Presidenti Thaçi: Vdekja e Çapriqit, humbje e madhe për institucionet arsimore dhe kulturore

Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për humbjen e hershme të poetit e profesorit universitar, Basri Çapriqi, shkruan KultPlus.

Humbjen e tij presidenti i vendit e ka cilësuar si një humbje të madhe për institucionet arsimore dhe kulturore, ku ai ka dhënë një kontribut të çmuar.

“Vdekja e hershme e krijuesit, pedagogut dhe intelektualit Basri Çapriqi është humbje e madhe për familjen, miqtë, institucionet arsimore dhe kulturore, ku ai dha një kontribut të çmuar. Ngushëllimet më sinqerta familjes Çapriqi”, ka shkruar presidenti Thaçi./ KultPlus.com