Ushqimi që u tepron lokaleve të gastronomisë s’do të hidhet, u shpërndahet familjeve në nevojë

Një grup i të rinjve të komunës së Prishtinës mbështetur nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, OJQ PEN dhe Komuna e Prishtinës kanë lansuar projektin e bamirës “Click to Eat”.

Projekti synon uljen e numrit të qytetarëve në nevojë për ushqim, ngase synohet që ushqimi i parapërgatitur dhe i cili nuk arrin të konsumohen ë lokalet e gastronomisë, të shpërndahet te qytetarët që kanë nevojë për shujta, përcjell KultPlus.

Nënkrytari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se e ka mirëpritur këtë projekt dhe se do të mundësojnë shpërndarjen e ushqimit deri te familjet në nevojë.

“Po e promovojmë një projekt shumë të rëndësishëm për skemën sociale për qytetarët e Prishtinës”.

“E kemi përkrah që nga fillimi dhe projekti ka të bëjë me zvogëlimin e personave të uritur në Prishtinë, këtu ndërlidhet Komuna, UNICEF, PEN dhe qytetarët”.

“Bizneset çdo ditë tërë atë ushqim që ju mbetet e pashfrytëzuar ideja ka qenë që atë ta shpërndajnë deri të familjet e uritura”.

“Ne do të mundësojmë transportin e ushqimit për shpërndarjen e ushqimit çdo ditë nga ora 14:00 deri në 17:00. Kemi nevojë që kjo të shpërndahet edhe në komunat tjera”.

Ai i ka falënderuar të rinjtë për këtë projekt, raporton EO, përcjell tutje KultPlus.

“Do ta fuqizojmë dhe do të kemi një projekt stabil që ai të mos shuhet. Kështu njësoj projekte po aplikohen që sa vite në Francë. Qëndrueshmëria e këtij projekt do të jetë i garantuar.

Gresa Ismalili udhëheqëse e “Click to Eat”, tha se ide për realizimin e këtij projekti ka qenë e kamotshme.

“Ideja ka lind qysh moti. Përfshirja e gjithë komunitetit dhe mbrojtja e ambientit janë dy elemente të rëndësishme që i realizon ky projekt”.

“Gjatë punë sonë janë rrit numri i punëtorëve ku kemi edhe dy programe që ndihmojnë implementimi e Click to Eat”.

Gonxhe Haliti ideatorë e kësaj iniciative, tha se synojnë që “Clik to Eat”, të zhvillohet edhe në qytetet tjera në Kosovë.

“Ushqimi që tepron te gastronomia do të bëhet paketim i shujtave dhe do të ofrohet te personat në nevojë. Synimi jonë është që Clik to Eat të zhvillohet edhe në qytetet tjera në Kosovë”.

“Të krijohet shprehi që mos të hidhet ushqimi”. / KultPlus.com