‘Shingjergjat po sillen more djalë, vjeshtat po përcillen dylbero’

Melosi popullor por edhe historia gojore e shqiptarëve është shumë e pasur.

Rapsodi Hashim Shala, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar, ka ditur shumë shpesh t’i mishërojë vargjet e folklorit shqiptar në muzikë, në instrumentet në të cilat ai ka luajtur.

Tekstin e njohur “Shingjergjat po sillen”, vargje të cilat kanë ndërruar në kohë varësisht prej njerëzve që i kanë rrëfyer, Hashim Shala e ka sjellë në këngë.

Hashimi si muzikant ka krijuar dhe kultivuar zhanrin e muzikës burimore folkloristike.

SHINGJERGJAT PO SILLEN

Shingjergjat po sillen, mor djalë
Shingjergjat po sillen, mor djalë
Vjeshtat po përcillen medet-o
Vjeshtat po përcillen medet-o
Qajo guja e gat, mor djalë
Qajo guja e gat, mor djalë
M’i këputi dy kraht medet-o
M’i këputi dy kraht medet-o
Qajo guja e shkurt, mor dajë
Qajo guja e shkurt, mor djalë
M’i këputi dy gujt medet-o
M’i këputi dy gujt medet-o

E shënoi Bafti Krasniqi, 1964

‘Katunar e sheherli’ një interpretim i bukur nga Hashim Shala (VIDEO)

Rapsodi i njohur kosovar Hashim Shala i cili ndërroi jetë sot në moshën 82 vjeçare, pas vetës ka lënë një thesar të çmuar me këngë, shkruan KultPlus.

Në listën e gjatë të këngëve të cilat ai i këndoi, ne po ju sjellim këngën “Katunar e sheherli’, këngë të cilën e këndoi bashkë me Tahir Drenicën në një odë të mbushur me burra, ku siç e donte zakoni në atë kohë në kulmin e atmosferës nuk mungon edhe gjuajtja me armë.

Teksti i këngës:

Hashimi…
Une jam o sheherli
Rri me gra e rri me femi
Hiç s’merzitna per burrni
Dal shetitna neper çarshi
Shyqyr s’jam o katunar
Me u livdue se jam i par
O bajraktar

Tahiri…
Une jam o katunar
Besa bes edhe krenar
Burr ne ode puntor ne are
S’rri me gra o as me fmi
S’e duroj mizen me u ndi
Rri kamkryq n’kull me dai
O me dai

Hashimi…
Une jam o sheherli
Naten rri e diten fli
Ha jemeqe turli turli
Dal shetitna neper çarshi
Hiç s’merzitna per bujqsi
Katunari kto pun i din
Kto pun i din

Tahiri…
Une jam o katunar
Katunar jom burr konaku
Se çeshtu mue ma mban oxhaku
Shka e flas o edhe mbaj
Une gruen si ti s’e ngoj
Sheherli s’jam petullan
Çka i thot gruja qyqjan e ngon
O qyqjani e ngon

Hashimi…
Sheherli jam dhe kam marakun
Hiç pa shybe Zot lillakun?
Jo s’pritoj me zgidh lulakun
Pa iz t’grues nuk e shkeli pragun
Une gruen o fort e ngoj
Katunar s’jam mendemadh
Ani çka mendemadh

Tahiri…
Katunar jam edhe vdes
Punt e liga o i kam ves
Shka e flas o edhe e boj
Punt e mija vet i pleqnoj
Sheherlis o çka me i than
S’osht per borxh qyqjan as per derzan
O as per derzan

Sebashku…
Me na fal more vllazni
U mahitem na te dy
Deshtem pak me u shti me kesh
Se n’ket jet ngushtohem shpesh
Se nkete jete ngushtohmi shpesh
me fol drejt pa mahi
sot si ne sheher si ne katun e ki.

https://www.youtube.com/watch?v=FB0n78G3KNU

Ka vdekur rapsodi Hashim Shala

Ka vdekur rapsodi i njohur kosovar Hashim Shala, shkruan KultPlus.

Ai vdiq në moshën 82 vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga miku i tij këngëtari Ismet Bogujevci përmes rrjetit social Facebook, pak minuta më parë.

Hashim Shala u lind në Vërbofc të Drenicës në vitin 1936 nga një familje bujare me traditë kombëtare./ KultPlus.com