Në ditën e dytë të ‘Manifesta 14’, i cili po mbahet për herë të parë në Kosovë dhe që bën bashkë artistë vendorë e të huaj u realizuan performancat ‘Baby Blues’ nga ‘Haveit Collective’ dhe ‘You have no idea’ nga artistja Selma Selman, përcjell KultPlus.
Performanca ‘Baby Blues’ nga kolektivi ‘Haveit’ erdhi për publikun e ‘Manifestës’ duke e kthyer vëmendjen të një formë më pak e prekshme e dhunës: kodi shtypës i sjelljes që pritet nga gratë rreth martesës dhe amësisë. Figurat në këtë performancë janë frymëzuar nga personazhi i Laura Broën në The Hours.

Artistet e vendosura në skenë, me karrocat e pazarit të mbushura me gota, fillojnë t’i shkundin ato deri sa i thyejnë tërësisht për t’i artikuluar shenjat e para të rezistencës.

Pak minuta më pas, artistja Sema Selman, dha performancën e saj ‘You have no idea’(Nuk e ke idenë), frazë kjo e cila përsëritet vazhdimisht dhe me të cilën artistja dëshiro të shpre se njerëzi nuk kanë asnjë ide me betejat të cilat përbalëen të tjerët.

Kjo paraqitet si një performancë tejet intime, në të cilën Selman herë-herë duke bërtitur shpreh zhgënjimin e sjellë në jetë, në rrethana specifike të jetës së saj.

Ndërkaq, ‘Manifesta 14’ do të vazhdojë për 100 ditë, e përgjatë kësaj periudhe, artistë vendorë e të huaj do të paraqesin veprat e tyre para vizitorëve./ KultPlus.com
