Ministri Çeku takon producentin e filmit Harvey Ascott, diskutohet industria e filmit në Kosovë

Ministri Hajrulla Çeku ka zhvilluar takim me producentin e filmit Harvey Ascott dhe komunitetin e filmbërësve në vend për të diskutuar për industrinë e filmit në Kosovë.

Në këtë takim është folur për Projektligjin e kinematografisë që është në fazën e konsultimeve publike dhe ndikimin që do të ketë ai në fushën e kinematografisë. U diskutua për mënyrën se si të shfrytëzohen dhe promovohen lehtësirat që do të sjell ligji në mënyrë që të tërheqim më shumë investime, të zhvillojmë kapacitetet vendore dhe investime që sjellin profit edhe për producentët vendas.

Momentumit të suksesit të kinematografisë kosovare që vazhdon tash e disa vite, do t’i sigurohet hapësira dhe mbështetja ligjore ashtu që të vazhdoj të jetë e suksesshme, e që kuadrot e të ardhmes të kenë të lehtësuara mundësitë dhe kushtet e punës në industrinë e filmit. / KultPlus.com