Balerini i mirënjohur Kledi Kadiu, është ideatori i eventit të datës 26 gusht 2021, i cili mbahet për të nder të kërcimtares me famë botërore, Karla Fraçi.
Kadiu, organizon këtë projekt në bashkëpunim me komunën e Çervias, nën mbikqyrjen e mjeshtrit Bepe Menegati. Në shfaqjen e kërcimit, do të performojnë edhe balerinët e suksesshëm shqiptarë, Anbeta Toromani dhe Hektor Budlla.
Kujtojmë që Kledi dhe Anbeta gjithashtu kanë një projekt të radhës për në tetor, një projekt që organizohet nga “UISP Komiteti Rajonal i Umbria-s APS” në qytetin e Romës, më datë 8 tetor 2021.
Carla Fracci vdiq në Milano në moshën 84 vjeçare. Ajo prej disa vitesh ishte prekur nga një tumor të cilin e përballoi me kurajë dhe shumë e rezervuar.
Kledi Kadiu emigroi në Itali në 1997. NIsi të kërcente me Shoqërinë Filarmonike të Veronës. Ra shpejt në syrin e ekspertëve e kritikëve të artit që vlerësuan talentin, forcën dhe thjeshtësinë e tij, si në baletin klasik ashtu edhe atë modern. Në 1998 u bë protagonist dhe pjesë e programeve të ndryshme televizive si tek programi shoë Amiçi nga gazetarja e njohur Maria De Filipi në Media Set në Itali. Përveçse një karriere të rëndësishme si në teatër ashtu edhe në televizion, Kadiu ka marrë pjesë e ka koreografuar në shumë veprimtari të dëgjuara. Tashmë prej vitesh Kledi është balerini i parë i televizionit italian dhe gëzon simpatinë e miliona spektatorëve në Itali e në Shqipëri. / KultPlus.com