Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri tani në platformën Superpuna janë regjistruar 1 mijë punëkërkues.
“Që në javën e parë pas lansimit, kemi mbi 1 mijë punëkërkues të regjistruar dhe verifikuar në platformën Superpuna! Të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç që janë në kërkim të një vendi pune, kanë mundësinë të regjistrohen dhe të gjejnë një vend pune me pagë të garantuar nga shteti”, ka shkruar ai. / KultPlus.com
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se 50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
Kështu ka bërë të ditur vet Murati përmes një njoftimi në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq.
Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar.
Ministria e Financave sot ka dal me një njoftim ku thotë se do të procedojë ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, por njëkohësisht duke ju kujtuar kushtin.
Nga kjo Ministri kërkohet që si kusht për pagat, duhet të zëvendësohen orët e humbura gjatë grevës.
Njoftimi i plotë:
MFPT njofton që marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga MASHTI që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit Shtator, ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore që të rikonfirmojnë listat e pagave, duke ua rikujtuar obligimet ligjore që kanë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.
OB-të duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e Shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva. Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave.
E gjithë kjo, duke pasur parasysh që mësimdhënësit në Kosovë nuk janë më në grevë, se mësimi i nxënësve tani në të gjitha shkollat e nivelet po zhvillohet dhe se shumica e mësimdhënësve nuk e kanë preferuar dhe nuk janë pajtuar me grevën, dhe se MASHTI ka miratuar kalendarin e ri mësimor që parasheh mbajtjen e orëve të Shtatorit, duke siguruar kështu edhe ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike.
MFPT mbetet e përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve dhe financimin e prioriteteve të shtetit, mirëpo gjithmonë duke u siguruar se paraja publike shpenzohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. / KultPlus.com
Ministri i Punës dhe Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se vendosja e një çmimi tavan për derivatet ka treguar rezultat. Ai theksoi se ka mundësi që të një vendim i tillë të merret edhe për disa nga produktet bazë në vend.
Sipas Muratit kjo është një prej mundësive që të mos lejohet keqpërdorimi me çmimet në vend.
“Çështja tjetër ishte puna me masat e tjera. Siç e keni parë një vendim që tashmë është marrë që ka të bëjë me çmimin tavan për karburantet tashmë po ka efekt. Krahasuar me kohën para se të merrej vendimi, çmimi për naftës është 20 cent më i lirë, për benzinë 30 më i lirë”, tha ai.
Ai shtoi një masë e tillë mund të vendoset në produktet bazë.
“Pra e kemi parë që funksionon një metodë e tillë dhe mund të vendoset edhe për disa prej produkteve bazë. Pra caktohet një çmim tavan në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi me çmimet në produktet bazë”, tha Murati.
“Po vazhdon një abuzim i tillë nga tregtarët që po e shfrytëzojnë situatën. Pra bëhet fjalë për një projektligj të tillë që vendosë çmimin tavan për produktet esenciale që nevojiten për të jetuar”, përfundoi ministri.
Murati ka folur edhe për kërkesat e veteranëve të Kosovës, të cilët duan të përfshihen në këtë ligj e ku pensioni i tyre do të ishte 250 euro. Ai ka thënë se njëherë duhet pastrimi i listave e më pas diskutimi për zgjidhjen e problemit.
“Ne kemi pasur një takim, zyra e kryeminsitri ka marrë përsipër që të dërgoj një prpopozim se si të zgjidhet kjo çështje… po besoj kemi pas një reagim nga OVL UÇK, reagim publik. Po besoj se mund të arrijmë një dakordim me një ligj të ri pas listës së pastruar dhe mund të bisedojmë se si të trajtohet dinjitetshëm kjo kategori e shoqërisë”, tha ai ndër të tjera.
Tutje ministri i Financave foli edhe për konkursin e shpallur nga Ministria për drejtor të ATK-së, për të cilin tha se “ka bazë ligjore”.
Kësisoj, paralajmëroi ai, Ministria do ta sfidojë në gjykatë vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyr për Shërbimin Civil.
Ministri Murati ka paralajmëruar ankimim në gjykatë edhe ndaj vendimit të KPMSHCK-së për shfuqizimin e vendimit të Ministrisë për emërimin e Kryeinspektorit të ri të Punës.
“Ne konkursin e kemi shapllur në bazë të Ligjit për Adminsitratën Tatimore dhe Procedurat. Pra, ka bazë ligjore. Ai mund të jetë vlerësimi i Këshillit. Megjithatë, Zyra Ligjore është duke përgatitur përgjigjen për këtë, por edhe për Inspektoratin e Punës”, deklaroi Murati.
“Ka bazë ligjore vendimi ynë, megjithatë ne do të shfrytëzojmë mundësinë e ankimimit të lëndës në gjykatë”, vijoi ai. /eo / KultPlus.com
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka treguar kriteret për bizneset dhe të papunët që duan të përfitojnë nga masa e fundit e Qeverisë për “punësim të garantuar”.
Qeveria ka vendosur që t’i ndihmojë me 70% të pagës bruto (maksimum deri në 300 euro) për 6 muaj, bizneset që marrin punëtorë, e këta të fundit duhet të mos e kenë asnjë familjar tjetër të punësuar.
“Ne do t’i publikojmë edhe thirrjet apo kriteret për të aplikuar për secilën prej kategorive. Bizneset që duan të punësojnë mbajtës të familjes dhe të përfitojnë nga subvencionimi i pagës prej 70% duhet të lajmërohen në zyrat e Agjencisë së Punës dhe të tregojnë për numrin e stafit, në çfarë pozita ju duhen dhe cilat janë kualifikimet”, tha Murati. Ai tha se bizneset duhet të dorëzojnë një kopje të certifikatës së biznesit apo të OJQ-së, një kopje të letërnjoftimit të pronarit si dhe listën apo numrin e të punësuarve në kompani.
Ai tregoi edhe se çfarë informata duhet të dorëzojnë ata që duan të punësohen.
“Në anën tjetër, ata persona që konsiderohen mbajtës të familjes, që vijnë nga familje që s’kanë asnjë të punësuar, po ashtu duhet të lajmërohen në Agjencinë e Punës, në zyrat rajonale, kudo që ju bie më afër, dhe t’i dorëzojnë informatat e nevojshme dhe të tregojnë për cilat fusha janë të interesuar të punojnë dhe kanë aftësi”, tha Murati.
Ministri tha se të interesuarit për punësim duhet të jenë mbi 18 vjeç, të mos kenë asnjë anëtar tjetër të familjes të punësuar si dhe të jenë të regjistruar si të papunë. Atyre do t’u kërkohet një kopje e letërnjoftimit, një kopje të diplomës apo certifikatës së nivelit më të lartë të edukimit që e posedojnë, si dhe mundësisht një CV. / Gazeta Express / KultPlus.com
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot janë procesuar shtesat prej 100 euro për studentët, përcjell KultPlus.
Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se përfutiues janë rreth 46 mijë studentë të cilët i kanë plotësuar kriteret e kërkuara.
Postimi i plotë i ministrit Murati:
Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët.
Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta.
Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.
Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur./ KultPlus.com
Ministri Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot familjet në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës.
Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje pritet të marrin dyfishin e vlerës të ndihmës sociale.
Ditë më parë, po ashtu janë ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët.
Në mbledhjen e radhës të mbajtur nga Qeveria e Kosovës është miratuar projektligji që cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto, përcjell KultPlus.
Gjatë kësaj mbledhje u vendos edhe për heqjen e tatimit për 250 euro pagë.
Kryeministri, Albin Kurti tha se pavarësisht sa është lartësia e pagës, për pjesën e 250 eurove nuk do të ketë tatim në pagë.
Ndërkaq, ministri Financave, Hekuran Murati tha se nevojitet të ndryshohen ligjet që ndërlidhen me pagën minimale. /KultPlus.com
Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati kanë siguruar qytetarët e Kosovës se ekzsiton furnizim i mjaftueshëm me miell për tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm, shkruan KultPlus.
Përmes një konference për shtyp, Murati dhe Hajdari treguan është garantuar furnizim i mjaftueshëm nga Shoqata e Mullistëve.
Gjatë ditëve të fundit është shtuar panika se mund të ketë një mbyllje ose rritje e çmimit të miellit për shkak të luftës që po ndodhë në Ukrainë.
Qeveria përmes ministrave ka bërë thirrje që qytetarët të mos panikohen. /KultPlus.com
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në vitin 2022 do të bëjnë regjistrimin e ri të popullsisë, përcjell KultPlus.
Gjatë ditës së sotme, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se regjistrimi i popullsisë ishte paraparë të bëhej gjatë vitit 2021, por për shkak të pandemisë një gjë e tillë është shtyrë.
“Regjistrimi i popullsisë është bërë në vitin 2011 dhe normalisht do të duhej që të bëhej në vitin 2021, por për shkak të pandemisë dhe të rrëzimit të qeverisë, regjistrimi do të bëhet në vitin 2022”, ka thënë Murati në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti tha se ky projektligj do të zhvillohet në vitin 2022, dhe do të ndihmojë në përcaktimin e kompetencave të organeve të cilat rregullojnë dhe zbatojnë procesin e regjistrimit të popullsisë. /KultPlus.com