situatë.”
Dhe kështu ëndrra e madhe Harry Potter mundi të shpëtonte dhe JK Rowling të shndërrohet në një grua ikonë e letërsisë.
“Harry Potter” është një sagë e krijuar nga seria e librave të J. K. Rowling për magjistarin legjendar dhe luftën e tij për të shpëtuar botën magjike nga Lordi Voldemort.
Është e njohur tashmë për të gjithë se këta libra krijuan një ekskluzivitet filmi me Daniel Radcliffe në rolin kryesor, i cili pati një sukses të madh dhe është ende shumë i popullarizuar.
Siç raporton Bloomberg, negociatat në lidhje me këtë projekt të ri janë në fazën përfundimtare dhe në regjistrimin e serialit duhet të përfshihet edhe J. K. Rowling.
Plani është që seriali “Harry Potter” të ketë shtatë sezone, secili i bazuar në një libër. Për këtë serial është përfolur gjatë dhe duket se së shpejti “do të shfaqet drita”.
Shumë po pyesin se kush do të luajë personazhet kryesore në serial, të cilët u mishëruan në filmat nga Daniel Radcliffe, Emma Watson që luante Hermione dhe Rupert Green, i njohur më mirë si Ron Weasley./abcnews.al/KultPlus.com
Një botim i rrallë i librit të parë të Harry Potter, i cili nuk u publikua kurrë, është shitur në ankand për 8,000 funte.
Kopja, e cila u nënshkrua nga autorja JK Rowling, ishte një nga vetëm 15 të prodhuara për një garë për të shënuar 15 vjetorin e Harry Potter dhe Gurit Filozofal.
Ajo iu dha pjesëmarrëses Chloe Esslemont, atëherë 16 vjeçe, nga Cumbria.
Organizatorët e ankandit e kishin përshkruar atë si “veçanërisht të paktë” pasi nuk kishte të dhëna për shitje të kopjeve të ngjashme. /KultPlus.com
Robbie Coltrane, aktori i njohur për rolin e tij si Hagrid në “Harry Potter”, ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 72 vjeçare dhe së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së tij. Ai vdiq pasi pësoi dështim të shumëfishtë të organeve, thuhet në njoftimet e mediave britanike. Certifikata e tij e vdekjes gjithashtu thoshte se ai vuante nga sepsa, nga infeksioni i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes dhe arresti kardiak.
Aktori, i cili gjithashtu luajti në filmat për James Bond, ishte diagnostikuar me obezitet dhe diabet të tipit 2. Lajmi për vdekjen e tij tronditi njerëzit në mbarë botën, ndërsa shumë kolegë dhe miq i dhanë lamtumirën. Karriera e aktrimit të Coltrane përfshiu role të shumta filmike. Aktori kishte edhe dy fëmijë me skulptoren Rhona Gemmell. Çifti u martua në vitin 1999, ndërsa u ndanë në vitin 2003.
Karriera e aktorit filloi në vitin 1979 në serialin televiziv “Play for Today”, por ai u bë i njohur në “A Kick Up the Eighties”, një serial komedi televiziv i BBC-së, ku luajtën gjithashtu Tracey Ullman, Miriam Margoles dhe Rik Mayall. Ai gjithashtu u shfaq në komedinë e ITV të vitit 1983 “Alfresco”, me Stephen Fry, Emma Thompson, Siobhan Redmond dhe Hugh Laurie.
Deri në vitin 1987 ai pati një rol kryesor në “Tutti Frutti”, që bënte fjalë për grupin skocez të rock-ut “The Majestics”, në të cilin luajti gjithashtu Emma Thompson dhe Richard Wilson. Coltrane la pas vetes fëmijët e tij Spencer dhe Alice dhe nënën e tyre Rhona Gemmell dhe motrën e tij Annie Rae. / KultPlus.com
HBO Max, edhe një herë, i thotë lamtumirë oktetit të filmave origjinalë të Harry Potter, përcjell KultPlus.
Që nga 31 gushti, të tetë titujt e Warner Bros do të largohen nga transmetuesi: “Harry Potter and the Sorcerer’s Stone,” “Harry Potter and the Chamber of Secrets,” “Harry Potter and the Prisoner of Azkaban,” “Harry Potter and the Goblet of Fire,” “Harry Potter and the Order of the Phoenix,” “Harry Potter and the Half-Blood Prince,” and “Harry Potter and the Deathly Hallows” Parts 1 and 2.
Në SHBA, tetë filmat mund të shikohen në NBCUniversal’s Peacock, i cili i shtoi ato në shërbim që nga 1 korriku.
Ekskluziviteti i filmave të Harry Potter është ripërtërirë midis HBO Max dhe Peacock gjatë dy viteve të fundit – duke ilustruar fuqinë e titujve shumë të njohur për të tërhequr dhe mbajtur abonentë mes konkurrencës së egër midis shërbimeve të transmetimit.
Edhe pse të tetë filmat e Harry Potter po përhapen, HBO Max do të vazhdojë të transmetojë tre filmat Fantastic Beasts – “Fantastic Beasts and Where to Find Them”, “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” dhe “Fantastic Beasts: The Secrets of Dumbledore.”
HBO ofron gjithashtu specialen “Harry Potter 20th Anniversary: Return to Hogwarts”, një ribashkim emocional i Daniel Radcliffe, Rupert Grint dhe Emma Watson me regjisorin Chris Columbus dhe anëtarë të tjerë të kastit që diskutojnë filmat. /KultPlus.com
Sally Champion, gruaja që bleu një libër të Harry Potter për 10,99 funte më shumë se 20 vjet më parë, tani e ka shitur atë për 3,750 funte.
Champion, e cila jeton në Edinburg, ka punuar për një organizatë bamirëse në Londër në vitet e 90-ta.
Autorja JK Rowling lexoi fragmente nga libri i saj i dytë i Harry Potter, në një ngjarje që Sally organizoi dhe nënshkroi një kopje për të.
Ajo i tha BBC Scotland se e kishte harruar atë derisa pa një të ngjashme të vlerësuar në televizion.
Tani ajo i është shitur një koleksionisti në veri të Anglisë dhe Sally po i jep të ardhurat e saj për bamirësi.
Në vitin 1998, Sally punonte për National Literacy Trust dhe organizoi një ngjarje në një librari për fëmijët nga komunitetet.
Harry Potter dhe The Chamber of Secrets sapo ishin botuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Rowling ishte aty për të lexuar fragmente nga ajo.
“Ajo ishte mjaft e lodhur sepse ishte zgjuar deri vonë pasi sapo kishte fituar çmimin e librit Smarties një natë më parë. Ajo ishte shumë e lehtë për të punuar me të – me të vërtetë e relaksuar. Ajo nuk ishte super e famshme në atë kohë, por momenti ishte tashmë duke u zhvilluar në librat për fëmijë rreth saj”, ka thënë Sally./21Media / KultPlus.com
Kur themeluesi i Bloomsbury Publishing, Nigel Newton solli në shtëpi një dorëshkrim për “Harry Potter dhe Gurin Filozofal” nga një i panjohur në atë kohë J.K. Rowling, vajza e tij Alice e përshkroi atë si “ndoshta një nga librat më të mirë që një fëmijë 8-9 vjeçar mund të lexonte”, transmeton KultPlus.
Njëzet e pesë vjet më vonë, ai është një nga romanet më të shitur të të gjitha kohërave, pasi ka pushtuar zemrat dhe imagjinatat e fëmijëve në mbarë botën.
“Ia dhashë Alice-s, e cila e çoi lart… Ne kishim kapitujt deri në rrugicën e Diagonit në atë fazë”, tha Newton për Reuters.
“Ajo zbriti nga shkallët një orë më vonë duke thënë: “Babi, ky libër është më i mirë se çdo gjë që më ke treguar”.
E diela shënon 25 vjet që nga botimi i librit të parë të Rowling për botën magjike të shtrigave dhe magjistarëve.
Rowling ishte përballur me refuzimin derisa Bloomsbury filloi punën e saj me një paradhënie prej 2500 paund. Historia e saj vazhdoi të bëhej një hit masiv në mbarë botën, duke krijuar një seri të tërë librash dhe një ekskluzivitet të madh filmash.
“A e dinim se do të shiste mbi 500 milionë kopje deri në verën e vitit 2022? Jo, por ne e dinim se ishte një shkrim i shkëlqyer,” tha Newton.
“Ishin fëmijët dhe jo prindërit e tyre ata që ishin adoptuesit fillestarë të këtij libri. Ishte një fenomen i plotë në bazë.”./ KultPlus.com
Viti i ri për dashamirët e filmit “Harry Potter” do të fillojë me një speciale televizive që ribashkon anëtarët e kastit të “Harry Potter”, shkruan KultPlus.
Megjithatë, bashkimi i kastës së aktorëve ka marrë komente të ndryshme nga kritikët, e ku shumë prej tyre kanë vënë në dukje mungesën e autores JK Rowling.
Ka pasur spekulime se shkrimtarja ishte përjashtuar nga programi pasi komentet e saj të mëparshme për njerëzit trans ndanë opinionin publik.
Rowling nuk shfaqet me anëtarët e kastit në speciale dhe shihet vetëm në videoklipet e arkivave.
Specialja sheh ish-yjet e fëmijëve Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint të ribashkohen me anëtarët e tjerë të kastit, duke përfshirë Robbie Coltrane, Helena Bonham Carter, Jason Isaacs, Gary Oldman dhe Ralph Fiennes, transmeton rtv21.tv
Sidoqoftë, ndërsa disa aktorë si Coltrane i referohen Rowling gjatë intervistave të tyre, vetë Rowling shfaqet vetëm përmes videoklipeve të regjistruara në vitin 2019.
Harry Potter 20th Anniversary – Return To Hogwarts publikohet më 1 janar. /KultPlus.com
Një botim i parë i librit të autores JK Rowling “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” u shit për një çmim rekord, deklaroi shtëpia e ankandeve ”Heritage Auctions” me bazë në Teksas.
”Libri arriti të fitojë 471 000 dollarë në ankand, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për debutimin e magjistarit në çfarëdo forme”, tha shtëpia e ankandeve.
”Dhe jo vetëm që është libri më i shtrenjtë i Harry Potterit i shitur ndonjëherë, por është edhe vepra fiktive e shekullit të 20-të më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë”, tha në një deklaratë zëvendëspresidenti ekzekutiv i ‘Heritage Auctions’, Joe Maddalena.
”Vetëm 500 kopje të librit me kopertinë të fortë u shtypën, shumica e të cilave shkuan në bibliotekat publike. Ato pak kopje që dolën në ankand janë bërë ndër titujt më të lakmuar në letërsinë moderne, me dy të tjerë të shitur në vitin 2021 për më shumë se 138 000 dollarë”, shtoi tutje Maddalena.
”Harry Potter and the Philosopher’s Stone” u soll në ekranin e madh dy dekada më parë dhe kjo arritje tregon fuqinë e atij kombinimi të letërsisë dhe filmit.
Këta libra shpërblehen për arritjet e filmave të tyre.
Libra të tjerë të rrallë përfshinin botimet e hershme të “Chronicles of Narnia” nga CS Lewis, trilogjia “Lord of the Rings” e JRR Tolkien dhe “To Kill A Mockingbird” e Lee. / KultPlus.com
Yjet e filmave “Harry Potter” do të ribashkohen pas dy dekadave për të bërë një paraqitje speciale televizive për përvjetorin, që do të transmetohet në janar të vitit 2022, shkruan KultPlus.
“Harry Potter and the Sorcerer’s Stone” ishte filmi i parë i publikur nga Warner Bros dhe shikueshmëria e tij theu shumë rekorde.
Tani, kjo studio filmike ka bërë të ditur se Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint, të cilët luanin respektivisht treshen e miqëve Harry, Hermione, Ron, do të bashkohen përsëri.
Ata tani në të 30-tat e tyre do të shfaqin së bashku me anëtarët e kastit dhe krijuesit e filmave një shfaqje televizive speciale dhe shumë nostalgjike.
Autori britanik J.K. Rowling, i cila shkroi librat ku bazohen filmat dhe ka punuar ngushtë me producentët e filmit nuk do të jetë prezent këtu
Specialja e quajtur “Harry Potter 20th Anniversary: Return to Hogwarts”, do të shfaqë intervista të thelluara të aktorëve dhe momente nga prapaskenat nga tetë filmat dhe shpreson të “nderojë magjinë pas krijimit të filmave”, tha Warner Bros.
Fillimi i transmetimit do të jetë pas mesnate, në ditën e parë të vitit 2022. Transmetimi do të bëhet në platformën HBO Max./KultPlus.com
Kosovari që tashmë ka arritur suksese të shumta, e madje edhe ka pasur rol në dy nga filmat e Harr Potter, Arben Bajraktaraj, do të mirëpritet në ‘La boutique aux deux balais’, në Francë, shkruan KultPlus.
Arben Bajraktaraj ka portretizuar rolin e Antonin Dolohov në filmat ‘Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit’ dhe ‘Harry Potter dhe Shenjtorët e Vdekjes.’
Takimi me aktorin do të mbahet këtë të shtunë me datën 16 qershor, prej orës 10:00 e deri në 17:45.
Në njoftimin që është bërë nga ana e organizatorëve të këtij takimi theksohet se të gjithë ata që duan të bëjnë foto me aktorin dhe të marrin autograf nga ai duhet të paguajnë 20 euro. Kurse për të gjithë ata që duan të bëjnë një foto dhe të marrin një shkop magjik, të njëllojtë me ato në filmat e Harry Potter, duhet të paguajnë 50 euro./ KultPlus.com
Tokyo do të hap parkun e lojërave të quajtur “Harry Potter”, në të cilin janë përfshirë lojëra nga filmi. Ku fëmijët do të kenë mundësin të shohin nga afër mënyrën se si është realizuar filmi. Parku ka një hapësirë prej 30 mijë metra katrorë, dhe është në pronësi të Warner Bros.
Studio Tour Tokyo – The Making of Harry Potter, do të jetë e hapur për gjysmën e parë të viti 2023.
Studio Tour Tokyo e ka përshkruar, parkun si një “turne në këmbë” dhe “jo një lojëra”, në të cilën do do të shfaqën një skenë zanore kopje nga seritë e filmave “Harry Potter” dhe “Fantastic Beasts” . Qëllimi është që t’u jepet vizitorëve një imazh i prapaskenës në krijimin e filmave.
Parku do të jetë i ngjashëm me Warner Bros Studio Tour London, i cili u hap në vitin 2012 dhe në periudhën para-pandemike ka mirëpritur deri në 6 mijë vizitorë në ditë./ KultPlus.com
Felix Lalo është një nga të rinjtë më të famshëm në TikTok tash për tash. E veçanta e 25-vjeçarit është ngjashmëria e tij e madhe me Harry Potterin, ose më saktë me aktorin që e interpreton këtë rol, Daniel Radcliffe.
Pas një videoje ku fotografitë e tij krahasoheshin me ato të Harryt, llogaria personale e francezit arriti në 1.3 milionë ndjekës, ndërsa videot morën mijëra shikime dhe shpërndarje.
Felixi tregon se ka qenë adhurues i çmendur i filmave dhe librave të Harry Potterit dhe se “superfuqinë” e tij po e shfrytëzon në rrjete sociale.
“Jam në TikTok prej dy muajsh dhe kjo është çmenduri, akoma s’e besoj dot”, deklaron francezi. \ A2 / KultPlus.com
Aktori 32-vjeçar që luan në të tetë filmat e “Harry Potterit”, në rolin e studentit magjistar, thotë se ka shikuar vetëm tri pjesët e para.
Ruper Grint tha se nuk i pëlqen ta shikojë vetën ne një film, shkruan Variety.
“Kam shikuar tre filmat e parë, por pas tyre ndalova t’i shikoja”, tha ai.
Megjithatë ylli i “Harry Poter” shton se kanë kaluar aq vite sa ta ndjejë veten të çliruar nga filmat dhe të fillojë t’i shikojë pjesët që ka humbur.
Rupert kishte thënë se po konsideronte ta linte aktrimin dhe se asnjëherë nuk ishte ndjerë rehat me famën dhe se ëndrra e tij është që ta lë këtë industri e t’i përkushtohet diçkaje tjetër. /Koha/ KultPlus.com
Një kopje nga botimi i parë i “Harry Potter” dhe “Guri Filozofal” u shit në ankand për 74 000 euro.
Libri është një nga 500 kopjet e shtypura në 1997 para se saga e fantazisë së JK Rowling të arrinte sukses global.
Nga ato 500 kopje, 300 u dërguan në shkolla dhe biblioteka. Çmimi në atë kohë ishte rreth 12 euro.
Një edicion tjetër i parë prej 500 kopjesh, i cili u shit për dy euro në një panair të dorës së dytë, u shit në një ankand online nga ”Hansons Auctioneers”, në Staffordshire, për 50 000 sterlina./ aa/ KultPlus.com
Autorja e “Harry Potter”, JK Rowling ka publikuar një ese ku flet për herë të parë për dhunën dhe abuzimin seksual në jetën e saj, reagim ky që vjen pas kritikave që mori për komentet transfobike që bëri në media sociale, njofton KultPlus.
JK Rowling ka zbuluar përvojën e saj të abuzimit dhe sulmeve seksuale për herë të parë, në një ese të gjatë dhe shumë personale të shkruar si përgjigje ndaj kritikave për komentet e saj publike për çështje transgjinore.
Autorja zbuloi se ajo ishte “një e mbijetuar nga dhuna dhe abuzimi seksual”, duke përmendur këtë krahas besimit të saj në lirinë e fjalës dhe përvojës si mësuese, si arsye prapa pozicionit të saj, njofton Insajderi.
Ajo tha se kritikat “më kanë lënë një në një vend shumë të errët brenda kokës time, si kujtime për një sulm seksual që pësova në vitet 20-ta. Ai sulm ndodhi në një kohë dhe në një hapësirë ku unë isha e pambrojtur, dhe një njeri kapitalizoi në këtë mundësi. Nuk mund t’i mbyllja ato kujtime dhe e pata të vështirë të mbaja zemërimin dhe zhgënjimin tim për mënyrën se si qeveria ime po tregohen të lirshëm me sigurinë e grave dhe vajzave”.
Ajo gjithashtu konfirmoi për herë të parë se kishte pësuar abuzim fizik në të 20-tat. “Nëse mund të hysh brenda në kokën time dhe të kuptoni se çfarë ndjej kur lexoj për një grua trans që vdes në duart e një burri të dhunshëm, ju do të gjeni solidaritetin dhe fisnikërinë”, shkroi ajo. /theguardian/ KultPlus.com
Tre libra Harry Potter të botimit të parë priten të nxirren në ankand këtë muaj me një çmim fillestar prej 18,000 paundë.
Një mësuese ishte ajo që i zbuloi librat, pasi ishin hedhur në këndin e librave të dhuruar në shkollën e saj në Buckinghamshire, transmeton KultPlus.
Ata përfshijnë një kopertinë të rrallë të botimit të parë të librit ‘Harry Potter dhe guri filozofik’.
3 librat e zbuluar janë pjesë të 500 botimeve të para të shtypura në botë. Ankandi do të mbahet online nga firma ‘Hansons Auctioneers’ në 21 maj. / KultPlus.com
Mund të mos ju duket ashtu, por vitet ’90 tani i përkasin një kohe aq të largët sa objektet dhe lodrat e asaj periudhe kanë nisur të marrin vlerë të lartë për koleksionistët.
Dhe dikush prej jush mund t’i ketë ende këto gjëra në shtëpi, dhe nuk i jep vlerën e duhur, por disa prej tyre shiten me dhjetëra, qindra, e madje edhe me mijëra dollarë në e-Bay.
Për shembull, edicionet e para e të plota të librave të Harry Potter kanë arritur të shiten deri në 55 mijë dollarë, ndërsa makina të thjeshta lodër të asaj periudhe shiten edhe për 300, 400 dollarë secila. Top Channel / KultPlus.com
Një shkollë private katolike në Nashville ka hequr shtatë librat e serisë nga biblioteka e saj, duke thënë se ato përfshijnë “mallkime dhe magji të vërteta, të cilat kur lexohen nga një qenie njerëzore rrezikojnë të thërrasin shpirtrat e këqij”.
Në sagën e Harry Potter çdo magji ka një formulë të caktuar. Shumë formula burojnë nga fjalë me origjinë latine ose greke të lashtë. Accio, tërheq objekte. Depulso i largon duke i zvogëluar për t’i bërë më të vegjël, Evanesco i bën të zhduken, Engorgio Skullus zgjeron kokën e një personi, Quietus ul tingullin e zërit.
Nashville/Sipas gazetës lokale ‘Tennessean’, pastori i shkollës katolike të Shën Eduardit, i cili mëson fëmijë deri në moshën tetë vjeç, ka hequr shtatë librat e serisë nga biblioteka e saj, duke thënë se ato përfshijnë “mallkime dhe magji të vërteta, të cilat kur lexohen nga një qenie njerëzore rrezikojnë të thërrasin shpirtrat e këqij”.
Ai u dërgoi një email prindërve të fëmijëve për t’i lajmëruar ata se shkolla ishte në kontakt me “disa” ekzorcistë, të cilët i kishin këshilluar të largonin nga biblioteka e shkollës Librat e Potterit.
“Këto libra paraqesin magjinë si” të mirë. Mallkimet dhe shqiptimet e përdorura në librat e Harry Potter janë mallkime të vërteta, magji të vërteta. Një qenie njerëzore rrezikon të evokojë shpirtrat e këqij në momentin kur i lexon”.
Librat e Harry Potter kanë tërhequr kërkesa për censurë dhe polemika të ndryshme që nga The Philosopher’s Stone, i botuar në vitin 1997. Në vitin 1999, ai ishte libri më i kundërshtuar në Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 2003, ndërsa ishte akoma kardinal, Papa Benedikti i XVI-të i përshkroi librat si “joshje delikate që veprojnë pa u vënë re dhe kjo thellësisht shtrembëron krishterimin në shpirt para se të mund të rritet siç duhet”/shqiptarja.com/ KultPlus.com