Një ndër emrat kryesor të muzikës popullore shqipe, Luan Hajra përmes zërit të tij unik, vazhdon të tingëllojë në veshët e shumë dëgjuesve, shkruan KultPlus.
Hajra ndër vite ka sjellë hite të cilat na rrëmbejnë në nostalgji. “Na ka qu Dudia letër” apo “Arabella” janë disa prej këngëve që sot mbajnë vulën dhe emrin e Luan Hajrës.
Me një karrierë të gjatë, Hajra edhe sot vazhdon të tingëllojë për mrekulli. Për të gjithë ata që e duan muzikën e tij, këngëtari ka vendosur të sjell një këngë të re. “Hatixhe” mban titullin kënga e cila e sjell këngëtarin në formë.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga vetë këngëtari, orkestrimi nga Naim Llumnica, ndërsa producent ShpetaSound.
Kënga vjen e shoqëruar me disa fotografi të këngëtarit ndër vite. / KultPlus.com