Poezi nga Heinrich Heine.
Mi puthe buzët gjer në dhembje,
Tani duhen shëruar,
Po s’mi shërove gjer në mbrëmje,
Ta marrim dhe më shtruar.
Përpara ke natën e tërë,
E mira ime, ti!
Ajo çka mbetet për t’u bërë
Është puthja mbushur shpirtësi./ KultPlus.com
