Në Harvard, profesori i ri i shkencave kompjuterike do të jetë ChatGPT

Këtë vit, studentët e regjistruar në Computer Science 50: Introduction to Computer Science, kursi kryesor i kodimit në Harvard, do të kenë në dispozicion një mjet të ri mësimor: inteligjencën artificiale.

“Duke filluar nga vjeshta, studentët do të jenë në gjendje të përdorin AI për t’i ndihmuar ata të gjejnë gabime në kodin e tyre, të japin komente mbi hartimin e programeve studentore, të shpjegojnë linja të panjohura kodi ose mesazhe gabimi dhe t’u përgjigjen pyetjeve individuale”, tha profesori CS50 David J. Malana, të cilën ai e dërgoi përmes postës elektronike të tij, raporton The Harvard Crimson.

Kjo është një kthesë e madhe nga viti i kaluar shkollor, kur Harvardi nuk kishte përdorim të rregulluar të inteligjencës artificiale në fund të semestrit të vjeshtës 2022.

Megjithatë, studentët nuk do të përdorin ChatGPT ose GitHab Kopilot, të cilat janë të njohura në mesin e zhvilluesve. Profesor Malan thotë se këto mjete janë “shumë të dobishme për momentin”.

Në vend të kësaj, Harvardi ka zhvilluar modelin e tij të gjuhës në shkallë të gjerë, “Ce-Es50 bot” që do të jetë “i ngjashëm në frymë”, por do të fokusohet në “udhëzimin e studentëve drejt një përgjigjeje në vend që t’u japë atyre një përgjigje të gatshme”.

Ce-Es50 do të jetë gjithashtu i disponueshëm për studentët jo të Harvardit. / syri.net / KultPlus.com

Gezim Gashi së shpejti ligjëron në “Harvard” me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë

Sipërmarrësi dhe autori ‘bestselling’ i librit ”Unlocked: the power of you”, Gezim Gashi së shpejti do të zhvilloj një ligjëratë me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Harvardit në Amerikë, përcjell KultPlus.

Me datën 2 prill ai do të rrëfejë se si duhet të zbulohet suksesi i juaj nëpërmjet metodës së tregimit.

Ngjarja do të mbahet në “Boylston Hall 110 – Fong Auditorium” brenda Universitetit të Harvardit, duke filluar nga ora 18:00.

“Mezi pres të vij në @harvard dhe të takoj të gjithë studentët. Shihemi me 2 prill”, ka shkruar Gashi në rrjetet sociale. / KultPlus.com

“Kosova” e Jusuf Buxhovit do të promovohet në Universitetin e Harvardit

Libri “Kosova” nga Jusuf Buxhovi do të promovohet në Universitetin e Harvardit, përcjell KultPlus.

Libri në fjalë konsiderohet se ka dridhur në themel propagandën shumëvjeçare sllave anti-shqiptare mbi prejardhjen dhe historinë tonë kombëtare dhe bazuar në fakte historike e referenca arkivore e akademike, libri paraqet versionin më të çiltër e të saktë të historisë së Kosovës.

Po ashtu, botimi i librit në SHBA në anglisht është mundësuar pas përkthimit nga shqipja nga Avni Spahiu, Getoar Mjeku dhe Faton Bislimi.

KultPlus ju sjell tutje njoftimin e Faton Bislimit:

Ndjehem krenar që si ish-student i Harvardit dhe si Përfaqësues për Kosovë i ‘Harvard Alumni Association’, në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Harvard College, nën udhëheqjen e Gred Braho, e në bashkëpunim të ngushtë me botuesin e mikun tim të çmuar Ramiz Tafilaj (Jalifat Publishing, Houston) me mbështetjen e parezervë të z. Milaim Abdullahu (Santefarm, Prishtinë), do promovojmë librin e famshëm të historianit e publicistit të shquar të Kosovës, Jusuf Buxhovi, “Kosova” në tri vëllime, në Universitetin e Harvardit më 24 Janar 2022.

Një ngjarje e tillë në njërin nga top universitetet në Amerikë e botë është ogurbardhë për Kosovën dhe imazhin tonë si shtet e komb!

Një falëmnderim i veçantë për përkrahjen e kësaj ngjarje shkon edhe për Shoqatën ‘Kosova’ në Boston dhe MASSBESA!

Ftoj të gjithë shqiptarët në rrethninën e Bostonit të na bashkangjiten me 24 Janar në këtë promovim! / KultPlus.com

Promovohet libri i autores shqiptare në Kolegjin e Harvardit në Amerikë

Libri ‘Barrë dhe Bekim’ i autores shqiptare me bazë në Zvicër, Shqipe Sylejmani, u promovua për herë të parë në SHBA në Kolegjin e Harvardit pranë komunitetit shqiptaro-amerikan.

Në një ngjarje dy-orëshe, autorja filloi promovimin e librit të saj para komunitetit prezent me lexime të shkëputura nga novela ‘Barrë dhe Bekim’, të cilat u shoqëruan me pika muzikore shqiptare nën interpretimin e jashtazkonshëm të këngëtares Arjeta Zuta. 

“Këtë promovim libri ia kushtoj gjyshit tim, i cili ndrroi jetë vetëm një ditë më parë, mirëpo që inspiroi këtë vepër dhe vazhdon të jetojë mes rreshtash të këtij libri dhe në mendjet e lexuesve,” u shpreh zj. Sylejmani teksa filloi ngjarja prmovuese.

Shqipe Sylejmani lindi në 1988 në Prishtinë, Kosovë, mirëpo jeton në Zvicër prej moshës 4 vjeçare. Studioi gazetarinë dhe komunikimin në Cyrih ku më pas punoi si gazetare në Zvicër dhe Nju Jork. Që prej 2018-ës, është përfshirë në promovime kulturore si dhe është presidente e asociacionit “Kulturwerkstatt: Techno”. Në librin e saj të parë, novelën ‘Barrë dhe Bekim’, ajo shiqon mbrapa në përvojën e saj të migrimit dhe udhëtimet në vendin amë. 

“Eventi ishte tejet mbresëlënës. Mendoj që studentet dhe të ftuarit përfituan nga eventi dhe eksperiencat që Shqipja ndau me ne. Promovimi i librit ishte po aq unik sa dhe libri.” tha Gred Braho, Kryetar i Asociasionit të Studentëve Shqiptar në Harvard.

Ngjarja u mbështet nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Kolegjit Harvard, e cila ka për qëllim të bashkojë studentët me origjinë shqiptare dhe studentët e interesuar për kulturën shqiptare, historinë dhe çështjet bashkëkohore. 

Në një bashkëbisedim përcjellës, pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe pikëpamjet e tyre mbi çështjet dhe vlerat shqiptare, sfidat e identiteteve paralele, si dhe identifikimin kombëtar. 

Ndër tjera, Sokol Lushllari nga organizata MAAS BESA tha se është e rëndësishme për të që të ruaj kulturën dhe traditën shqiptare, dhe se duke qenë prezent në ngjarjen promovuese të librit ai dhe të tjerët po ndihmojnë të ruajnë dhe promovojnë atë.  / KultPlus.com

Epika gojore shqiptare arrin në Harvard

Një libër studimor kushtuar epikës gojore shqiptare nga profesori Zymer Neziri është bërë tashmë pjesë e universitetit të Harvardit.

Në një intervistë për “KlanKosova” profesori Neziraj tregon se për të realizuar një libër që plotëson standartet e Harvardit është dashur një kohë shumë e gjatë.

“Libri brenda ka një parathënie të shkruar nga profesori arbëresh në Universitetin e Milanos Nicola Scaldaferri, etnomuzikolog. Gjithashtu ka dhe paraqitje të punimeve muzikore nga prof. Victor Friedman, John Kolsti. Gjithashtu materiale nga më të mirat të zgjedhura nga epika. Gjithashtu pjesë e librit është historia e lahutarit më të vjetër nga Sanxhaku i Pazarit të ri, që shumë pak e njohin, një vend ku ende flitet shqip në Bosnje. Gjithashtu Ali Hyseni, lahutari nga malësia e Gjakovës. Gjithashtu në libër tregohet dhe historia e lahutarëve të tjerë”, thotë Neziri.

Tutje ai tregon se është një privilegj që për herë të parë në këtë universitet do të ketë një vepër të gjuhës shqipe: ‘Harvardi është në krye të listës së universiteteve më të mira në botë atje çdo gjë bëhet në shkallën e përkryer, ndaj edhe kjo punë u bë që të dalë e përkryer. Kjo punë zgjati shumë sepse përkthimi i disa vargjeve të vështira, kërkohej një punë kolosale’.

Pas një matje në universitetin e Kozercës u kuptua se botimi nuk e nderon epikën shqipe, ndaj është vendosur të nisin punët nga fillimi për përkthimin e vargjeve të vështira. Tashmë ky libër po sheh dritën e botimit dhe shqiptarët pas kaq shumë kohësh për herë të parë kanë një vepër një gjuhën shqipe, por edhe Harvardi ka një libër shqip.

“Ky libër është një vlerë historike, pas një periudhe rreth katër shekuj të Harvardit. Gjithashtu një vlerë që do e shijojnë lexuesit e zakonshëm, por edhe studiuesit që bëjnë studime mbi këto tema. Do kenë mundësi të njihen me lahutarët e vjetër”, tregon Neziri. / KultPlus.com

Fizikanti Jon Syla pranohet për të studiuar në Harvard

Pjesëtari i Institutit Atomi, Jon Syla, është pranuar në Harvard për të studiuar fizikë dhe neuroshkencë.

Këtë e ka bërë të ditur Instituti në fjalë përmes Facebook-ut, ku thotë se ky sukses është rezultat i potencialit të Sylës, i talentit dhe punës së palodhshme.

“Veç këtyre, ky sukses i Jonit do të ishte shumë më i vështirë pa përkrahjen dhe investimin e vazhdueshëm të familjes, shkollës, mësimdhënësve, individëve e organizatave të ndryshme profesionale”, thuhet tutje nga Instituti Atomi. / KultPlus.com

Doktoreshat punojnë më shumë se doktorët ndonëse paguhen më pak

Doktoreshat paguhen më pak se sa doktorët, por një studim thotë se kjo nuk është se ato punojnë më pak.

Në fakt, doktoreshat kalojnë më shumë kohë me pacientët, urdhërojnë bërjen e testeve dhe kalojnë më kohë duke diskutuar mbi parandalimin e sëmundjeve se sa kolegët e tyre burra, kanë gjetur studiuesit e New Englasn Journal of Medicine, transmeton KultPlus.

“Kjo ngre pyetjet se në qoftë se ne paguhemi për atë që punojnë në kujdesin shëndetësor, ka thënë Dr. Ishani Ganguli, specialist i mjekësisë së përgjithshme në “Harvard Medical School and Brigham”, që i ka prirë studimit.

Ganguli dhe kolegët e saj kanë shikuar të dhënat që mbulojnë 24 milionë vizita gjatë 2017-ës në SHBA.

“Kemi llogaritur se gratë paguesin 87 cent të dollarit për çdo orë pune krahasuar me kolegët e tyre burra”, ka thënë Ganguli. / KultPlus.com

Gezim Gashi me ligjëratë në “Harvard”, prezanton Erza Muqollin, e krahasojnë me Celine Dion

Jeta Zymberi

Një emër i suksesshëm në industrinë e muzikës në Los Angeles dhe duke qenë shqiptari i parë që është një ndër themeluesit e shkollës së artit në Amerikë, Gezim Gashi rrugëtimin e tij nga një refugjatë në një djalë të suksesshëm e ka shpalosur para studentëve nga e gjithë bota në Universitetin prestigjioz “Harvard”, shkruan KultPlus.

Të larguar nga Kosova gjatë kohës së luftës, ai bashkë me familje u shpërngulën në Alvesta të Suedisë dhe tash historinë e tij e ka ndarë në universitetin më prestigjioz në botë, në “Harvard”.

Gashi e ka vlerësuar këtë si një përvojë të veçantë duke pasur parasysh se si është rritur dhe sa shumë është ushqyer me ëndrra që sot po i bëhen realitet.

“Ligjërata ime para studentëve nga e gjithë bota në Universitetin prestigjioz “Harvard” është një ëndërr e bërë realitet. Para studentëve kam folur për rrugëtimin tim, nga refugjatë nga Kosova në Suedi e deri te vlerësimi i George W Bush (që edhe ai ishte student aty ku po ligjëroja). Gjithashtu kam folur për shkollën e muzikës që e kam hapur në Amerikë, si dhe rreth mbështetjes që po e marr nga industria e muzikës në US”, ka treguar në pika të shkurtra Gashi rreth asaj se çfarë ka shpalosur para të pranishmëve.

Por përveç ligjëratës, Gashi ka vendosur që përpara studentëve nga e gjithë bota të prezantoj edhe yllin shqiptar Erza Muqollin e cila po mahnit të gjithë me zërin e saj magjikë.

Erza Muqolli gjatë kësaj ligjërate është lidhur me Skype, ku përmes ekranit ajo ka folur në gjuhën shqipe për suksesin dhe ëndrrat e saj.

“Erza ka folur për ëndrrat e saj, ndërsa unë duke e vlerësuar vokalin që ajo ka, e kam krahasuar atë me Celine Dion dhe Mariah Carey dhe studentët ishin të të njëjtit mendim. Të gjithë po mahniten me zërin e saj”.

Ky prezantim i dy shqiptarëve në “Harvard” është një tjetër sukses që flet shumë për punën dhe arritjet e tyre. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B9jhN84hmzf/

Ylli shqiptar, Erza Muqolli prezantohet në ‘Harvard’ nga Gezim Gashi

Jeta Zymberi

Gezim Gashi, i pari shqiptar në botë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë dhe një emër i suksesshëm në industrinë e muzikës në Los Angeles, po vazhdon të punojë fort në rrugën që ka zgjedhur, shkruan KultPlus.

Përderisa të gjithë e ëndërrojnë shkollimin në Universitetin më prestigjioz në botë “Harvard”, Gashi është i ftuar për të ligjëruar para studentëve nga gjithë bota. Kjo padyshim që është një arritje e madhe për të duke pasur parasysh se si është rritur dhe sa shumë është ushqyer me ëndrra që sot po i bëhen realitet.

“Kjo është e pabesueshme për mua. Momente të tilla më kujtojnë mënyrën se si jam rritur. Kam qenë një refugjat gjatë luftës në Kosovë me ëndrra të mëdha. Bashkë me familjen time u shpërngulëm në Alvesta të Suedisë dhe tash më duhet të ndaj historinë time në universitetin më prestigjioz në botë, në “Harvard”, ishte shprehur Gëzim Gashi për KultPlus.

Por përveç ligjëratës, Gëzim Gashi ka vendosur që përpara studentëve nga e gjithë bota të prezantoj yllin shqiptar Erza Muqollin e cila po mahnit të gjithë me zërin e saj magjikë.

Erza Muqolli gjatë kësaj ligjërate do të lidhet me skype, ku përmes një ekrani gjigant ajo do të flas për suksesin e saj para të pranishmëve.

Gashi ka ndarë lajmin edhe në rrjetet e tij sociale duke u shprehur tejet i emocionuar për këtë prezantim të Erzës.

“Kaq i emocionuar të njoftoj se Erza Muqolli po bashkohet me mua në Universitetin e Harvardit në 9 Mars! Erza është vetëm 14 vjeç dhe është me origjinë nga Kosova, por ka lindur dhe jeton në Francë. Erza ka brenda vetës elementin që të bëhet një artiste e madhe dhe unë jam shumë i entuziazmuar që ajo do të jetë me mua në Harvard!”, ka njoftuar Gashi.

Përndryshe, Muqolli e cila ka arritur një sukses të madh sidomos në Francë, pritet të shndërrohet në një yll edhe përtej Francës.

Ligjërata nga Gëzim Gashi ku do të prezantohet edhe Erza Muqolli, do të mbahet më datë 9 mars 2020, në Universitetin e Harvardit.  /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B9DxW1vhiAI/

Shqiptari Gezim Gashi, nga një refugjat tashmë me ligjëratë në Universitetin prestigjioz “Harvard”

Jeta Zymberi

Duket sikur jeta e vështirë prej një refugjati është shndërruar në forcë për shumë shqiptarë që gjatë kohës së luftës në Kosovë morën rrugën në vende të ndryshme të botës për të pasur një jetë më të sigurt, shkruan KultPlus.

Shumë nga këta persona sot gëzojnë një jetë me plot suksese e madje disa edhe me një famë të madhe botërore, çka ka bërë që shqiptarët të ndihen krenarë me këta emra.

Një ndër ta është edhe djali nga Kosova, Gezim Gashi. Ai është shqiptari i parë në botë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë. Ai është një prej emrave më të njohur shqiptar në botën e artit në Suedi dhe emër i suksesshëm në industrinë e muzikës në Los Angeles.

Por, degëzimet e suksesit për të po shtohen çdo ditë e më shumë.

Përderisa të gjithë e ëndërrojnë shkollimin në Universitetin më prestigjioz në botë “Harvard”, Gashi është ftuar për të ligjëruar para studentëve nga gjithë bota. Kjo padyshim që është një arritje e madhe për të duke pasur parasysh se si është rritur dhe sa shumë është ushqyer me ëndrra që sot po i bëhen realitet.

“Kjo është e pabesueshme për mua. Momente të tilla më kujtojnë mënyrën se si jam rritur. Kam qenë një refugjat gjatë luftës në Kosovë me ëndrra të mëdha. Bashkë me familjen time u shpërngulëm në Alvesta të Suedisë dhe tash më duhet të ndaj historinë time në universitetin më prestigjioz në botë, në “Harvard”, është shprehur Gëzim Gashi për KultPlus.

Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post.

“Ndihem shumë krenar të ndaj historinë time dhe të njihem për atë që unë bëj për gjeneratën e re. Jam krenar që jam shqiptar dhe fakti që i bëj njerëzit e mi krenarë është shumë e rëndësishme për mua. Mezi po pres të marr pjesë në Harvard dhe të ligjëroj para studentëve nga e gjithë bota”, ka thënë Gashi.

Ligjërata nga Gëzim Gashi do të mbahet më datë 9 mars 2020, në Universitetin e Harvardit.  /KultPlus.com

Profesorët nga Harvardi: Libri që në vitin 2018 duhet ta lexojë çdo student!

Profesorët nga Universiteti i Hardvardit vazhdimisht lexojn dhe u sygjerojnë libra studentëve të vetë. Prandaj ata kryesisht i njohin librat e mirë. Duke e pasur parasysh këtë fakt, “Bussines Insider” i ka pyetur këta profesorë për ta ndarë librin të cilin ata mendojnë se duhet të lexohet nga secili student në vitin 2018.

Paneli i cili e ka bërë këtë rekomandim janë profesorë që kanë qenë Laureat për çmimin Nobel, shkenctarë, ekonomistë dhe fitues të çmimit prestigjioz “Pulitzer”. Librat që këta i kanë zgjedhur kanë qenë po aq të ndryshëm sa edhe sfondi i tyre profesional.
Në vazhdim i keni titujt të cilët këta profesor mendojn se duhet ti lexoni në vitin 2018:

“Anna Karenina” nga Leo Tolstoy

“Jam duke e rilexuar “Anna Kareninën”. Nuk ekziston asnjë novel më e mirë rreth asaj se si gratë – dhe nuk mendoj vetëm për Annën – elitare, inteligjente dhe të edukuara, janë të injoruara, të shtypura dhe kanë shumë pak mbështetje. Gratë janë kujdestare, të ndjeshme. Gratë e mbajnë shoqërinë të bashkuar dhe ofrojnë shpëtim madje edhe atëherë kur për këtë, kreditet i marrin priftërinjtë.
Kjo novel e Tolstoyt është po aq relevante ashtu siç ka qenë gjithmonë. Si një vi anësore, njeriu gjithashtu mëson për ndryshimet taktike në agrokulturë dhe se si ti inkurajojnë punëtorët për ti pranuar ato. Por ka edhe më shumë… kjo është pa dyshim novela më e mirë që është shkruar ndonjëherë dhe e denjë për tu ri – lexuar vazhdimisht nga të gjithë ne.”
– Claudia Goldin, historiane e ekonomisë dhe ekonomiste e punës, autore e “Women Working Longer: Increased Employment at Older Ages”

“Ndërkombëtarët” nga Oona Hathaway dhe Scott Shapiro

“Ndërkombëtarët” nga studiuesit ligjorë Oona Hathwëay dhe Scott Shapiro, e shpjegojnë fenomenin për të cilin ju me shumë gjasë nuk e keni ditur që ekziston – dobësimin e luftës dhe pushtimit ndërshtetërorë – me një ngjarje historike e cila me shumë gjasë mund të ju duket e quditshme: Pakti i Paqes i Parisit i vitit 1928, i cili luftën e ka shpallur si jo – legale.
“Në librin e tyre të flaktë dhe të pasur me dëshmi, ata e bëjnë një rast të besueshëm. Dhe, njësoj sikur libri “Përplasja e qytetërimeve” dhe “Fundi i Historisë”, ky libër e paraqet një vizion gjithëpërshirës të skenës ndërkombëtare.”
– Steven Pinker, Profesor i Psikologjisë në Universitetin i Hardvardit dhe autor i dhjetë librave, duke përfshirë edhe librin e ardhshëm “Enlightenment Now: The Case for Reason, Science, Humanism, and Progress.”

“Thjeshtë faleminderit” nga Bryan Stevenson
Unë ju sygjeroj “Thjeshtë faleminderit” nga Bryan Stevenson.
– Stephen Greenblatt, Profesor i gjuhës angleze, fitues i çmimit “Pulitzer” dhe autor i librit “The Rise and Fall of Adam and Eve”

“Teoria e ndjenjave morale” nga Adam Smith

“Secili student i ekonomisë e di librin “The Wealth of Nations”, por ky libër më i hershëm e paraqet një pikëpamje shumë më të pasur dhe më të larmishëm të natyrës njerëzore.”
– Eric Maskin, ekonomist, laureat i çmimit Nobel në vitin 2007, dhe autor i librit “The Arrow Impossibility Theorem”

“Robot-Proof” nga Joseph Aoun

“Edukimi i lartë në epokën e inteligjencës artificiale”
– Ej Corey, kimist organik, laureat i çmimit Nobel në vitin 1990, dhe autor i librit “Molekulat dhe Medicina”