Vargje të shkëputura nga poezia “Baresha”, e gjetur dorëshkrim në një fletore të dramaturgut, shkrimtarit Hasan Dajaku.
Randë asht më mbajtë peshën e zemrës së thyeme,
Pesha e tokës besoj asht ma e lehtë, Shpirti randohet tepër, lajthit… dëshiron t’mos jetë! Kështu mendon e rënduar n’kujtime Syzana Bareshë!…
Të bukura kanë qenë ato mote t’kaluara, t’fëminisë, Me andrra e thura t’ardhmen e lumnueshme, Jetën e qendisa me plot lule, si këto tash n’këtë rizë, Vallë, ç’të baj kur jeta s’mi fali, ishin të andrrueshme.
Qyqja këndon mbi shkamb, Baresha vrahet n’kujtime…. Lulet e bardha t’pranverës sime…
Jeta vijë e gjatë me shtigje e humnera, Koprrace asht, lumninë shpesh nuk e falë, Kanga e vajit gufon në zemra të shterruna, Njerëzit gdhendin n’to pa ditë zjarrin që djeg i valë.
Prej qiellit kah toka si rrufe vërsulet nji korb i zi, Qyqja e tmerruar ndal kangën, struket poshtë në vërri, Zogjtë pushojnë së kënduari, shikojnë plot habi, Nga zemra e vërrinit jehon kanga e fyellit të ri.
Kokëulur ec Syzana, si lule e vrame prej bryme, E randë, e madhe mbi kokë i peshon nji peshë, Fytyrën të mbështjellë e mban në nji kornizë shamije,
“Anëve më shique s’asht mirë, bota qesh!”
Vjollcë e mbetun n’vetmi prej kohës e lanë n’harresë, Lule e fikun n’errësi, dafinë e thame pa vesë, Drandafile e vyshkun, herët e ndarë prej dijes, ” – Çikë e shtëpisë së ndershme je, i thonë, shkolla nuk të ka hijë!”
O diell i zjarrtë, jetë e kësaj toke, Gjallëri i jep çdo gjëje kur ti ngroh, buzëqesh, Buzët e kësaj drandofileje që u fikën ndër mote, Si shëron të shohim duke qesh’./KultPlus.com /
(Duhet të bëhesh i butë si lepuri, duhet të përtypësh si bualli, si sojka duhet ta ndërrosh gjuhën. – Mundesh?…)
– Si shpërblim do të të japin mish të butë, pa eshtra; do të lahesh në bazene qumështi, do të të dëfrejnë me lavire barkbuta; pallati yt do t’ia kalojë qindra herë kullës sime, por do të lodhesh duke pritur diellin tënd, qielli yt mund të mbetet sterrë i zi dhe, siç është e natyrshme, do të vijë fundi. Mund të ndodhë edhe një gjë, para se të vijë fundi: Kur s’u duhesh më, kur t’ua prishësh terezinë, do të të hedhin si letrën e ndyrë. Çka do të ndodhë me të vërtetë nuk e di, por e di se do ta kesh vështirë, mundet edhe t’u lakmosh të vdekurve…
Pastaj të pyesin: Pse jetove? Të pyesin: Pse e zgjodhe këtë rrugë? Do të pyesin: Çka bëre? Do të të akuzojnë për netët e gjata të robërisë, Do të të akuzojnë për vuajtjet që u kanë rënë mbi kokë, Do të të fajësojnë për çdo gjë që ke bërë Dhe për atë që ke pasur mundësi ta bësh E nuk e ke bërë. Mund t’i përballosh akuzat, komandant i ri?
Do të të pyesin: Pse flisje kur duhej të heshtje? Pse heshtje kur duhej të flisje? Pse e lavdëroje dreqin? Pse i shaje pëllumbat? Pse i trembje zogjtë? Pse? Pse? Pse? Rrebeshi i pyetjeve nuk do të ketë të sosur. Gjyqi yt do të zgjasë shumë. Mundesh, o komandant i ri?
Dhe mund të të akuzojnë për tradhti, për shëmtinë më të madhe me të cilën akuzohet njeriu. Mund të qëndrosh, komandant? Mund të qëndrosh, o njeri?… Pjesë nga monodrama “Komandanti” 1996 – Hasan Dajaku . /KultPlus.com
E dua me trimninë e Mic Sokolit, Me dashurinë e Hasan Prishtinës, Me urtinë e Shtjefën Gjeçovit, Me bukurinë e Shote Galicës!…
E dua për bjeshkët harkore Që e qarkojnë, E mbajnë në gji Këtë djep dashuri!
E dua për begatinë, Për bujarinë, Për blerimin dhe dashurinë!
Drini rrjedh dashuri, Ibri rrjedh dashuri, Lepenci e Nerodimja rrjedhin dashuri Që nga dardanët, Dhe përtej tyre Rrjedhin ëmbël, ëmbël Si këngët ilire…
Ç’ka Dardani që rri menduar? Ç’hall ka ai? Kush e di?… Ka hyrë në kopsht të madh Dhe po zgjedh lule për poezi.
Për temë zgjodhi jetën në shkollë, Marsin e nisi thjesht, me mollë: Dikush kaloi telat, ulet, përkulet, Tinëzisht këput frutat pa u rënë lulet, Dega e këputur rrjedh qumësht të bardhë, N’mes shoqesh qëndron e zhgrehur n’vaj…
Kush, vallë, që ai Që s’e pa asnjë sy?!
Dardani mendoi se e kaloi marsin: “Po hyj në shqoten e prillit mirë…” Pesë dy herë i kishte fshirë, Domosdo i kishte shkruar prapë. “Jo, nuk matet vargu me hap, Nuk shkruhet vjersha me një frymë!
E sheh se
këtu mungon një rimë?…”
Vargu i tetë sikur thirri: ” Hopa… Hopa. Vjersha nuk i duron gjithë këto gropa!” “Durim, thirri Dardani, Durim, Të ëmbëlsoj, o vargu im…”
Nga Droja e Dardanit – Hasan Dajaku / KultPlus.com
(Heshtje e gjatë. Sikur i dëgjon fjalët e dikujt).
…E di, e di… do të ma rrethojnë kullën, këtë kullë e kam ngritur me
gurë të zgjedhur, një nga një si xhevahirët i mblodha gurët në Qyqavicë e
Kosmaq, kam vajtur edhe në Dreth, atje i nxora qemerët, i kam gdhendur ngadalë
e me kujdes, i kam përkëdhelur si djemtë, si vajzat e mia, i kam uruar… e di,
e di: gurët e vatrës do t’m’i nxijnë, do të ma shkretërojnë truallin; në vend
të luleve do të mbijnë ferrat; do të ma presin blirin, në vend të tij do të
mbijë kaçë e dreqit… e di, e di: do të ma shterrin kroin, një kohë të gjatë
nga ai nuk do të rrjedhë ujë – brevat mbi të do të bëjnë roje; do të m’i
përmbysin arat; do të ma thajnë pyllin; si thitë do të ma buçkasin livadhin që
të mos kenë ku të dalin lulet, ku të enden fluturat, që të mos kenë delet çka
të kullosin… por nga trimat nuk ndahem. Më kanë dhënë besën. Ua kam dhënë
besën se do t’i dua siç më donë, se do t’i dëgjoj siç më dëgjojnë, se do t’i
mbroj siç më mbrojnë. Nga trimat nuk ndahem!…
_____
Nga monodrama “KOMANDANTI” – Hasan Dajaku. / KultPlus.com
Lumi i lotëve nuk ka të sosur. Armiqësitë e kanë ngrënë botën, mik. Rri me zemrën tënde, Genc. Të shtypet zemra është mekat! Tiranët s’bëjnë gjë tjetër: Shtypin zemrat, Shkelin ëndrrat, Copëtojnë popuj, Nisin lufta të përgjakshme. Tiranët s’bëjnë gjë tjetër në këtë botë; Shkelin, shtypin E njerëzit heqin të zinjtë! Trembem për njerëzit, Genc!…
Disa kishin fustanellë,
Disa tirq e xhamadanë:
Edhe atëherë kishte dasma,
Çupëzat thurnin gjerdanë;
Gjerdanë me flutura e lule,
Gjerdanë me lule ëndrrash,
Mbretërit të egër vinin,
Nxirrnin ligje të rënda:
– Beso si të them unë!
Kryqi im sjell dritë,
Të godas, të djeg në fytyrë,
Të përzë, të djeg shtëpinë…
Si janë mbretërit, si janë…
Pse t’mos besoj si më pelqën?!
Kam parë me sytë e mi
Njeriu – njeriun duke e djeg’!
Gjyshërit e Mesjetës hodhën valle,
Ata shpaluan shumë kujtime:
Kosova ka dragoj e zana,
Kosova do të presë gëzime!
____________ “Gjyshërit e Kosovës” – Hasan Dajaku
(Duhet të bëhesh i butë si lepuri, duhet të përtypësh si bualli, si sojka duhet ta ndërrosh gjuhën. – Mundesh?…)
– Si shpërblim do të të japin mish të butë, pa eshtra; do të lahesh në bazene qumështi, do të të dëfrejnë me lavire barkbuta; pallati yt do t’ia kalojë qindra herë kullës sime, por do të lodhesh duke pritur diellin tënd, qielli yt mund të mbetet sterrë i zi dhe, siç është e natyrshme, do të vijë fundi. Mund të ndodhë edhe një gjë, para se të vijë fundi: Kur s’u duhesh më, kur t’ua prishësh terezinë, do të të hedhin si letrën e ndyrë. Çka do të ndodhë me të vërtetë nuk e di, por e di se do ta kesh vështirë, mundet edhe t’u lakmosh të vdekurve…
Pastaj të pyesin: Pse jetove?
Të pyesin: Pse e zgjodhe këtë rrugë?
Do të pyesin: Çka bëre?
Do të të akuzojnë për netët e gjata të robërisë,
Do të të akuzojnë për vuajtjet që u kanë rënë mbi kokë,
Do të të fajësojnë për çdo gjë që ke bërë
Dhe për atë që ke pasur mundësi ta bësh
E nuk e ke bërë.
Mund t’i përballosh akuzat, komandant i ri?
Do të të pyesin:
Pse flisje kur duhej të heshtje?
Pse heshtje kur duhej të flisje?
Pse e lavdëroje dreqin?
Pse i shaje pëllumbat?
Pse i trembje zogjtë?
Pse? Pse? Pse?
Rrebeshi i pyetjeve nuk do të ketë të sosur.
Gjyqi yt do të zgjasë shumë.
Mundesh, o komandant i ri?
Dhe mund të të akuzojnë për tradhti, për shëmtinë më të madhe me të cilën akuzohet njeriu.
Mund të qëndrosh, komandant?
Mund të qëndrosh, o njeri?…
Pjesë nga monodrama “Komandanti” 1996 – Hasan Dajaku . /KultPlus.com
Radiodrama “Kallogjeri” e dramaturgut Hasan Dajaku është përzgjedhur nga Radio Prishtina në konkursin e radiodramës të vitit 1980 – 81, dhe është realizuar nga stafi artistik si radiodramë në regji të regjisorit, Atdhe Gashi, shkruan KultPlus.
KultPlus po i sjellë disa fragmente të shkëputura nga kjo radiodramë e ku interpretojnë aktorët: Shani Pallaska, Safete Rugova, Afrim Kasapolli, Ragip Loxha, etj.
Pas transmetimit në valët e ish- Radio Prishtinës, kjo vepër është ndaluar me urdhër të ish- organeve të asaj kohe.
Liridon Dajaku, djali i shkrimtarit Hasan Dajakut, ka treguar për KultPlus se në këtë radiodramë kanë interpretuar edhe artistë të tjerë, por në kohën kur është ndaluar kjo radiodramë, pikërisht pjesën e fundit, aty ku tregohet stafi realizues, e kanë prerë.
Nga audioincizimi, vërehet se kjo dramë është shkëputur në disa pjesë, nuk është gjetur e plotë pranë arkives së ish- Radio Prishtinës. Gjithashtu dhe teksti origjinal i dramës, i shkruar nga Hasan Dajaku, nuk është gjetur askund.
Liridon Dajaku, ka treguar edhe arsyen se pse kjo radiodramë është ndaluar në atë kohë nga komunistët.
“Radiodrama është ndaluar nga komunistët, njerëzit e pushtetit sepse ju ka zhvesh moralin e tyre”, ka thënë Dajaku për KultPlus.
Më poshtë po ju sjellim videon e interpretuar nga aktorët e njohur. / KultPlus.com
Vargje të shkëputura nga poezia “Baresha”, e gjetur dorëshkrim në një fletore të dramaturgut, shkrimtarit Hasan Dajaku.
Randë asht më mbajtë
peshën e zemrës së
thyeme,
Pesha e tokës besoj asht
ma e lehtë,
Shpirti randohet tepër,
lajthit… dëshiron t’mos jetë!
Kështu mendon e rënduar
n’kujtime Syzana
Bareshë!…
Të bukura kanë qenë ato
mote t’kaluara, t’fëminisë,
Me andrra e thura t’ardhmen e lumnueshme,
Jetën e qendisa me plot
lule, si këto tash n’këtë rizë,
Vallë, ç’të baj kur jeta s’mi
fali, ishin të andrrueshme.
Qyqja këndon mbi shkamb,
Baresha vrahet n’kujtime….
Lulet e bardha t’pranverës
sime…
Jeta vijë e gjatë me shtigje
e humnera,
Koprrace asht, lumninë
shpesh nuk e falë,
Kanga e vajit gufon
në zemra të shterruna,
Njerëzit gdhendin n’to pa
ditë zjarrin që djeg i valë.
Prej qiellit kah toka si rrufe
vërsulet nji korb i zi,
Qyqja e tmerruar ndal
kangën, struket poshtë në
vërri,
Zogjtë pushojnë së
kënduari, shikojnë plot
habi,
Nga zemra e vërrinit jehon
kanga e fyellit të ri.
Kokëulur ec Syzana, si lule
e vrame prej bryme,
E randë, e madhe mbi kokë
i peshon nji peshë,
Fytyrën të mbështjellë e
mban në nji kornizë
shamije,
“Anëve më shique s’asht
mirë, bota qesh!”
Vjollcë e mbetun n’vetmi
prej kohës e lanë n’harresë,
Lule e fikun n’errësi, dafinë e thame
pa vesë,
Drandafile e vyshkun, herët
e ndarë prej dijes,
” – Çikë e shtëpisë së
ndershme je, i thonë,
shkolla nuk të ka hijë!”
O diell i zjarrtë, jetë e kësaj
toke,
Gjallëri i jep çdo gjëje kur ti
ngroh, buzëqesh,
Buzët e kësaj drandofileje
që u fikën ndër mote,
Si shëron të shohim duke
qesh’.