Klubi Hendbollistik për Femra ‘Istogu’ dhe Klubi Hendbollistik ‘Trepça’, janë shapllur fitues të kupave në hendboll.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka uruar skuadrat hendbollistike, KHF Istogu dhe KH Trepça, për fitoren e kupave, shkruan KultPlus.com
“Skuadrat e KHF Istogu dhe KH Trepça të cilat fituan trofeun e Kupës së Kosovës, i urojmë për fitoren e këtij kampionati.
Vajzat e Istogut triumfuan ndaj Vushtrrisë teksa djemtë e Trepçës rikthyen kupën pas 20 vitesh, duke mundur në finale Besa Famgasin.
Fat dhe suksese edhe në garat ndërkombëtare.”, thuhet në urimin e MKRS./KultPlus.com
