Salma Hayek: Harvey Weinstein më thoshte ‘Nuk të punësova që të dukesh e shëmtuar’

Salma Hayek ka treguar për herë të parë sesi Harvey Weinstein do ta thërriste atë në zyrë dhe do ta fyente për pamjen e saj gjatë realizimit të rolit së Frida Kahlo, për të cilin u nominua për Oscar. Po jo vetëm kaq.

Në një intervistë për The Guardian, Salma Hayek përshkroi se si ajo u dëshpërua e vetëm dridhej pas bisedës me shefin.

Salma Hayek tregon për herë të parë si regjisori Harvey

“Kur Harvey Weinstein më thërriste gjatë realizimit të rolit dhe bërtiste: Pse e ke këtë vetull të bashkuar e pse ke mustaqe? Nuk të punësova që të dukesh e shëmtuar! Thosha me vete: Po ky a ka parë ndonjëherë ndonjë foto të Frida Kahlo-së?”, tregon Salma.

“Weinstein nuk është i vetmi burrë që siguron veten duke shkatërruar gratë”, shton Salma.

Salma Hayek tregon për herë të parë si regjisori Harvey

Ajo tregon sot se arsyeja e vërtetë pse u sulmua nga regjisori, që tashmë ndodhet në burg, për një sërë akuzash të tjera për ngacmime seksuale dhe përdhunime, është se i tha Jo. Salma tregon se ai e ngacmoi dhe ajo nuk pranoi të krijojnë diçka me të.

Salma Hayek tregon për herë të parë si regjisori Harvey

Po regjisori nuk u dorëzua. Ai shtoi në film një skenë, në të cilën Salma duhet të dilte nudo, në një skenë erotike me një vajzë tjetër. Ia mbushi mendjen duke i thënë: Askush nuk do dojë të të shikojë ty në këtë film, por duket ta bëjmë edhe këtë skenë të fundit për ta ndihmuar filmin që të ketë shikueshmëri.

Salma Hayek tregon për herë të parë si regjisori Harvey

“Kam mbërritur në xhirime atë ditë që do të xhironim skenën, duke qarë. Dhe për herë të parë dhe të fundit në karrierën time, pata një krizë nervore: trupi im filloi të dridhej në mënyrë të pakontrolluar, me mbahej fryma dhe fillova të qaja pa mundur të ndaloja. Nuk qaja se do dilja lakuriq në një skenë me një grua tjetër, por sepse do të dilja lakuriq për të më parë ai, Harvey Weinstein. Po në atë kohë nuk mund t`ia tregoja askujt”, rrëfen Salma.

Ajo tregon sesi iu desh të merrte qetësues nervor dhe të xhironte skenën./tiranapost/ KultPlus.com

Ylli i ‘Game of Thrones’ akuzon Weinsteinin për ngacmim seksual

Edhe Lena Headey, e cila luan Cersei Lannister në shfaqjen e njohur HBO, ka akuzuar producentin Harvey Weinstein për ngacmim seksual.

Regjisori hollivudian ishte zemëruar në momentin kur ajo u ka rezistuar sulmeve të tij seksuale, ka bërë të ditur vet aktorja në një seri postimesh në Twitter.

Aktorja britanike bashkohet me një listë të mbi 40 grave që kanë akuzuar prodhuesin e filmit për sjellje të pështira, transmeton kp. Të martën, Weinstein dha dorëheqje nga bordi i drejtorëve të kompanisë së tij të prodhimit të filmit.
Ai është akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe ngacmim, por ka mohuar ‘pa asnjë dyshim’ pretendimet./ KultPlus.com

Yjet dalin kundër Weinsteinit

Kanë kaluar tashmë disa ditë prej se shpërtheu lajmi se producenti i njohur Hollywoodian, Harvey Weinstein, po akuzohet për ngacmim seksual të disa femrave të reja, përfshirë këtu edhe faktin se në mënyrë ilegale ai ka bërë marrëveshje për heshtjen e këtyre akuzave me 8 femra të ndryshme.

Dhe vendimi i komunitetit artistik të Hollywoodit, s’ka si të jetë ndryshe. Aktore të shumë kanë reaguar ndaj këtij lajmi duke e shprehur neverinë dhe zhgënjimin e tyre me të bëmat e Harveyt, ndër to Meryl Streep, Kate Winslet, Julian Moore, Jennifer Lawrence etj. Por ka edhe aktore të cilat edhe kanë rrëfyer se edhe ato janë ngacmuar seksualisht nga Harvey, në fillimet e karrierës së tyre. E disa prej këtyre aktoreve sot janë yje të famshme, si Gwyneth Paltrow dhe Angelia Jolie.

Dalëngadalë e një nga një, njerëzit po ia kthejnë shpinën Harvey Weinsteinit, e nuk është për t’u çuditur se në mesin e këtyre personave, është edhe bashkëshortja e tij prej 10 vjetësh, disenjatorja e shtëpisë së modës “Marchesa”, Georgina Chapman. Ajo ka deklaruar se po e braktisë bashkëshortin e saj pas këtij skandali, si dhe u ka kërkuar falje për turpin që e kanë përjetuar të gjitha femrave të ngacmuara nga ai, si dhe ka deklaruar se prioritet për të është mirëqenia e dy fëmijëve të saj me Harveyn, duke i lutur mediat për respektim të privatësisë.

Edhe aktorët kanë reaguar ashpër ndaj ngacmimeve seksuale me të cilat përballen koleget e tyre në vendin e punës, duke thënë se duhet ndërmarrë hapa të menjëhershëm për zhdukjen e këtij fenomeni. Madje disa prej tyre e pranojnë se edhe ata kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale./ KultPlus.com